8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gashi: Nuk jap dorëheqja dhe pikë

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi në një intervistë dhënë RTV21, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se pamjet e ditëve të fundit normalisht që nuk i kanë pëlqyer mirëpo ka kuptuar policinë për punën profesionale që e ka bërë.

Sidoqoftë ai thotë se në krye të këtij institucioni do të qëndroj vetëm e vetëm që të ndihmoj ta kapërcej këtë fazë të vështirë që po kalon.

“Dorëheqja është akt moral gjithkund në botë dhe nuk e kontestoj. Mirëpo kam një obligim që dje më ka dhënë senati dhe bordi i UP.

Ata më kanë thënë që duhet të vazhdoj të punoj për shumë arsyeje. Senati ka diskutuar gjatë dhe nuk është problematike ajo që thuhet.

Brenda një muaji ne do ta kemi listën e akademikëve që kanë publikuar në revistat ndërkombëtare. Ne do ti shohim të gjithë si janë avancuar duke përshirë edhe mua.

Dorëheqjen nuk e shoh opsion që ndihmon procesin këtu. Përgjegjësinë morale e kamë në shkallën më të lartë mirëpo qëndrimi im në këtë post ka të bëjë me ndihmën e këtij institucioni që të kaloj në këtë fazë të vështirë të saj”, ka thënë Gashi, citon Zëri.

Ai më pas ka folur edhe për protestat dhe reagimin e policisë karshi studentëve ditën e djeshme.

“Nuk mund të them asgjë për mënyrën se si policia reagon. Është pjesë e tyre profesionale. Nuk besoj që ka qenë dikush i lumtur me ato skena.

Mirëpo besoj që dje është penguar institucioni edhe sot është pengu. Sot ju bëjë thirrje që të mos pengojnë nesër dhe ta përcjellin punën tonë edhe 2 muaj dhe më pas të kërkojnë llogari”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit