19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8399

Serbia nuk heq dorë nga formacioni paramilitar

0

paramelitaret serbSerbia nuk e ka ndërmend ta shuajë formacionin “mbrojtja civile” (Civilna Zastitna srb.). Delegacioni serb në bisedimet e Brukselit ka shpjeguar para Qeverisë së Kosovës dhe lehtësuesve të dialogut se formacioni është themeluar nga komunat e veriut të Kosovës, andaj ekzekutivi në Beograd nuk mund të marrë përgjegjësi për shpërbërjen e tij.

Pozicioni e ka detyruar palën kosovare që të gjejë argumente shtesë, në mënyrë që formacioni të mos mbetet subjekt i diskutimeve me autoritetet lokale në veri.

Për Qeverisë e Kosovës, mbrojtja civile, pos që është organizim ilegal, është edhe formacion paraushtarak, shkruan Tribuna.

Pala kosovare ka arritur që ta rifusë në dialog çështjen e këtij formacioni veç kur ka prezantuar si argument ligjin e mbrojtjes së Serbisë, në të cilin ata e kanë futur krijimin e këtij formacioni, duke argumentuar kështu se vendimi për ta krijuar mekanizmin ka qenë i nivelit qendror të shtetit të Serbisë.

Thaçi: Kurrë më pa aleatë

0

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Kongresin e Lushnjës. Për të, kongresi i para 94 vjetëve, mbetet ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve.

“Sot, 94 vite më parë mbylli punimet Kongresi i Lushnjës, një ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve në përpjekjet e mundimshme për shtetndërtim. Për mendimin tim ky kongres ka shënuar një ndër arritjet më të mëdha, pasi bëri që të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me iniciativën e plotë të tyre dhe pa asnjë aleat të huaj, që të çlironin vendin dhe të hidhnin poshtë kompromisin që arritën Fuqitë e Mëdha në 13-4 janarit 1920 për copëtimin e Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në Facebbok.

Në shkrimin e shoqëruar me një fotografi të ngjarjes, i pari i qeverisë së Kosovës kërkon që vendi ynë të mos mbetet pa aleatë dhe të mos ketë armiqësi me fqinjët.

“Kaloi një shekull gati dhe jam i dedikuar që populli ynë kurrë më mos të mbetet pa aleatë dhe kurrë më mos të jemi në armiqësi me fqinjët. Projekti ynë i përbashkët Euro-Atlantik i Kosovë dhe Shqipërisë na garanton këtë”, ka shkruar Thaçi.

Bajrami: PDK nuk do të sakrifikohet më

0

arsim bajramiDeputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka sakrifikuar pushtetin për shtetndërtimin në zgjedhjet e kaluara dhe se nuk e ka ndërmend ta bëjë sërish një gjë të tillë.

“Mendoj se Partia Demokratike, para këtyre zgjedhjeve ka dhënë një dëshmi për përgjegjësitë e saj për shtetin, sepse ne kemi shkuar në zgjedhje të parakohshme me kërkesë të qeverisë, për votim mosbesimi, për të evituar bllokimin e shtetit i cili ndodhi pas rastit Sejdiu. Ne nuk mundemi çdo herë të sakrifikojmë, me sakrifikua një vit zgjedhor, me e shkurtu mandatin tonë. Interesi ynë është ta qojmë mandatin deri në fund”, ka thënë Bajrami, në emisionin Debat në RTK.

Bajrami thotë se gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të një qeverie, nuk kërkohen zgjedhjet e parakohshme, transmeton KP.

“Ne, absolutisht nuk kemi qenë pengesë që opozita të ketë një qëndrim të bashkuar, të unifikuar, dhe nuk kemi vërejt që ndonjë subjekt opozitar ka demonstruar vullnet të vërtetë për të shkuar në zgjedhje para përfundimit të mandatit kushtetues. Tani, kur dëgjojmë deklaratat politike, jemi për zgjedhje në mars, jemi për zgjedhje në qershor… Po i dëgjojmë në vitin e katërt të qeverisjes të Partisë Demokratike. Zakonisht, në praktikat parlamentare, kur opozita donë me imponu zgjedhje të parakohshme, me e rrëzu një qeveri apo diçka, këto gjëra nuk i bënë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, por shumë më herët. Mandati i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti përfundon në vjeshtë”, tha ai.

Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit – për shqiptarët

0

UkshinHoti-ku eshteÇdo rresht i shkruar nga Hoti mund të merret si një këshillë, version, shembull dhe rast i ilustruar dhe i krahasuar mjeshtërisht nga ai. “Ai nuk u përpoq ta mundë historinë, por u bë viktimë e saj dhe mbeti përjetësisht në histori”, ka thënë për Ukshin Hotin, historiani dhe letrari Moikom Zeqo.

Portali Illyria Press boton 10 fjalitë e Ukshin Hotit, “pa cenuar dhe modifikuar asnjë fjalë”, siç thotë autori i këtij postimi, Bekim Salihu. Ndonëse të shkruara para vitit 1994, kohë kjo kur Hoti ra në burg, të krijohet bindja se janë shkruar në kontekstin aktual politik e shoqëror të Kosovës, e shqiptarëve në përgjithësi.

Në vazhdim të tekstit janë dhjetë pikëpamje veprimtarit Ukshin Hoti, të cilat ndonëse te shkruara para vitit 1994, kohë kjo kur ra në burg, për të mos dalë më nga aty, të krijon bindjen që janë shkruar në kontekstin aktual politik e shoqëror të Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi.

1. Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.

2. Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.

3. Në qoftë se me demokraci synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave të zhvillimit, në qoftë se, ajo (demokracia), nuk do ta mundësojë (përmes zgjedhjeve të lira), shpërthimin e forcave të njëmendta kreative, në qoftë se përmes konkurrencës së lirë të ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do të mundësohet ndërtimi i vlerave të njëmendta, në qoftë se, me fjalë të tjera, demokracia, përmes mekanizmave tanimë të njohur, do të reduktohet në formalizëm të thjeshtë për ruajtjen e privilegjeve tashmë të privilegjuara e jo për begatimin e jetës shoqërore dhe politike, ky lloj i demokracisë në Kosovë nuk do t’u duhet.

4. Kosova, me fjalë të tjera, as nuk e ka importuar, e as që mund ta importojë demokracinë. Dhe, nuk mund, gjithashtu, ta eksportojë atë. Ajo nuk mund ta ndërtojë demokracinë në baza të ekskluzivitetit nacional. Demokracinë në Kosovë nuk e lindën të tjerët, e as nuk u lind për qejfin e tyre. Ishte e ndërlidhur me proceset demokratike të Evropës dhe me synimet e tilla të njerëzimit. Demokracia në Kosovë u vetëlind në vitin 1981, kur qytetarët kërkuan që zëri i tyre të jetë suprem, demokracia në Kosovë do të rritet vetë, së bashku, e barabartë dhe e ndërlidhur me të tjerat dhe të tjerët.

5. Për shqiptarët, por edhe për serbët, progresi i vetëm do të jetë jetësimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës, jo vetëm sepse kjo është e drejtë elementare -instrument vital i zhvillimit, por edhe sepse vetëm në atë mënyrë mund t’i shmangemi instrumentalizimit në dobi të interesave të huaja për t’i hapur kështu rrugët e evropianizimit të shpejtuar. Në qoftë se kjo gjë nuk kuptohet, ose kuptohet por nuk dëshirohet të pranohet, alternativa e saj mund të jetë vetëm kthimi në mesjetë – përgjakja e serishme e historisë.

6. Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës.

7. Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.

8. Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

9. Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet. Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë.

10. Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.

Hodaj: Përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve është Eqrem Kryeziu

0

Haziz HodajAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Haziz Hodaj, ka fajësuar kryetarin e Degës, Eqrem Kryeziun për humbjen e zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar.

“Përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve bie mbi kreun e Degës”.

Sipas tij, një pesë e zyrtarëve të kësaj partie, po kërkojnë mbajtjen e një Kuvendi të Degës në Prizren.

“ Në LDK-në e Prizrenit ka shumë pakënaqësi pas humbjes në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Hodaj për TV Prizrenin.

Ai ka treguar se brenda këtij subjekti politik është duke u zhvilluar një debat i gjërë për ndryshime./PrizrenPress.com/

Formimi i Qeverisë “Muja 3”, peng i procesit gjyqësor të Mujës

0

Ramadan Muja 2Emrimi i drejtorëve të Qeverisë “Muja 3” në Prizren  mund të  jetë  peng i procesit gjyqësor  që po zhvillohet  ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe pesë bashkëpuntorëve të tij.

“Nëse dënohet atëherë Prizreni duhet të shkojë në zgjedhje të reja.Pasi procesi i  është afruar fundit  nuk po ka nguti  as për emërimin e drejtorëve të rinj”, ka thënë një burim brenda partive minoritare në koalicion me PDK-në për ‘Koha ditore’.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka thënë ndërkaq se  nuk ka asnjë shqetësim  në këtë drejtim dhe se zgjedhja e kryesusit është një tregues  se koalicioni është unik.

“Shpresoj se qysh në seancën e ardshme të KK-së ,kryetari Muja do t;i njoftojë këshilltarët me emrat konkretë të drejtorëve”, ka thënë Krasniqi./PrizrenPress.com/

“EC Ma Ndryshe” publikoi harëtn e ndërtimeve pa leje në Prizren

0

Banesa-ndertimOrganizta Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” publikoi sot analizën “Urbanizmi si lexim i qytetit” dhe Hartës së ndërtimeve pa leje në Prizren.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tha se analiza dhe harta e ndërtimeve pa leje në këtë qytet është realizuar  në kuadër të projektit “Urbanizm Ëatch – urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, që përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Harta e ndërtimeve pa leje është formë inovative e paraqitjes së rasteve të ndërtimeve të cilat bien ndesh me ligjin dhe parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në të njëjtën kohë, organizata shpalosi detaje nga analiza “Urbanizmi si lexim i qytetit”, ku ofrohen shembuj të transformimit të strukturës urbane të qytetit dhe degradimit që ka pësuar Qendra Historike gjatë dekadës së fundit, si rezultat i aktivitetit kaotik ndërtimor.

Rastet e paraqitura në Hartën e ndërtimeve pa leje janë vetëm një pjesë e punës monitoruese dhe hulumtuese e “EC Ma Ndryshe”, ndërsa kjo hartë do të vazhdojë të përditësohet rregullisht edhe me të gjeturat e tjera të aktiviteteve degraduese ndërtimore në qytet.

Analiza “Urbanizmi si lexim i qytetit” është një kritikë ndaj dinamikës kaotike të urbanizmit në Prizren në dekadën e fundit.
Analiza është e ndertuar rreth argumentit se ndërtimi gjatë kësaj periudhe ka qenë shkatërrues dhe ka sulmuar identitetin dhe shpirtin e qytetit. Ky transformim e ka shndërruar Prizrenin nga një qytet vernakular në një hapësirë pa dimensione. Bashkëngjitur kësaj komunikate mund ta gjeni tekstin e plotë të analizës.

Nga muaji korrik 2013, “EC Ma Ndryshe” nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”. Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik./PrizrenPress.com/

 

Selajdin Krasniqi, libër për infermierin e Prizrenit

0

Librat6-04Krijuesi Saljadin Krasniqi dashurinë për qytetin e lindjes, Prizrenin, e ka jetësuar përmes poezisë.Ai nuk është ndalur vetëm të vargu poetik për të dëshmuar se frymon me jetën e qytetit.

Pas botimit të albumit të fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit, të pasuruar me data të ngjarjeve, ai botoi monografinë e Teatrit të qytetit të Prizrenit.

Krasniqi nuk është ndalur me kaq. Ai aktualisht është duke punuar një libër në të cilën ka përmbledh historinë e infermierisë së qytetit të Prizrenit.
Edhe për këtë libër Salajdin Krasniqi punon i shtyrë nga ndjenja e tij që të dokumentojë me fakte fragmentet e jetës së qytetit të tij.

Ai para disa muajve ka dal në pension si drejtor i infermierisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe me këtë hap brezave të ardhshëm ua dokumenton punën e madhe që është bërë.

Në librin e tij më të ri, monorafinë për infermierinë përfshihet puna e madhe në këtë sektor të shëndetësisë.

“ Infermieria në shëndetësi është një armatë e madhe pa të cilën nuk mund të mendohet shëndetësia”,thotë ai.

Krasniqi shpjegon përmbajtjen e librit duke potencuar shërbimet e para të infermierisë deri në hapjen e shkollave të para për këtë profesion. Para luftës së parë botërore thotë ai infermierët kanë punuar nga praktika jetësore. Shkollat e para të infermierisë në Kosovë dhe Shqipëri janë hapur pas luftës së parë botërore.

Ai është afër përfundimit të librit të tij, dhe në vend së të gëzohet që është në fund të një pune të madhe ai tash duhet të mendoj për gjetjen e donatorëve për botimin e këtij libri.

