14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8506

Kresha e Capital T vijnë me risi

0

Kresha e Capital TKanë bashkuar forcat që në këtë sezon të vijnë me një këngë të re. Bëhet fjalë për dy rep artistët e njohur të skenës sonë Mc Kreshën e Capital T, të cilët shpejt do të vijnë me një projekt në bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur Capital T në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’, ku ka lënë mbishkrimin. “Capital T feat. McKresha – Ballin, Video Së Shpejti”.

Duke u bazuar në këtë mbishkrim, duket se edhe klipi i këngës së tyre tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

E ata që më së shumti gëzohen sigurisht që janë fansat e tyre të cilët në numër të madh kanë komentuar, duke shprehur që mezi presin risin që do të sjellin dy emrat e njohur të rep skenës sonë.

Këngëtarët bëhen bashkë për një qëllim

0

kengetaret bashkDisa nga emrat më të njohur të skenës sonë ditën e djeshme (e martë) nuk e kanë pritur në ndonjë koncert të zakonshëm ku për punën që bëjnë marrin edhe riskun e tyre.

Vedat Ademi, Sidrit Bejleri, Venera Lumani e Lind Islami, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë kanë vendosur ta kalojnë pranë fëmijëve në një koncert kushtuar atyre.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Ademi në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar. “Në koncertin për fëmijët jetim…Ndoshta nuk mund ta përfytyrojmë dot se si është të jesh jetim pasi jemi rritur në gjirin e familjes, por për arsye të ndryshme këtyre njerëzve ju ka munguar dashuria prindërore dhe atmosfera e familjes… Sot bashkohem me ju dhe si prind ju dëshiroj më të mirat në jetë… Zoti ju bekoftë! Përqafim i ngrohtë nga unë Vedat Ademi, Sidrit Bejleri , Venera Lumani dhe Lind Islami”, ishte ky mbishkrimi i Vedatit, ndërsa ky gjest është komentuar me shumë admirim nga mijëra shqiptar anë e kënd trojeve tona.

Paci dhe Hila në Bienalen e Venecias

0

veneciaAdrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite. “Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti.

Një bienale që gjithmonë e më shumë është art. Edhe pse bëhet fjalë për edicionin e Bienales së Arkitekturës në Venecia, që kurohet nga Rem Koolhaas dhe hapet më 4 qershor. Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion me dy artistët Adrian Paci dhe Edi Hila, me temën “Potential Monuments of Unrealised Futures” (Monumentet potenciale të së ardhmes se parealizuar) që kurohet nga Beyond Entropy Europe (përfaqësuar nga Jonida Turani dhe Stefani Rabolli Pansera), njëkohësisht dhe ideatore e pavijonit të Angolës Bienalen e shkuar, që u shpall dhe fituese e “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar. Nëse pritshmëritë janë të mira, ku i dihet, mbase edhe këtë radhë pavijoni i tyre (Shqipëria) do të shkojë drejt suksesit.
Adrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike.

Videoja paraqet një bllok mermeri që është nxjerrë nga një gurore në Kinë, i cili u punua në det të hapur nga duart e artizanëve kinezë në bordin e një anijeje ofiçine të madhe, duke u shndërruar në një kolonë të stilit klasik. “Në mendjen time filloi të merrte formë imazhi i një skulpture mermeri, gdhendur gjatë një udhëtimi në oqean, kështu vendosa ta kthej këtë imazh në realitet”, – është shprehur për veprën e tij artisti që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, Adrian Paci.

Tablotë me të cilat Hila prezantohet në Bienale janë një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, tarraca e të cilit është kthyer në një apartament. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite.

“Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti.

Pavijoni shqiptar eksploron arkitekturën urbane në këtë vend pas rënies së regjimit totalitar. Tirana është në fakt kryeqendra e arkitekturës tradicionale, ndërthurur me ndërtesa të modelit sovjetik, për të vijuar me valën e spekulimeve të ndërtimeve të ashtuquajtura bashkëkohore. Në pavijonin shqiptar të Bienales vizitori mund të eksplorojë sesi arkitektura moderne në Shqipëri, ajo e banuar, transformohet, refuzohet, modifikohet dhe zhytet mes betonit. Kjo është arsyeja pse kuratorët janë fokusuar te bashkëpunimi me artistë dhe jo me arkitektë. / KultPlus.com

Vjedhje e rëndë në Prizren, arrestohen tetë persona

0

arrestimi 2Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj në qytetin e Prizrenit, pasi që të njëjtit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull, nga ku kanë vjedhur një armë me 30 fishekë cal.9mm, dy Llap-top, një palë syza dhe stoli të argjendit me vlerë rreth 400 euro.

Gjatë bastisjeve në disa shtëpi është gjetur arma zyrtare dhe një Laptop që i përkasin viktimës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Posti i kryeministrit nuk negociohet

0

ArbenGashi-LDKAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, edhe një herë u ka dërguar selam të gjitha partive politike, përfshirë edhe AAK-në, se posti i kryeministrit do të jetë i panegocueshëm.
Ai ka thënë për “Epokën e re” se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që posti i kryeministrit t’i takojë kësaj partie. “Kjo është punë e kryer. Posti i kryeministrit nuk negociohet. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur, se në rast se LDK-ja do të dalë partia e parë, posti i kryeministrit nuk do të negociohet”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se LDK-ja është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike, me përjashtim të PDK-së. “Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është sinonim i së keqes në Kosovë”, është shprehur Gashi. Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse, sipas tij, oferta e kësaj partie është më e mira.

“Presim që LDK-ja të dalë partia e parë në vend dhe pas 8 qershorit do ta qeverisim Kosovën. Optimizmin për fitore e mbështesim në përcaktimin e qytetarëve për LDK-në, angazhimin tonë dhe punën që është duke u bërë për të sjellë ndryshime. Alternativa qeverisëse e LDK-së është më e mira, në krahasim me alternativat e partive të tjera”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së për sa i përket përfshirjes dhe renditjes së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës brenda listës zgjedhore të kësaj partie. “Lista e LDK-së është më e mira e mundshme. Në krahasim me listat e tjera është shumë më e mirë. Nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së për sa i përket listës. Kandidatët të cilët nuk kanë pasur shumë vota në zgjedhjet e kaluara u është dhënë mundësia të renditen më lart në listë”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, të martën në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit. Ai ka thënë se duhet të përsëritet marrëveshja e arritur në vitin 2004 në mes të AAK-së dhe LDK-së, ku Ramush Haradinaj ishte kryeministër. “Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Partia e Fortë, çfarë sloganiiiii… po çfarë posteri se?!

0

partia e fort postieriNdërsa politika kosovare është në garë për zgjedhjet parlamentare dhe ka nisur fushata elektorale, nuk mbetet pas dhe Partia e Fortë me humorin që e karakterizon. Partia e Fortë ka sajuar sloganin e saj zgjedhor, me të cilin pretendon të garojë më 8 qershor.

“Tash p’e nisim: Për transparencë të plotë – vizioni i ri” është parulla të cilën PF-ja e ka përgatitur të jetë motoja e tyre zgjedhore, bazuar në një foto në të cilën kryetari legjendar sic e quan veten ai, Visar Arifaj, pozon nudo. Me një libër poshtë mesit me titullin “Vizioni ri” dhe më nje bistak rrush në duar, Visari merr një pozë si perandorët e lashtë romakë.
Duket se ky është posteri me të cilën kjo parti duket se e ka vendosur ta postojë në materialin propagandistik zgjedhor. Mbase dhe në muret e qyteteve kosovare.

Ja lista e plot e PDK-së për deputet

0

Thaci-PDK-14Gazeta Express ka arritur ta sigurojë listën e PDK’së për deputetë, pas ndryshimeve të bëra si pasojë e pakënaqësive që shpërthyen në këtë subjekt politik.
Dhe, ndryshimi kryesor është heqja e Ramiz Lladrovcit nga lista për deputet, një deputet i mandatit të kaluar dhe vëlla i Heroit Fehmi Lladrovcit.

Po ashtu në listë nuk është as Ejup Qerimi, Kryeshefi i PTK’së që publikisht kishte shfaqur gatishmëri për t’u përfshirë në zgjedhje.

Por në listë është Elvis Pista, një prej drejtorëve të PTK’së dhe këshilltar i Nenad Rashiqit.

Nuredin Lushtaku, po ashtu, është futur në listë.

Një ndryshim pozitiv ka ndodhur edhe me Memli Krasniqin; atij tash i është dhënë një “numër i mirë”, 35.

Numra shumë të mirë kanë marrë edhe anëtarët e Partisë së Drejtësisë, partnerit tashmë të PDK’së që ka prirje islamike.

001 THAÇI HASHIMM

002 VESELIKADRIM

003 BROVINA FLORAF

004 KUÇI HAJREDINM

005 HOXHAJENVERM

006 ÇITAKU VLORAF

007 KLINAKU AVNIM

008 AGANI FERIDM

009 KADRIU MARGARITAF

010 BAJRAMIARSIMM

011 SYLAAZEMM

012 BAKALLI AURORAF

013 MUSTAFA RRUSTEMM

014 FUSHA IRFANM

015 TAHIRI EDITAF

016 REÇICA ELMIM

017 PAJAZITI ZENUNM

018 MURTEZI DEMI LABINOTËF

019 HALITI XHAVITM

020 FAZLIU FADILM

021 VUNIQI LULJETAF

022 KOCI GANIM

023 HOTIREXHEPM

024 HADERGJONAJ SAFETEF

025 REXHEPI BAJRAMM

026 KELMENDI RAMIZM

027 ZHERKA LAURAF

028 KELMENDI GËZIMM

029 KAJTAZIKURTANM

030 HOXHA DHURATAF

031 HASANINAITM

032 GRABOVCI ADEMM

033 BERISHA-SHALA SALAF

034 BEQAJBESIMM

035 KRASNIQI MEMLIM

036 KODRA DELIU BLERTAF

037 MUJOTA FEHMIM

038 QERKEZI SYLEJMANM

039 KRASNIQI HASIMEF

040 DEMAKU FADILM

041 YMERI ABDYLM

042 DAUTINERXHIVANEF

043 KRASNIQI HALITM

044 GASHILATIFM

045 IZMAKU XHEVAHIREF

046 XHELILI FATMIRM

047 LUSHTAKU NUREDINM

048 MUSTAFA SALIHEF

049 ÇELAJLIRAKM

050 ÇEKUAGIMM

051 GA? NAFIYEF

052 BASHA MUNIRM

053 BEQA HAJDARM

054 HALIMISELVIJEF

055 STAVILECIBLERANDM

056 ALIUAGIMM

057 DIBRA VALBONAF

058 ÇELAJRAIFM

059 MUSTAFA QEMAJLM

060 BERISHAFEVZIJEF

061 BEKA FADILM

062 VATA RAMEM

063 JUSUFI ZAHRIJEF

064 DERVISHI MUSAM

065 KULETA AGIMM

066 STATOVCI ANILAF

067 LUZHA BERATM

068 PISTA ELVISM

069 KUÇI ARBRESHAF

070 SHABANI MUHARREMM

071 RRUSTAJ RAMIZM

072 KADRIU DRITAF

073 HALIMIBEDRIM

074 KLINAKU AVDULLAHM

075 SHYTIJEHONAF

076 KRASNIQI EMINM

077 FETAHUNAIMM

078 MJAKU-TOPALLI MEXHIDEF

079 NOVOSELLA DARDANM

080 BUJA SHUKRIM

081 MUSLIU GANIMETEF

082 BERISHAUKEM

083 KASTRATIAVNIM

084 NOKAJ SOFIJEF

085 SELIMI BEHARM

086 SADIKAJBEQIRM

087 SHEHOLLIVJOSAF

088 TAFILI AVNIM

089 MUJA SHAIPM

090 ZYMBERI FLORINAF

091 BAFTIU NEHATM

092 KADRIU SABEDINM

093 VESELAJ LULJETAF

094 ZOGAJ BISLIMM

095 XHEMAJLI MUHARREMM

096 AHMETI DUBOVA SANIJEF

097 SHURDHAJ FATMIRM

098 REXHA BLERIMM

099 MJEKIQI SHQIPEF

100 RAMARAFETM

101 BERISHANASERM

102 ÇOQAJ NEZIRM

103 BERISHAADEMM

104 FRROKAJ JANEZM

105 KOLSHI NIJAZIM

106 ZEJNULLAHU BAJRAMM

107 SHABANAJ NDUEM

108 MUSAEMINM

109 HAXHIU BEKIMM

110 HAXHIUSADIKM

Lushtaku, Haxha dhe Jashari nuk janë në QKU

0

SamiLushtaku-i arrestuarUshtruesi i detyrës së komisarit të burgjeve në Kosovë, Shemsi Hajrizi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri sot, e mërkurë, “nuk ka ndonjë raport tjetër zyrtar përveç atij që është publikuar të martën se tre personat e paraburgosur, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari, nuk gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Që të tre, të dyshuar për krime lufte, gjendeshin për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën kujdesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përfaqësues të këtij Shërbimi kishin njoftuar zyrtarisht se të dyshuarit, ishin arratisur në orët e para të pasdites të ditës së martë, 20 maj 2015.

Ky veprim i tyre mendohet të ketë qenë rezultat i mospajtimit për t’u transferuar në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, duke qenë se procesi gjyqësor ishte paraparë të fillojë më 22 maj 2015, në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Avokatët mbrojtës dhe pjesëtarë të familjes së zotit Lushtaku, i cili është edhe kryetar komune i Skënderajt, kanë pohuar të martën pasdite se Lushtaku nuk është arratisur.

Sipas tyre, ai gjendet në QKU, për të negociuar mundësinë që të mos bëhet transferimi në qendrën e paraburgimi në Mitrovicën e veriut dhe që gjykimi të mbahet në Prishtinë.
Ndryshe, të tre këta janë pjesë e lëndës së njohur si Grupi i Drenicës, në përbërje të të cilit janë pesëmbëdhjetë persona.

Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skënderajt, në vitin 1998.

Edhe Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, ka konfirmuar të martën se Shërbimi korrektues i Kosovës ia ka konfirmuar gjykatësit të rastit, arratisjen e tre prej 7 të pandehurve, të njohur si “Grupi i Drenicës”, të cilët ishin në paraburgim.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të pandehurit kanë qenë nën mbikëqyrjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më herët, sipas Krasniqit “gjykatësi ka dhënë urdhër që të pandehurit të transferoheshin në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, vetëm në ditët kur duhej të zhvillohej gjykimi në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, e cila është përgjegjëse për rajonin ku dyshohet se janë kryer krimet nga të pandehurit”.

Krasniqi ka shtuar se gjykata ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Shërbimi korrektues i Kosovës që t’i sjellin të pandehurit në gjykatë, me 22 maj, për kur është paraparë seanca e parë e shqyrtimit kryesor.

Për gjetjen dhe sjelljen në gjykatë të arratisurve, sipas Krasniqit, janë të obliguar Policia e Kosovës dhe Shërbimi korrektues i Kosovës.

Vazhdon përkrahja për “Grupin e Drenicës”

Dhjetëra qytetar janë tubuar para QKUK-së në shenjë pakënaqësie për transferimin e mundshëm të ‘Grupit të Drenicës’, në burgun e Mitrovicës së Veriut.

Në mesin e qytetarëve që po përkrahin kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe të tjerët janë edhe zyrtar të kësaj komune të prirë nga nënkryetari Fadil Nura.

Ndryshe, mbrëmë është paralajmëruar nga avokatët e Lushtakut se sot do të dihet nëse ata do të transferohen apo jo.

Sami Lushtaku u arratis mbrëmë nga QKUK’ja duke rezistuar kështu shkuarjen në burgun në Veri.

Akoma avokatët e tij nuk kanë arritur një marrëveshje me EULEX’in për dorëzimin e Lushtakur.

Alessandra Ambrosio: Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka

0

AlessandraAmbrosio-manekineAlessandra Ambrosio parakaloi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e ‘Two Days, One Night’.

Modelja 33-vjeçare dukej super tërheqëse me bizhuteri nga Chopard dhe një fustan nga Versace që kishte një të çarë të konsiderueshme që nxirrte në pah këmbët e saj elegante dhe super të tonifikuara.

Alessandra Ambrosio është një ndër modelet më të bukura, por për vajzën e saj dëshiron që të rritet konfidente dhe të kuptojë që pamja e jashtme nuk është gjëja më e rëndësishme. Alessandra është nënë e 2 fëmijëve Anja dhe Noah përkatësisht 5 dhe 2 vjeç. Në një intervistë për revistën “Self”, modelja thotë: “Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka. Dëshiroj që vajza ime të jetë e edukuar dhe shumë e disiplinuar. Një pamje dhe një trup perfekt nuk e bën një njeri më të mirë. E gjitha ka të bëjë me të vetëndjerin konfident”.

Gjatë intervistës për revistën “Self”, ëngjëlli i Victoria’s dha këshilla sesi të kesh një fizik që të bën të ndjehesh mirë dhe gjithashtu foli edhe mbi regjimin e saj në fitness. / Top Channel

Juliana shpreh dyshimet tek Arditi, Jona i përgjon

0

Julina BBJuliana dhe Arditi ndodhen në dhomën e gjumit. Juliana vazhdon me kapriçot e saj, duke dyshuar tek ndjenja e pëlqimit të Arditit. “Siç ke bërë lojë ti me mua, do bëj unë tani”, thotë ajo. Arditi betohet se nuk ka bërë asnjë lojë me të, duke e siguruar se nëse do kishte dashur të bënte lojë, ka pasur mundësi ta bënte edhe me vajza të tjerë në shtëpi, por nuk është i tillë.

Juliana shpreh hatërmbetje, pasi gjatë lojës me shishe Arditi ka thënë se do të sakrifikonte lojën e tij për Julianën, por nuk e ka thënë me zemër. Arditi e bind se ka qenë i sinqertë dhe nëse ajo do, ai mund t’ia vërtetojë shumë mirë. Juliana e pyet nëse Arditi ka parë edicionet e kaluara të Big Brother-it. Arditi tregon se nuk e ka parë asnjëherë Big Brother-in. Juliana e akuzon se ai ka hyrë kot. Arditi i shpjegon se nuk është e nevojshme të shoh çfarë ka ndodhur në edicionet e kaluara, për të shfaqur veten e tij. Ai e kupton se Juliana dyshon nëse ai po luan lojën e çiftit, ashtu siç mund të kenë bërë banorë në edicionet e kaluara dhe i thotë se nuk është nga ata meshkuj që luajnë me ndjenjat e të tjerëve. Juliana insiston tek ideja e saj, se Arditi po luan me të, teksa ai përpiqet ta bindë me argumente se nuk po bën lojë.

Teksa Arditi dhe Juliana flasin në dhomën e gjumit të katit të dytë, Jona, Valeri dhe Meridiani vinë në dhomën e gjumit të katit të parë. Jona dëgjon çiftin duke diskutuar dhe afrohet tek shkallët, për të përgjuar se çfarë janë duke biseduar. Ajo bën me shenja nga Valeri dhe Meridiani, që mos bëjnë zhurmë dhe të dëgjojë sa më mirë. Më pas ata diskutojnë për ta, teksa të tre thonë se Juliana e meriton më shumë fitoren sesa Arditi.

Arditi del nga dhoma, kurse Jona thërret Julianën. Ajo i thotë se sot i ka ndryshuar mendimin, duke e vlerësuar atë më shumë se Arditin. Kurse Valeri thotë se Juliana e ka sjellë Arditin në finale. Meridiani thotë se tani banorët e mësuan mendimin që ka ai për Julianën, duke mbrojtur nominimin e tij. Juliana i quan skutha dhe u thotë banorëve se ata ishin duke e bërë me qëllim, sepse e dinin që po i dëgjonin ata.