19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8400

Përkujtohen Ali Kryeziu e Hysni Mazreku

0

IMG_1177Me një akademi përkujtimore dhe duke bërë homazhe në vendin e rënies, sot është shënuar 24 vjetori i ngjarjes tragjike, ku kanë humbur jetën Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë lënduar rëndë e lehtë, 11 qytetar të Malishevës, si dhe janë malltretuar rëndë katër qytetar të tjerë. Për opinion e gjerë, kjo ngjarje e 30 janarit 1990, njihet si “masakra e Malishevës”, ngjarje e cila shënon kundërshtimin edhe institucional të Komunës së Malishevës, ndaj regjimit serbo-sllav të asaj kohe.

“Përveç vrasjes së dy të rinjve të pafajshëm, kjo ngjarje, shënon edhe rastin e parë të ngritjes së zërit nga ana e institucioneve komunale të Malishevës, kundër padrejtësive që i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë, duke bërë jehonë të madhe ky reagim institucional”, tha mes tjerash, në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj.

Ndërsa ish kryetari i Komunës së Malishevës në vitin 1990, z.Daut Krasniqi, duke evokuar kujtimet e asaj ngjarje, në mënyrë kronologjike, kujtoi angazhimin e institucionit të komunës, në raport me ngjarjen dhe situatën e krijuar, duke bërë që edhe “Kuvendi i Kosovës, të ndryshoj qasjen e shqyrtimit dhe vendosjes, për ti paraprirë ngjarjeve të mëdha të asaj kohe”.
Ndërsa në emër të Kuvendit të Komunës së Malishevës, një fjalë rasti e mbajti edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, i cili e cilësoi si një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Protestat e atyre viteve, ishin lajmëtar i lirisë, e cila do të vjen me gjak. Jemi krenar dhe me krenari ne i kujtojmë dëshmorët e kombit, të rënë për lirinë e Kosovës”.

Në emër të familjeve të dy rënëve, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi, mulla Xhevat Kreyziu./PrizrenPress.com/

 

Biseduan për bashkëpunim të vazhdueshëm për sundim të ligjit

0

30Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni priten sot një delegacion nga SHBA-ja për bashkëpunim kundër terrorizmit në përbërje të përfaqësuesve nga Departamenti i Shteti, Departamenti i Drejtësisë, Qendra Kombëtare e SHBA-ve Kundër Terrorizmit, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve.

Delegacioni u takua me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, si pjesë e angazhimit të tij me disa vende të rajonit. Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sektorin e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, sigurinë e kufijve, kundër terrorizmit si dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.

Nehat Gashi, kryetar i Parlamentit të Studentëve në UPZ

0

Nehat Gashi RDK ne PrizrenNehat Gashi është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Rezultatet e zgjedhjeve tashmë janë shpallur edhe zyrtarisht nga UPZ.
“Falënderoj të gjithë miqtë, aktivistet dhe simpatizantët e organizatës USSH për besimin që ma dhanë”, tha Gashi. “USSH do të udhëheq për 2 vitet e ardhshme”.

Ai premton se do të angazhohet që të mbrojë interesin e përgjithshëm të studentëve të UPZ-së.

Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit
(organi vendimmarrës):
Nehat GASHI, Kryetar i Parlamentit të Studentëve
Bujar SUSURI, Nënkryetar për çështje organizative dhe akademike
Venhar QAFLESHI, Nënkryetare për marrëdhënie ndërkombëtare
Leutrim QENGAJ, Sekretar i përgjithshëm
Albijona PULAJ, Koordinatore për Këshillat e Studentëve
Arta GASHI, Zëdhënëse për informim

Këshilli Studentor:
Fakultetin e Edukimit- Kryetare, Lauresha XH Morina.
Fakultetin Juridik- Kryetar, Enes Gashi
Fakultetin Ekonomik- Kryetar, Ahmet Meti S. Pulaj
Fakultetin e Shkencave Kompjuterike- Kryetar Adrian Skeraj

Reforma zgjedhore në Kuvend

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e radhës ku komisioni d hoc do ta prezantojë raportin e punës për Reformën Zgjedhore.

Në seancë do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive.

Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua dhe financim ndërmjet KFË Frankfurt Am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSST për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese, Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, Projektligjit për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, si dhe Projektligjit për armë.

Shqyrtimi tjetër që është paraparë për sot ështe edhe Projektligjit për Inspektoratin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarit në komisionin parlamentar.

Serbia riaktivizon strukturat ilegale në veri

0

Mitrovice-VeriuEnde pa u konsoliduar mirë institucionet e reja të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, Serbia ka rikthyer edhe formalisht autoritetin e saj në veri, duke rifunksionalizuar strukturat ilegale. Beogradi zyrtar madje po i shfrytëzon kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale të Kosovës për t’ia kryer punët në të njëjtën kohë edhe në institucione paralele.

ështu, më 25 janar, kryetari i Komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq, është emëruar zyrtarisht anëtar i Këshillit Administrativ Komunal në veri, institucion ilegal, paralel në veri,shkruan Tribuna.

Ky vendim i Qeverisë serbe për emërimin e kryetarit kosovar në këtë pozitë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Serbisë.

Burime të Tribunës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se veprimet e Serbisë për ta rikthyer Këshillin Administrativ Komunal në veri janë shqetësim serioz dhe për këtë, sipas burimit të gazetës, delegacioni i Kosovës në bisedime ka reaguar edhe në Bruksel

Kadare iku…Kadare erdhi

0

Roland Gjoza2Roland Gjoza

Nuk është viti 2013, as ndonjë vit tjetër, por pikërisht viti kur Kadarenë nuk e kemi më. Nuk është. Ka shkuar. Ka një download (28)shtendosje. Çurçilli ka thënë se kur ikin shqiponjat, të çajnë veshin papagajtë. Nuk është i pranishëm Kadare. Shkoi me engjëjt. Natyrisht që nuk shkruan më. Nuk përdoret prej misterit karboni që e vizaton fizikisht, ai karbon, ajo bojë, apo ngjyrë që e spikati kaq shumë. Sepse nuk ekziston më fizikisht. Nuk e shohin në rrugë, në tv. Ç’ndodhi? Nuk e shajnë më ata që s’e donin. Nuk përmendet nëpër kafene. E harrojnë. Kështu duket njëfarësoj. E kanë harruar Kadarenë. Sepse i mundoi me famën e tij dhe tani duan të hakmerren. Për se të hakmerren, o Zot? E përmban geni ynë, ai çelësi kopil i hakmarrjes që hap dhe varret. E patë, shpërthen ndonjë prej levantinëve tanë, ku e keni, u harrua…

Ndërsa ata që e njohin kush qe Kadareja nuk dinë nga t’ia mbajnë, sepse në këtë vend, në vendin e shqiponjave nuk duan kokë mbi kokat, hije mbi të tjerët, thjesht nuk duan të dallohesh veçan me spikamë të madhe, sepse bëjnë gati hanxharin. Këtë e thotë në Testamentin e tij Mitrush Kuteli; në letërsi ka shumë zili, helm, të hanë gjarpërinjtë. Të ngresh kokën mbi të tjerët të quajnë mendjemadh, katil dhe ta këpusin, ta ulësh atë, të quajnë të paaftë, dështak dhe të marrin nëpër këmbë. Ç’do të thotë kjo, të bësh kokë mbi të tjerët, në rastin tonë, për Kadarenë? Të kesh talentin e tij gjenial, por që ai s’duhej ta shpallte për hir të modestisë ose të prishjes me shokët, sepse kështu bëhesh i padurueshëm. Erdhi liria, tani mund të shprehemi, të themi, për shembull, mjaft Kadare se nuk je vetëm ti. Sepse kontroversi në letërsi ekziston tek ai absurd që përgjithësisht një pjesë e madhe i binden zërit të vet egocentrist e narcist, jo gjykimit të vërtetë prej tjetrit, ndaj në këtë zeje kuçke gjen më fort përngjasime me Borges e Markes e me plot marrëzi të tilla. Iku Kadareja, ky patriark i letrave, ky përvetësues i të gjitha meritave letrare, ky sadist i shkrimtarëve të tjerë që ua mori frymën me spikamën e famës së vet. Iku ai dhe erdhi qetësia. Tjetër arome nuhatet në ajër, edhe ajo e shtëpisë tende, që ishte harruar, nuk e ndjen, iku kuçedra me shtatë kokë dhe u çlirua burimi. Le të pimë ujë të gjithë, jo vetëm ai; hej, iku, ejani të mbushim ujë te mali Elikon ku rrojnë Muzat. Po s’ka muza, burimi s’nxjerr më ujë. Ç’ka ndodhur? Iku Kadareja. Ajo violina e tij e Paganinit, që binte aq mjeshtërisht iku bashkë me Kadarenë. S’ka më Kadare.

Në kafenetë ku shkonte ditëve të fundit i mërzitur prej heshtjes e urrejtjes shqiptare, më fort pas shpalljes së Nobelit e ai prapë s’e fitonte, nuk do ta shikojnë më, jo, s’keni për ta parë më. Edhe në kafene s’e keni më, aty ndanë dritares duke parë vjeshtën, fërkoni duart. S’do ta pijë me atë kafen brazilianë me një filxhan italian midis miqsh të paktë shqiptarë, fërkoni duart. Nuk do të ngrihet dhe kokat s’do të kthehen më drejt tij dhe vajzat s’do të nguten ta ndalojnë për një autograf, fërkoni duart. Ç’mos bëni e ç’nuk bëni që librat e tij të mos shumohen dhe aq, të mos futen në tekstet shkollore aq bujshëm, të përhapet sindromi i armikut Kadare, në qoftë se dikush guxon dhe e risjell siç e meriton, zulmëmadh e emërkumbues përmbi kryeministra e presidentë të përkohshëm, që letërsinë e kanë konsideruar si një kuti me kruajtëse dhëmbësh në gostitë e tyre.

Dhe Kadare do të harrohet përderisa Shqipëria është mbushur me horra me kostume europiane, me shumë portofola, që kanë brenda para të nxjerra nga Gërdeci, Rruga e Kombit, nafta, kufiri detar, plehrat e Europës, vrasjet, krimi, trafiku i drogës, i vajzave, fëmijëve, organeve…përderisa kaosi quhet liri dhe demokraci dhe idioti, intelektual. Vetëm kur të bëhemi një komb normal, atëherë Kadare do të shfaqet përsëri dhe do të jetë e arsyeshme që ai të zërë vendin e më të madhit shkrimtar shqiptar dhe do ta qajnë, shumë vonë, por do ta qajnë dhe do të kuptojnë ç’kanë humbur, shumë vonë, por do t’ia mbulojnë monumentin në mes të Tiranës me lule dhe pelegrinazhi do të jetë i gjatë, shumë vonë dhe më e natyrshmja do të jetë se ju që e urryet dhe fërkuat duart s’do të jeni më, sepse do të jeni bërë pleh kungujsh pa nam e nishan. Pra, Kadare erdhi.

Në shekuj Kadare do të vijë, sepse s’pati vetëm një prerje shqiptare, por dhe një prerje botërore. Prandaj lus Zotin që Shqipëria të bëhet normale dhe në një ditë të kthehemi te vendi i Kadaresë./mapo/

 

Muja me qeveri të vjetër

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në fundin e vitit 2013,premtoi se shumë shpejt do të formojë qeverinë e re.

Edhe përkundër këtij premtimi, Muja nuk ka arritë të formojë këtë qeveri as gjatë muajit janar 2014.Ai ende punon me qeverinë e vjetër.

Zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës pohojnë se ligji nuk e specifikon ndonjë afat kohor kur kryetarët e komunave janë të obliguar që të emërojnë drejtorët, por vonesat konsiderohen si të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Derisa në ditët e para të janarit në opinion përflitej për emra drejtorësh të rinj, zgjedhja e drejtorëve të ri në Prizren tashmë është një temë për të cilën as nuk flitet.

Në ditët e para të janarit, zëra brenda partive të koalicionit në anonimitet nxorën në publik emra të drejtorëve të mundshëm të koalicionit, por pas demantimit të këtij informacioni nuk ka as informata zyrtare dhe as jozyrtare as nga koalicioni AAK – LDD, tabor në të cilin gjatë gjithë muajit janar është përsëritur refreni, ‘presim ftesën nga kryetari Muja’ për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit.

Nga partia fituese, nuk ka asnjë informacion as për kohën e përafërt se kur do të mund të konstituohet ekzekutivi dhe as për emrat.

Gjatë fundjavës së kaluar u paralajmërua ardhja e liderit të PDK-së Hashim Thaçit në Prizren, për ta ndarë “kulaçin” e qeverisjes lokale, por as kjo ngjarje nuk ndodhi për shkak angazhimeve të Thaçit.

Në degën e PDK-së nuk flasin për këtë temë me arsyetimin se “nuk ka asgjë të re”, dhe me shpjegimin se “kurdo që të ketë ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim opinioni do të informohet”. Në ndërkohë drejtorët e qeverisjes së vjetër, vazhdojnë punën./TV Opinion/

 

AKPM mbyll tri barnatore në Rahovec, gjen barna me banderola të Serbisë

0

Barnatore-logoTri barnatore në Rahovec janë mbyllur nga Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale, teksa në to janë gjetur barna me banderola të Republikës së Serbisë, si dhe të tjera pa banderola. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar medikamente që kapin shumën prej rreth 14 mijë eurosh, njofton Policia e Kosovës.

Në fakt, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në këtë rast Njësiti për hetimin e krimeve ekonomike në Prizren, ka kohë që kishte nisur një operacion policor, të koduar me emrin “Aspirini”.

“Operacioni policor është zhvilluar pasi që ka ekzistuar dyshimi i bazuar se në disa barnatore në qytetin e Rahovecit janë duke u kryer veprat penale ‘tregti e ndaluar’, ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’, ‘kontrabandimi i mallrave’ dhe ‘shmangie nga tatimi’”, thuhet në komunikatën për shtyp të Policisë së Kosovës.

Hetuesit policorë të këtij njësiti, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës, pas hetimeve disamujore, me 28.1.2014 ka filluar së zbatuari planin operativ “Aspirini” e që ka pasur të bëjë me kontrollimin e barnatoreve të cilat operojnë pa licenca, pa staf adekuat si dhe parregullsitë e shumta përcjellëse./PrizrenPress.com/

Gashi: Nuk jap dorëheqja dhe pikë

0

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi në një intervistë dhënë RTV21, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se pamjet e ditëve të fundit normalisht që nuk i kanë pëlqyer mirëpo ka kuptuar policinë për punën profesionale që e ka bërë.

Sidoqoftë ai thotë se në krye të këtij institucioni do të qëndroj vetëm e vetëm që të ndihmoj ta kapërcej këtë fazë të vështirë që po kalon.

“Dorëheqja është akt moral gjithkund në botë dhe nuk e kontestoj. Mirëpo kam një obligim që dje më ka dhënë senati dhe bordi i UP.

Ata më kanë thënë që duhet të vazhdoj të punoj për shumë arsyeje. Senati ka diskutuar gjatë dhe nuk është problematike ajo që thuhet.

Brenda një muaji ne do ta kemi listën e akademikëve që kanë publikuar në revistat ndërkombëtare. Ne do ti shohim të gjithë si janë avancuar duke përshirë edhe mua.

Dorëheqjen nuk e shoh opsion që ndihmon procesin këtu. Përgjegjësinë morale e kamë në shkallën më të lartë mirëpo qëndrimi im në këtë post ka të bëjë me ndihmën e këtij institucioni që të kaloj në këtë fazë të vështirë të saj”, ka thënë Gashi, citon Zëri.

Ai më pas ka folur edhe për protestat dhe reagimin e policisë karshi studentëve ditën e djeshme.

“Nuk mund të them asgjë për mënyrën se si policia reagon. Është pjesë e tyre profesionale. Nuk besoj që ka qenë dikush i lumtur me ato skena.

Mirëpo besoj që dje është penguar institucioni edhe sot është pengu. Sot ju bëjë thirrje që të mos pengojnë nesër dhe ta përcjellin punën tonë edhe 2 muaj dhe më pas të kërkojnë llogari”, ka përfunduar ai.

Mendime të ndryshme

0

Oliver IvanoviçArrestimi i politikanit serb dhe kandidatit për kryetar të veriut të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, me dyshimin për krime ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ka ngjallur reagime të ashpra në mesin e popullatës në atë pjesë të qytetit.

Ata vlerësojnë arrestimin e tij si spektakël të EULEX-it për të frikësuar popullatën serbe në Kosovë. Akuzat i quajnë të sajuara, ndërsa, konfirmojnë se ky veprim do të ndikojë në atmosferën e përgjithshme politike si dhe në zgjedhjet që do të mbahen më 23 shkurt në veri.

Dragojllo Spasiq, pensionist nga veriu i Mitrovicës, tha për Kosovapress, se kjo është poshtërsia më e madhe që ka mundur të ndodhë. Sipas tij, akuzat me të cilat ngarkohet Ivanoviq, janë krejtësisht të sajuara. Ai bëri të ditur se nuk do të dal në zgjedhjet e shkurtit, derisa shprehu mllefin e tij ndaj shtetit të Serbisë për indiferencën e saj ndaj rastit të arrestimit të Oliver Ivanoviqit dhe situatave tjera të ngjajshme në veri.

“Ku është Serbia tani, nuk është askund dhe as kurrë nuk ka qenë”, ka thënë Spasiq.

Violeta Rakiq, theksoi se e gjithë kjo që po ndodhë me serbët është një skenar i përgatitur mirë nga Prishtina zyrtare në koordinim me ndërkombëtarët.

“Ky është vetëm skenari, ndërsa, shfaqja për serbët tek po përgatitet pas zgjedhjeve”, tha Rakiq.

Ajo konsideron se arrestimi i Ivanoviqit do të ndikojë në situatën politike në veri, duke përshkruar gjendjen e përgjithshme aktuale në atë pjesë si të pasigurt, me përplot mashtrime dhe mosbesim.

Sllavisha Simiq, aktakuzën ndaj Ivanoviqit, e konsideron si të montuar dhe të orientuar nga të gjithë serbët pa dallim, të cilët jetojnë në veri. Sipas tij, ky montim është i orientuar ndaj të gjithë atyre që patriotizmin, dashurinë për atdheun dhe qytetin e tyre e kanë dëshmuar në forma të ndryshme gjatë 15 vjetëve të fundit.

Ai tha se ndërkombëtarët që ndajnë drejtësinë, ‘prej se kjo pjesë e Serbisë është okupuar, po i dërgojnë mesazhe popullit serb për të satën herë se janë fajtorë’.