Kërkesën për ndihmën e nxjerrjes në dritë të këtij libri, Krasniqi thotë se do t’ia bëjë Spitalit Regjional, Drejtorisë së Kulturës dhe Ministrisë.“Shpresoj se do të mbështetet finacimi i këtij libri”./PrizrenPress.com/

 

“Ec Ma Ndryshe” me hartë të ndërtimeve pa leje në Prizren

0

Objekti i ndertimitOrganizta Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” do të bëjë  nesër promovimin e analizës “Urbanizmi si lexim i qytetit” dhe Hartës së ndërtimeve pa leje në Prizren.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tha se analiza dhe harta e ndërtimeve pa leje në këtë qytet është realizuar  në kuadër të projektit “Urbanizm Ëatch – urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, që përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

“Do të prezantohen rastet e shkeljeve të identifikuara në Prizren, të përmbledhura në hartën e ndrëtimeve pa leje”.
“Në të njëjtën kohë, përmes analizës “Urbanizmi si lexim i qytetit” do të ofrohen dëshmi të transformimit të strukturës urbane të qytetit dhe degradimit që ka pësuar Qendra Historike gjatë dekadës së fundit, si rezultat i aktivitetit kaotik ndërtimor”.

Nga muaji korrik 2013, “EC Ma Ndryshe” ka nisur  zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm

“Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor”.

“ Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik”./PrizrenPress.com/

Humbja e zgjedhjeve dhe nevoja për ndryshim të LDK-së në Prizren

0

Petrit HoxhajShkruan: PETRIT HOXHAJ

Kur unë mora lajmin për t’i hyrë garës si kandidatë për Asamble Komunale gjëja e parë që më ra ndërmend ishte se me vete do të kem mbi supe një përgjegjësi të madhe, trashëgëmi që na la Presidenti ynë, njëkohësishtë edhe themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Unë në LDK isha vetëm si simpatizant,i cili ndiqte me vëmendje çdo aktivitet dhe organizim të LDK-së.

Por, kur hyra ne listën për këshilltar të komunës u mundova të bëj gjithçka, të jepja çdo gjë që kisha nga vetja ,vetëm të dalë kjo parti fituese. Bënim aktivitete, takime, prezantime dhe sygjerime me gjithë qytetarët të moshave të ndryshme të Prizrenit me rrethinë, ku dikush na shante e tjetri na lavdëronte ,besa-besë dikush na ofendonte e dikush tjetër na këshillonte duke më thënë që mos ta marr afër zemrës politikën e ditës së sotme… Ditët po shkonin shumë shpejt sa që ne përgatiteshim për një fushatë të ndershme, korrekte dhe të pastërt. LDK-ja hyri në garë me një kandidat për kryetar që të gjithë e njihnin në Prizren, dikush për punën e tij të mirë që bëri për qytetin, për korrektesinë dhe disiplinën e stafit administrativ të komunës , e dikush tjetër e njihte për ironinë dhe taksat e larta që ua bëri bizneseve sa ishte kryetar i komunës.

Në krahasim me kandidatët tjerë për kryetar të komunës ,ne si LDK kishim një kryetar të shkëlqyshëm, i gatshëm për t’u ulur në kolltukun e të parit të qytetit, pasi që veç kishte qenë më herët. PDK-ja kishte një kryetar me padi gjyqësore për afera korruptive, e neve kjo gjendje në vend se të na ndihmonte , përkundrazi, na dëmtoi shumë sepse neve së tepërmi nëper fushatë u morëm me gjykimin e Mujës e më pak me prezantimin dhe shpalosjen e plaformës tonë.

Mendoj se LDK humbi në këto zgjedhje për këto arsye :1) Qytetarët e Prizrenit nuk patën zgjidhje por patën zgjedhje ; 2) LDK-ja nuk pati platformë dhe program zgjedhor gjatë fushatave e as një medium lokal nuk ka pasqyruar tubimet e LDK-së, athua ku është arsyeja? Tubimet e LDK-së kanë qenë tubime mahallash ,odash apo mund të them tubime mevludesh të vogla, ku nuk ka patur atmosferë emocionale, festive elektorale; 3. Kandidati i LDK-s për kryetar, Eqrem Kryeziu, ishte i gatshëm për ta udhëhequr komunën me një përkushtim dinjitoz, por jo për të bashkëbiseduar me qytetaret derë më derë e dorë më dorë për shqetësimet e tyre reale; 4) Pak para zgjedhjeve kunder Kryeziut nuk ishte vetem PDK-ja ,por i gjithë spektri politik në Prizren e besa edhe dy kryeministrat, ai turk, Rexhep Taip Erdogan dhe ai shqiptar, Edvin Rama, dhe që të dy lobuan për Hashimin Thaçin dhe PDK-në e tij. 5) Një pjesë e elektoratit rrinin tek zyret e LDK-së dhe pritnin kush do të qerasë me ndonjë kafe, ndërsa të tjerët punonin, takonin dhe bashkëbisedonin me qytetarët; 6) Forumi Rinor ka qenë si një klub futbolli i një lagjeje me dhjetë anëtarë klubi,ndërsa më aktiv ka qenë Forumi i Gruas se sa i Rinisë. Madje Forumi i Rinisë i LDK-së është shkaktari kryesor për humbjen, sepse nuk ka pasur as edhe nje aktivitet të mirëfilltë.Nuk është punuar në mënyrë ekipore me të rinjtë, nuk ka bërë asnjë tubim elektoral për të bashkëbiseduar me te rinjët e qytetit ,por, ka qenë forum i hendikepuar, ku në mbledhjet e tij të rralla mungonin apo vinin me vonesë nënkryetarët apo sekretarët e ketij forumi.Ky organizëm ka qenë forum individual i një apo dy personave; 7) Prezentimet televizive të z.Kryeziut kanë qenë të shkëlqyeshme , akademike, diplomatike dhe intelektuale, por të pakapshme për masën.

Hapja e fushatës së LDK-së në Prizren ka qenë mahnitëse por jo shumë bindëse për qytetarët( për ata pak njerëz që kishin ardhur ne shesh). Kryeziu doli para qytetarëve jo me platformë për të ardhmen e qytetit dhe qytetarëve të tij ,por me fraza filozofike dhe abstraksionet për romantikë dhe dashuri siq i din ai. Shpeshherë na thonin qytetarët : ne e njohim Kryeziun dhe inteligjencën e tij ,por s’po kuptojme se çfarë po thotë ne realitet . D.m.th. mënyra e bashkëbisedimit me elektoratin nuk ka qenë si duhet, nuk është bazuar në atë thënien e popullit :’’Si është vendi bëhet kuvendi; 8) Mungesa e vullnetit për të afruar figurat politike të larguara nga LDK-ja më herët, të cilët ishin bashkëthemelues të LDK-së në Prizren, si Ridvan Hoxha, Fadil Kryeziu,Fatmir Pireci, Nurishahe Hulaj, Qamil Buzhala ,Met Shatri, Islam Bajrami etj, pastaj anashkalimi dhe nënçmimi i degës së Zhurit,duke pasur parasysh faktin se kjo degë dikur ka luajtur një rol të rëndësishëm në LDK-në e Prizrenit. Të gjithëve u kujtohet se sa herë vinte dr.Ibrahim Rugova në Prizren ka qenë e pamundshme që ai të mos e vizitonte edhe Zhurin; 9) Një pjesë e asambleistëve më shumë lobonin për vetveten se sa për kryetarin në fjalë; 10) LDK-ja nuk i perkrahu asambleistët e tyre perveç se me nga 500 vizitkarta e asgjë më shumë.

Më e keqja është se gjithmonë nuk i kanë paguar sa duhet as vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve,sa që një pjesë e kanë lënë edhe pa pagesë e pa ushqim. Si pëmbyllje të këtij refleksioni mund të them se për të ardhmen e LDK-së duhet të bëhet një strategji e cila do të forcojë idenë e bashkimit dhe të kohezionit të brendshëm të partisë dhë të kthehet besimi i elektoratit në LDK dhe në strukturat udhëheqëse të saj. Kjo mund të bëhet vetëm më hapjen ndaj intelektualëve të rinj,se vetëm kështu mund bëhen reforma në struktura të brendshme të LDK-së e jo duke qendruar me dekada në kryesi.

Anëtarësia e partisë do reforma, rifreskim të skenës politike dhe fytyra te reja. Unë personalishte jam për reforma, për ndryshime, por jo në këtë mënyrë, siç po kerkohet nga disa klane brenda partisë. Eqrem Kryeziu duhet të analizojë dhe të rishikojë se a është i fuqishëm si ka qenë dikur në LDK? A është i dëmshëm qëndrimi i tij i mëtejmë si kryetar i degës së LDK-së në Prizren, apo është i nevojshëm ende ? LDK-ja nuk e ka profilin e partive komuniste, ku aty është vetëm një mendim ,një fjalë dhe një vendim , siç kanë qenë në diktaturat e Enver Hoxhës ,Leninit ,Fidel Kastros etj . Të bëjmë ndryshime pa bërë zhurmë, përçarje dhe largime nga partia , sepse ne jemi para zgjedhjeve nacionale dhe duhet të jemi më të fuqishëm se dikur, të përgatitur, të reformuar dhe të bashkuar…

(Autori është ish kandidat i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit)