6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Humbja e zgjedhjeve dhe nevoja për ndryshim të LDK-së në Prizren

Petrit HoxhajShkruan: PETRIT HOXHAJ

Kur unë mora lajmin për t’i hyrë garës si kandidatë për Asamble Komunale gjëja e parë që më ra ndërmend ishte se me vete do të kem mbi supe një përgjegjësi të madhe, trashëgëmi që na la Presidenti ynë, njëkohësishtë edhe themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Unë në LDK isha vetëm si simpatizant,i cili ndiqte me vëmendje çdo aktivitet dhe organizim të LDK-së.

Por, kur hyra ne listën për këshilltar të komunës u mundova të bëj gjithçka, të jepja çdo gjë që kisha nga vetja ,vetëm të dalë kjo parti fituese. Bënim aktivitete, takime, prezantime dhe sygjerime me gjithë qytetarët të moshave të ndryshme të Prizrenit me rrethinë, ku dikush na shante e tjetri na lavdëronte ,besa-besë dikush na ofendonte e dikush tjetër na këshillonte duke më thënë që mos ta marr afër zemrës politikën e ditës së sotme… Ditët po shkonin shumë shpejt sa që ne përgatiteshim për një fushatë të ndershme, korrekte dhe të pastërt. LDK-ja hyri në garë me një kandidat për kryetar që të gjithë e njihnin në Prizren, dikush për punën e tij të mirë që bëri për qytetin, për korrektesinë dhe disiplinën e stafit administrativ të komunës , e dikush tjetër e njihte për ironinë dhe taksat e larta që ua bëri bizneseve sa ishte kryetar i komunës.

Në krahasim me kandidatët tjerë për kryetar të komunës ,ne si LDK kishim një kryetar të shkëlqyshëm, i gatshëm për t’u ulur në kolltukun e të parit të qytetit, pasi që veç kishte qenë më herët. PDK-ja kishte një kryetar me padi gjyqësore për afera korruptive, e neve kjo gjendje në vend se të na ndihmonte , përkundrazi, na dëmtoi shumë sepse neve së tepërmi nëper fushatë u morëm me gjykimin e Mujës e më pak me prezantimin dhe shpalosjen e plaformës tonë.

Mendoj se LDK humbi në këto zgjedhje për këto arsye :1) Qytetarët e Prizrenit nuk patën zgjidhje por patën zgjedhje ; 2) LDK-ja nuk pati platformë dhe program zgjedhor gjatë fushatave e as një medium lokal nuk ka pasqyruar tubimet e LDK-së, athua ku është arsyeja? Tubimet e LDK-së kanë qenë tubime mahallash ,odash apo mund të them tubime mevludesh të vogla, ku nuk ka patur atmosferë emocionale, festive elektorale; 3. Kandidati i LDK-s për kryetar, Eqrem Kryeziu, ishte i gatshëm për ta udhëhequr komunën me një përkushtim dinjitoz, por jo për të bashkëbiseduar me qytetaret derë më derë e dorë më dorë për shqetësimet e tyre reale; 4) Pak para zgjedhjeve kunder Kryeziut nuk ishte vetem PDK-ja ,por i gjithë spektri politik në Prizren e besa edhe dy kryeministrat, ai turk, Rexhep Taip Erdogan dhe ai shqiptar, Edvin Rama, dhe që të dy lobuan për Hashimin Thaçin dhe PDK-në e tij. 5) Një pjesë e elektoratit rrinin tek zyret e LDK-së dhe pritnin kush do të qerasë me ndonjë kafe, ndërsa të tjerët punonin, takonin dhe bashkëbisedonin me qytetarët; 6) Forumi Rinor ka qenë si një klub futbolli i një lagjeje me dhjetë anëtarë klubi,ndërsa më aktiv ka qenë Forumi i Gruas se sa i Rinisë. Madje Forumi i Rinisë i LDK-së është shkaktari kryesor për humbjen, sepse nuk ka pasur as edhe nje aktivitet të mirëfilltë.Nuk është punuar në mënyrë ekipore me të rinjtë, nuk ka bërë asnjë tubim elektoral për të bashkëbiseduar me te rinjët e qytetit ,por, ka qenë forum i hendikepuar, ku në mbledhjet e tij të rralla mungonin apo vinin me vonesë nënkryetarët apo sekretarët e ketij forumi.Ky organizëm ka qenë forum individual i një apo dy personave; 7) Prezentimet televizive të z.Kryeziut kanë qenë të shkëlqyeshme , akademike, diplomatike dhe intelektuale, por të pakapshme për masën.

Hapja e fushatës së LDK-së në Prizren ka qenë mahnitëse por jo shumë bindëse për qytetarët( për ata pak njerëz që kishin ardhur ne shesh). Kryeziu doli para qytetarëve jo me platformë për të ardhmen e qytetit dhe qytetarëve të tij ,por me fraza filozofike dhe abstraksionet për romantikë dhe dashuri siq i din ai. Shpeshherë na thonin qytetarët : ne e njohim Kryeziun dhe inteligjencën e tij ,por s’po kuptojme se çfarë po thotë ne realitet . D.m.th. mënyra e bashkëbisedimit me elektoratin nuk ka qenë si duhet, nuk është bazuar në atë thënien e popullit :’’Si është vendi bëhet kuvendi; 8) Mungesa e vullnetit për të afruar figurat politike të larguara nga LDK-ja më herët, të cilët ishin bashkëthemelues të LDK-së në Prizren, si Ridvan Hoxha, Fadil Kryeziu,Fatmir Pireci, Nurishahe Hulaj, Qamil Buzhala ,Met Shatri, Islam Bajrami etj, pastaj anashkalimi dhe nënçmimi i degës së Zhurit,duke pasur parasysh faktin se kjo degë dikur ka luajtur një rol të rëndësishëm në LDK-në e Prizrenit. Të gjithëve u kujtohet se sa herë vinte dr.Ibrahim Rugova në Prizren ka qenë e pamundshme që ai të mos e vizitonte edhe Zhurin; 9) Një pjesë e asambleistëve më shumë lobonin për vetveten se sa për kryetarin në fjalë; 10) LDK-ja nuk i perkrahu asambleistët e tyre perveç se me nga 500 vizitkarta e asgjë më shumë.

Më e keqja është se gjithmonë nuk i kanë paguar sa duhet as vëzhguesit gjatë ditës së zgjedhjeve,sa që një pjesë e kanë lënë edhe pa pagesë e pa ushqim. Si pëmbyllje të këtij refleksioni mund të them se për të ardhmen e LDK-së duhet të bëhet një strategji e cila do të forcojë idenë e bashkimit dhe të kohezionit të brendshëm të partisë dhë të kthehet besimi i elektoratit në LDK dhe në strukturat udhëheqëse të saj. Kjo mund të bëhet vetëm më hapjen ndaj intelektualëve të rinj,se vetëm kështu mund bëhen reforma në struktura të brendshme të LDK-së e jo duke qendruar me dekada në kryesi.

Anëtarësia e partisë do reforma, rifreskim të skenës politike dhe fytyra te reja. Unë personalishte jam për reforma, për ndryshime, por jo në këtë mënyrë, siç po kerkohet nga disa klane brenda partisë. Eqrem Kryeziu duhet të analizojë dhe të rishikojë se a është i fuqishëm si ka qenë dikur në LDK? A është i dëmshëm qëndrimi i tij i mëtejmë si kryetar i degës së LDK-së në Prizren, apo është i nevojshëm ende ? LDK-ja nuk e ka profilin e partive komuniste, ku aty është vetëm një mendim ,një fjalë dhe një vendim , siç kanë qenë në diktaturat e Enver Hoxhës ,Leninit ,Fidel Kastros etj . Të bëjmë ndryshime pa bërë zhurmë, përçarje dhe largime nga partia , sepse ne jemi para zgjedhjeve nacionale dhe duhet të jemi më të fuqishëm se dikur, të përgatitur, të reformuar dhe të bashkuar…

(Autori është ish kandidat i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit)

 

 

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit