32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kastrati: “Kulaçi” i AAK-LDD, ndahet në Prizren

Fatmir kastarti AAKKoalicioni AAK-LDD në Prizren është në pritje të finalizimit të marrëveshjes zyrtare me PDK-në dhe formimin e qeverisjes së re “Muja III”.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati thotë se koalicioni AAK-LDD është duke pritur nga PDK-ja që sa më shpejt të finalizojë marrëveshjen e arritur në zgjedhjet e balotazhit. Sipas marrëveshjes së arritur koalicioni AAK-LDD në Prizren, në qeverinë e re të kryetarit Ramadan Muja do të ketë postin e nënkryetarit dhe katër drejtori.

“Koalicioni AAK-LDD është në pritje të bisedave konkrete me drejtuesit e PDK-së për arritjen e marrëveshjes me shkrim për bashkëqeverisje”, tha Kastrati për TV Prizrenin.

Kastrati ka mohuar edhe një herë emrat e publikuar në media për drejtorë të Ekzekutivit.

“Emrat e përmendur nëpër mjete të informimit për drejtorë të mundshëm të Qeverisë “Muja III” kanë qenë spekulime të mediave ,dhe se si koalicion ende nuk jemi përcaktuar se kush do të jetë në krye të katër drejtorive”.
“Nuk duhet të zvarritet shumë konstatimi i qeverisë së re, sepse para nesh ka shumë punë”

Kastrati thotë se drejtorët e qeverisë së re “Muja III” nga koalicioni AAK-LDD,do të zgjedhën në Prizren.

“Drejtorët do të përzgjidhen nga Dega e AAK-së dhe LDD-së në Prizren”.
Zyrtarët e PDK-së në Prizren, ndërkaq nuk kanë pranuar të flasin për (mos)formimin e qeverisë së re të Prizrenit.

Sipas disa burimeve të TV Prizrenit, vonesa për formimin e qeverisjes së re “Muja III”, është duke ndodhur për shkak problemeve të brendshme të PDK-së. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit