14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Liderët te presidentja, nuk shkon Haradinaj

Atifete jahjagaSapo ka filluar takimi i liderëve partiakë me presidenten Atifete Jahjaga, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për shpërbërjen e Kuvendit. Sipas burimeve të lajmi.net, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka shkuar në Presidencë, ndërkohë që disa parti nga radhët e minoriteteve i kanë premtuar votën kryeministrit për shpërbërjen e Kuvendit.

55 deputetë i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve.

Vetëvendosja është shprehur kundër, AAK-ja akoma nuk ka marrë qëndrim, kështu që nëse nuk arrihet të mblidhen 80 vota, përpjekja për të shpërbërë Kuvendin sot do të dështojë.

“Kjo është edhe arsyeja pse liderët partiakë janë mbledhur në Presidencë, ku deri tani për arsye të panjohura, nuk është paraqitur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, ka thënë burimi i lajmi.net.

Sipas Kushtetutës, në raste të shpërbërjes së Kuvendit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes.

Më Shumë

Në “Rrezet e Krushës” përkujtohen Dalip Behra dhe Bekim Gashi në 27-vjetorin e rënies

Në vendin e njohur si “Rrezet e Krushës”, në Krushë të Madhe, është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe...

Hapet thirrja për aplikim për “Data Science Bootcamp”, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

Është hapur thirrja për aplikim për programin “Data Science Bootcamp”, i cili përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe synon zhvillimin e aftësive në një...

Lajmet e Fundit