11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8561

Afërdita me Jakub-in: Së bashku jemi më të fortë

0

Afërdita Dreshaj-JakubKindIKëngëtarja dhe modelja simpatike, Afërdita Dreshaj, duket se të gjtiha punët tashmë i ka në “dyzen”.

Muzika e modelizmi, që të dyja po i ecin si mos më mirë, duke mos përjashtuar këtu as lidhjen me hokeistin çek Jakub Kindl.

“Së bashku jemi më të fortë <3 JKindl”, është mbishkrimi i fotos së çiftit në fjalë.

Është Dreshaj, ajo që shihet më e dashuruar se kurrë. Shpresojmë që kjo lumturi t’i zgjasë gjatë gjithë jetës.

Dyqind euro pagesë për një shfaqje

0

Trupa e baletit ne KosoveGjatë muajit që lamë pas, Trupa e Baletit të Kosovës në repertorin e saj ka pasur tetë repriza, si dhe është prezantuar në disa nga teatrot e qyteteve si Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, mirëpo në qytetin e Gjilanit dhe atë të Prizrenit kjo trupë ka hasur në disa pengesa.

Drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, ka thënë për “Zërin”, se në këto dy qytete kemi hasur në mosmarrëveshje dhe prezantimi i shfaqjeve ka dështuar.

“Kemi qenë në Mitrovicë me shfaqjen “Liria ime” që është pritur jashtëzakonisht mirë, në Pejë jemi prezantuar me shfaqjen “Dasma”, dhe në Gjakovë jemi prezantuar me të njëjtën shfaqje”, u shpreh Brahimaj, i cili më pas shtoi se në qytetin e Gjilanit për arsye të mosfunksionimit të teatrit nuk kanë mundur të prezantohen.

Brahimaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar të shkojnë edhe në Prizren, mirëpo për arsye të sjelljes në mënyrë joserioze nga udhëheqësit e teatrit të Prizrenit, të cilët kishin kërkuar që trupa e Baletit të Kosovës t’ia paguajë sallën Shtëpisë së Kulturës dyqind euro dhe kjo ka bërë që prezantimi i tyre në këtë qytet të dështojë.

“Ne kemi dashur që publikut prizrenas t’i ofrojmë një shfaqje të mirë, mirëpo ata në një farë mënyre e kanë refuzuar dëshirën tonë”, ka thënë Brahimaj.

Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Prizren, Arben Raçkaj, ka sqaruar arsyen e kërkimit të pagesës prej dyqind eurosh nga Baleti i Kosovës.

“Shtëpia e Kulturës është institucion i pavarur nga Kuvendi Komunal, dhe mbijeton nga këto shfaqje ku lëshojmë sallën me qira me anë të së cilës ne i kryejmë të gjitha shpenzimet për këtë sallë”, është shprehur Raçkaj, i cili më pas ka shtuar se kjo ka qenë e vetmja arsye pse kemi kërkuar nga Trupa e Baletit të Kosovës të bëjë pagesën prej dyqind eurosh.

Edhe përkundër kësaj, Ahmet Berahimaj ka thënë se: “Shtëpia e Kulturës si institucion kulturor nuk guxon të jetë institucion privat dhe kërkesa e tyre që ne të paguajmë dyqind euro për të dhënë një shfaqje ka qenë një sjellje në mënyrë joserioze nga udhëheqësit e këtij institucioni”, tha ai.

I themeluar në vitin 1972 në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, trupa e Baletit të Kosovës në atë kohë numëronte njëzeteshtatë balerinë. Në atë kohë balerinë nga ky brez u arsimuan në shkollën e mesme të Baletit në Shkup.

Gjenerata e parë bëri një kontribut të çmuar në krijimin e skenës së artit në Kosovë. Jashtë kufijve, baleti ka marrë pjesë shumë herë në Festivalin Ndërkombëtar “Bienale e Baletit” në Lubjanë. Më 1991 valltarët e Baletit të Kosovës u larguan me forcë nga teatri.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2001, gjenerata e parë e Baletit të Kosovës rikthehet në skenë për të vazhduar me dhënien e premierave të shfaqjeve me një sukses të madh edhe gjatë ditëve të sotme.

Sot trembëdhjetë vjet pas rikthimit në skenë, Trupa e Baletit të Kosovës në vazhdimësi ka korrur suksese të mëdha, ajo më 11 qershor të këtij viti, do të udhëtojë drejt Napolit, me rastin e dhënies së një premiere botërore.

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho

0

Amik Kasoruho-shkrimtar e perkthyesËshtë ndarë sot nga jeta shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. Ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Kasoruho është autor i disa librave si: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” në (2000) dhe përkthyes i shumë autorëve të njohur botërorë si Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj.

Kasoruho është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks&Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2000 mori çmimin “Civitas-Arberia 2000 Calabria”.

Amik Kasoruho është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Specialja, me 15 gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë

0

EULEX-kosoveBurime nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se Gjykata Speciale do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë të posaçëm, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e kësaj gjykate të jenë edhe prokurorë dhe gjyqtarë nga radhët e EULEX-it, të cilëve tashmë u mbaron mandati, shkruan Kosova Sot.

Gjykata Speciale do të financohet nga Brukseli dhe do të ketë një dhomë të veçantë në Prishtinë, e një tjetër në një nga shtetet evropiane, në të cilat do të trajtohen dëshmitarët e mbrojtur.

Themelimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Speciale në Kosovë, tashmë, me miratimin e Kuvendit është fakt i kryer. Kuvendi i Kosovës, pak ditë më parë mbështeti transicionin e mandatit të EULEX-it dhe konfirmoi angazhimin për krijimin e një Gjykate Speciale.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian ky hap u komentua si një element që do të përmirësonte sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

Kush i’a ‘mbushi’ hundët gjak Era Istrefit?

0

EraIstrefi-kengetareKëngëtarja simpatike, Era Istrefi, në rrjetet sociale, ka postuar një foto të frikshme, teksa hundët e saj rrjedhin gjakë.

“Keep calm”, është mbishkrimi i fotos që shihni.

Nuk dihet nëse Era ka pësuar një “aksident”, apo e ka fituar si “dhuratë”.

Era Istrefi-hundet me gjak

Hasjanët votuan për ndryshime, tani presin themelimin e komunës

0

rugova e hasitNjihet si regjion me njerëz të urtë e punëtorë të palodhshëm, por gjithashtu edhe si kontributdhënës në të gjitha periudhat historike, me theks të veçantë gjatë luftës së viteve 1998 – 99. Por, as njëra e as tjetra nuk kanë ndikuar që pushtetet që kanë ardhur njëri pas tjetrit, në veçanti pushtetet lokale, të përkujdesen në mënyrë të veçantë për të.

Fshatrat e regjionit të Hasit të Gjakovës, sot janë fshatrat më të harruar në Kosovë. Fshatra ku dora e shtetit është vërejtur shumë pak, për të mos thënë aspak. Këtë e konfirmojnë në Rogovë, Damjan, Gërqinë, Ujz e Pnish, të gjithë fshatra këta që secili ballafaqohet me probleme e mungesa të shumta.

“Pak është bërë e shumë ka mbetur për t’u bërë në fshatin tonë. Jemi fshat i madh dhe përpos disa rrugëve, kemi nevojë për një shtëpi kulture, kemi nevojë për rregullim të varrezave të fshatit dhe atyre të dëshmorëve por gjithashtu kemi nevojë edhe për investime tjera brenda fshatit”, thotë për gazetën Kapllan Hoti nga fshati Rogovë.

Udhëtojmë disa kilometra për ujë të pijshëm

Kërkesa edhe më imediate kanë edhe në fshatrat tjerë. Përderisa Gërqina dhe një pjesë e Demjanit vuajnë për mungesë të ujit të pijshëm, Ujzi e Pnishi, thonë se kanë mangët rrugë, rrjet kanalizimi, ndriçim publik e të tjera. “Gjysma e fshatit nuk kemi ujë të pijshëm. Detyrohemi të udhëtojmë disa kilometra për t’u furnizuar me ujë dhe kjo është bërë përditshmëri e jona, por njëkohësisht edhe është bërë e padurueshme dhe e rëndë për t’u jetuar”, thotë Jahë Gjuraj nga fshati Gërqinë.

E Bajram Pnishi, nga fshati Pnish, thotë për gazetën se në këtë fshat, por edhe në fshatrat tjerë të afërt, vazhdojnë të jetojnë si në mesjetë. “Fshati ynë është pothuajse tërësisht i paasfaltuar, nuk kemi ambulancë, nuk kemi rrjet kanalizimi e nuk kemi ndriçim publik. Jetojmë për faqe të zezë”, ka thënë ai.

Hasjanët të cilët thonë se janë të zhgënjyer me qeverisjen e kaluar lokale në Gjakovë, por kanë shpresë dhe dëshirojnë që një përvojë e tillë të mos u ndodhë edhe me qeverisjen e re. “Katër vjet më parë, qeverisja e ish-kryetarit Lekaj pati marrë vota në Has, por fatkeqësisht ata nuk i mbajtën premtimet e dhëna. Në zgjedhjet e fundit Hasi ka votuar masivisht për ndryshimin, prandaj me të drejtë presim që kryetarja e re të na dalë në ndihmë dhe të mos na harrojë sikurse paraardhësi i saj”, ka thënë ndërkohë Agron Gashi, një i ri nga fshati Ujz.

Komuna ka plane…

E garanci se Hasi dhe hasjanët nuk do të harrohen nga qeverisja lokale ka dhënë zëdhënësi i Komunës së Gjakovës, Ali Tafarshiku. Ai ka thënë se komuna do të mundohet ta rrisë numrin e investimeve në këtë regjion, por jo për shkak të votave, por për shkak të kontributit që ky regjion e ka dhënë për vendin. “Në si komunë do të mundohemi të investojmë aty ku ka nevojë e aty ku nuk është investuar deri më tani, por pa pasur ndonjë përjashtim apo preferencë politike e elektorale. Gjithsesi se edhe për rajonin e Hasit kemi plane konkrete për investime”, ka thënë Tafarshiku,shkruan Zeri.

Deklarata e Tafarshikut është përforcuar edhe nga vetë kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila në një deklarim të mëhershëm ka njoftuar se e ka përzgjedhur fshatin Goden nga ky regjion si fshatin e parë që do të përfshihet në projektin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Alpet Shqiptare. Sipas kryetares Kusari – Lila, kjo parasheh asfaltimin e rrugës Gjakovë – Goden, hapjen e një pike kufitare që e lidh Godenin me Shqipërinë gjegjësisht fshatin Dobrunë andej kufirit, por edhe shumë projekte e investime tjera, për këtë fshat deri më tani të harruar.

Ndryshe, regjioni i Hasit në qeverisjen e drejtuar nga Mimoza Kusari – Lila përfaqësohet nga nënkryetari i komunës, Ramadan Hoti, që vjen nga PDK-ja dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Teki Shala, që vjen nga LDK-ja.

Elhaida Dani “kurorëzohet” në Shkodër

0

Dani-Elhaida-shkoderKëngëtarja e njohur Elhaida Dani, fituesja e ‘The Voice of Italy’, dha një koncert recital në qytetin e saj të lindjes në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Mes duartrokitjeve të shumta dhe një publiku të zgjedhur, Elihada Dani ofroi për ta emocione dhe spektakël.

Prezantimi i këngës së re “Kjo që jam”, duet me këngëtarin Alban Skënderaj, krijoi një shije të veçantë tek publiku. Pas koncertit, Elhaida Dani u shpreh mjaft e kënaqur nga vlerësimi i publikut shkodran.

“Kam shumë emocione. Ishte një sallë e mbushur plot dhe njerëzit kishin ardhur vetëm për mua. Është një ndjenjë që çdo këngëtar duhet ta provojë. Më kanë trajtuar si mbretëreshë dhe unë ndihem në borxh ndaj tyre”, tha Elhaida.

Elhaida Dani është bërë një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare duke rrëmbyer disa çmime të para në shumë evente ku më të spikaturat janë kupa e Top Festit në vitin 2012 dhe fitorja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013.

/ Top Channel

Tamara Ecclestone, me bikini vetëm 7 javë pas lindjes

0

tamara-marok-lajmVetëm 7 javë pas lindjes, Tamara Ecclestone është shfaqur në publik me bikini duke treguar një formë të shkëlqyer fizike.

Modelja 29-vjeçare, e bija e Bernie Ecclestone, po kalon disa ditë pushimesh në Marok dhe tregoi se lindja e vajzës nuk e pengon të shijojë rrezet e diellit.

Eleganca e saj ka bërë që në Twitter të shpërthejë zemërimi pasi shumë përdorues shprehën habinë për fizikun e Tamarës.

“Kjo më acaron nervat! Një nënë e VËRTETË nuk ka kohë për stërvitje dhe për të bërë një trup të tillë vetëm një muaj pas lindjes”, shkroi një grua.

Tamara iu përgjigj: “Stërvitja e vetme që kam bërë ka qenë me fëmijën tim. Nuk po mbaj dietë dhe po e ushqej me gji. Mos u bëj ziliqare!”

Banorët humbasin provën e plehrave

0

koshat-5.5Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë. Vëllai i Madh vendos në sfond gongun që lajmëron banorët se ka ardhur momenti që ata të çohen dhe të realizojnë provën e plehrave. Gongu zgjat për disa çaste, por askush nga banorët nuk zgjohet nga gjumi.

Minutat kalojnë njëra pas tjetrës dhe pas një farë kohe, në sfond dëgjohet përsëri gongu i provës së koshave ekologjik. Këtë herë gongu njofton banorët se afati kohor i përcaktuar nga Vëllai i Madh, për realizimin e kësaj prove ka përfunduar.
Sot askush nuk u zgjua për të hedhur plehrat në koshat ekologjik që ndodhen në oborr. Në këtë mënyrë, banorët e humbasin provën dhe të gjithë flenë
Ka ardhur mëngjesi, por të gjithë janë duke fjetur.

Vllasi: Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet

0

Azem-VllasiAnalisti politik Azem Vllasi ka kërkuar nga pala kosovare që në Bruksel të shtrojë si çështje në kuadër të dialogut që Serbia ta heqë nga Kushtetuta e vet Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ia vlen të vazhdohet dialogu me Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj.

“Është momenti i fundit kur pala kosovare, qoftë ky kryeministër apo një tjetër, ta shtrojë në Bruksel nevojën që Serbia ta heqë prej Kushtetutës së vet Kosovën. Derisa Kosova të figurojë në Kushtetutën e Serbisë, siç është aktualisht, ajo do ta konsiderojë si pjesë të veten, në anën tjetër dëshiron të integrohet në Unionin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj. Që do të thotë se ajo i mban hapur pretendimet territoriale ndaj Kosovës, prandaj me një Serbi të tillë nuk ia vlen vazhdimi i bisedave”, ka thënë Vllasi për “Epokën e re”.

Vllasi ka thënë se procesi i dialogut ndërmjet dy vendeve në nivel kryeministrash i ka ardhur koha të përfundojë.

“Nëse dikush tjetër pas zgjedhjeve parlamentare formon qeveri, puna më e mençur do të ishte që shumë shpejt ta shpallë përfundimin e dialogut me Serbinë në nivel kryeministrash. Dialog ky që ka pasur për qëllim disa marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve kryesore në mes të dy shteteve dhe në vazhdim ky dialog duhet të lëshohet në binar të rëndomtë siç ekzistojnë mes shteteve ndërmjet grupeve të ekspertëve dhe ministrive që të bisedohet për lëmenj të ndryshëm, por jo të vazhdojnë me këtë dinamikë siç ka qenë deri tash”, është shprehur Vllasi, duke shtuar se ashtu siç komunikojnë me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe shtetet e tjera, në atë mënyrë duhet të vazhdojë dialogu dhe kontaktet me shtetin e Serbisë.