19.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Baxhaku: Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët e Prizrenit

Elmedina BaxhakuuuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi.

“Kësaj situate i ka paraprirë edhe periudha e fushatës zgjedhore dhe dy raundeve të zgjedhjeve për kryetar komune, që është karakterizuar me dinamikë shumë të ulët të ekzekutimit të punëve nga qeveria lokale”, tha Baxhaku.

“EC Ma Ndryshe” konsideron se kjo zvarritje shkon në dëm të interesit të përgjithshëm publik dhe përmban një porosi të keqe për qytetarët.
“Vakuumi aktual institucional pamundëson ekzekutimin efektiv të punëve të qeverisë lokale, duke iu mohuar qytetarëve të komunës së Prizrenit marrjen e shërbimeve cilësore dhe në kohën e duhur. Qytetarët e Prizrenit me votën e tyre e kanë autorizuar kryetarin e komunës që të qeverisë me punët e komunës dhe të ofrojë shërbime publike”.

“Mbi të gjitha, kryetari i komunës është i obliguar edhe me ligjin e aplikueshëm në vend që këtë autorizim ta përkthejë në qeverisje efektive dhe demokratike në shërbim të qytetarëve të komunës”

“Arsyetimi se bëhet fjalë për vazhdimësi në qeverisje nuk është justifikim i qëndrueshëm, pasi që qytetarët i kanë besuar mandat të ri kryetarit të komunës dhe ai duhet të legjitimoj ekzekutivin e mandatit të ri”.

“Vonesat e pakuptimta në këtë drejtim janë dëshmi e papërgjegjësisë institucionale, ligjore dhe politike të kryetarit të komunës. Praktikisht, nga shtatori i vitit të kaluar, qeveria lokale e Prizrenit ka qenë pothuaj tërësisht jofunksionale. Prandaj, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që në pajtim me obligimet ligjore, të mos presë as edhe një sekondë më tepër për emërimin e drejtorëve komunalë, për t’u siguruar që qytetarëve u ofrohen shërbimet dhe qeverisja funksionon në mënyrë të rregullt”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

20 mijë nënshkrime për tërheqje të 30% nga Trusti, lëvizë Kuvendi

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ta dërgojë në Qeveri, projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.   Ky ndryshim mundëson tërheqjen deri...

Azemi nga sektori privat: Qeveria na mashtroi, përgatitjet për grevë kanë filluar

Pas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës, greva e radhës e organizuar në Kosovë do të jetë nga Sindikata e Sektorit Privat. Këtë...

Lajmet e Fundit