11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8499

Kush me kë në koalicion?

0

thaci, pacolli,mustafaCilësohen si parti që mund të përcaktojnë koalicionin e ardhshëm. Por, asnjëra prej tyre nuk pranon se kanë para vetes në avantazh në këtë proces zgjedhor qoftë PDK-në apo LDK-në.

Të trijat, të paktën deklarativisht, synojnë fitoren fillimisht pastaj koalicionet. Bëhet fjalë për tri partitë politike të cilat nga proceset e fundit zgjedhore asnjëra nuk doli e para e as e dyta. Bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën Kosova e Re dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Përderisa PDK në njërën anë dhe LDK në anën tjetër janë në kërkim të partive partnere të vetëdijshme se të vetme nuk do të mund të bëjnë qeverinë e ardhshme, Vetëvendosje, AKR dhe AAK e presin fillimisht ditën e zgjedhjeve dhe rezultatin, para se të zgjedhin kush me kë do të bëjnë koalicion.

Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, e parasheh mundësinë e koalicioneve vetëm pas zgjedhjeve, duke e vënë si një lloj parakushti pranimin e programit të kësaj partie.“Pas zgjedhjeve çështja e koalicionit vjen në konsiderim vetëm nëse fiton koncepti ynë dhe ne dalim forca e pare në zgjedhje”, ka thënë Vraniq/Tribuna/

Gjermania dhe Britania e Madhe e dinin fuqinë e “Grupit të Drenicës”

0

EULEX-kosoveNë tetor të vitit të kaluar në qendër të Prishtinës ishin shfaqur disa afishe me pamje nga krimet e Serbisë në Kosovë. Afishet që kishin për qëllim t`ia rikujtonin EULEX-it krimet e Serbisë ishin bërë në kuadër të një fushate si protestë ndaj aktakuzës për krime lufte të ngritur nga një prokuror i këtij misioni, ku të akuzuar janë disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët e fuqishëm Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku.

Qeveria e Kosovës paraprakisht kishte kaluar një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës për përfundimin e misionit të BE-së pas qershorit të vitit 2014, dhe ministri i Drejtësisë kishte filluar që publikisht të flasë për përfundimin e EULEX-it.
Të gjitha zhvillimet në sytë e ndërkombëtarëve ishin vlerësuar si të ndërlidhura.

Ato kishin vlerësuar se si rezultat i njerëzve të fuqishëm me të cilët po përballet EULEX-i në krime të ndryshme, por sidomos në krimet e luftës, po provohet që të krijohet një situatë kur misioni i BE-së do të mbetej pa kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Kësisoj, dy shtetet e fuqishme që e kanë njohur dhe e mbështesin pavarësinë e Kosovës, kishin vendosur ta analizonin situatën. Ato së bashku kishin përgatitur një strategji “Non Paper”, për EULEX-in./Tribuna/

Shpenzimet e subjekteve politike jashtë kontrollit shtetëror

0

Partit parlamentare-logotPartitë kryesore parlamentare kanë refuzuar t’i bëjnë publike burimet financiare, identitetin e personave fizikë dhe juridikë nga të cilët kanë pranuar kontribute, si dhe shumën që kanë planifikuar të shpenzohet për fushatën elektorale, shkruan sot Koha Ditore.

Raportim, mbështetur në ligj, nuk i kanë bërë as KQZ-së. Asnjë institucion shtetëror nuk monitoron shpenzimet që subjektet politike bëjnë në parafushatë.

Shoqëria civile ka shtruar nevojën për ndryshime ligjore, të cilat do ta bënin përgjegjës Auditorin e Përgjithshëm për monitorimin financiar të subjekteve politike, e gjykatat për shqiptimin e gjobave./koha ditore/

Sot bëhet renditja e subjekteve politike

0

pdk-aak-ldk fletvotimeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me 8 qershor.
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara për të marrë pjesë në këto zgjedhje, sipas KQZ-së është 30 (tridhjetë), që prej tyre janë: 18 parti politike; 7 iniciativa qytetare; 1 kandidat i pavarur; dhe 4 koalicione.

E kaluara e dhunshme e Selimit, Xhemajlit dhe e Kadollit

0

RexhepSelimi-vvTre protagonistë të luftës dhe të pasluftës janë profilizuar nga NATO-ja si njerëz të dhunshëm me të kaluar të dhunshme dhe të lidhur me krimin.
Ilaz Kadolli konsiderohet se pos bizneseve të tjera kriminale ka kontrolluar edhe prostitucionin në rajonin e Prizrenit.Emrush Xhemajli thuhet se është njëri prej drejtuesve dhe financuesve të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Rexhep Selimi thuhet se me anë të forcës dhe dhunës i ka hapur rrugë pushtetit të Hashim Thaçit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, ky raport qe eshte publikuar ne vazhdimesi ku flitet per Elmi Reçicen si bos i drogës, Lista e ShIK-ut, sipas KFOR-it, ShIK-u vepronte nën mbikëqyrjen e Hashim Thaçit si dhe Petrit Ame, lidhja mes SHIK-ut dhe trafikantëve të huaj.

Sami Lushtaku dhe të tjerët dërgohen në Dubravë

0

SamiLushtaku-i arrestuar

Ish–komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është dorëzuar. Ai ka hyrë në veturë të policisë, nga të cilët është shoqëruar për në burgun e Dubravës. Me të ka qenë edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari.

Kjo ka ardhur pas një marrëveshje që ka ardhur pas një diskutimi, ku ka qenë kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel.

Ata që konsideroheshin të arratisur tash tri ditë kanë dalë së bashku. Familjarët janë larguar dhe gjithchka para QKUK-së është e qetë.

Me të dalë nga QKUK-ja, mbrojtja ka thënë se Sami Lushtaku dhe të tjerët kanë qëndruar tërë kohën në klinikë, por ka qenë vetëm një protestë e tyre. Të tre avokatët kanë thënë se Lushtaku, Haxha e Sahiti nuk kanë pasur për qëllim arratinë as shmangien nga drejtësia.

*****

 

(01:40) Policia e Kosovës, ka bërë me dije përmes një komunikate se në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, është obliguar që të pandehurit pas arrestimit t’i dërgojë në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

“Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante, ka vë në zbatim urdhërarrestin për kërkim të të pandehurve. Zyrtarët policor kanë realizuar urdhërarrestin dhe tre personat e kërkuar nën shoqërimin e Policisë dërgohen në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ashtu siç kërkohej me urdhërarrest”, thuhet në komunikatë.

Dorëzohen Sami Lushataku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha

Është dorëzuar Sami Lushtaku. Siç raportohet në emisionin Interaktiv të KTV-së, Sami Lushtaku ka dalë nga objekti i QKUK-së dhe se shpejtë pritet të dalin edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari.

Ata janë dalë nga QKUK të shoqëruar nga Policia e Kosovës dhe janë nisur drejt burgut të Dubravës.

Ata do të paraqiten sot (e premte) në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, që gjendet në pjesën veriore.
Të mbledhurit para QKUK-së kanë brohoritur UÇK, UÇK.Avokatët e të akuzuarve kanë thënë se mosdorëzimi i tyre ka qenë si protestë për të mos i dërguar në veri, por në Dubravë.

Aty është parë edhe kryeprokurori i EULEX-it, Johanthan Rattel.

Pacolli: Thaçi po i “vjedh” idetë tona

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë në RTK, tha se të gjitha paritet janë duke u inspiruar nga programi i AKR-së. Ai tha se kryeministri në largim është duke e përdorur programin e AKR-së për punësim, ndërsa Albin Kurti për Trepçën dhe që Ramush Haradinaj është duke marrë programin për bujqësi, program ky që sipas Pacollit është i pakuptueshëm.

Ndërkaq, duke folur për zgjedhje Pacolli tha se është mëkat që qytetarët mund ti humbin edhe katër vite shumë të vlefshme nëse nuk e mendojnë se kujt do ti japin votën. Ai tha se është përgjegjësi e qytetarit nëse nuk e mendon kujt ia hedh votën.

Limaj: Partitë paguajnë për mbështetje, ne kemi vullnetarë

0

Nisma-Limaj me te rinjtNISMA për Kosovën sot ka mbajtur takim me të rinjët e Prishtinës, ku në këtë takim aderuan edhe një numër i madh i të rinjëve, qytetarë të Prishtinës. Në këtë takim ishin të pranishëm, Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, Kryetarja e NISMA e Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami dhe disa nga kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga NISMA për Kosovën në Prishtinë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, të rinjve të Prishtinës, u tha se NISMA është hapur për të gjithë, djem, vajza, ekspertë të fushave të ndryshme, që kanë përkushtim për të ndryshuar gjendjen aktuale politike në vendin tonë.

Ndërsa, Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, qytetarëve të rinj të Prishtinës u tha të mos ndihen indiferent nga ata që e quajnë vetën me bagazh politik, sepse ka shumë nga ata që kanë një të kaluar politike të mbushur me pasivitet dhe negativitet politik.

“Partitë tjera paguajnë për të marrur mbeshtetjën e popullit, ndërsa ne kemi vullnetarët që janë të gatshëm të kontribojnë për ndryshimin e madh që po vjen”, u tha të rinjve, Limaj.

Ndërsa, njëri nga përfaqësuesit e grupit që u bashkaun me NISMA për Kosovën, Naim Dibrani tha se arsyeja që jemi bashkuar me NISMËN është se, kjo alternativë qytetare ka njerëz me shumë vlera, siç janë, Limaj dhe Krasniqi, por edhe për faktin se NISMA është e hapur të pranoj njerëz të sferave të ndryshme, për të kontribuar në të mirë të Kosovës.

Thaçi–Mustafës: Debatin, pasi të të shoh si opozitar të fortë

0

HashimThaci-IsaMustafa?Kryeministri në largim Hashim Thaçi i ka kthyer përgjigje liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili i kishte kërkuar debat televiziv.

Thaçi gjatë një interviste për TV ‘Dukagjini’, në këtë rast është treguar i gatshëm për një debat të tillë, por siç ka thënë ai, debati do të realizohet pasi që ai dhe opinioni publik ta vlerësojë se kush është lideri i opozitës që duhet të dalë përballë tij.

“Natyrisht se debati është vlerë, mirëpo në këtë moment, nuk dihet se cili është lideri i opozitës, a është z, Haradinaj që duket pretendent serioz, a është z, Kurti që ka aspiratën shpirtërore të tij që të bëhet kryeministër, z, Pacolli apo z, Mustafa. Në momentin që unë dhe opinioni do të profilizojë kandidatin opozitar të fuqishëm, natyrisht se unë jam i gatshëm për debat”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri në detyrë dhe kreu i PDK-së, Thaçi, në këtë emision po ashtu ka deklaruar se pos PDK-së që ka një plan dhe program të saktë e që quhet ‘Misioni i ri’, një gjë të tillë e ka parë edhe tek Haradinaj, duke thënë se të tjerët po flasin përmendësh.

“Përpos z, Haradinaj, asnjë lider tjetër opozitar nuk kam parë të kenë program të shkruar pos dëshirës që të bëhen kryeministra dhe të flasin përmendësh”, është shprehur Thaçi.

Duke folur për garën zgjedhore përballë opozitës Thaçi është ndalur edhe tek takimet e Pacollit me Mustafën duke thënë se ky i fundit e di vet se është humbës, dhe sipas Thaçit, nga ky fakt edhe ju ka përulur Pacolli që me çdo kusht të jetë në koalicion parazgjedhor.

“Lideri i LDK-së, nuk është i bindur, dhe e di se është humbës, për këtë arsye ju ka përulur edhe z,Pacolli që me çdo kusht të futet në koalicion parazgjedhor, dhe ju ka përulur me formën më jo politike mund të them, por sido që të jetë është e drejt e tij, ndërsa ne kemi ndërtuar partnerët tonë”, ka thënë Thaçi i cili edhe në këtë rast ka shprehur fjalë të mira për koalicionin aktual me Pacollin, për të cilin ka thënë se është partner i përgjegjshëm, stabil dhe korrekt.

Lirohet Dardan Molliqaj

0

DardanMolliqaj-vv

(E plotësuar) Sekretari i shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje, pas intervistimit që ka pasur në Gjykatën Themelore të Prishtinës është liruar.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Molliqaj i cili është arrestuar gjatë orëve të pasdites, pas një urdhër arresti që Policia kishte lëshuar dhe i cili përmbante se kurdo që ai takohet nga policët duhet të arrestohet.

 

Është arrestuar Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar sekretarin e “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i kësaj partie, Erzen Vraniqi.

Molliqaj është arrestuar duke hyrë në objektin e RTV21, ku ishte i ftuar në edicionin e lajmeve.

Policia e ka kërkuar atë sot gjatë ditës, pasi thotë se ka një thirrje për paraqitje në gjykatë.