11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8498

Riad Ymeri fiton grant nga fondacioni prestigjioz i muzikës klasike

0

Riad YmeriFondacioni “Giulio Gari” nga Nju Jorku, i cili shpërblen dhe inkurajon të rinjtë në muzikën klasike të kualitetit më të lartë, ka nderuar edhe tenorin kosovar, Riad Ymeri.

Këtë vit, së bashku me 13 këngëtarë të tjerë të muzikës klasike, Ymeri ka përfituar një grant nga ky fondacion, i cili përmes një koncerti gala të fituesve, i prezanton këta artistë jo vetëm te publiku, por edhe te industria e muzikës klasike.

Në garën ndërkombëtare të vokalit që organizoi fondacioni për vitin 2014, siç transmeton kultplus, u ndanë pesë çmime të para, 14 këngëtarë përfituan grante, si dhe pesë të tjerë morën çmime të inkurajimit.
Fondacioni “Giulio Gari” është emërtuar pas artistit të madh italian dhe ka për qëllim që të bartë trashëgiminë dhe besimet e tij tek artistët e muzikës klasike.

 

PDK-58, NISMA-59, LDK-54, AKR-40, AAK-44, VV-35

0

partit politike 2Në një organizim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të subjekteve politike kanë tërhequr numrat me të cilët do të radhiten në fletëvotime.
Në garë ishin 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, një kandidatë i pavarur dhe 4 koalicione. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi tërheqjen e shortit për radhitjen e subjekteve politike në fletëvotime. Në hapje të kësaj ceremonie në emër të KQZ-së, Betim Gjoshi ka shpjeguar përgatitjet që po bëhen nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas kësaj punonjës të Administratës kanë tërhequr plikot e subjekteve politike, pastaj janë ftuar përfaqësuesit e tyre për të tërhequr numrin. Sipas shortit LDK është radhitur në numrin 54 të fletëvotim, Nisma Për Kosovën 59, Aleanca Kosova e Re 40, pastaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 44, Lëvizja Vetëvendosje 35, Partia Demokratike e Kosovës me numër 58, Lista Serbska 38, Partia e Ashkalive të Kosovës me 49, etj . Numrat të cilët i kanë tërhequr përfaqësuesit e subjekteve politike kanë nisur nga numri 32
Ja numrat e partive

Lëvizja VETËVENDOSJE – Nr. 35

Aleanca Kosova e Re – Nr. 40

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nr. 44

Lidhja Demokratike e Kosovës – Nr. 54

Partia Demokratike e Kosovës – Nr 58

NISMA për Kosovën – Nr. 59

Partia Rome e Kosovës 34

Partia Turk 57

Stranska Demokracija 50

Koalicia Za Gora 48

Lista Srpska 38

Social Demokratija 41

Nova Demokracia Stranka 46

Bosnjacka Stranka Demoratske Akcije Kosova 53

Hakmerret Ramadan Muja: Largon nga pozita e drejtorëve të shkollave kandidatët për deputet të Nismës në Prizren

0

Nisma per kosove1Albulena Balaj dhe Skënder Susuri kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës nga lista e subjekti politik Nisma për Kosovën në Prizren, janë larguar nga detyra e drejtorit të shkollës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja vendet e tyre i ka zëvendësuar me militant të PDK-së.

Nisma në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal të Ramadan Mujës se emërimi i drejtorëve të rinj të shkollave është bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-së.
“Se këto emërime janë politike dëshmon edhe rasti i dy kandidatëve për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga lista e Nismës, Albulena Balaj dhe Skënder Susuri të cilët janë shkarkuar nga pozitat e tyre të drejtorëve”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“ Përveç shkeljeve të procedurave këto shkarkime dhe diferencime nuk mund t’ì kuptojmë ndryshe përveç se politike,prandaj, ne edhe njëherë i bëjmë thirrje partisë, e cila udhëheq Qeverinë në largim dhe pushtetin komunal që të ndalojë shantazhet dhe diferencimet politike”.

“ Ne e kuptojmë panikun që është krijuar në taborin e tyre në prag të zgjedhjeve nacionale, por do të kundërshtojmë me forcë shkeljen e ligjit dhe procedurave ligjore kudo që ndodhin ato”.
“Shkeljet të cilat ndodhen ne i kemi paralajmëruar edhe në reagimin tonë të mëhershëm”.

Nisma në Prizren vlerëson se qytetarët e Prizrenit tashmë janë dëshmitar të të shkeljeve të shumta ligjore të bëra nga zyrtarët e pushtetit komunal të Prizrenit.

“Emërimi i disa drejtorëve të shkollave është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim të hapur me Udhëzimin Administrativ të MASHT-së numër 08/2014 për procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zv. drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore”

“ Përveç shkeljeve të shumta të proceduarve këto emërime po marrin më shumë ngjyrime politike mu në prag të zgjedhjeve nacionale”.

“Ne si Lëvizje qytetare dhe subjekt politik dënojmë ashpër mënyrën dhe kohën e përzgjedhjes së këtyre drejtorëve dhe ftojmë organet e drejtësisë që të kryejnë punën e tyre dhe të bëjnë një hetim të hollësishëm të kësaj çështje për të cilën i obligon ligji dhe Kushtetuta e Kosovës. Qytetarët e Prizrenit kanë nevojë për sqarim ligjor të kësaj çështje”/PrizrenPress.com/
.

Së shpejti në treg dy këngë të reja nga Teuta

0

teuta selimiËshtë ndër këngëtaret favorite kur bëhet fjalë për ndonjë aheng. Edhe pse fillimet e saj ishin në zhanër regje, Teuta Selimi si duket ka vendosur të bëjë muzikë për një numër më të madh të publikut.

Kështu ajo tashmë konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore në skenën tonë. E ndonëse gjithmonë mundohet që në publik të vijë me risi, ajo për gazetën Tribuna ka treguar se edhe ën prag të kësaj sezone po përgatit dy këngë të reja për publikun e vet. “Tash i kam përfunduar dy këngë të reja. Këto këngë janë në fazën finale të miksimit. Besoj që shumë shpejt do të lansohen. Kanë dalë këngë të bukura, vetëm shpresoj që do të pëlqehen edhe nga publiku”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës.

“Njëra nga këngët do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin nga Shkupi Adnan Dacin. Me Adnanin kam pasur edhe bashkëpunime tjera të cilat kanë rezultuar me sukses dhe janë mirëpritur në publik. Andaj kemi vendosur që ta kemi edhe një këngë tjetër në bashkëpunim”, ka shpallosur turje këngëtarja Selimi..

Nora Istrefi gati për këngën e re

0

NoraIstrefi-bruneËshtë njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës sonë. E përveç sukseseve të një pas njëshme që i arrin në karrierë, Nora Istrefi përflitet shuam edhe për dukjen e saj e cila i ngjan një ylli të vërtet.

E ndonëse në prag ët sezonit siç e do zakoni edhe këngëtarja seksi ka vendosur të vijë me risi. Ajo nesër (e shtunë) bën premierën e videoklipit dhe këngës së saj më të re në emisionin ‘Prive’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Istrefi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’. E kjo risi padyshim që më së shumti pritet nga fansat e saj të cilët me padurim presin risi nga e pëlqyera e tyre, ndërsa nuk mund të thuhet që edhe ata që ndoshta e duan ‘më pak’ nuk e presin Norën, të paktën të shohin se si do të duket ajo në projektin e ri.

Drejtori i sapozgjedhur i shkollës në Poslisht, bllokohet nga arsimtarët

0

Nxenesit6-16Drejtori i sapozgjedhur i Shkollës Fillore ”Arsim Maliqaj” në fshatin Poslisht, Jetmir Osmanajt nuk është lejuar të hyjë në vendin e tij të punës.Ai është shpallur i pa dëshirueshëm nga arsimtarët e kësaj shkolle.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se arsimtarët e shkollës së këtij fshati, kanë dalë në oburr për të penguar drejtorin e sapozgjedhur që të hyjë në shkollë.

“Ai nuk është i dëshirueshëm për arsimtarët e shkollës, prandaj edhe nuk e njohim për drejtor”, ka thënë një arsimtar me kusht anonimiteti.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, javën e kaluar ka emëruar drejtorët e rinj. Ata dje janë pritur edhe nga kryetari Ramadan Muja. Drejtorët e sapozgjedhur janë qortuar nga Ramadan Muja që gjatë ushtrimit të detyrës të tregohen të dëshueshm.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se arsimtarët e kanë bërë peticion kundër drejtorit të ri Osmanajt. Ata këtë peticion do të dërgojnë edhe tek kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja.:

“Arsimtarët kanë bërë peticion kundër këtij drejtori politik”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.
Konkursi për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është kritikuar edhe nga partitë politike. Sipas tyre, ky konkurs është përciellë me shkelje ligjore./PrizrenPress.com/

Mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

0

Suhareke-testi maturesSot në të gjitha shkollat fillore të Kosovës, do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se testi ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve të orientohen në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve që marrin. Ndërkohë, njoftohen të gjithë nxënësit që nesër nuk do të ketë mësim në shkollat fillore.

Kabashi: Aderuan argatët e PDK-së

0

Lulezim KabashiiKryetari i AAK-së, Lulëzim Kabashi vlerëson se nga AAK-ja dje u larguan argatët e PDK-së. Sipas tij, të gjithë aderuesit më shumë kanë punuar për PDK-në se sa për AAK-në.

“ Ata i kanë shërbyer më shumë PDK-së se sa AAK-së”, ka thënë Kabashi, transmeton RTK.

Disa anëtarë të AAK-së kanë aderuar në Degën e PDK-së në Prizren. Ata janë mirëpritur nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kryetari i AAK-së, Lulëzim Kabashi thotë ndërkaq, se largimi i tyre nuk e dëmton AAK-në në Prizren.
“Largimi i tyre nuk e dëmton AAK-në,sepse argatin ia kanë bërë PDK-së edhe më herët”,ka thënë Kabashi./PrizrenPress.com/

 

 

 

Në Prizren, sot fillon ”Java e Tolerancës dhe Pajtimit”

0

Prizren ura e guritNën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, sot në Prizren nis ”Java e Tolerancës dhe Pajtimit”, platformë kjo ndërkombëtare që organizohet për herë të dytë në Kosovë, e që do të mbahet nga 23 deri më 30 maj.

Në këtë konferencë ndërkombëtare pritet të marrin pjesë rreth 150 personalitete fetare si dhe studiues të cilët do të diskutojnë raportet ndërmjet fesë dhe politikës si dhe avancimin e dialogut ndër fetar. Po ashtu do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme në nivel të Kosovës, si Konferenca Ndërkombëtare Ndërfetare “Feja dhe Politika” në Prizren, ligjërata dhe aktivitete të tjera.

“Dokufest” nis punëtorinë “Stories We Tell”

0

dokufest storiePunëtoria me tregime vizuale “Stories We Tell” ka nisur punimet gjatë ditës së djeshme, ku pjesëmarrësit, përgjatë dy ditëve edhe sa do të zgjasë kjo punëtori, do të mësojnë për mënyra të ndryshme vizuale të rrëfimit të storjeve dhe fuqisë së medieve sociale për të shpërndarë këto storje

Punëtoria u udhëhoq nga Besa Luci dhe Cristina Mari nga Kosova 2.0, të cilat prezantuan zhvillimin e medies, rrëfimet vizuale, rëndësinë e blogjeve, fuqinë e tregimit vizual dhe shpërndarjen e lajmit përmes medieve sociale.

“Pjesëmarrësit diskutuan për mënyrat e mundshme të rrëfimeve, storiet të cilat ata dëshirojnë t’i tregojnë dhe mënyrën se si këto dyja mund të gërshetohen për të fituar një rezultat vizual me ndikim të gjerë. Dita e parë ka përfunduar me provat e xhirimeve dhe dokumentimin e ideve të pjesëmarrësve përmes telefonave të tyre”, kanë njoftuar përmes një komunikate organizatorët e kësaj punëtorie.

Punëtoria do të vazhdojë edhe sot, me 23 maj në Prishtinë, në EUICC (përballë kinemasë ABC) ku do të vazhdojnë xhirimet dhe diskutimet. Deri në fund të punëtorisë të gjithë pjesëmarrësit do të prodhojnë nga një video-storie njëminutëshe, të cilat më vonë do të publikohen në web-faqen interaktive që “DokuFest” do ta hapë, për të publikuar këto rrëfime. Pjesa e dytë e punëtorisë “Stories We Tell”, do të mbahet në Prizren më 28 dhe 29 maj 2014.

“Përveç storieve njëminutëshe, përmes këtij projekti do të prodhohen edhe 6 dokumentarë nga regjisorë të rinj nga i gjithë rajoni. Këto dokumentare do të shfaqen në këtë edicion të festivalit “DokuFest” si dhe në festivale të tjera ndërkombëtare”, është thënë më tej në këtë komunikatë.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Fabrika e të drejtave të njeriut”, e cila është një platformë ku të rinjtë do të mësojnë të dokumentojnë storiet e tyre dhe t’i kthejnë ato në video të shkurtra dhe në filma dokumentar, dhe është financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga “DokuFest”.