14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8507

Meridiani-Jona-Valeri: “Juliana je shumë e bukur”

0

komplimente-x-julin-21.5Meridiani, Valeri dhe Jona ftojnë Julianën të bisedojë me ta.Pasi flasin për banorët e eliminuar tashmë nga loja, ata fillojnë të komplimentojnë Julianën. “Sa e bukur është Xhuli, edhe në errësirë është e bukur qelbësira”, thotë Jona. Valeri thotë se e ka thënë me kohë këtë gjë, ndërkohë që edhe Meridiani e mbështet. “Po talleni me mua ju?”, i pyet Juliana, por Jona përgjigjet: “Jo, je kokrra e yllit”. Valeri thotë se Juliana ka bukuri natyrale, duke e këshilluar të mos lyhet shumë. Jona dhe Meridiani shkojnë tek krevati i Julianës, duke e përkëdhelur dhe duke i thënë komplimente. “Si dritë, si jetë, si karamele është”, i thotë Meridiani. Më pas Juliana merr një buburrec në oborr dhe tremb Jonën, ndërsa ajo bërtet me të madhe.

Në dhomë mbeten Jona e Meridiani, të cilët fillojnë të flasin për lojën në shtëpi dhe miqësitë që krijohen aty. “Pa ty dhe Valerin ky Big Brother do ishte kot”, thotë Jona. Meridiani shprehet se Big Brother-i i ka dhënë shumë miq, duke përmendur Jonën, Matildën, Fatjonin, Visarin dhe Valerin. Jona çuditet me këtë të fundit dhe e pyet nëse do ta ketë shok Valerin dhe jashtë. Meridiani thotë se patjetër që do jenë miq, pavarësisht se aty janë në lojë dhe kanë mendime të ndryshme. Ai thotë se edhe me Katerinën do të shkojë, ashtu si me të gjithë banorët.

Jona mendon se do të shkojë mirë me të gjithë, përveç Violës, sepse ajo nuk e kupton. Meridiani thotë se kur të dalin jashtë do e kuptojnë njëra-tjetrën më mirë. Ai shprehet se eksperienca në shtëpi i ka dhënë shumë miq, pasi edhe me familjarët nuk kanë qëndruar 24 orë në ditë.

Limaj, sot nderohet me çmimin “Doktor Honoris Causa”

0

FatmirLimaj-lirimiSenati Akademik i Universitetit të Tiranës, do t’i ndajë çmimin “Doktor Honoris Causa”, kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ky çmim do t’i ndahet Limajt, për kontribut të veçantë për çështjen kombëtare dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe forcimin e institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si garanci për të ardhmen e vendit.

Ceremonia zyrtare e pranimit të titullit “Doktor Honoris Causa” do të zhvillohet sot në mesditë në sallën e Senatit të Universitetit të Tiranës.

Kuvendi i ri, deputetë të vjetër

0

KuvendiKosoves5-27Pothuajse e tërë përbërja e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës, përjashtuar disa emra, do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve më 8 qershor

Legjislatura e Kuvendit të Kosovës e cila u vetëshkarkua më 7 maj, është konsideruar si më e dobëta në historinë e funksionimit të Kuvendit – shkruan gazeta Tribuna.

Por, kjo nuk i ka penguar partitë politike që sërish t’i kandidojnë po të njëjtët njerëz që kanë qenë në institucionin përfaqësues të vendit që nga viti 2011 e deri para dy javësh.

Madje shumë prej tyre që nuk e kanë thënë asnjë fjalë, ose kanë folur rrallë si puna e Azem Sylës, Flora Brovinës, Bali Muharremajt, Florin Krasniqit, e disa të tjerëve që kanë marrë numra të mirë në listat e kandidatëve në subjektet e tyre politike.

Nga një krahasim i thjeshtë me listat e vitit 2010, del se shumë pak figura të reja mund të shihen nëpër parti, ndërsa të vjetrit janë pothuajse të gjithë kandidatë sërish.

Në rastin ‘Drenica’ gaboi gjykata

0

Naim MalokuVendimi i Gjykatës për transferimin e ‘Grupit të Drenicës’ nga QKUK-ja për në burgun në veri të Mitrovicës vlerësohet si veprim i gabuar dhe provokues
Njohësi i çështjeve të sigurisë, e ka quajtur të gabuar vendimin e gjykatës për transferimin nga QKUK të ‘Grupit të Drenicës’, për në burgun në veri të Mitrovicës – shkruan gazeta Tribuna.

Sipas tij, me këtë vendim gjykata ka dashur t’i provokojë të burgosurit, por edhe shoqatat e luftës së UÇK-së.

“Ka pasur vende boll ku kanë mundur t’i dërgojnë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Gërdovc. Në këtë burg edhe kushtet janë më të mira. Pse është dashur t’i dërgojnë në veri? Nëse ka pasur dyshime se ata po e keqpërdorin QKUK-në, kanë pasur mundësi t’i dërgojnë në Gërdovc”, ka thënë Maloku.

Pavarësisht kësaj, mendon Maloku, dikush duhet të japë përgjegjësi për arratisjen që ndodhi në QKUK.

“Çdo arratisje që ndodh, duhet të thirren në përgjegjësi organet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, sepse është mospërgjegjësi dhe moskryerje të detyrave të personelit ashtu siç e kanë pasur për obligim në bazë të rendit dhe ligjit. Për këtë duhet të përgjigjen njerëzit që e kanë në kompetencë këtë”.

Tahiri: Për Thaçin kam respekt qysh prej kohës së Rambujesë

0

Edita TahiriKryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka thënë se partia e saj ka hyrë në një koalicion me PDK’në për shkak se ka qasje vizionare euroatlantike.

Tahiri ka thënë se me liderin e PDK’së ka një bashkëpunim dhe respekt reciprok që nga koha e Konferencës së Rambujesë. “Me PDK dhe Thaçin na ka bashkuar programi për Kosovën euroatlantike”, është shprehur Tahiri duke bërë me dije se pas fitores së PDK’së me 8 qershor ajo prapë do të jetë pjesë e qeverisë së re. shkruan Epoka e Re.

Elmi Reçica profilizohet si bosi kryesor i drogës

0

Elmi RaqicaNATO-ja ia ka bërë një portret të gjerë bazuar në vëzhgim dhe përcjellje të gjatë Elmi Reçicës.

Atë e cilëson si njeri shumë të fuqishëm që kontrollon tregun e drogës dhe të biznesit të naftës.

Këtë veprimtari thuhet se e zhvillon në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Çeki e Turqi.

KFOR-i zbulon detaje të shumta të veprimtarisë së Reçicës. Thotë se ai e kontrollonte dhe e zhvaste postën në Ferizaj, shkruan Koha Ditore.

PDK-ja për herë të parë ka thënë se nuk u beson këtyre raporteve. Zëdhënësi Blerand Stavileci ka thënë se ato informata janë të rreme

Kryeziu: LDK-ja ofron qeverisje pa korrupsion

0

kryeziu ne korisheKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, bashkë me kandidatët për deputet,  është takuar me banorët e fshatit Korishë. Para banorëve të këtij fshati, ai ka shpalosur programin e LDK-së.

“Kosovës i nevojitet një qeverisje pa korrupsion.Këtë qeverisje pa korrupsion mund ta ofrojë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Kryeziu.

“Rrotacioni i pushtetit është një element i demokracisë, të cilën duhet ta bëjmë si shoqëri në mënyrë që të tregojmë se sa jemi pjekur dhe jemi demokratizua si shoqëri”./PrizrenPress.com/

 

Mundësi studimi nga Kosova në Universitetin e Lublanës

0

Profesor nga Universiteti i LublanësNga 25 doktorantë që do të mund të mbarojnë studimet e tyre në Universitetin e Lublanës, edhe doktorantëve nga Kosova, po u ofrohet kjo mundësi, që studimet e tyre t`i mbarojnë në këtë universitet në Fakultetin Ekonomik dhe atë të biznesit.

Ky fakultet gjithashtu po u jep mundësinë edhe atyre që duan të mbarojnë programin Master, pa shkuar në shtetin Slloven. Kjo pasi që profesorë nga Universiteti i Lubjanës, udhëtojnë për t`i ligjëruar studentëve të tyre, në degën e këtij fakulteti në Kosovë.

Kështu u tha sot në një prezantim, postdoktoral nga profesorët e Universitetit të Lubjanës.

Tea Petrin, profesoreshë e këtij universiteti, si dhe ish ministre e ekonomisë në Slloveni, tha se kampusi i këtij Universiteti në Prishtinë, ka katër programe, Master në Banka dhe Menaxhimin e Financave, Master në Ndërmarrësi, Akademitë e biznesit, seminare dhe punëtoritë në certifikimin e programeve.

Sipas saj, FELU mban dy nga akreditimet më të njohura dhe më rigoroze në botë nga fusha e arsimit në lëmin e ekonomisë dhe biznesit, atë evropian EQUIS dhe amerikan AACSB.

Ajo tha se në Kosovë, një ndër problemet kryesore është mungesa e vendeve të punës, si në zonat rurale, po ashtu edhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. “Do t’i takoj disa nga qeveritaret tuaj, ambasadoret rezident këtu, dhe ne do të bisedojmë për programet tona dhe do të diskutojmë për sipërmarrjen dhe do t’i them që në mënyrë që Kosova të rritët, në mënyrë që të ofrojë vende punë, gjë që e dim, kam mësuar, jo shumë, por unë nuk jam eksperte e ekonomisë së Kosovës, por prej studentëve të mijë siç është Edona dhe të tjerët, unë ua kam lexuar shkrimet e tyre të cilat kishin të bënin me Kosovën, dhe kështu unë u njoha me situatën në Kosovë dhe mendoj që njëri nga problemet më të mëdha është, po ashtu krijimi i vendeve të punës, jo vetëm në vendet rurale por edhe tek të rinjtë dhe në atë kohë ne të g jithë u pajtuam se Kosova vërtetë ka nevojë për gjenerata të individëve të cilët janë në gjendje të bëjnë diçka vet”, ka thënë Petrin.

Kurse, Metka Takovicic, profesoreshë e Universitetit të Lublanës, tha se misioni i tyre është për të zhvilluar udhëheqësit parimorë për punë në një mjedis global konkurrues të biznesit duke kombinuar ekonomisë dhe edukimin e biznesit me hulumtime të reja.

Ndërsa, Edona Hoxha, studente e cila ka mbaruar programin Master të këtij universiteti, tha se programet dhe mundësitë që ky universitet ofron, ia vlen për secilin studentë.

“Është program që vërtet ia vlen, është e tërë procedura dhe i tëri proces mbahet në Kosovë por është i gjithi slloven, do të thotë profesorët vijnë ligjërojnë, provimet na dërgojnë nga Sllovenia, mb ahen këtu, është një proces i gjatë por i cili ia vlen, është një proces, mund të them që është më unik në Kosovë. Programet po ashtu të masterit dhe program i doktoraturës dhe për të cilën kanë mundësi diku edhe 25 studentë, prej tyre edhe studentët e Kosovës, mund ta ndjekin programin e doktoraturës” tha ajo.

Gjithashtu, në një kohë të shkurtë FELU do të fillojë me konsulenca për kompanitë dhe trajnime specifike në bazë të nevojave të tyre, trajnime nga fusha të ndryshme menaxhimit, kurse intensive për International Finance English, International Legal English dhe International Business English.

Thaçi premton 200 mijë vende të punës për kosovarët

0

thaci me djal

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi në Konventën e PDK-së, ku edhe kandidoi zyrtarisht për kryeministër deklaroi se angazhohet për vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët
Partia Demoktratike e Kosovës në konventën e partisë, për kryeministër ka propozuar kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi.

Duke ju referuar dy mandateve të shkuara, Thaçi ka thënë se dy misionet e para kishin për qëllim krijimin e shtetit, shtetndërtimin dhe njohjën ndërkombtarë të tij.

“Prandaj, unë kërkoj mbështetjen tuaj për Misionin tonë të Ri – zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ne duhet ta ndërtojmë një ekonomi moderne ku do të ketë punë për çdo kosovar”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij, ky mision është po aq i rëndësishëm sikur ata që i realizuam deri më sot.

“Dy misionet e para kishin të bënin me shtetin tonë. Ky Misioni i Ri ka të bëjë me ju”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq kreu i PDK-së ka përfshirë për herë të parë prindërit dhe familjen e ngushtë gruan dhe djalin në fushatë. Që të gjithë ata kanë folur për bukurinë e fshatit Burojë dhe për të kaluarën e Thaçit.

Ka qenë një djalë që nuk ka bërë probleme dhe që nuk e ka lëshuar kurrë librin nga dora. Kështu ka thënë babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, në një klip që u shfaq në konventën e PDK-së ku Thaçi deklaroi se po kandidon për kryeministër sepse më shumë se askush do ta realizojë planin për mirëqenie të shëndoshë për qytetarët.

Thaçi: Po kandidoj për kryeministër

Ka nisur konventa e PDK-së, ku Hashim Thaçi edhe zyrtarisht ka publikuar faktin se dëshiron që edhe për një mandat të tretë të jetë kryeministër i vendit.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për herë të parë ka përfshirë edhe familjen e tij të ngushtë në fushatë.

Ka qenë një djalë që nuk ka bërë probleme dhe që nuk e ka lëshuar kurrë librin nga dora. Kështu ka thënë babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, në një klip që u shfaq në konventën e PDK-së ku Thaçi deklaroi se po kandidon për kryeministër sepse më shumë se askush do ta realizojë planin për mirëqenie të shëndoshë për qytetarët.

Policia Komunale

0

Burim Ramadani AAKShkruan: Burim Ramadani

Ne do të themelojmë Policinë Komunale në shtatë qendrat e Kosovës. Në pjesën e parë të mandatit do të themelohet Policia Komunale e Prishtinës, ndërsa pas saj edhe Policia Komunale në Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Mandati: Policia Komunale do të jetë organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit dhe juridiksionit të komunës, që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.

Duke u bazuar në përgjegjësinë dhe mandatin e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ngarkesës së madhe me detyra në baza ditore, që nuk përkojnë me mandatin e saj, Policia e Kosovës përballet me mungesë të personelit dhe shfrytëzim joracional të burimeve të saja. Për shkak të mbingarkesës dhe detyrave të natyrës së ofrimit të asistencave të ndryshme, Policia e Kosovës nuk është në gjendje t’iu përgjigjet me kohë kërkesave dhe thirrjeve të qytetarëve. Prandaj, kemi përgatitur konceptin për Policinë Komunale dhe do ta realizojë atë në qeverisjen e ardhshme.
Menjëherë, në vitin e parë, do të njxerrim Ligjin për Policinë Komunale dhe do të bëhen përgatitjet e nevojshmë për të krijuar këtë mekanizëm të ri institucional në shtatë qendrat kryesore të Kosovës.

Policia komunale detyrë primare do të ketë ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit publik dhe zbatimit të aktiviteteve nën juridiksionin e komunave, por nuk do të kufizohet në:
1) Zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendit Komunal, e që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.

2) Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

3) Të sigurojë zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari Komunës në lidhje me personat juridik e fizikë , që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale ndaj Komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
4) Reagimin në rastet e shkeljeve ligjore për zënien e hapësirave publike apo tregti e paligjshme (ambulantë), vendosjen e reklamave, tendave, dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbra, trotuareve, ndriçimit publik, ndotjen e mjedisit etj, si dhe ndëshkimin e kundërvajtësve me gjobë.
5) Në parandalimin, pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.
6) Ka detyrë të mbështesë Inspektoratin në zbatimin e vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje, objekte që kanë penguar punimet në infrastrukturën rrugore.
7) Për lirimin e objekteve që janë pronë e komunës, kopshte, biblioteka, ish- ndërmarrje etj. të zëna nga persona të ndryshëm në mënyrë abuzive.
8) Konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve në drejtim të parkimit të automjeteve që nuk respektojnë kërkesat e ligjit, për rregullimin e trafikut.
9) Ndalimin e shitjes në rruge dhe lëmoshë-kërkuesve.
10) Paraqet kërkesat për nisjen e procedurës për shkelje (kundërvajtje), kallëzime për shkeljet ekonomike dhe padi penale, kryen realizimin e përmbarimeve.
11) Të mbikëqyrë respektimin e orarit të punës te objekteve hoteliere dhe objekteve të tjera që mund të prishin qetësine e qytetarëve.
12) Kontrolli nëse qytetarët bëjnë pastrimin e dëborës dhe akullit para shtëpive të tyre, ndërtesave dhe hapësirë komerciale.
Policia Komunale do të ruajë pronat publike nga shkatërrimin, dëmtimin (mbishkrime, grafite):
Ndërtesat publike (në pronësi të qytetit, organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, muzetë, shkollat etj,); Trashëgimia kulturore (monumentet, burime, skulptura etj.).
Mbrojtja e ambientit dhe parandalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në vende publike: Ndëshkimi për ata që hedhin rrënoja dhe mbeturinave të tjera në një vend tjetër; Ndotësit e ujit, ajrit dhe tokës, ose ata të cilët bëjnë një zhurmë; Mbrojtjen e rezervateve e natyrës dhe zonat e mbrojtura.

Zbulimi i shërbimeve të taksive të paligjshme: Kontrolli nëse mjetete transportit publik respektojnë marrjen ose daljen e udhëtarëve nga pozicionet që janë të caktuara; Parandalimi i parkimit në vende ku ai ndërhyn me përdorimin e rrugës dhe të trafikut; Mbrojtja e shenjave të trafikut dhe dritat e trafikut.

Reagimi në raste të emergjencave: Në rast të emergjencave, të tilla si tërmetet, stuhitë, përmbytjet, policia komunale kanë një detyrim për t’u përgjigjur me shpejtësi derisa reagojnë pjesëtarët e institucioneve të tjera përgjegjëse për të vepruar në rrethana të tilla (AME, Policia, Ndihma e Shpejtë), dhe pastaj të sigurojë çdo ndihme të nevojshme.

Organizimi dhe funksionimi: Për organizimin dhe funksionimin e policisë komunale parashihet hartimi dhe miratimi i Ligjit për Policinë Komunale. Numri maksimal i zyrtarëve të Policisë Komunale do të përcaktohet me akte nënligjore, bazuar në standardet e pranuara demokratike. Policia Komunale do të udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Komunale, i cili do t’i përgjigjet Kryetarit të Komunes. Policia Komunale do të nga Qeveria në fazën e parë, pastaj nga nga Komuna. Trajnimi i tyre do të bëhet konform standardeve minimale të përcaktuara nga Bordi për Standarde Minimale i Akademise për Siguri Publike në kuadër të MPB-së. Policia Komunale ka uniformën e saj të ndryshme nga ajo e Policisë së Kosovës. Zyrtarët e saj kanë shenjën dalluese dhe numrin personal. Zyratërt e Policisë Komunale pajisen me armë. Pajisja me armë, mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj rregullohet me akte të Ministrit të Punëve të Brendshme.
Ky koncepti i Aleancës për Policinë Komunale. Shpejtë do të bëhet Ligj dhe do të funksionalizohet.

(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe udhëheqës i Departamentit për Sundimin e Ligjit në AAK)