11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8500

Jennifer Lopez flirton me modelin

0

Jennifer Lopez-first loveJennifer Lopez duket se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga flirtet. Diva latine ështëkapur mat, teksa në klipin e radhës po realizonte skena të mirëfillta dashurie.

Më konkretisht, teksa po punon për këngën më të re të titulluar “First Love”, është shkëputur edhe një foto nga xhirimet, ku Lopez dhe modeli i D&G, David Gandy, janë kapur në një skenë të nxehtë. Ende nuk dimë se si ka reaguar Casper Smart.

Gashi: Institucionet po krijojnë spektakle arrestimesh në prag të zgjedhjeve

0

DardanGashi-MMPHMinistri në largim i Mjedisit dhe nënkryetari i AKR’së Dardan Gashi, ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt të Vetëvendosjes, duke thënë se është “irrituese që po krijohet një atmosferë e tillë në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit”.

Sipas Gashit, këto spektakle në vendin tonë vazhdojnë të krijohen qoftë nga ndërkombëtarët, qoftë nga vendorët.

Në postimin e tij Gashi thotë se “burgu është për burra, por për ata që abuzojnë me pushtet, burgu më i madh është turpi i përjetshëm”.

Gashi komenton në Facebook edhe rastin e “Grupit të Drenicës”.

“Është irrituese që në këtë atmosferë të tendosur organet e rendit, vendosin që të arrestojnë sekretarin e një partie parlamentare dhe udhëheqës fushate për një “krim” i cili ka mundur të trajtohet edhe pas 8 Qershorit!
Këso spektakle arestesh, vazhdojnë të ndodhin në shtetin tonë qoftë prej ndërkombëtarëve ashtu edhe prej institucioneve tona. Kjo cka po ndodhë këto ditë, nuk garanton as proces tëqetë e të mirëfilltë zgjedhor e as atë që po e proklamojnë të gjithë, që është shteti ligjor! Kundërshtari politik duhet të mundet me ide, me punë, me vepra e jo me instrumente të forcës!
E njejta vlenë edhe për një rast tjetër, i cili po bënë bujë… Edhe ata kanë mundur të zhvendosen në cfardo burgu në planet edhe para disa muajsh, e jo vetëm disa ditë para zgjedhjeve.
Thonë se burgu është për burra por për ata që abuzojnë me pushtet, burgu më i madh është turpi i përjetshëm!

Ky është mendimi im personal!/DardanG/”, shkruan ai në Facebook.

Politika dikton agjendën kulturore, shtyhen Takimet e Poeteshave

0

Takimet e poeteshave shqiptareFestivali poetik tradicional i femrave krijuese, i paraparë të mbahet në fillim të qershorit, është shtyrë për në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Poeteshat shqiptare nuk do të mblidhen në qytetin historik të Vushtrrisë në datën e përcaktuar më herët, pasi ndërkohë ka ndyshuar agjenda e planifikuar.

Festivali tradicional i cili mbledh femrat krijuese nga mbarë hapësirat shqiptare dhe më gjerë, është shtyrë për në fillim të vjeshtës.

Kështu ka njoftuar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Vushtrrisë e cila nuk ka bërë të ditur datën e saktë të organizimit të kësaj ngjarjeje.

Sipas zyrtarevë komunalë arsye për këtë shtyerje është, pasi data e caktuar që prej janarit për mbajtjen e këtij aktiviteti letrar më 6 dhe 7 qershor përkon me zgjedhjet parlamentare.

Kohë më parë komuna e Vushtrrisë u ka bërë ftesë për aplikim krijueseve nga të gjitha trojet shqiptare por edhe nga diaspora që me poezitë e tyre të konkurrojnë në këtë Festival të poezisë. Konkursi ka qenë i hapur deri më 18 maj 2014.

Lidhur me këtë çështje drejtoria e kulturës e Vushtrrisë ka bërë të ditur se të gjitha poezitë e dërguara deri më tani në adresë të këtij festivali do të jenë pjesë e garës.

Festivali ”Takimet e Poeteshave Shqiptare” tashmë ka krijuar një traditë shumëvjeçare dhe është bërë aktiviteti kulturor simbol për qytetin e Vushtrrisë. Sivjet shënohet edicioni i 32-të i këtij aktiviteti letrar. Përgjatë këtyre viteve në këtë festival kanë defiluar dhe kanë bërë emër në krijimtarinë e tyre letrare shumë poete nga mbarë hapësirat shqiptare dhe diaspora.

Vetëm LDK e shpëton Thaçin

0

NertilAgalliuShkruan: Nertil Agalliu

Kosova po pret verdiktin e popullit për zgjedhjet parlamentare të parakoshme, të cilat në thelb, do të ndryshojnë vetëm emrin e kryeministrit dhe asgjë më shumë. Hashim Thaçi në këtë fushatë as më pak dhe as më shumë, po përdor të njëjtën gjuhë siç ka bërë dhe fituar deri më sot, madje në ndryshim nga zgjedhjet e shkuara Thaçi po sillet sikur të ishte në opozitë me premtimet që duhet t’i kishte bërë në mandatin e tij qeverisës, ndërkohë që LDK, nuk ka sjellë asgjë të re përveç faktit se koha e gjatë në opozitë ia kanë mbushur mendjen Isa Mustafës se këto zgjedhje i ka të fituara. Por, në letër të gjithë janë me Thaçin ndërsa në gjirin e qytetarëve cdo parti kërkon të marrë sa më shumë numra për në Parlamentin e ri. PDK e Thaçit nuk do ta ketë të lehtë pasi një pjesë e mirë e votave të saj do t’i shkojnë partisë së Fatmir Limaj, ”Nisma për Kosovën”, vota të cilat do t’i marr nga partia e Thaçit, ndërsa pjesa tjetër e votave do të ndahen mes partisë së Haradinaj dhe partisë së Albin Kurtit. Në fund të këtyre zgjedhjeve fatin e qeverisë së re do ta vendosin kualicionet, por Thaçi këtu e di fare mirë se përveç Isa Mustafës me të tjerët nuk do të mund të bëjë dot kualicion dhe në këtë mënyrë e vetmja shpresë për të qenë sërish në pushtet është LDK.

Mustafa ka vetëm një ëndërr të bëhet kryeministër, dhe me të janë gati të bëjnë koalicion lëvizja Vetvendosja, por edhe Fatmir Limaj, ndërsa i vemti që në rast se do të arrijë një numër të artë mandatesh është Haradinaj i cili mund të vendos fatet e qeverisë së re dhe të ulet sërish në poltronin e kryeministrit.

Për Thaçin është vetëm një rrugë apo ndoshta një “marrëveshje” e fshehtë me LDK, që mund ta mbajë atë sërish në pushtet, një marrëveshje mes dy partive të mëdha, por që kostot do i mbajë LDK, dhe Thaçi do të triumfojë sërish, ndërsa skena politike në Kosovë ,mund të ndryshojë rrënjësisht me formimin e një fronti të ri opozitat mes Vetvendosjes, AAK, dhe Nisma për Kosovën, një opizitë e cila për një kohë të shkurtër mund të dobësojnë aq shumë LDK, sa vetë Mustafa do e kuptojë se mbajtja mbi supe e Thaçit, do shpëtojë PDK, por jo atë dhe partinë e tij. Gjithsesi, këtë herë Thaci duket i vetëm, (me përjashtim LDK),e nëse llogaritë i dalin, atëherë ai do të dominojë shumë gjatë në skenën më të lartë të politikës në Kosovë, ku ëndrra presidenciale kalon pikërisht nga LDK.

VV-ja për arrestimin e Molliqjat: Ditët e fundit të shtetit policor

0

vvVetëvendosje e ka quajtur arrestimin e Dardan Molliqajt sulm politik ndaj kësaj Lëvizjeje, i planifikuar dhe i ndërmarrë prej strukturave shtetërore që vijojnë të keqpërdoren në interes të qeverisjes se PDK-së, e që sipas VV-së është në ditët e saj të fundit.

“Ky arrestim synon qartazi dëmtimin dhe pengimin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh edhe që Dardan Molliqaj ka qenë Drejtues i Shtabit të Përgjithshëm Zgjedhor të VV-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje teksa i bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Dardan Molliqaj.

Arsyetimi zyrtar i arrestimit është pjesëmarrja në protesta.

“Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen në protesta të drejtë themelore qytetare dhe demokratike. Përndjekja e qytetarëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protesta synon të shuajë frymën e opozitës reale, si dhe të imponojë konsensusin me veprimet e elitës politike në dëm të vendit tonë, ekonomisë tonë, dhe qytetarëve tanë. Por, qeveria në largim dhe aleatët e saj të heshtur kinse-opozitarë duhet të dijë mirë se nuk do t’i shpëtojnë dot drejtësisë dhe ndëshkimit të merituar që do ta marrin në 8 qershor prej qytetarëve të cilët masivisht po e kuptojnë natyrën e vërtetë të atyre që kanë sunduar përmbi ligjin dhe përmbi drejtësinë në 15 vitet e fundit”, thuhet në reagim.

Enver Hoxhajt me zor ia mbushën sallën me studentë në UPZ

0

Envere Hoxha ne upzStudentët kosovarë, qoftë ata të universiteteve publike, qoftë ata të universiteteve private, tash e sa javë janë “bombarduar” me “ligjërata” nga politikanë të ndryshëm.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është më aktivi në këtë drejtim. Hoxhaj brenda pak ditësh i ka vizituar disa universitete që të flas për programin e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Kryediplomati kosovar para pak ditësh një ligjëratë e ka mbajtur në Universitetin Prizrenit “Ukshin Hoti”, në atë të Pejës “Haxhi Zeka”, si dhe në kolegjin Universitar “Universum”.

Burime të Gazetës Blic brenda Universitetit të Prizrenit kanë bërë të ditur se ditën kur në këtë universitet ka qenë për të ligjëruar ministri në largim, Enver Hoxhaj ka qenë shumë e vështirë që të mbushej salla.

“Është dashur që t’i lusim studentët që të vijnë e të na e mbushin sallën, për shkak se nuk kanë qenë të inetersuar për ligjëratë të tij”, ka thënë ky burim.

Duarkryq nuk ka qëndruar as kryeministri i Kosoëvs, Hashim Thaci dhe Besim Beqaj. Ata të enjten para studentëve të kolegjit universitar “UBT” kanë shpalosur programin e tyre politik, “Fondi i Punësimit”.

Edhe Kadri Veseli mbanë ligjëratë

Një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prizrenit para pak ditësh e ka mbajtur edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës duket se janë shumë më aktiv tek komuniteti i studentëve sesa drejtuesit e partive tjera.

Megjithatë, edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së si dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur ligjërata para studentëve.

Menaxhmentet e universiteteve po e keqpërdorin pozitën
Për njohësit e fushës së arsimit, partitë kanë të drejtë që të bëjnë fushatë edhe nëpër universitete por jo ta pengojnë procesin mësimor.

Njohësi i fushës së arsimit, Dukagjin Popovci i ka thënë Gazetës Blic se “studentët universitarë janë të moshës madhore dhe është normale të kenë përcaktime politike, si dhe t’i shprehin ato”.

“Në parim, nuk ka gjë të keqe nëse në universitetet publike organizohen aktivitete të fushatës politike, në formë të debateve ose edhe prezantimit të programeve të partive politike, por kjo duhet të bëhet nga vet studentët dhe në kohën kur nuk pengohet procesi mësimor dhe puna normale e universitetit:, ka thënë Pupuvci.

Megjithatë, sipas tij, është e palejueshme që menaxhmenti i një universiteti publik, të ndërmjetësojë në organizimin e aktiviteteve të fushatës, duke e ndërprerë mësimin dhe duke i mobilizuar studentët dhe mësimdhënësit që të marrin pjesë në aktivitete të tilla.

“Këto sjelle, jo vetëm që nuk janë të dinjitetshme për njerëz akademikë, por paraqesin keqpërdorim të parasë publike, sepse ata paguhen për të siguruar mirëvajtjen e punës në universitet, e jo për ta mbështetur këtë ose atë subjekt politik”, tha Pupovci.

Në Prizren, nis nesër Java e Tolerancës dhe Pajtimit

0

Prizreni-natenNën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, të premten në Prizren nis Java e Tolerancës dhe Pajtimit, platformë kjo ndërkombëtare që organizohet për herë të dytë në Kosovë, e që do të mbahet nga 23 deri më 30 maj.

Në këtë konferencë ndërkombëtare pritet të marrin pjesë rreth 150 personalitete fetare si dhe studiues të cilët këtë javë do të diskutojnë për raportet ndërmjet fesë dhe politikes si dhe avancimin e dialogut ndërfetar.

Gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të ndryshme në nivel të Kosovës siç janë: Konferenca Ndërkombëtare Ndërfetare “Feja dhe Politika” në Prizren, lansimi i librit “The Destruction of Islamic Heritage in the Kosovo War, 1998-1999” si dhe ligjërata dhe aktivitete të tjera.

Misioni i Ri i PDK-së, arsyeja kryesore e dorëheqjes nga AAK-ja

0

valond ShahiniIsh-anëtari i Kryesisë së AAK-së në Prizren, Valond Shahini, bashkë me disa anëtarë të tjerë, sot ka aderuar në Degën e PDK-së në këtë qytet. Ai thotë se arsyeja kryesore e dorëheqjes nga AAK-ja, ka qenë Misioni i Ri i PDK-së.

“Po sot kam kaluar në PDK dhe kam dhënë dorëheqje nga AAK-ja. Arsyeja e vetme ka qenë besimi në Misionin e Ri të PDK-së”,tregon Shahini për “PrizrenPress”.

Valond Shahini nga themelimi ka qenë anëtar i AAK-së në Prizren. Ai në zgjedhjet e fundit, po ashtu ka qenë kandidat për asamble të Kuvendit Komunal i AAK-së.

“ Për 14 vjet kam dhënë kontributin tim në AAK”, tregon ai.

Shahini thotë se nga sot kontributin e tij politik do të vazhdojë të japë në PDK./PrizrenPress.com/

 

 

 

Filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Drenoc

0

052Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshati Drenoc të Malishevës, përkatësisht të fazës së parë të ujësjellësit për këtë fshat. Në ceremoninë e fillimit të punimeve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, ku i uruan banorët e Drenocit, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

“Ky ka qenë një projekt i domosdoshëm, ndoshta edhe më herët, por mundësitë e komunës janë tani. Ja kemi borxh fshatit më të madh në komunën tonë, që të investojmë, ndërsa ujësjellësi është i domosdoshëm”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

“Unë besoj se projekti do të përfundoj brenda afatit të paraparë dhe cilësia e punimeve të jetë e mirë, dhe jam i gëzuar po aq sa ju, për ndërtimin e ujësjellësit për ju, pasi nuk është thjesht projekt, por është jetike për ju”, tha Begaj, i cili kërkoi nga kryetari i fshatit dhe komisioni i fshatit, të bashkëpunojnë gjatë kryerjes së punimeve, në mënyrë që projekti të përfundoj me sukses.

Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Drenoc, z.Nuhi Morina, falënderoi komunën, për investimin në rrjetin e ujësjellësit dhe për përpjekjet e komunës në këtë drejtim, pasi Drenoci si njëri prej fshatrave, me mungesë të madhe të ujit për pije dhe nga ana tjetër, është fshati me më së shumti banor.

Edhe punërkyesi, firma “Muratori”, ka thënë, se nëse punët ecin sipas planit dhe nuk ka pengesa të mëdha, brenda 60 ditëve, do të përfundoj ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, përkatësisht të kësaj faze.

Rrjeti i ujësjellësit, është rreth 30 kilometra, ndërsa faza e parë, e cila përfshin rrjetin brenda fshatit, është rreth 18 kilometra. Rrejti prej 30 kilometrave, kushton rreth 300 mijë euro dhe kryesisht mbulohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe Hidroregjioni jugor, me pjesën e saj, në ndërtimin dhe funksionalizimin e rrjetit.

Thaçi vs Mustafa, një analizë pa më ndryshe

0

opinion 23Shkruan: Faton Limani
Në mungesë mendimit të sinqertë të shoqërisë civile e cila tashmë është rehatuar ëmbëlsisht në prehrin e liderëve dhe në mungesë të analistëve të rinj të pavarur – marr të drejtën të jap ca komente dhe parashikime lidhur me zgjedhjet e 8 Qershorit, kryesisht duke analizuar PDK-në dhe LDK-në si forcat më reale që tentojnë të fitojnë pushtetin. Do të tentojmë të bëjmë një analizë të faktorëve kryesor që pritet të jenë determinant ditën e votimit, siç janë: partia, lista e kandidatëve dhe profilet e tyre, qasja ndaj shtetit dhe qeverisjes etj.

KOALICIONET PARAZGJEDHORE:

Njerëzit që e njohin për së afërmi Thaçin tregojnë se ai është strateg i vërtetë kur është fjala për bashkëqeverisje apo koalicione, ndërsa motoja e tij është: “Nëse duash të mbashë pushtetin, duhet edhe të ndashë atë”, thënie që e vërteton qeverisjen e tij me ekzekutivin prej 2007-ës. Bërja e koalicion e PDK-së me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim dhe PSHDK-në dhe pozicionimi i kandidatëve të këtyre partive në pozita të larta në listën e përbashkët për deputetë e vërteton edhe njëherë këtë tezë. Gjithsesi, ky është një koalicion i imponuar dhe jo natyral, por i domosdoshëm për një qeveri eventuale Thaçi III. Njëkohësisht, votat që do vijnë nga ky koalicion do të jenë të mjaftueshme për të rikuperuar rrjedhjen e votave në drejtim të “Nismës për Kosovën” dhe ruajtjes së një diference solide kundrejt LDK-së. Në këtë drejtim, LDK-ja e Isa Mustafës çalon shumë dhe nuk arriti të fus në orbitën e saj asnjë parti relevante, që të paktën do t’i siguronte 7-8 mijë vota më shumë, madje nuk arriti të bind as AKR-në e Behxhet Pacollit për koalicion parazgjedhor të përbashkët. LDK nuk arriti të rikthej në gjirin e saj as LDD-në e akademik Nexhat Dacit, që si parti ndoshta nuk ka ndonjë peshë elektorale të veçantë, por gjithsesi mesazhi i unifikimit do të jepej gjithandej dhe garda e vjetër e Rugovistëve do të ndjeheshin krenar dhe ndoshta mund të kishim një riaktivizim të asaj pjese të fjetur të LDK-së pas ndarjes së dhimbshme të 2006-ës. Po ashtu, çdo takim i Mustafës me Pacollin këto ditë është tentativë për manipulim të opinionin se “ja LDK-ja ka siguruar koalicionin pas zgjedhjeve” dhe tenton në një mënyrë të neutralizoj koalicionin parazgjedhor të PDK-së me PD-në dhe LB-në. Qartë e lexueshme në opinion dhe pa asnjë efekt elektoral, sepse votat e koalicionit të PDK-së do të numërohen bashkë, ndërsa votat e koalicionit të pashpallur LDK-AKR ndaras dhe kjo do e bëj dallimin.

QASJA NDAJ FUSHATËS DHE PREMTIMET PARAZGJEDHORE:

Thaçi në këtë fushatë paraqitet si një opozitar i etshëm për pushtet dhe shumë energjik, pa marrë parasysh se ka plotë shtatë vite që udhëheq vendin, ndërsa në anën tjetër kemi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili që në start duket tepër i lodhur dhe në stilin me “duar në xhepa”, stil i cili i shkaktoj humbjen në kryeqytet jo më larg se para 6 muajve. Thaçi në këto zgjedhje paraqitet edhe si një reformator edhe si një veteran, ndërsa kërkon votën edhe për atë që ka realizuar, por edhe për atë që do bëje në të ardhmen. Premtimet e tij janë të mëdha dhe prekin shtresa të gjëra në popull, disa janë të pa realizueshme realisht, disa edhe nuk varen aq nga Qeveria e Kosovës (si çështja e liberalizimit të vizave, çështje e veriut apo mandati i EULEX), por disa premtime si: rritja e pagave në sektorin publik dhe arsim, infrastruktura apo subvencionet në bujqësi janë të prekshme për popullatën, gjë që mund të ndikoj në konvertim në votë për PDK-në dhe Thaçin. LDK-ja dhe Isa Mustafa janë të penalizuar në këtë drejtim, sepse Komuna Prishtinës e cila ndoshta e ka peshën e një çerekut të Qeverisë dhe që është udhëhequr tradicionalisht nga LDK dhe kandidati i tanishëm për kryeministër, Isa Mustafa, nuk ka se me çka të “lavdërohet”. Prishtina nuk ka bërë asnjë lëvizje pozitive në infrastrukturën lokale, zhvillim të arsimit, ekonominë lokale apo sigurimit të ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve. Madje, është qesharake të premtosh se krejt Kosova do të ketë ujë të pijshëm për 6 muaj, kur se ke bërë vetëm për kryeqytetin këtë gjë me vite të tëra. Nga ana tjetër, premtimet e Thaçit janë edhe realizuar, kemi rrugë të ndërtuara, subvencione të dhëna, rritje pagash etj. Qasja e Thaçit në fushatë është se ai thotë “ne do fitojmë se edhe kemi punuar edhe se kemi mision të ri”, ndërsa qasja e Mustafës është diametralisht tjetër, ai thotë në një mënyrë indirekte: “ne do fitojmë se populli na ka borxh dhe ne vërtetë e duam pushtetin”. Sipas meje, qasja e Mustafës është e gabuar, sepse ai nisur nga ky koncept humbi zgjedhjet për Prishtinën, sepse sot askush nuk të ka borxh të të jep votën ty të jesh në pushtet, nëse vërtetë nuk e bindën të të votoj. Mund të duket edhe krahasim subjektiv, por megjithatë nëse i bëni një analizë të thellë, do të vërtetoheni edhe ju.

LISTAT E KANDIDATËVE:

Edhe në këtë drejtim Thaçi ka luajtur me mjeshtëri lojën, edhe pse listat janë të hapura dhe votat janë preferenciale sa i përket votimit të kandidatëve. PDK në krye të listës ka bërthamën e partisë, ekzekutivin e kaluar, prurjet e reja dhe partnerët e koalicionit. Në listë janë të përfshirë edhe të gjithë ato që kanë kontribuuar për PDK-në që nga themelimi i saj edhe pse kishte zëra tendencioz se Thaçi do të distancohet nga shokët e idealit dhe do të ndryshoj imazhin e partisë nga “parti e luftës” në “parti joqeveritare”. Nga ana tjetër, LDK-ja e Isa Mustafës ka një listë që përbëhet plotësisht nga figura të njëjta, që ndoshta në këto zgjedhje garojnë edhe për të 10 herë për deputetë. Prurjet e reja i kemi të renditura shumë poshtë, ndërsa e bija e Presidentit Rugova, Teuta Rugova, është nënçmuar me vendin e 12-të, madje para saj janë Eqa dhe Skenderi. Megjithatë, fakti që listat janë të hapura, nuk jep hapësirë shumë për komentim të renditjes së kandidatëve. Gabim epokal i Isa Mustafës dhe LDK-së është lënia anësh e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, i cili gëzon një autoritet të lakmueshëm në të gjitha strukturat e LDK-së. Pesha e Fatmir Sejdiut në LDK do të ishte e ngjashme si të koalicionosh me AKR-në ose PD-në e Aganit. Në asnjë mënyrë Fatmir Sejdiu nuk duhej të mbetej i papërfshirë në listë, por si duket Isa Mustafa më mirë ri në opozitë edhe katër vite, se sa të rrezikoj të fut “ujkun” në oborr dhe t’ja merr fronin. Si konkluzion, Thaçi arriti t’i bëj bashkë të gjithë rreth PDK-së, madje edhe partitë me koncepte diametralisht të kundërta si PD, LB, PSHDK, ndërsa Isa Mustafa nuk arriti të “rikthej” në LDK as ish-presidentin e vendit dhe ish kreun e kësaj partie, e jo më të bind që një parti tjetër t’i bashkohet. Strategji e dobët, me pasoja të pariparueshme! PDK edhe në këtë aspekt është në avantazh.

ZGJEDHJET E FUNDIT LOKALE:

LDK-ja dhe Isa Mustafa rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale e kanë interpretuar ashtu siç kanë dashur ato, duke mos pranuar asnjëherë të dhënat zyrtare të KQZ-së që thoshin se LDK është forca e dytë dhe PDK e para. Humbja e Prishtinës që është udhëhequr tradicionalisht nga kjo parti, madje edhe nga vet kryeministri i nominuar, Isa Mustafa, nuk mund të anashkalohet dhe ishte goditje e rëndë për të gjithë LDK-në, nga që përveç prestigjit që ka udhëheqja e kryeqytetit, më e dhimbshme është se atë e humbi kandidati i tashëm për kryeministër, Isa Mustafa. Rezultatet pozitive të LDK-së në disa qendra të mëdha urbane nuk i referohen kryesisht ngritjes së kësaj partie, por më shumë vullnetit opozitar për ndryshime që u krijua në prag të zgjedhjeve lokale, ku këtij vullneti ju dorëzua edhe vet Isa Mustafa në Prishtinë. PDK në zgjedhjet e fundit edhe pse humbi disa komuna urbane, fitoi në rang vendi dhe ka numrin më të madh të këshilltarëve komunal. “Nisma për Kosovën” e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi pa dyshim se do të godas PDK-në, por goditja kësaj here do të jetë më e vogël se sa në zgjedhjet lokale sepse kjo nismë ka vepruar edhe në zgjedhjet lokale edhe pse në forma joformale, sepse njerëzit e kësaj nisme bojkotuan PDK-në nëpër komunat tjera ku nuk kishin kandidatë apo votuan kandidatët kundërshtarë. Tashmë kjo nismë është zbehur. Kjo “goditje” do të jetë shumë më e vogël se goditja që do merr LDK-ja nga Fatmir Sejdiu.

PARASHIKIMI I REZULTATEVE:

Fitorja e PDK-së duket se është e pashmangshme, ndërsa dallimi PDK-së dhe LDK-së do të jetë 4-5 deputetë. AAK do të del forca e tretë dhe me 3-4 deputetë në epërsi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! AKR është e destinuar të mos e kaloj pragun, ndërsa vetëm mrekullia apo milionat e Pacollit do e shpëtojnë. Lidhur me këtë, AKR nuk ka asnjë të drejtë t’ju referohet fitoreve në Gjakovë apo Mitrovicë, sepse ato janë fitore të pastra individuale të Mimozës dhe Agimit dhe aspak nuk janë fitore të konceptit politik të AKR-së.