33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8432

Kosova para sfidave të mëdha

0

Zafiri 5Shkruan: Zafir Berisha

Shtresimi i problemeve politike që nga pas lufta dhe veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë për rezultat edhe krizën sociale dhe ekonomike te vendit, këto janë të ndërlidhura mes veti që s’ka komente tashmë, se kjo bëhet për tu arritur ajo që qytetari nuk e sheh ose së paku nuk ka kohë me pa ashtu siç duhet, se çka po ndodhe me Kosovën dhe perspektivën e saj.

Vendi është futur në një gjendje politike tepër delikate gjatë këtyre viteve e veçanërisht gjatë viti që lamë pas me marrëveshjen e 19 prillit nga e cila marrëveshje janë në pah simptomat e para qe Kosova po rrëshqet drejt shtetit jofunksional duke i krijuar hapësirë Serbisë qe përmes strukturave që po i legalizon në Kosovë të ketë ndikimin e vet për një kohë shumë të gjatë ku situatën politike dhe ekonomike të vendit tonë ta ketë në dorë për eksperimente të ndryshme me të cilat do ti tregon botës se Kosova nuk mundet me funksionuar si shtet.

Zgjedhjet lokale ishin hap i parë i Serbisë ne synimet e veta karshi Kosovës dhe një pjesë e klasës politike në Kosovë u tregua shumë e paditur, për mos me e thanë e humben atë qe është fituar me shumë sakrificë për dekada te tëra.

Serbia fillon bisedimet për integrime ne BE që vjen si rezultat i negociatave me Kosovën që u mbajtën në Bruksel, ku Kosovën e përfaqësonte Kryeministri me një pjesë te vasalëve te tij politik.

Rezultati i bisedimeve ne Bruksel është edhe legalizimi i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe mbi 300 pjesëtarëve te MUP-it serb që do te jenë Polic të Kosovës për ti mbrojtur ata. Negociatorët tash kërkojnë që edhe me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës ti behet vend këtyre grupeve paramilitare në Kuvend te Kosovës me qëllimin që të realizohet ajo që thash me lartë, rreth synimeve te Serbisë, BE meqë po ngutet për futjen e Serbisë ne gjirin e vet nuk e ka hallin tonë sepse ne me “liderë” të pa përgjegjshëm me të cilët jemi përfaqësuar ne negociata nuk kemi merituar më shumë, halli i BE-se është tek sindroma “ Ukrainë ” që mund të përsëritet edhe ne Ballkan, BE nuk është që nuk e din që Serbia ne Kushtetutën e vet e ka Kosovën si Krahine e shtetit te vet, por është e interesuar që përkohësisht te “mbylle” problemin e Ballkanit, problem që mund të mbetet një vullkan i heshtur dhe mund te shpërthej atëherë kur dëshiron Serbia, e cila veç me kurdisjen e situatës që është duke bërë sipas planeve te saj për realizim te ambicieve gjenetike ndaj tokave të huaja.
Rreziku qe i kanoset Kosovës në të ardhmen e afërt është se skenarët e sotëm që në pamje duken se po bëhen për llogari te politikes ditore, munden nesër te shpërthejnë dhe Kosova te gjendet me hapa mbrapa, ku do te detyrohet te pajtohet me një realitet të ri që nuk do të jetë i këndshëm, por që do te jetë real, mbi te cilin do te nisin negociata te reja me Serbin ne një realitet te ri.

Marr kurajën që edhe të parashoh një situatë në të cilën do të gjendet Kosova pas “arritjeve” që i ka bërë në negociata, nga te cilat mundësin e destabilizimit te Kosovës e ka ne dorë. Pas forcimit të strukturave paramilitare nëpër institucione të Kosovës, ajo gjithmonë to te kërkoj shumë e më shumë për të arritur deri tek një revolt e arsyeshme e qytetarëve të Kosovës, e përafërt me atë të 2004, ku do të pësojnë njerëz të pafajshëm të vullnetit te mirë, por qe kjo situatë mund të stimulohet nga “negociatorët” e sotëm të cilët nesër do te jenë në pozita tjera dhe do ta kenë gojën plot patriotizëm, ku nga gjendja e krijuar do të qohet peshë diplomacia ndërkombëtare dhe Kosova të mbetet prapë ne agjendën e tyre, por tash me një realitet te ri, ku rezultati veç mund te paramendohet.

Një mike e Kosovës para një kohe dha një sugjerim publik qe te kihet parasysh rreziku i një Republike Serbe, por kjo mbeti veç një deklaratë koti sa po vërehet, e qe ne fakt nuk është ashtu, sepse u tha me një moment shumë delikat dhe nga përfaqësuesja e një vendi shumë me ndikim ne politiken globale. Sido që te jetë situata ne te cilën gjendet Kosova edhe në ketë moment ka zgjidhje, sa nuk është bërë vonë dhe ajo gjendet tek njerëzit qe i kanë dhënë kompetenca pa e ditur se çka po i japin ekipit negociator, pra Kuvendi i Kosovës ka njerëz që kanë një përgjegjësi në veprimet e veta që të krijojnë situata në Kosovë që të ndodhin disa zhvillime para se me ndodhë skenarët e rrezikshëm për perspektiven e Kosovës.

(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik në Prizren)

Limaj, kurrë më në PDK!

0

Fatmir-limaj2Për Fatmir Limajn, kthimi në PDK, nuk është as temë diskutimi. Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Njerëz të tij të afërt bëjnë me dije se kjo as që diskutohet, por se çfarë është vendimi i tij do të merret vesh shumë shpejtë.

Sipas këtyre burimeve, Limaj s’e konsideron as si temë kthimin në PDK dhe vështirë që ka diçka që do ja ndërron mendimin.

Ky reagim vije ndaj një shkrimi të publikuar sot në media, sipas të cilit, Fatmir Limaj është duke shqyrtuar mundësinë e kthimit në PDK./Kosovapress/

Pagarusha: Boll më me ankesa, Shqiperia e Kosova, te dashurohen

0

NexhmijePagarusha-dekorohetFalënderoj Zotin që i takoj këtij populli me një kulturë të lashtë, të madhe, e të mirë. Unë me çfarë kam punuar, e ndjej veten si një pikë uji në oqeanin e të mëdhenjve. Falënderoj Zotin sepse kënga shqipe, për atë që di ta këndojë, është vetë e bukur. Ajo më ka popullarizuar mua, e jo unë atë”… Kështu e nis rrëfimin e saj të ndjerë, diva e mbarë shqiptarisë Nexhmije Pagarusha. Ndonëse s’i pëlqejnë epitetet që tregojnë madhështinë e saj, ne nuk mund të qëndronim indiferentë përballë një figure si ajo. Kemi shkuar ta vizitojmë në Prishtinë. Në shtëpinë e vogël, ku Nexhmije Pagarusha jeton prej vitesh, mbizotëron paqja. Është e dashur, modeste, gazmore… E dashuruar me të bukurën. Sapo hyjmë në apartament, nis të na tregojë për marrëdhënien e veçantë me muzikën, publikun e Shqipërinë…

“E kam dashur shumë, kam përjetuar diçka shumë të madhe nga populli im, si në Kosovë, si në Shqipëri, si në diasporë… Kur kam filluar të këndoj kam qenë e vetme. Më parë tek ne ka pasur botëkuptime të tjera. Edhe atëherë ka pasur zëra të bukur. Tani kur po i shoh këtë këngëtarë të rinj që janë shumë, them sikur të isha e re e të udhëtoja me ta. Dikur kam udhëtuar unë vetëm, me veshjen tonë kombëtare të bukur dhe me këngën shumë artistike të kombit shqiptar”.

Keni bërë muzikë në vite shumë të vështira. Sakrificat tuaja krahasuar me brezin e tanishëm të këngëtarëve kanë qenë shumë herë më të mëdha. Si i kujtoni vitet në skenën shqiptare?

Janë momentet më të lumtura e më të gëzueshme për mua. Për herë të parë kam menduar që nuk do të mbërrij të dal në skenë. Nga të gjithë turnetë që kam pasur, vetëm atë në Shqipëri mbaj mend. Më kujtohet çdo moment atje. Në vende të tjera më duket sikur s’kam qenë asnjëherë. Çfarë të them më tepër…

Domethënë keni një lidhje të fortë me Shqipërinë?

Shumë! E dua shumë. Mirëpo kurrsesi s’po më jepet rasti të vij e të rri në Shqipëri, për qejf. Ai që ka qenë ‘fajtor’ që unë u ringjalla sërish është Ardit Gjebrea. Erdhi këtu me Inva Mulën e më tha: “Unë do t’ju thërras në Shqipëri”. Unë i thashë se nuk mundesha e nuk guxoja. Më besoni që më është lutur për një muaj rresht derisa erdhi e tha “Nuk iki prej këtej pa të marrë”. Jo se nuk kisha dëshirë, por gjithmonë kam pasur kompleks të këndoj në Shqipëri se ka këngëtarë shumë të mirë. Kam pasur shumë emocione. E kam falenderuar në emrin tim e të popullit.

Si e shikoni muzikën dhe këngëtarët e ditëve të sotme? A keni emra të preferuar?

Ka këngëtarë, ka këngë të bukura. Tani kanë filluar prapë të hyjnë në rrugën që duhet me këngët popullore. Në Kosovë kemi shumë këngëtarë të mirë që e kryejnë Akademinë. Unë shkoj gati çdo vit në koncertet e fundvitit, se kam dëshirë t’i dëgjoj. Mirëpo më vjen të qaj me të madhe, sepse ata nuk kanë ku të këndojnë. Ne ende nuk e kemi një opera. Kemi orkestër, dirigjentë, këngëtarë por askush s’mendon për këtë. Ata këngëtarë mund të këndojnë në kor maksimumi, nuk kanë mundësi tjetër, ndaj dhe përfundojnë nëpër kafehane. E kjo është tragjedia jonë. Kështu ka qenë dhe më parë. Unë nuk kam lënë intervistë pa e përmendur këtë. Kemi Bashkim Paçikun, një tenor të mrekullueshëm… Kemi Shpresa Gashin, një soprano e mrekullueshme. Ata se patën fatin të dalin e të këndojnë njëherë muzikë klasike përpara publikut të tyre.

A mund të na thoni dy emra këngëtarësh të Kosovës e Shqipërisë që i doni fort e ju emocionojnë kur i dëgjoni?

Më keni vënë në pozitë të vështirë, por ata e dinë se sa i dua, edhe nëse nuk do i përmend dot të gjithë. Në Shqipëri është Inva Mula e Vaçe Zela. Në Kosovë kemi Sanije Matoshin e Linda Hakajn, një mexosoprano shumë e mirë.

Cila është marrëdhënia juaj me Vaçe Zelën?

Ajo është zonjë e skenës… Flas shpeshherë me të dhe familjarët, për t’u interesuar mbi shëndetin e saj. Vaçja është e veçantë.

Dimë që shumë këngëtarë vinë t’ju takojnë? Si është marrëdhënia juaj me brezin e ri?

Herë pas here më vizitojnë e takohemi. Shkoj ku këndojnë ata, rri e kënaqem. I dua që të gjithë e besoj se edhe ata më duan. Dal rrallë se tashmë kam kaluar një kohë të madhe e akoma ia dal të eci me këmbët e mia.

Cili ka qenë ai vit i rëndësishëm për ju, që kur vjen viti i ri e kujtoni me nostalgji?

Ndoshta nuk do të më besoni po unë s’kam bërë kurrë ‘Vit të Ri’. Nuk kam shkuar askund e as kam kënduar. Prej vitesh kam dëshirë të rri vetë në shtëpi, të shikoj televizionin. E kam edukuar veten që ajo është një ditë e rëndomtë. I marr miqtë e mi në telefon se nuk di të shkruaj mesazhe, e i uroj. Po ashtu edhe më vijnë urime. Kjo është kënaqësia ime.

Cili ka qenë momenti më i veçantë i jetës dhe karrierës suaj?

Ardhja ime në Shqipëri, definitivisht.

Na flisni pak për emocionet e ditës kur ju vlerësuan me titullin “Nderi i Kombit”, për 100-vjetorin e Pavarësisë…

Nuk di çfarë kam folur e si kam mundur të qëndroj në këmbë. Ka qenë një befasi e madhe. Madje, kam thënë me vete “thua e kam merituar unë gjithë këtë”, se mirënjohje më të madhe nuk ka.

Po shoh tani në shtëpinë tuaj një album, dhuratë e këngëtares Eda Zari…

Ajo ka ardhur nga Gjermania në Paris, ku unë isha për dy ditë. Kishin bërë një koncert për mua. Aty pata rastin të dëgjoj një këngëtare të re që më ka pëlqyer tepër, Elina Dunin. Më ka habitur Elina. Aq mirë këndon ajo, sa kam thënë se veten s’mund ta dëgjoj më. I uroj shëndet edhe karrierë të gjatë. Tani nuk po mund të ndahem dot prej saj dhe e dëgjoj përditë. Aty ishte edhe Eda Zari, e unë jam shumë e lumtur që erdhi. Po pres të vijë sërish e i kam thënë se kur vjen, shtëpia ime është hoteli për të.

Cila është dëshira e Nexhmije Pagarushës për Kosovën e për Shqipërinë?

Të kthehemi mbrapa e të mendojmë se sa e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Tani kjo nuk ekziston më dhe është brenga ime. Do Zoti ndryshojmë, ndoshta ndryshojmë edhe këtu, edhe atje. Dëshiroj që të jemi prapë ai populli që kemi vuajtur shumë e kemi përballuar çdo lloj vështirësie. Nuk ka më nevojë për ankesa.

Fotot nga vëllezërit Marubi për ditën e pavarësisë

0

78761Disa nga fotot më interesante dhe të papara nga Shqipëria, Kosova, Ballkani që nga shekulli XIX, prej fotografëve të parë të trojeve shqiptare, vëllezërit Marubi do të ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e konfirmoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

Për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës do të realizojë ekspozitë në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, ku do paraqiten fotografi të paekspozuara më parë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Kombëtare “Marubi”: Pietro, Kel e Gegë Marubi, Kol Idromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Angjelin Nënshati. Në 17 shkurt Kosova feston 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të njohur deri sot nga 104 shtete anëtare të OKB-së.

Kastrati: “Kulaçi” i AAK-LDD, ndahet në Prizren

0

Fatmir kastarti AAKKoalicioni AAK-LDD në Prizren është në pritje të finalizimit të marrëveshjes zyrtare me PDK-në dhe formimin e qeverisjes së re “Muja III”.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati thotë se koalicioni AAK-LDD është duke pritur nga PDK-ja që sa më shpejt të finalizojë marrëveshjen e arritur në zgjedhjet e balotazhit. Sipas marrëveshjes së arritur koalicioni AAK-LDD në Prizren, në qeverinë e re të kryetarit Ramadan Muja do të ketë postin e nënkryetarit dhe katër drejtori.

“Koalicioni AAK-LDD është në pritje të bisedave konkrete me drejtuesit e PDK-së për arritjen e marrëveshjes me shkrim për bashkëqeverisje”, tha Kastrati për TV Prizrenin.

Kastrati ka mohuar edhe një herë emrat e publikuar në media për drejtorë të Ekzekutivit.

“Emrat e përmendur nëpër mjete të informimit për drejtorë të mundshëm të Qeverisë “Muja III” kanë qenë spekulime të mediave ,dhe se si koalicion ende nuk jemi përcaktuar se kush do të jetë në krye të katër drejtorive”.
“Nuk duhet të zvarritet shumë konstatimi i qeverisë së re, sepse para nesh ka shumë punë”

Kastrati thotë se drejtorët e qeverisë së re “Muja III” nga koalicioni AAK-LDD,do të zgjedhën në Prizren.

“Drejtorët do të përzgjidhen nga Dega e AAK-së dhe LDD-së në Prizren”.
Zyrtarët e PDK-së në Prizren, ndërkaq nuk kanë pranuar të flasin për (mos)formimin e qeverisë së re të Prizrenit.

Sipas disa burimeve të TV Prizrenit, vonesa për formimin e qeverisjes së re “Muja III”, është duke ndodhur për shkak problemeve të brendshme të PDK-së. /PrizrenPress.com/

 

Parashikon përsëritjen e trazirave të vitit 2004 në Kosovë

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, parashikon trazira në Kosovë, si ato të vitit 2004.

Sipas tij, këto trazira do të ndodhin pas forcimit të strukturave paramilitare në institucionet e Kosovës.

“Parashoh një situatë me trazira në Kosovë, pas ‘arritjeve’ që Serbia ka bërë në negociatat në Bruksel nga të cilat mundësin e destabilizimit të Kosovës e ka në dorë”.

“Pas forcimit të strukturave paramilitare nëpër institucione të Kosovës ajo gjithmonë do të kërkojë që të arrijë deri të një revoltë e arsyeshme të qytetarëve të Kosovës që do të jetë e përafërt me atë të vitit 2004, ku do të pësojnë njerëz të pafajshëm të vullnetit të mirë”.

“Kjo situatë mund të stimulohet nga negociatorët e sotëm të cilët nesër do të jenë në pozita tjera dhe do ta kenë gojën plot patriotizëm dhe ku nga gjendja e krijuar do të qohet peshë diplomacia ndërkombëtare dhe Kosova do të jetë sërish në agjendën e tyre, por tash me një realitet të ri, ku rezultati veç mund të paramendohet”. /PrizrenPress.com/

Mjerimi

0

familja e skender gashit ne zojzGjendja e rëndë sociale ka rënduar jetën e familjes të Skender Gashit nga fshati Zojz i Prizrenit.

Ai bashkë me tetë anëtarë të familjes në mungesë të një shtëpie, që një muaj jeton në një rimorkio të veturës të improvizuar si shtëpi.

Gashi thotë se për kushtet e jetesës së tij, ka informuar edhe institucionet lokale.

“Deri më tash nuk jemi ndihmuar nga askush”

Ai tregon se përgjigja e vetme e institucioneve ka qenë mungesa e pronës.
Kryefamiljari Gashi tregon se përveç mungesës së një shtëpia nuk është as i punësuar. “I gëzoj vetëm me 60 euro në muaj”.

Ai rrëfen për kushtet e vështira nëpër të cilat në këtë mot të ftohtë është duke i mbijetuar familja e tij.

“Familjes time i mungon gjithçka elementare për të pasur një jetë të mirë”
Për shkak të ftohtit,fëmijët e vegjël të familjes së Gashit janë edhe të sëmurë.
“Ndërsa për kushte higjienike as që mund të bëhet fjalë”, shprehet me lot në sy bashkëshortja e Skenderit,Hedija.

Kjo familje e cila nuk ndihmohet nga askush dhe është lënë në mëshirë të fatit,ka nevojë për ndihmë.

Për shkak të kushteve të rënda,fëmijët e Skender Gashit, nuk janë duke e vijuar mësimin në shkollë.

”Kërkoj nga institucionet që të më ndihmojnë në ndërtimin e një shtëpie”./PrizrenPress.com/

 

Flamuri i Kosovës s’mund ta zëvendësoje atë kombëtar

0

Kim mehmeti“Të gjitha vuajtjet e veta Kosova, si dhe mbarë shqiptaria, i lotoi me flamurin kombëtar. Andaj, ky flamuri i ri i Kosovës, asnjëherë nuk do mund të qëndrojë dhe nuk duhet të qëndrojë më lart se ai kombëtar”, thekson publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti.

Publicisti i shquar Kim Mehmeti thekson se pavarësisht rëndësisë qe ka flamuri shtetëror i Kosovës, flamuri kombëtar mbetet i pazëvendësueshëm. Flamuri kombëtar shqiptar është larë me gjak, brez pas brezi, i cili simbolizon rrugën tonë të lirisë e të mbijetesës, andaj edhe gëzon shenjtërinë e vet.

“Të gjitha vuajtjet e veta Kosova, si dhe mbarë shqiptaria, i lotoi me flamurin kombëtar. Edhe datat festive kjo shqiptari i kremtoi me atë flamur. Flamujt nuk janë vetëm një copë pëlhure, por ato janë rrëfim i ngritje-rënieve të një populli. Andaj, ky flamuri i ri i Kosovës, asnjëherë nuk do mund të qëndrojë dhe nuk duhet të qëndrojë më lart se ai kombëtar,”, thekson publicisti Mehmeti në rrjetin e vet social Facebook.

Tahiri: 12 janari, afati i fundit

0

Edita TahiriMë 12 janar është afati i fundit kur do të duhej të inaugurohen kuvendet komunale në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kryetarët e zgjedhur në veri e kanë të qartë se ky proces duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

“Dymbëdhjetë janari është data e fundit për inaugurimin e organeve të reja komunale për komunat të cilat tashmë i kanë shtyrë inaugurimet. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë të gjitha udhëzimet për t’i respektuar ligjet e Kosovës në procesin e konstituimit të komunave, por edhe në funksionimin e tyre.

Po ashtu, ua kemi bërë të qartë se edhe marrëveshja e Brukselit e nënvizon qartë, se procesi i zgjedhjeve dhe i funksionimit të komunave bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj të gjithë kryetarët e komunave dhe të tjerët që janë zgjedhur e kanë për obligim t’i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri në intervistën për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nëse nuk bëhet inaugurimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri deri më 12 janar, institucionet e Kosovës do të veprojnë konform Kushtetutës.

“Nëse ata nuk i respektojnë ligjet e Kosovës nuk do të pranohen si struktura legale komunale”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka kërkuar nga kryetarët e rinj ta marrin seriozisht mesazhin e Bashkimit Evropian karshi inaugurimit të kuvendeve komunale në veri.

Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se dialogu në Bruksel ka degraduar. Ajo ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate.

Takimi në Prizren, Shqipëria e Kosova me dy marrëveshje

0

Thaci dhe Edi ramaNë mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për lehtësimin e tregëtisë dhe një marrëveshje në sektorin e transportit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për mediat shqiptare deklaroi se, “në mbledhjen e 11 janarit do të nënshkruhet deklarata e partneritetit strategjik mes dy kryeministrave, ndërkohë që do të diskutohet për çështjet e integrimit ekonomik dhe për një qasje sa më të dakorduar për sa i përket situatës në Preshevë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, do të çelë një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

Rama e bëri këtë vlerësim nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se, “me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë”.

Sipas tij “kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri”/Tribuna/