12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8522

KP i LDK-së miratoi listën e kandidatëve për deputetë

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaKëshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër miratoi listën prej 110 kandidatëve për deputet për Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se në listë janë përfshirë të gjithë emrat e deputetëve të vjetër, ndërsa listës i janë shtuar edhe emrat e rinj të aderimeve të reja që janë bërë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e në mesin e tyre edhe Teuta Rugova, bija e presidentit Ibrahim Rugova,shkruan Express.

LDK në listën e saj i ka bërë vend edhe ish-presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, por meqë ai gjendet jashtë vendit, LDK pret një konfirmim zyrtar nga vetë z. Sejdiu nëse ai dëshiron të jetë pjesë e LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit.

Jahjaga: Kosova di të organizojë zgjedhje demokratike

0

Atifete jahjagaPresidentja e vendit Atifete Jahjaga në një intervistë ekskluzive për RTK ka rrëfyer për bisedat me liderët e partive politike për datën e zgjedhjeve, për pritjet që ka nga këto zgjedhje, për mos votimin në kuvend të Forcave të Armatosura.E para e vendit ka folur edhe për rolin e EULEXit, gjykatën për krime lufte, për procesin e liberalizmit të vizave, për luftën kundër korrupsionit, për tolerancën ndërfetare dhe shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në luftën e Sirisë.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e para e vendit Atifete Jahjaga ka deklaruar se Kosova di të organizojë zgjedhje të mira dhe demokratike, dhe pret që pas këtyre zgjedhjeve të dërgohet një mesazh i mirë drejt Bashkimit Evropian.
Jahjaga tha se do te vazhdojë të ushtrojë mandatin e presidentes, ashtu siç shkruan edhe ne Kushtetutën e vendit.

Presidentja ka folur edhe për tolerancën ndërfetare, ndërkaq ka deklaruar se qytetaret e Kosovës që po shkojnë të luftojnë në Siri po e krijojnë një imazh jo të mirë për vendin.

E para e vendit ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me vendet e rajonit, për raportet ndërkombëtare për Kosovën, për zhvillimin ekonomik, për luftën kundër korrupsionit, për sistemin e drejtësisë, për rolin e shoqërisë civile si dhe shume ceshtje të tjera .
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në RTK në orën 20:10.

Ja kandidatët e AAK’së për deputetë

0

Ramush haradinaj ne zgjedhje

Aleanca ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë gjatë tubimit në Prizren.
Më poshtë mund t’i lexoni emrat e kandidatëve për deputetë të AAK’së

Agim Hazrolli

Ahmet Isufi

Ali Berisha

Ali Lajqi

Anton Berisha

Arbresha Nallbani

Ardian Gjini

Ardita Ramadani

Bahri Gashi

Bali Muharremaj

Bastri Lenjani

Bedri Gashi

Bekë Berisha

Besnik Tahiri

Blerim Kuçi

Blerim Shala

Borë Balaj

Bujar Morina

Burbuqe Bakia

Burim Ramadani

Daut Haradinaj

Dervish Tahiri

Donika Kadaj Bujupi

Drita Curri

Drita Kukaj

Enver Gashi

Ernest Luma

Esat Peci

Fatime Hasani

Fatmir Humolli

Fatmir Kastrati

Fehmi Fetahu

Fetije Huruglica

Florije Boshnjaku

Gani Dreshaj

Gazmend Abrashi

Gent Begolli

Hafir Hoxha

Hajdar Sutaj

Hamëz Cena

Hamide Gashi

Hasan Cacaj

Idriz Selimaj

Ismet Abdullahu

Izet Rushiti

Jahja Lluka

Jeta Rafuna

Jonuz Salihaj

Kadri Privanjeva

Kymete Bajraktari

Lahi Ibrahimaj

Laua Kryeziu

Luan Jaha

Lulzim Kabashi

Lulzim Peci

Lulzim Zeneli

Lumturie Blakaj

Magbule Shkodraj

Mazllum Kumnova

Mejreme Maraj

Melihate Tërmkolli

Meliza Haradinaj

Mentor Ferizi

Milazim Abazi

Mirvete Lalloshi

Muhabet Halili

Muhamet Kelmendi

Musah Gjakova

Naim Celaj

Naser Troni

Nexhat Daci

Nexhmedin Shala

Nik Gjeloshi

Njazi Idrizi

Palë Canaj

Palë Lekaj

Pranvera Dobruna

Qazim Xani

Ramush Haradinaj

Refki Bytyqi

Remzi Mehmeti

Rexhep Kadriu

Rifat Lila

Rrustem Berisha

Shkelzen Jusaj

Shkumbin Demalijaj

Shyqeri Memaj

Smajl Latifi

Teuta Berisha

Teuta Durmishi

Teuta Haxhiu

Time Kadrijaj

Tomë Hajdari

Valdete Bekteshi

Pasilika Zotaj

Vlora Hasani

Vjosa Smajli

Xhafer Zymberi

Xhaver Zaiqi

Xhmeshir Rashiti

Xhenet Syka

Xhevdet Duraku

Xhevrije Peci

Zenel Kuqi

Zenun Halili

Zeqë Kiqina

Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht kandidat për Kryeministër

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të premten është nominuar edhe zyrtarisht për Kryeministër të Kosovës, në Konventën e kësaj partie, e cila është mbajtur në qytetin e Prizrenit.

I nominuari për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria Thaçi është më e korruptuara në Evropë. Haradinaj ka thënë se e vetmja është AAK-ja, ajo e cila mund ta çoj vendin përpara.
“Vetëm me programin e AAK-së, vendi mund të shkoj përpara”, ka thënë Haradinaj,transmeton Gazeta Blic.
Ndërkohë në këtë konventë janë bërë publik emrat e AAK-së për deputetë. Poashtu me këtë rast është bërë e ditur se në listë me AAK-në do të jetë edhe LDD-ja e Nexhat Dacit.

Gorani: Aderimet e shndërruan skenën politike në cirk kolektiv

0

Dukagjin_Gorani1Sociologu Dukagjin Gorani në një intervistë për Gazetën Express ka analizuar veprimet e partive politike në prag të fushatës zgjedhore.

Ai konsideron se partitë e kanë tepruar me ‘prurje” duke e shndërruar skenën politike në një cirkus politik.

“Shumica e liderëve partiakë nuk vuan nga mungesa e këshillave apo e përvojës; ata nuk angazhohen në zhvillim të vendit jo pse nuk dijnë – por pse nuk është në interes të tyre. Andaj, nëse ‘prurjet’ mendojnë se kontributi i tyre do të jetë në edukimin dhe avancimin e kapaciteteve politike të liderëve dhe udhëheqjeve partiake – do të gabojnë rëndë” thotë Gorani.

Express: Ka një garë ndërmjet partive politike se cila prej tyre po sjell më shumë “prurje” në prag të zgjedhjeve. Si i vlerësoni këto veprime?

D.Gorani: ‘Prurjet’ janë shndërruar në valutë, një simbol të prestigjit publik të një partie politike. Ato parti që tërheqin më shumë prurje mendojnë se fitojnë popullaritet më të madh. Mirëpo, sikurse edhe më çdo trend tjetër në Kosovë, edhe me këtë dukuri të ‘prurjeve’ u teprua tejmase. Aderimet ‘cilësore’ tashmë e shndërruan skenën politike në një cirkus kolektiv – e kjo më së shumti do t’i dëmtojë pikërisht ‘prurjet’ meqë ata njerëz duhet të ballafaqohen me akuza dhe tallje publike që tashmë kanë filluar. Mbetet ta shohim nëse këta njerëz me të cilët po reklamohen partitë do të gjejnë vend nëpër lista të deputetëve – dhe sa lart do të rreshtohen aty.

Express: Në Partinë Demokratike të Kosovës por edhe në parti tjera po aderojnë njerëz që dikur ishin kritikues të ashpër të tyre. Pse tash PDK, edhe pse gjithë kësaj kohe në pushtet dhe me barrën e keqqeverisjes mbi supe, u bë atraktive për këta njerëz?

D. Gorani: Besoj se tash të gjithë jeni dëshmitarë të asaj që e kisha parë shumë më herët, derisa isha i angazhuar si këshilltar në qeveri: bashkëpunimin e ngushtë të shoqërisë civile me partitë politike,i cili është zhvilluar rregullisht dhe larg syve të publikut. Me vite të tëra, akterë të shumtë e të spikatur nga ‘shoqëria civile’ nuk lëshonin rast pa e ofenduar rëndë dhe publikisht skenën partiake e qeveritare në vend; mirëpo, në anën tjetër, po thuaj fshehtazi, i shihja tek prisnin rregullisht korridoreve qeveritare në kërkesë të bashkëpunimit dhe të favoreve institucionale. Kjo ka ndodhur gjithnjë dhe besoj se do të ndodhë tutje.Mendoj se kjo është një dyfytyrësi publike dhe është krejtësisht e panevojshme, meqë nuk keni nevojë ta gënjeni opinionin publik për qëllimet tuaja të vërteta. Nuk është mëkat nëse dëshironi të jeni pjesë e pushtetit politik dhe e privilegjeve partiake. Mëkat është nëse e fshehni këtë dëshirë duke i akuzuar e ofenduar ata të cilëve u keni lakmi. Sot po shihet që kjo dyfytyrësi ishte edhe jetëshkurtër meqë tash të gjithë e kuptuanse jetën tonë politike, qeveritare e joqeveritare nuk e qeverisin parimet, por vetëm intereset. Nuk bëhet fjalë për misione morale por vetëm për taktizime kadrovike dhe ngarendje pas posteve.

Express: A është e turpshme që për një kohë të gjatë nën petkun e shoqërisë civile të sillesh si kritik i një pushteti apo partie e pastaj qysh në ofertën e parë të bëhesh pjesë e tyre?

D.Gorani: Me përfundimin e luftës skena publike në Kosovë u ndërtua përmes improvizimeve dhe joprofesionalitetit. Kjo vlen si për partitë, ashtu edhe për OJQ-të, mediat, arsimin dhe tutje kuvendin, qeverinë, agjencitë e panumërta. E gjithë kjo skenë – në dukje të parë e shumëllojshme, kritike e demokratike – në fakt përbëhet nga një lloj i njëjtë njerëzish. Madje, shumë prej tyre janë edhe familjarë mes vete. Që të gjithë janë pjesë e një mendësie politike që udhëheqet nga intereset personale. Kjo s’është vetëvetiu gjë e keqe meqë shoqëritë e reja si kjo e jona kalojnë nëpër këto faza. Mirëpo, është e pamoralshme që kjo të fshehet dhe të pretendohet kinse në Kosovë skena publike është e ndarë sipas parimeve ideologjike dhe etikës profesionale. Kjo ishte një gënjeshtër e panevojshme dhe e neveritshme meqë ‘aderimet’ e sotme po i shpërfaqin synimet e vërteta të kësaj mendësie: dëshirën për pushtet dhe privilegje publike.

Këtë e kisha vërejtur qysh më 2007 kur mendova se angazhimi im më aktiv në skenën politike do të mund të ishte punë më e ndërgjegjshme publike, sidomos në prag të shpalljes së pavarësisë. Ne emër të kësaj ndihme iu bashkova ekipit të Hashim Thaçit i cili asokohe ishte në opozitë dhe nuk dihej nëse do t’i fitonte zgjedhjet. Tashmë e kisha të qartë se skena jonë publike përbëhej nga një grumbull i njëjtë njerëzish, të ndarë artificialisht nëpër ‘profesione’, ‘misione’ e ‘parime’. Për këtë edhe isha i bindur se kalimi im dhe i disa kolegëve të tjerë nga ‘shoqëria civile’ në skenë politike ishte veprim normal – dhe u befasova keq kur filluan ofendimete rënda dhe nëpërkëmbjet publike nga po këta që sot po aderojnë me vrap nëpërpartitë deridje të akuzuara e të ofenduara.

Me vite të tëra m’u desht ta barti damkën e një ‘tradhëtie’ që ia kisha bërë ‘parimeve’ të shoqërisë civile; damkën e një oportunisti publik, shërbëtori qeveritar, etj., etj. Sikurse sot, ashtu edhe atëherë e dija se këto ofendime s’ishin tjetër veçse një performans hipokrit nga njerëz që nuk kishin as parime e as mend.

Sot, i shoh shumë prej tyre duke e bërë të njëjtën gjë – madje në mënyra shumëfish më oportuniste se ne dikur. Sot, aderimet e ‘liderëve’ të shoqërisë civile po negociohen paraprakisht me rroga, poste qeveritare e partiake, radhitje në lista për deputetë… Mbase nuk e besoni, por atëbotë kur ne kaluam në ‘politikë’ ishte e turpshme të përmenden këto gjëra. U ftuam të angazhohemi si këshilltarë dhe këtë e pranuam. Pa diskutim për poste dhe pa negociatapër privilegje.

Natyrisht, kjo që e shoh sot tek ‘prurjet e reja’ është neveritëse për mua meqë doemos më kujtohen ofendimet dhe akuzat publike që na bëheshin.

Express: Madje disa nga këto figura pas aderimit edhe kërkojnë poste të larta. Çka do të thotë kjo ?

D.Gorani: Kjo do të thotë se cirkusit të quajtur skena publike demokratike i erdhi fundi i merituar. Tash po e shihni se brenda kësaj skene shoqërore gjithnjë ka ekzistuar vetëm një parim: ngarendja pas pushtetit. Madje, trendi i sotëm ka shkuar shumë larg në zhveshjen etike: kërkimi i posteve të larta dhe i privilegjeve po pranohet dhe po dëftohet publikisht. Ata që na ofendonin më herët sot bëjnë ‘selfie’ me kundërshtarët dhe armiqtë e deridjeshëm ‘parimorë’ e ‘ideologjikë’. Nesër, edhe këta do të ofendohen dhe do të pasohen me të tjerë – të cilët mbase qysh tash presin në rend për zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka funksionuar kjo skena jonë publike prejse është themeluar pas luftës – si përzierje e aktivistëve lokalë, e grupacioneve kriminale dhe e donacioneve ndërkombëtare.

Express: A mendoni se aderimet që i kemi parë ditëve të fundit janë vetëm një interes i momentit i partive apo do të sjellin ndonjë kualitet?

D. Gorani: Këtë do ta tregojnë listat e deputetëve dhe radhitja e prurjeve brenda tyre. Kjo do ta dëshmojë shkallën e nevojës së partive për ta prezantuar veten si ‘progresive’ e ‘reformiste’. Mirëpo, mbi të gjitha, ky cirkus me prurje e aderime flet për një situatë të pandershme që po e prodhojnë liderët partiakë. Me këto, ata po përpiqen të distancohen nga kolegët e tyre partiakë, duke pranuar publikisht se më shumë i çmojnë ata që deridje i fyenin – se sa ata me të cilët bashkëpunuan me vite të tëra. Kjo është vërtet situatë e pahijshme dhe besoj se do të shkaktojë hidhërim të madh nëpër kryesitë e partive politike. E po ashtu është edhe navitet i paparë i liderëve partiakë të cilët nuk po e vërejnë se si përmes lajkave publike ndaj aderuesve po i shpërfaqin komplekset e veta klasore e kulturore.

Krejt në fund, përvoja ime modeste në politikë më dëfton se shumica e këtyre prurjeve është menduar të shërbejë vetëm si vegël marketingu – sa për ta rritur pak numrin e votave në ditën e zgjedhjeve. Madje, për aq sa e njoh udhëheqjen aktuale partiake në vend, as postet e tyre të ardhshme politike nuk do të kenë ndonjë ndikim reformist apo zhvillimor. Mos harroni se shumica e liderëve partiakë nuk vuan nga mungesa e këshillave apo e përvojës; ata nuk angazhohen në zhvillim të vendit jo pse nuk dijnë – por pse nuk është në interes të tyre. Andaj, nëse ‘prurjet’ mendojnë se kontributi i tyre do të jetë në edukimin dhe avancimin e kapaciteteve politike të liderëve dhe udhëheqjeve partiake – do të gabojnë rëndë. Partitë kanë nevojë për ta jo për ta ndryshuar skenën politike – por pikërisht për ta mirëmbajtur kështu siç është, të pandryshuar.

Studentët kujtojnë Ukshin Hotin

0

Ukshin HotiIshte 16 maj 1999 kur i burgosuri Ukshin Hoti, ishte nxjerrë nga burgu.Në këtë ditë nga dëshmitarët që kanë qenë të burgosur prof. Ukshin Hoti është liruar gjoja dhe prej atij momenti janë zhduk gjurmët e tij, ku as familja e as qytetarët e Kosovës nuk dinë gjë për fatin e tij.

E pas 15 viteve të gjithë kërkojnë të dinë për fatin e tij.Në këtë 15 vjetor kanë qenë studentët e Fakultetit Filozofik të cilët e kanë kujtuar dhe kanë kërkuar të dinë për fatin e tij.

Ata përmes një videoje kanë mbledhur fotografit e tij në vite, nga momente të ndryshme të profesorit Ukshin Hoti.
E mënyrën e këtij kujtimi, e kanë cilësuar si të veçantë nga se është bërë në të kaluarën.

Astrit Gjocaj, nga Këshilli i Fakultetit Filozofik, fakultet ky në të cilin Hoti ishte një nga themeluesit, tha se ata si studentë të këtij fakulteti kanë ndjerë obligim të organizojmë një përkujtim sot tash e 15 vite që nuk dihet asgjë p ër fatin e tij.

“Një formë tjetër nga seç jemi mësuar, pra takimet edhe tryezat e ndryshme. Ky videospot do të transmetohet nëpër të gjitha televizionet nëpër gjithë Kosovën të ‘Megamedium’ falë pronarit të tij Gani Ibërdemaj i cili na ka mbështet në këtë projekt dhe na e ka mundësuar transmetimin e tij deri në ora 1 pas mesnatës”, ka thënë ai.

Në këtë, pjesëmarrës ka qenë edhe kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj.
Ai ka thënë se kërkesën për të pagjeturit e ka drejtuar edhe në bisedimet me palën serbe dhe vazhdimisht thotë se e kanë përsëritur.

Ndër të tjera, Gjetaj ka potencuar se për fatin e Ukshinit mund të dihet, pasi që drejtori i burgut që është mbajtur atëherë Ukshin Hoti, është ende gjallë dhe jeton në serbi.

“Prandaj në radhë të parë ai mund të deklaroj se në çfarë rrethanash është liruar profesori. Hoti për arsye se në kohën kur është liruar ai nuk ka qenë as zogu i lirë për shkak të mbulesës së shtetrrethimit që ka qenë Kosova. Do të thotë ka qenë një absurd i llojit të vet për ta menduar lirimin e tij. Kështu që, që nga ajo ditë nuk dihet fati i tij. Ne e përkujtojmë në radhë të parë me qëllime të qetësimit të familjes por edhe përkujtimit dhe nderimit dhe respektit të figurës e cila jo rastësisht është izoluar gjoja se është liru”, ka thënë ai.

Edhe koordinatori i Këshillit të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka thënë se në emër të këtij këshilli sot janë organizuar disa aktivitete për ta shënuar ditën e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Kasumi ka potencuar që këshilli që ai po udhëheq po bëjnë çdo gjë të mundur për të ditur për fatin e të gjithë të zhdukurve, ku në mesin e tyre është edhe Ukshin Hoti.

Për shënimin e ditës së zhdukjes së Hotit dhe akti vitetet e organizuara me këtë rast, studentët i ka falënderuar edhe djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

Për nder të kësaj dite Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës e ka organizuar një takim me intelektualë nga Kosova dhe Shqipëria.

LDK, fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

0

Isa Mustafa LDKLidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e Këshillit Drejtues, gjatë së cilit, do të votohet lista me kandidat për deputet për Kuvendin e Kosovës.

Burime të Gaztës Blic brenda takimit tregojnë se lista nuk është propozuar dhe as votuar ende, ndërsa aktualisht është duke mbajtur fjalim lideri i kësaj partie, Isa Musta, i cili po flet për kriteret që i ka përdorur LDK-ja për ta bërë listën.

Ja kështjella ku do të martohen Kim dhe Kanye

0

keshtjella e kim dhe kanyeKim dhe Kanye do të martohen në një kështjellë të shekullit 16 në Firencë që ka një histori tragjike.

Fillimisht ishte thënë se ata do të martohen më Paris, por cifti ka përzgjedhur tani kështjellën e ndërtuar familjen Medici të Firencës.

Ky vend megjithatë ka një histori tragjike pasi dy të rinj, më 2006 dhe 2008 nga muret e saj. Më pas autoritetet e kishin mbyllur atë.

Rrënohen balkonat e ndërtesave pa leje në “Ortokoll” të Prizrenit

0

ndertesat ortokollDrejtoria e Inspektoriatit në Prizren, ka filluar rrënimin e ndërtimeve pa leje në lagjen “Ortokoll”.

Drejtori i Inspektoriatit Bedri Bytyçi tha se rrënimi i balkonave  pa leje po bëhet pas dhënies së afatit për vetërrënim për pronarët e tyre.

“Pas dhënies së afatit për vetëlargimin e ndërtimeve pa leje në lagjen “Ortakoll”, dhe pas mospërfilljes së këtij afati, Drejtoria e Inspektoriatit ka organizuar aksionin për rrënimin e ballkoneve dhe anekseve që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjet”, tha Butyci.
Ai tha se do të vazhdohet me venien e rendit urbanistik në të gjitha pjesët e qytetit.

Fillimi i punës së Drejtorisë së Inspektoratit në këtë mandat është inkurajues dhe të gjithë qytyetarët e Prizrenit presin që të vazhdohet kjo punë e nisur./TVO/

Si dallohen femrat që u mungon seksi

0

cifti martesorNuk bëni seks? Dalloheni qartë. Ka disa shenja që një femër tregon se nuk ka pasur marrdhënie seksuale kohët e fundit. Shenja jo vetëm në natyrën fizike, por dhe në sjelljen e tyre. Femrave që u mungon seksi u reflektohet qartë kjo pjesë. Madje që në buzëqeshje.

SHENJAT FIZIKE:

Përgjumja
Për shkak të mungesës së sedativëve natyrore siç është oksitocina, e cila tajohet gjatë orgazmës, femrat mund të kalojnë netë të tëra pa gjumë.

Pamja e mplakur
Kalogeni, që prodhohet nga marrëdhëniet e rregullta intime, bën lëkurën të qetë dhe të butë. Për shkak të mungesës së tij, femrat mund të duken më të mplakura sesa janë. Progesteroni që trupi prodhon gjatë seksit largon aknet nga fytyra.

FEMRA QË KA NEVOJË PËR SEKS TREGOHET ME KËTO SJELLJE:
Të qenurit e dhunshme me të tjerët. I mungon buzëqeshja, gjithë kohën me nerva.

Zakonisht, zihet me të tjerët sepse nga mungesa e endorfinës ka një perceptim negativ për botën që e rrethon.

Shpesh konsumon qetësues për dhimbje
Shpesh konsumon qetësues për dhimbje, pasi nga mungesa e ositocinës që ka efektin e morfinës, ka nevojë për të zbutur dhembjet.
Marrëdhëniet intime shpesh rritin sasinë e antitrupave antivirale për 30%.

Rregullisht harron gjithçka
Harron gjithnjë dhe gjithçka dhe ka mendim negativ për vetveten. Besoni apo jo, seksi ka rol kyç në krijimin e vetëbesimit tek femrat.

Aleksandër Frangaj padit Aida Shtinon për… lekët e telefonit

0

Aleksandër FrangajPronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ka paditur gazetaren e emisionit “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino.

Media dhe rrjete sociale shkruajnë se në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Frangaj thotë se Shtino nuk ka paguar një faturë prej 8.8 milionë lekësh nga përdorimi i telefonit celular.

Në objektin e padisë të dorëzuar nga Frangaj thuhet:” Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrdhënies së punës”.

Aktualisht, Aida Shtino emisionin e saj “Njerëz të Humbur” e transmeton në TVSH, pas largimit nga TV Klan. Deri tani Shtino ka qenë në disa tv me emisionin e saj “Njerëz të Humbur”.