12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Thaçi: Kurrë më pa aleatë

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Kongresin e Lushnjës. Për të, kongresi i para 94 vjetëve, mbetet ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve.

“Sot, 94 vite më parë mbylli punimet Kongresi i Lushnjës, një ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve në përpjekjet e mundimshme për shtetndërtim. Për mendimin tim ky kongres ka shënuar një ndër arritjet më të mëdha, pasi bëri që të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me iniciativën e plotë të tyre dhe pa asnjë aleat të huaj, që të çlironin vendin dhe të hidhnin poshtë kompromisin që arritën Fuqitë e Mëdha në 13-4 janarit 1920 për copëtimin e Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në Facebbok.

Në shkrimin e shoqëruar me një fotografi të ngjarjes, i pari i qeverisë së Kosovës kërkon që vendi ynë të mos mbetet pa aleatë dhe të mos ketë armiqësi me fqinjët.

“Kaloi një shekull gati dhe jam i dedikuar që populli ynë kurrë më mos të mbetet pa aleatë dhe kurrë më mos të jemi në armiqësi me fqinjët. Projekti ynë i përbashkët Euro-Atlantik i Kosovë dhe Shqipërisë na garanton këtë”, ka shkruar Thaçi.

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit