Thaçi–Mustafës: Debatin, pasi të të shoh si opozitar të fortë

HashimThaci-IsaMustafa?Kryeministri në largim Hashim Thaçi i ka kthyer përgjigje liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili i kishte kërkuar debat televiziv.

Thaçi gjatë një interviste për TV ‘Dukagjini’, në këtë rast është treguar i gatshëm për një debat të tillë, por siç ka thënë ai, debati do të realizohet pasi që ai dhe opinioni publik ta vlerësojë se kush është lideri i opozitës që duhet të dalë përballë tij.

“Natyrisht se debati është vlerë, mirëpo në këtë moment, nuk dihet se cili është lideri i opozitës, a është z, Haradinaj që duket pretendent serioz, a është z, Kurti që ka aspiratën shpirtërore të tij që të bëhet kryeministër, z, Pacolli apo z, Mustafa. Në momentin që unë dhe opinioni do të profilizojë kandidatin opozitar të fuqishëm, natyrisht se unë jam i gatshëm për debat”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri në detyrë dhe kreu i PDK-së, Thaçi, në këtë emision po ashtu ka deklaruar se pos PDK-së që ka një plan dhe program të saktë e që quhet ‘Misioni i ri’, një gjë të tillë e ka parë edhe tek Haradinaj, duke thënë se të tjerët po flasin përmendësh.

“Përpos z, Haradinaj, asnjë lider tjetër opozitar nuk kam parë të kenë program të shkruar pos dëshirës që të bëhen kryeministra dhe të flasin përmendësh”, është shprehur Thaçi.

Duke folur për garën zgjedhore përballë opozitës Thaçi është ndalur edhe tek takimet e Pacollit me Mustafën duke thënë se ky i fundit e di vet se është humbës, dhe sipas Thaçit, nga ky fakt edhe ju ka përulur Pacolli që me çdo kusht të jetë në koalicion parazgjedhor.

“Lideri i LDK-së, nuk është i bindur, dhe e di se është humbës, për këtë arsye ju ka përulur edhe z,Pacolli që me çdo kusht të futet në koalicion parazgjedhor, dhe ju ka përulur me formën më jo politike mund të them, por sido që të jetë është e drejt e tij, ndërsa ne kemi ndërtuar partnerët tonë”, ka thënë Thaçi i cili edhe në këtë rast ka shprehur fjalë të mira për koalicionin aktual me Pacollin, për të cilin ka thënë se është partner i përgjegjshëm, stabil dhe korrekt.

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit