12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8523

Ja emrat e LDD-së për deputetë

0

Daci-lddKryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), ka përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të cilët do të jenë pjesë e listës së AAK-së.

Listës së LDD-së do t’i prijë kryetari, akademik Nexhat Daci, ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe: Drita Maliqi, Dr. Qamile Morina, Zize Pepshi, Ilmi Muqaj, Remzi Durmishi dhe Elife Murseli.
Në këtë takim u formua edhe Shtabi Zgjedhor i LDD-së, i cili do të udhëhiqet nga nënkryetari I LDD-së, Lulzim Zeneli./Epoka e re/

Katër perandori ku dielli nuk perëndon kurrë

0

986646Çdo histori fillon në fund. Asnjëra nuk përfundon asnjëherë, sepse gjithmonë jemi të gatshëm ta rishkruajmë. Dhe gjithmonë ndryshe, sipas këndvështrimit, kontekstit, shijeve, obsesioneve të gjithësecilit. Nuk ka asgjë më të kotë se sa të provosh të diktosh versionin përfundimtar.

E tashmja e rimodulon vazhdimisht të kaluarën. “Faktet e pastër”, “ngjarjet ashtu si kanë ndodhur realisht”, janë produkte dhe riprodukte të asaj fabrike dhe cikli të vazhdueshëm që është historiografia. Ose propaganda e veshur si shkencë.
Siç thoshte: “E.H.Carr: “Historiani më i mirë është ai që zotëron paragjykimin më të mirë, jo historiani inekzistent pa paragjykime”. Historia mbetet lëndë e gjallë, një instrument pushteti shumë aktual. Për idenë që kemi për historinë luftojmë njësoj si për territorin tonë. Kështu edhe doktrina aktuale strategjike amerikane lartëson konkurrencën për rrëfimin: konfliktet nuk fitohen në fushëbetejë, por në sferën jomateriale të rrëfimit. Hegjemon është ai që imponon versionin e tij të fakteve. Në pritje që të tjerët ta përmbysin. Fundi i historisë mund të presë.

Të rigjykosh sot Luftën e Parë Botërore, katastrofa që është në fillesë të epokës sonë, është një operacion jashtëzakonisht shumë strategjik. “Njerëzit e 1914-ës janë bashkëkohësit tanë”-, konkludon historiani Christopher Clark në librin e tij “Somnambul”, duke reflektuar për rrjedhën që morën ngjarjet pas atyre plumbave te pistoletës në Sarajevë, dhe që çuan në vetëvrasjen aspak të pashmangshme të Europës. Që u shenjua prej shembjes së njëkohëshme të katër perandorive të mëdha: turko-otomane, ruse, austro-hungareze dhe gjermane…

Po ta shohësh me kujdes, shumë prej lojërave gjeopolitike që po ndodhin aktualisht mund të konfigurohen si luftëra (të ftohta apo të nxehta) për vazhdimësinë e hegjemonisë në territoret që iu morën katër perandorive të mëdha. Dy konflikte botërorë dhe një luftë e ftohtë nuk i kanë zgjidhur ato nyje. Në vitin 1918, ashtu si në 1945 dhe 1991, fundi i një lufte u shpall si fundi i të gjithë luftërave. Por formula magjike për qeverisjen e hapësirave të mëdha është në pritje të shpikësit të saj. Ndoshta prej këtij zhgënjimi të përsëritur, ndoshta prej prirjes nostalgjike që karakterizon çdo periudhë krizash, por kurrë më parë, ashtu si sot, katër perandoritë e shpallura si të vdekura nuk janë kthyer në modë.

Turqia e Erdogan gëlon me neo-otomaninë. E përzierë me prirjet panturanike dhe panislamike, ideologjia perandorako-kalifale autorizon udhëheqësin turk që t’i pagëzojë si shtëpinë e tij hapësirat mes Adriatikut dhe Turkestanit lindor (Xinjiang). Pasi Ataturku kishte themeluar shtetin kombëtar turk mbi rrënojat e “të sëmurit të madh të Europës”, dhe mbi epopenë e Galipolit (1915), sot islamisti Erdogan shpallet mbrojtës i Portës së Lartë, edhe në faljen që u kërkon armenëve, viktima të dëbimeve dhe masakrave të kryera njëqind vjet më parë nga trupat e sulltanit. “Incidentet e Luftës së Parë Botërore janë dhimbja jonë e përbashkët”. Rezultatet e diskutueshëm të ekspozimit të tepruar neo-otoman, sidomos në fushën arabe nuk duket se e kanë prekur në vendin e tij, ku kryeministri shtrëngon vidhat e një sistemi personalist dhe të centralizuar.

Rusia e car Putinit rikthen të kaluarën imperiale: pas harresës përbuzëse sovjetike për epopenë e 1914-1918, në 1 gusht 2013 Kremlini përkujtoi për herë të parë përvjetorin e saj, dhe ka nxitur më në fund ngritjen e një monumenti për “15 milionë luftëtarët për mbrojtjen e atdheut”. Ajo Rusi imperiale, e udhëhequr nga “i mençuri dhe i madhi” Nikolla II me siguri do të kishte fituar, nëse komunistët nuk do të kishin përmbysur carin. E nëse Putini refuzon të rreshtohet në radhët e të humburve të luftës së ftohtë, aty ku do ta vendosë Obama, kjo ndodh sepse kujton perandorinë e Romanovëve dhe jo regjimin e uzurpatorëve bolshevikë. Bashkimi Sovjetik është për Putinin ai që fashizmi ishte për Benedetto Croce: një pushtim i hyksos-ëve. Kllapa që duhen hequr.

Sa për austro-hungarinë, legjenda e saj është e ngulitur në vetë zhdukjen e saj. Në transformimin, nga një fortesë e Europës kontinentale, në një model progresist të bashkëjetesës shumëetnike. E gjithë MittelEuropa e sotme flet për këtë. Edhe Italia ish-habsburgase. Nuk kishte nevojë të rizbulohej Joseph Rothi, me Marshin e Radetskyt për të ringjallur legjendën e felix Austria, shumëetnike, e qetë, paqësore.

Në fund Gjermania. Jemi në tokën “e të kaluarës që nuk ikën”, siç e tregon edhe vala e gjermanofobisë që po përshkon Europën. Kriza e euros, monedhë e krijuar nga francezët dhe italianët për të penguar Gjermaninë e ribashkuar që të dominojë kontinentin, edhe po të ishim kthyer në vitin 1913, makthi i Mitterrandit, interpretohet nga Berlini në dritën e 1923-shit, viti i hiperinflacionit që nisi me shpërthimin e luftës dhe u nxit më tej nga Traktati i Versajës, kur çmimet dyfishoheshin çdo katër ditë. Frika nga euro është bijë e asaj kujtese të përcjellë nga stërgjyshi tek stërnipi. Prandaj gjermanët sot kanë më shumë frikë nga inflacioni, se sa nga kanceri. Dhe heqja dorë nga marka gjermane, një lëshim i bërë ndaj gjermanofobive europiane, përshkruhet nga disa intelektualë gjermanë si “Versaja e dytë”: një haraç i paguar padrejtësisht për të “shëruar” ribashkimin e 1990-ës, që disa fqinjë europianë e kanë quajtur paralajmëruesi i Rajhut të Katërt. I tillë ishte, dhe pjesërisht mbetet, vizioni i teoricienëve të “karakterit kombëtar gjerman”, apo më saktë vokacioni agresiv i një populli që është vetëshpallur i njëjtë veç me vetveten, që nga Armini deri tek Angela Merkeli. Asgjë tjetër veçse një faj i përjetshëm kolektiv. Dhe Lufta e madhe është dëshmi e agresionit austro-gjerman ndaj paqes europiane.

Në vitin 1914, të thoje Europë kishe thënë Botë, duke parë shtrirjen e perandorive të Kontinentit të Vjetër. Në 2014-ën, duket sikur bota mund të bëjë edhe pa Europën. Por edhe disa europianë duket se janë të gatshëm të bëjnë pa të, duke u mbyllur në hapësira të ngushta, në dukje të sigurta. Jo, historia që nisi në Sarajevë nuk ka mbaruar.

(Autori i shkrimit të botuar në ‘La Repubblica’ është Lucio Carciolo, ndërsa e transmeton “Koha jonë”)

Limaj shpeshton takimet në Prizren

0

Limaj Nisma rahovecKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka shpeshtuar takimet me elektoratin e Prizrenit.

Ai sonte do të takohet me banorët e lagjes “Kurillë ”, “11 Mars”, “2 Korriku” dhe “Dardania” të kë tij qyteti.
“Në lagjen “Kurillë” takimi mbahet në lokalet e shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në ora 18.00”

“Në lagjen “11 Mrsi”, “2 Korriku” dhe “Dardania” takimi mbahet në lokacionin e përbashkët në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” në ora 20.00”.

“Në këto takime do të marrë pjesë edhe kryetari i Kryesisë së Nismës për Kosovë Fatmir Limaj dhe koordinatori Nismës për Prizren Prof.dr Sejtullah Hoxha si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë qëndrore e lokale”, njofton Nisma në Prizren/PrizrenPress.com/

 

Sot fillon Festivali i Letërsisë POLIP

0

POLIPSot në Prishtinë, fillon edicioni i katërt i Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë POLIP, i organizuar nga Qendra Multimedia, cili do të zgjasë tri ditë dhe do të marrin pjesë autorë nga vende të ndryshme. Në edicionin e sivjetmë do të flitet edhe për bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd, në periudhën 1989 –2014.

Teatri dhe realitetet politike në Bashkimin Evropian, letërsia bashkëkohore dhe bashkëpunimet kulturore Prishtinë – Beograd gjatë periudhës 1989 – 2014, do të jenë temat që do trajtohen gjatë tri ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP.

Koordinatorje e këtij festivali, Nita Hoxha, nga Qendra Multimedia, thotë për Radio Kosovën, se këto ditë do të jenë të mbushura me aktivitete të ndryshme:

“Gjatë ditës do të ketë panele të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të ketë lexime të poezive, ku autorët do t’i lexojnë vet poezitë e tyre në gjuhën origjinale e pastaj do të përkthehen edhe në gjuhën angleze. Pas leximit, do të ketë muzikë. Sivjet në festival kemi autorin nga Shqipëria Visar Zhiti, autorin e mirënjohur serb Filip David, pastaj autorin kosovar Adil Olluri, etj”.

Hoxha, thotë se qëllimi i festivalit është që të krijohet një lidhshmëri më e madhe në mes të autorit dhe publikut të rajonit.

” Në këtë edicion kemi autorë edhe nga Serbia, për shkak se është krijuar një lloj izolimi dhe në këtë mënyrë, ne provojmë që së paku të njohim përsëri letërsinë dhe kulturën e njëri tjetrit”.

Gjatë festivalit POLIP, do të promovohet libri “Ëndrra të dashurisë dhe vdekjes” nga autori serb Filip David, i përkthyer në shqip nga Smajl Smaka si dhe do të debatohet për përkthimet dhe shkëmbimet letrare në kontekstin ballkanik.

Shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” u dha mbrëmë premierë në Teatrin ODA

0

shfaqja odaShfaqja “Peer Gynti nga Kosova” është një projekt teatror unik i realizuar si bashkëpunim i tre teatrove, Hessisches Staatstheater Wiesbaden (Gjermani), Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Teater de Vill (Suedi) kurse në të janë të përfshirë artistë nga: Gjermania, Kosova, Suedia, Shqipëria dhe Serbia.

Një tregim autentik, i rrëfyer me sinqeritet të plotë ka qenë drama “Peer Gynti nga Kosova”, e cila u shfaq në mbrëmjen e së enjtes në sallën e teatrit “ODA”, në Prishtinë, pas premierës botërore që shfaqja pati në Wiesbaden të Gjermanisë para katër netësh.
Kjo dramë me regji të Robert Jelinek nga Suedia, ka sjell një tregim të lëshuar në përplot aventura me një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.

Kryepersonazhi në këtë shfaqje, Peer (që luhej nga aktori Besnik Krapi), gjatë një pjesë të dramës që kësaj radhe është realizuar nga dramaturgu i njohur në vend Jeton Neziraj, ka brohoritur parullat më të famshme gjatë viteve ’90 në Kosovë “Liri-Demokraci”, për shkak se babai i tij (rolin e të cilit e luante Charles Toulouse) e nxiste atë që t’iu bashkohej protestave gjithëpopullore kundër qeverisë së atëhershme, gjersa nëna e tij (ku e luante rolin Ema Andrea, artiste e njohur nga Shqipëria) vazhdimisht kundërshtonte që biri i saj të helmohej në këto protesta nga gazi lotsjellës.
Sidoqoftë, shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” është një projekt teatror unik i realizuar si bashkëpunim i tre teatrove, Hessisches Staatstheater Wiesbaden (Gjermani), Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Teatër de Vill (Suedi) kurse në të janë të përfshirë artistë nga: Gjermania, Kosova, Suedia, Shqipëria dhe Serbia.
Jeton Neziraj, ka thënë të ketë mendime pozitive për lojën e aktorëve gjatë kësaj mbrëmje, ndërkohë që komplimentet, sipas tij, i mbeten publikut.

“Kjo dramë m’u duk që u prit mirë nga spektatorët, natyrisht në një shkallë më të mirë është pritur edhe në Gjermani gjatë premierës së saj atje. E rëndësishme ishte që ky ka qenë një projekt jashtëzakonisht i vështirë, për faktin se siç e thanë edhe aktorët në fillim të shfaqjes se ata vijnë nga shtetet që kanë kultura dhe gjuhë të ndryshme, ndërkohë që ne vendosëm ta realizojmë shfaqjen në gjuhën angleze, për arsye se kjo dramë do të jepet edhe në disa teatro prestigjioze në Evropë”, ka pohuar Neziraj, ku duke buzëqeshur tregoi se nuk e ka ndërmend të aderoj në asnjë parti politike, duke ironizuar kështu me disa kolegë të tij që kohëve të fundit nga kultura kanë kaluar në jetën politike.

“Dua ta ndajë me juve gazetarët një informatë tejet të rëndësishme, ende nuk kam menduar se në cilën parti do të aderoj”, ishin këto fjalët e Nezirajt teksa qeshte më pas.

Në këtë dramë që u jep mbrëmë në kryeqytet kanë luajtur aktorët: Ema Andrea, Besnik Krapi, Jonas Sjören dhe Charles Toulouse. Shfaqjes “Peer Gynti nga Kosova” pas Prishtinës, do të jepet më 16 maj në Teatrin e qytetit të në Gjilanit, në Ferizaj me 17 maj në Teatrin e qytetit, në Shkup me 21 maj në Qendrën e Teatrit të Fëmijëve, repriza do të shfaqët në Prishtinë me 22 maj në Teatrin Oda, ndërkohë më 23 Maj jepet në Tiranë në Black Box – Fakulteti i Artit dhe më 28 maj në Beograd në Center for Cultural Decontamination

Vetëvendosje! garon me pesë kandidatë për deputet nga Prizreni

0

vvLëvizja Vetëvendosje! në Prizren do të garojë me pesë kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kandidatët e VV-së në Prizren që do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit janë: Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Levent Kasemi, Nora Arapi Krasniqi Valizake Tha çi- Celina.

Koordinatori i VV-së në Prizren, Jeton Jagxhiu tha për “PrizrenPress” se emrat e kandidatëve për deputet të Parlamentit të Kosovës janë miratuar edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

Hartimi i listës zgjedhore tensionon partinë e Thaçit!

0

Hashim Thaci 2Përbërja e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovë, përkatësisht, lënia anash e disa anëtarëve të vjetër në këtë listë, ka bërë që partia e kryeministrit Hashim Thaçi të përfshihet në tensione të reja.

Siç ka mësuar Gazeta Blic nga burime të vetat brenda kësaj partie, në PDK është duke bërë “nxehtë” për shkak se tashmë është vendosur që në listën me emra për deputet mos të futën disa persona të cilët janë nën hetime për vepra të ndryshme dhe gjithashtu mos të futen të tjerët, të cilët i kanë humbur zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
“PDK-ja nuk do ta dorëzojë listën zgjedhore deri në momentin e fundit, do të thotë deri pak minuta para orës 00:00, kur përfundon afati ligjor për dorëzimin e listave. Kështu do të bëhet për shkak se ende nuk është vendosur për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re. Ka mbetur të detajizohet se sa kandidat do t’i ketë AKR-ja në listën e përbashkët”, ka thënë burimi./Gazeta Blic/

Sot, Haradinaj nominohet për kryeministër në Prizren

0

Ramush Haradinaj 1

Sot, në Prizren, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mban Konventën Zgjedhore, me ç’rast do të ndodhë votimi solemn i platformës për Kosovën, “Drejtim i Ri” dhe nominimi i kandidaturës së kryetarit Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramdani, ka thënë për “Epokën e re” se programi dhe lidershipi i kësaj partie janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë.

“’Drejtimi i Ri’, që do ta merr Kosova gjatë qeverisjes Haradinaj do të jetë substanca e ndryshimeve rrënjësore. Fitorja e Aleancës është vetëm në momentin kur fiton ‘Drejtimi i Ri’. Prandaj, jam i sigurt se programi dhe lidershipi i Aleancës janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur qytetin e Prizrenit për ta nominuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm, Ramush Haradinajn.

“Prizreni është qytet i vlerave kombëtare, të lëvizjeve të mëdha shqiptare dhe të shtetndërtimit në Kosovë. Gërshetimi i këtyre vlerave dhe ‘Drejtimit të Ri’ bëhet sot në Prizren dhe në të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë Ramadani.

 

Beyonce dhe Jay Z thyejnë heshtjen

0

Beyonce-JayZ-heq tatuazhinBeyonce, Jay Z dhe Solange kanë dalë të enjten me një deklaratë të përbashkët për të sqaruar incidentin që ndodhi në ashensorin e Standard Hotel në New York.

“Pas publikimit të videos së ngjarjes që ndodhi të hënën më 5 maj ka patur shumë spekulime. Jay dhe Solange kanë marrë përgjegjësistë mbi atë se çfarë ndodhi”, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, dy kunetërit janë shprehur të vetëdijshëm për efektin që sjellja e tyre private ka pasur në publik dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit. “Ne po vazhdojmë përpara si një familje e bashkuar”, vijon deklarata.

“Zërat se Solange ka qenë e dehur apo që ka shfaqur sjellje të parregullta gjatë mbrëmjës janë të rreme. Në fund të fundit, çdo familje ka probleme dhe ne nuk jemi ndryshe”, shprehen bashkëshortët.

“Ne e duam shumë njëri-tjetrin sepse jemi një familje. Vendosëm që ta hedhim pas këtë ngjarje dhe shpresojmë që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, përfundon deklarata e Beyonce dhe Jay Z.

Me qëndrime jam më afër Vetëvendosje!-s

0

MazllumBaraliuIsh-rektori i Universitetit të Prizrenit, njohës i proceseve politike, Mazllum Baraliu, e ka ndarë mendjen të inkuadrohet në politikë. Ai është shprehur i gatshëm ta japë kontributin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje! të Albin Kurtit.
“Jam i interesuar që kontributin tim ta jap në jetën parlamentare, gjegjësisht të ndihmoj aty ku eventualisht mendoj se është më se e domosdoshme ose e nevojshme. Mendoj se më afër me qëndrimet, përpjekjet dhe orientimet e mia është Lëvizja Vetëvendosje!”, ka thënë Baraliu në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Baraliu ka bërë me dije se është koha që legjislatura e ardhshme të jetë më kompetente, më e përgatitur si dhe më rezultatdhënëse. Në këtë kontekst, ai ka thënë se të gjitha partitë politike duhet të kandidojnë për deputetë të Kuvendit të Kosovës njerëz të ditur dhe të ndershëm. “Është koha të kemi një legjislaturë edhe më kompetente, më të përgatitur, si dhe më rezultatdhënëse. Mendoj se të gjitha subjektet politike do të duhej ta marrin seriozisht këtë moment politik dhe shoqëror, pra mundësinë t’i përpilojnë listat me njerëzit më të mirë që kanë, më të përkushtuar, më të ditur dhe më të ndershëm”, ka deklaruar Baraliu.
Ai ka thënë se pas 8 qershorit skena politike do të jetë më e kompletuar në aspektin e përkushtimit shtetëror për kryerjen e detyrave. “E shoh shumë më të kompletuar në kuptimin e përkushtimit shtetëror dhe institucional, me vlera demokratike e profesionale në kryerjen e detyrave, në mënyrë që pastaj të kemi një gjendje më të avancuar, e cila do t’i ndihmonte proceset që të shkojnë më mirë, më shpejt dhe në interes të qytetarëve”, është shprehur Baraliu, duke shtuar se qeverisja e ardhshme duhet të interesohet dhe të angazhohet që të jetë në shërbim të qytetarëve për t’i zgjidhur problemet e tyre.

“Epoka e re”: Z. Baraliu, kemi dëgjuar se e keni ndërmend të inkuadroheni në politikë. Ka diçka të vërtetë?
Baraliu: Po, jam i interesuar që kontributin tim ta jap në jetën parlamentare, gjegjësisht të ndihmoj aty ku eventualisht mendoj se është e domosdoshme ose e nevojshme. Kjo është ajo që mund të them tash për tash.

“Epoka e re”: Jeni përcaktuar se në cilin subjekt politik do ta jepni kontributin?
Baraliu: Mendoj se më afër me qëndrimet, përpjekjet dhe orientimet e mia është Lëvizja Vetëvendosje! Natyrisht, nëse ajo ka mirëkuptim, interesim dhe orientim.

“Epoka e re”: Pse pikërisht në Vetëvendosje!?
Baraliu: Sepse orientimet e mia politike janë më afër me këtë lëvizje.

“Epoka e re”: Keni pasur takim me përfaqësuesit e kësaj lëvizje lidhur me këtë çështje?
Baraliu: Nuk mund të flas më tepër se kaq. Nuk është as e nevojshme e as korrekte, sepse unë po flas vetëm për orientimet dhe dëshirën time, asgjë më tepër.

“Epoka e re”: Keni pasur oferta nga partitë e tjera politike?
Baraliu: Po, kam pasur oferta nga shumë parti, por tash nuk ka shumë rëndësi kjo, sepse nuk ka kuptim ta faktorizoj veten dhe nuk është as në natyrën time dhe as në dinjitetin tim të flas për veten. Jam një qytetar i zakonshëm, një individ i rëndomtë, i cili përpiqet të bëjë diçka më tepër, në çfarëdo forme të mundshme, të ligjshme dhe të lejuar.

“Epoka e re”: Pretendoni të bëheni deputet i Kuvendit të Kosovës?
Baraliu: Pretendoj ta jap ndihmën time aty ku mundem dhe për aq sa mundem në mënyrë modeste. Për aq sa unë kam kapacitet, mundësi e vullnet do të kontribuoj. Mendoj se me të vërtetë është koha që më shumë të ketë përfshirje në jetën shoqërore, ekonomike, sociale, natyrisht nëpërmjet mekanizmave për secilin qytetar dhe nga secili qytetar sepse jemi në udhëkryq dhe në një rrugë stagnante, e kjo nuk u bënë mirë avancimit, zhvillimit ekonomik, social si dhe proceseve politike e integruese. Prandaj mendoj se është koha që të gjithë të mobilizohemi dhe të mos rezervohemi e të mos tregohemi indiferentë që t’i ndihmojmë edhe proceset, subjektet politike, institucionet dhe qytetarët tanë në mënyrë që të ketë më shumë rezultate pozitive dhe më avancuese së deri më tash. Duhet një mobilizim i të gjithëve në shoqërinë kosovare për ta avancuar gjendjen çfarë e kemi sepse është një amulli shoqërore, e cila nuk ndihmon në kapërcimin e problemeve, zgjidhjen e tyre dhe në përparimin e vendit.

“Epoka e re”: Do të jeni apo jo kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje!?
Baraliu: Nuk e di sepse nuk do të varet nga unë. Nuk mund të them asgjë më shumë dhe besoj se ju mjaftojnë ato që ju thashë deri më tani. Nuk është kurrfarë gabimi nëse dikush përpiqet të angazhohet kudo që e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme në shoqërinë kosovare për të dhënë kontribut dhe për t’u angazhuar për një aktivizim qytetar, për një përkushtim më të madh për ta ndërtuar shtetin dhe për t’i zgjidhur problemet që janë të shumta. Këto janë probleme serioze, të cilat e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë probleme edhe më të thella siç janë varfëria, papunësia, edukimi, arsimimi, shëndetësia dhe fushat e tjera.

“Epoka e re”: Mendoni se Lëvizja Vetëvendosje! do të mund t’i zgjidhë këto probleme dhe ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje?
Baraliu: Mendoj se të gjitha subjektet politike do të duhej ta marrin seriozisht këtë moment politik dhe shoqëror, pra mundësinë që t’i përpilojnë listat e tyre me njerëzit më të mirë që kanë, më të përkushtuar, më të ditur dhe më të ndershëm, në mënyrë që pastaj të kemi edhe një dalje më masive të qytetarëve. Sepse kur ka ofertë të mirë nga subjektet politike, qytetarët tanë nuk janë as naivë e as të padijshëm, por do të gjejnë vullnet dhe energji të dalin e t’i votojnë ata që u besojnë, se me ta pastaj bëhet një qeverisje më demokratike, më e avancuar, mbi të gjitha një qeverisje e cila përkushtohet dhe interesohet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Epoka e re”: Si e shihni skenën politike pas 8 qershorit?
Baraliu: E shoh shumë më të kompletuar në kuptimin e përkushtimit shtetëror dhe institucional, me vlera demokratike e profesionale në kryerjen e detyrave.