9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kosova para sfidave të mëdha

Zafiri 5Shkruan: Zafir Berisha

Shtresimi i problemeve politike që nga pas lufta dhe veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kanë për rezultat edhe krizën sociale dhe ekonomike te vendit, këto janë të ndërlidhura mes veti që s’ka komente tashmë, se kjo bëhet për tu arritur ajo që qytetari nuk e sheh ose së paku nuk ka kohë me pa ashtu siç duhet, se çka po ndodhe me Kosovën dhe perspektivën e saj.

Vendi është futur në një gjendje politike tepër delikate gjatë këtyre viteve e veçanërisht gjatë viti që lamë pas me marrëveshjen e 19 prillit nga e cila marrëveshje janë në pah simptomat e para qe Kosova po rrëshqet drejt shtetit jofunksional duke i krijuar hapësirë Serbisë qe përmes strukturave që po i legalizon në Kosovë të ketë ndikimin e vet për një kohë shumë të gjatë ku situatën politike dhe ekonomike të vendit tonë ta ketë në dorë për eksperimente të ndryshme me të cilat do ti tregon botës se Kosova nuk mundet me funksionuar si shtet.

Zgjedhjet lokale ishin hap i parë i Serbisë ne synimet e veta karshi Kosovës dhe një pjesë e klasës politike në Kosovë u tregua shumë e paditur, për mos me e thanë e humben atë qe është fituar me shumë sakrificë për dekada te tëra.

Serbia fillon bisedimet për integrime ne BE që vjen si rezultat i negociatave me Kosovën që u mbajtën në Bruksel, ku Kosovën e përfaqësonte Kryeministri me një pjesë te vasalëve te tij politik.

Rezultati i bisedimeve ne Bruksel është edhe legalizimi i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe mbi 300 pjesëtarëve te MUP-it serb që do te jenë Polic të Kosovës për ti mbrojtur ata. Negociatorët tash kërkojnë që edhe me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës ti behet vend këtyre grupeve paramilitare në Kuvend te Kosovës me qëllimin që të realizohet ajo që thash me lartë, rreth synimeve te Serbisë, BE meqë po ngutet për futjen e Serbisë ne gjirin e vet nuk e ka hallin tonë sepse ne me “liderë” të pa përgjegjshëm me të cilët jemi përfaqësuar ne negociata nuk kemi merituar më shumë, halli i BE-se është tek sindroma “ Ukrainë ” që mund të përsëritet edhe ne Ballkan, BE nuk është që nuk e din që Serbia ne Kushtetutën e vet e ka Kosovën si Krahine e shtetit te vet, por është e interesuar që përkohësisht te “mbylle” problemin e Ballkanit, problem që mund të mbetet një vullkan i heshtur dhe mund te shpërthej atëherë kur dëshiron Serbia, e cila veç me kurdisjen e situatës që është duke bërë sipas planeve te saj për realizim te ambicieve gjenetike ndaj tokave të huaja.
Rreziku qe i kanoset Kosovës në të ardhmen e afërt është se skenarët e sotëm që në pamje duken se po bëhen për llogari te politikes ditore, munden nesër te shpërthejnë dhe Kosova te gjendet me hapa mbrapa, ku do te detyrohet te pajtohet me një realitet të ri që nuk do të jetë i këndshëm, por që do te jetë real, mbi te cilin do te nisin negociata te reja me Serbin ne një realitet te ri.

Marr kurajën që edhe të parashoh një situatë në të cilën do të gjendet Kosova pas “arritjeve” që i ka bërë në negociata, nga te cilat mundësin e destabilizimit te Kosovës e ka ne dorë. Pas forcimit të strukturave paramilitare nëpër institucione të Kosovës, ajo gjithmonë to te kërkoj shumë e më shumë për të arritur deri tek një revolt e arsyeshme e qytetarëve të Kosovës, e përafërt me atë të 2004, ku do të pësojnë njerëz të pafajshëm të vullnetit te mirë, por qe kjo situatë mund të stimulohet nga “negociatorët” e sotëm të cilët nesër do te jenë në pozita tjera dhe do ta kenë gojën plot patriotizëm, ku nga gjendja e krijuar do të qohet peshë diplomacia ndërkombëtare dhe Kosova të mbetet prapë ne agjendën e tyre, por tash me një realitet te ri, ku rezultati veç mund te paramendohet.

Një mike e Kosovës para një kohe dha një sugjerim publik qe te kihet parasysh rreziku i një Republike Serbe, por kjo mbeti veç një deklaratë koti sa po vërehet, e qe ne fakt nuk është ashtu, sepse u tha me një moment shumë delikat dhe nga përfaqësuesja e një vendi shumë me ndikim ne politiken globale. Sido që te jetë situata ne te cilën gjendet Kosova edhe në ketë moment ka zgjidhje, sa nuk është bërë vonë dhe ajo gjendet tek njerëzit qe i kanë dhënë kompetenca pa e ditur se çka po i japin ekipit negociator, pra Kuvendi i Kosovës ka njerëz që kanë një përgjegjësi në veprimet e veta që të krijojnë situata në Kosovë që të ndodhin disa zhvillime para se me ndodhë skenarët e rrezikshëm për perspektiven e Kosovës.

(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik në Prizren)

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit