21.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8401

Suharekë, arrestohet arkëtari i gjykatës

0

PoliciaKS-prangatDrejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), njësia në Prizren, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, gjatë hetimit të një rasti ka arrestuar një person, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim në detyrë’ dhe ‘përvetësim në detyrë’.
Me 28.1.2014 hetuesit policorë në Prizren kanë arrestuar një punonjës arkëtar në Gjykatën Themelore në Prizren, nëndega në Suharekë, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’, ‘përvetësim në detyrë’ dhe ‘mashtrim në detyrë’.

I dyshuari në fjalë ka arkëtuar të holla në vlerë prej 12.000 euro, ku të njëjtat i ka raportuar si të arkëtuara, por nuk i ka dorëzuar në xhirollogari zyrtare siç është dashur të veprojë (zyrtari në fjalë ka qenë i obliguar që çdo herë kur të mblidhet shuma prej 300 t’i dërgojë në xhirollogari), por i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe shumën e cekur e ka përvetësuar.

Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale, si rezultat i të cilave policia ka arrestuar të dyshuarin: N. K. lindur më 1962 m/sh/k. I njëjti është intervistuar dhe pas prezantimit të provave materiale në Prokurorinë Themelore në Prizren, me vendim të të njëjtit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera hetimore.

Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në Rahovec

0

avdullah KryeziuNë bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme në komunën e Rahovecit, ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim është përcaktor nga radhët e LDK-së, gjegjësisht drejtor është caktuar Avduallah Kryeziu.

Sipas burimeve të RahovecPress, Avdullah Kryeziu dje ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e drejtorit në ekzekutivin e ri të Komunës së Rahovecit të udhëhequr nga kryetari Idriz Vehapi.

Në marrëveshjen e koalicionit të arritur me PDK, LDK do të qeveris me tri drejtori në katër vitet e ardhshme në komunën e Rahovecit.

Përkujtohen dëshmorët e Hasit

0

rogova hasNë 15-të vjetorin e Epopesë së Lavdishme të Rogovës së Hasit përkujtohen 30 dëshmorët dhe martirët e kombit.

29 janari i vitit 1999 është ndër datat më të rëndësishme për qytetarët e Rogovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë për lirinë e vendit, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në 15 vjetorin e Epopesë së Lavdishme të Rogovës së Hasit me pietet të lartë janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët dhe martirët e kësaj ane, të rënë më 27 ,28 dhe 29 janar të vitit 1999.

29 janari i vitit 1999 do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme për qytetarët e Rogovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë për lirinë e vendit, është shprehur me këtë rast Ramush Haradinaj, ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.

Me këtë rast pranë Lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve nga të pranishmit në këtë manifestim janë bërë nderime dhe vendosur kurora lulesh,transmeton rtk

Në Betejat e 27, 28 dhe 29 janarit, të vitit 1999 , ranë në altarin e lirisë 21 dëshmorë të kombit dhe 9 martirë në fshatrat Rogovë,Bishtazin dhe Goden të Hasit.

Përfundon protesta

0

Rektorati-studentet protestojne

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë përfunduar protestën e tyre të sotme para rektoratit.
Ata që nga mëngjesi, në shenjë proteste, kanë bllokuar hyrjen e rektoratit duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi dhe depolitizimin e UP-së.
Ata thanë se po shpërndahen për t’u përgatitur për hapat e ardhshëm.
Policia e Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar se studentët kanë mbajtur protestë të qetë dhe se janë shpërndarë po ashtu në mënyrë të qetë,transmeton indeksonline

Studentët vazhdojnë protestën para Rektoratit

Një numër prej 150 studentëve protestuan të mërkurën në ora 12:00 para Rektoratit të Prishtinës.
Studentëve protestues iu ka bashkuar edhe rreth 100 studentë të tjerë nga Grupi i pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës, duke thënë se i përkrahin kërkesat e studentëve të organizatës për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim”.

Ata nuk kanë lejuar asnjë punonjës të rektoratit të hynë brenda në ndërtesë,shkruan telegrafi.

Zyrtari për informim në UP, Labinot Hajdari, përmes telefonit ka thënë për Kosovapress se menaxhmenti i UP-së është duke e shqyrtuar mundësinë e daljes në një konferencë për media për të treguar qëndrimin e UP-së por sipas tij, vetëm po e presin vendimin e rektorit për një gjë të tillë.

 

Një i vdekur në aksidentin afër Kramovikut

0

aksidenti 555Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot paradite në rrugën për Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik, raporton ktv. Policia ka konfirmuar se një qytetar ka humbur jetën në këtë aksident.

Raportohet se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, të cilat po i hetojnë shkaktarët e këtij aksidenti

Serbia gjunjëzon liderët e Kosovës

0

zgjedhjet serbiZgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë, të caktuara për 16 mars 2014, pritet të organizohen edhe në territorin e Republikës së Kosovës, ku do t’iu mundësohet votimi edhe pjesëtarëve të komunitetit serb në vend. Institucionet as në të kaluarën nuk ia kanë dalë ta pengojnë procesin e votimeve në vend për zgjedhjet e Serbisë, e cila gjë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës,shkruan Zeri.

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprohet nëse Serbia rrit presionin tek autoritetet ndërkombëtare për lejimin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, partitë opozitare shfaqin drojën se edhe këtë herë do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të shtetit fqinjë në Kosovë..

Qeveria e Kosovës e do dialogun

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselQeveria e Kosovës është e bindur se ekziston vetëm një rrugë se si të avancojë drejt integrimit në BE, ta integrojë veriun e vendit dhe t`i shuajë strukturat ilegale të Serbisë matanë lumit Ibër. Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo arrihet nëpërmjet dialogut me Serbinë, gjegjësisht zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit të arritur mes dy kryeministrave si dhe të gjitha marrëveshjeve tjera të arritura në të dy nivelet e dialogut, politik dhe teknik.

Në një raport konfidencial, dërguar Brukselit, ekzekutivi kosovar ka shprehur gjithë gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Raporti që mban nënshkrimin e zv/kryeministres Edita Tahiri, shpjegon në detaje veprimet dhe mosveprimet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog,shkruan tribuna

Në raportin, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta Tribuna, zv/kryeministrja Tahiri është nënshkruar si shefe e delegacionit kosovar në dialogun e zbatimit, duke i dhënë për herë të parë emër të ri dialogut teknik mes dy qeverive

Komuna vlerëson dëmin e ndriçimit të Kalasë

0

dritat nw kalaDrejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka filluar të sanojë dëmtimin e ndriçimit të Kalsë në Prizren.

Drejtori Samir Hoxha, tha se aktualisht janë duke u bërë vlerësimet e dëmit.

Ndriçimi i Kalasë në Prizren është bërë cak i personave të papërgjegjshëm.

“Është lajmëruar Policia në të dy rastet, por deri më tash nuk është zbardhur asnjëri prej këtyre rasteve”, tregon Hoxha, transmeton TV Opinion.

Ai premton se nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, ndriçimi i Kalasë do të kthehet shumë shpejtë/PrizrenPress.com/

SHBA, Britani, BE: Arrestimi i Ivanoviq s’është i motivuar politikisht

0

OiverIvanovicPërfaqësues të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, sot janë takuar në Prishtinë me përfaqësuesin special të EULEX-it, Samuel Zhbogar, me Ambasadoren e SHBA-ve, Tracy Jacobson dhe me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff dhe kanë kërkuar që Oliver Ivanoviqit t’i lejohet mbrojtja në liri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e IQ-SDP, ata u kanë paraqitur bashkëbiseduesve të tyre të gjitha detajet e akuzave, siç thonë ata, “të pabaza” ndaj Ivanoviq.

Ambasadorët dhe përfaqësuesi special kanë thënë se janë të angazhuar në këtë rast dhe se bashkëndjejnë me familjen e Ivanoviq dhe me të gjithë qytetarët e veriut të Kosovës.

Me këtë rast, ata kanë thënë se po e ndjekin me shumë interesim këtë proces, dhe kanë vlerësuar se ky rast nuk është i motivuar politikisht, si dhe kanë theksuar se data regjistrimit të kandidatëve për bashkiakë të Mitrovicës ka rastisur me arrestimin e Ivanoviqit.

“Bajram Curr” në Prizren, i zhgënjyer me mospërfundimin e punimeve të rrugës

0

rruga bajram currBanorët e rrugës “Tahir Sinani” në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, janë të zhgënjyer për mospërfundimin në tërësi të rrugës së tyre.

Ata tregojnë se kjo rrugë është përuruar para tre vitesh,mirëpo nuk është përfunduar dhe shumë gjëra nuk janë vendosur.

Komuna e Prizrenit në këtë rrugë ka investuar 3.2 milionë euro. Ky projekt atëbotë i kishte gëzuar banorët e lagjes “Bajram Curri”,transmeton TV Prizreni

Edhe pse kanë kaluar tre vjet nga përurimi, në këtë rrugë nuk janë vendosë masat mbrojtës Ndriçimi publik është jashtë funksionit.

Nga aksidentet e shumta në këtë rrugë janë dëmtuar edhe shtyllat elektrike, të cilat më pas janë vjedhur

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit, ndërkaq kanë hezituar të flasin për këtë çështje./PrizrenPress.com/