11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8560

“Pse të bëhesh i keq për një çmim”, i thotë Juliana Arditit

0

xhuli-ardit-5.5Juliana dhe Arditi kalojnë pak kohë bashkë në oborr. Juliana këndon dhe i thotë Arditit: “sa ke ti fiksim Florin unë kam Elvana Gjatën”! Arditi i dredh një cigare Julianës. Juliana thotë se këtu të gjithë janë të mirë, dhe askush nuk ka nevojë të bëhet i keq, për një çmim. Arditi pohon se gjithkush ka nevojat e veta dhe secili e do këtë çmim për këtë arsye.

Juliana i thotë Arditit se ajo nuk i di problemet e tij jashtë shtëpisë, por ajo vetë do të donte të fitonte çmimin për të ndihmuar të atin për disa gjëra, por edhe po nuk fitoi mund ta ndihmojë në mënyra të tjera. Juliana i thotë Arditit “preferoj t’ia lë vendin Nevit ose ty”!

Arditi i jep kurojo dhe i thotë se ajo është akoma në fillimet e jetës së saj dhe se ka mundësi akoma të shkojë në rrugën e duhur. Pas disa orëve që banorët kanë kaluar me pastrimin e shtëpisë dhe me gatimin e drekës ata ulen për të ngrënë të gjithë bashkë.

Gjendja e komplekseve memoriale, fyese për vlerat e UÇK-së

0

KuvendiKosoves5-27Në raportin e tij drejtori i Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale kishte paraqitur në mënyrë kronologjike se si po bëhej një luftë se kush duhet të menaxhon me tenderët e këtij Agjencioni.

Megjithatë, ky raport nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit, çka e shtyri kryesuesin e seancës ta ndërpresë seancën.

Këtë fakt, deputetët e kanë vlerësuar se nuk është gjë tjetër veçse aferë korruptive dhe se Kuvendi nuk duhet t’i mbyll sytë kur i sheh aferat korruptive.

Deputeti Nait Hasani, kryetari i Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, tha se raporti nuk duhet miratuar, pasi nuk i plotëson kushtet.

Ndërsa, në emër të PDK-së, Ramiz Lladrovci tha se nuk e votojnë këtë raport, duke theksuar se drejtori i Agjencionit ka bërë akuza në drejtim të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, por që nuk ka mundur t’i argumentojë.

“Ne i kemi dhënë dy herë mundësi që ai të na sjell faktet për konstatimet që ka bërë në raportin e vet. Dhe në atë raport ka konstatuar se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë shkelje të caktuar të ligjit, gjë që janë probleme që duhet t’i shqyrtoj prokuroria. Ne tani kemi kërkuar që të na sjell fakte dhe argumente, ndërsa ai nuk ka mundur të sjell fakte dhe argumente, ndërsa Ministria ka sjell fakte që e kundërshtojnë raportin e tij dhe ne si komision dhe GP që jemi kundër këtij raporti”, tha Lladrovci.

Por, shqetësimin e tij rreth gjendjes së krijuar në komplekset memoriale, e ka paraqitur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili tha se mbyllja e memorialit në Morinë të Skenderajt 15 vjet pas lufte, në shenjë proteste, është fyese për familjarët e dëshmorëve dhe vlerat e UÇK-së.

Madje, Selimi ka paraqitur me fotografi gjendjen në këtë kompleks memorial ku janë të shkruar emrat e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.

Kritikat ndaj institucioneve të vendit, duke përfshirë edhe deputetët, ka dhënë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Ai tha se është turp për ta, që akoma bagëtitë kullosin mbi varrezat e dëshmorëve.

Sipas Haradinajt, gjendja e tillë kjo nuk është justifikim për asnjë deputet. Derisa, tejet shqetësues e ka quajtur raportin e Agjencionit, i cili sipas tij, nuk flet për gjendjen reale të komplekseve memoriale, por për takimet që ka pasur me ministritë.

Në ndërkohë, në debat është kyçur edhe kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti i cili tha se ka dëshmorë në të gjitha komunat dhe ka vlerësuar se është koha e fundit që të kalojnë një ligj, i cili përcakton vendet e varrezave të dëshmorëve në të gjitha komunat dhe mos të jenë të nda ra nëpër fshatra.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se ata që e kanë lexuar me kujdes raportin, shihet se më shumë është lufta se kush duhet t’i menaxhoj tenderët, sesa te mirëmbajtja apo avancimi i komplekseve memoriale në Kosovë.

Pas diskutimeve Kuvendi nuk arriti ta hedh në votim raportin, për shkak të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Fule nesër në Kosovë

0

Fyle5-29Komisioneri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Stefan vjen nesër në Kosovë, pas përfundimit të suksesshëm të bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
Komisionari Fule vjen për të përgëzuar liderët e vendit si dhe për të theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Gjatë ditës do të takohet me krerët më të lartë të vendit, e pasdite ai do të vizitojë kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

Ai atje thuhet se do të përcjell mesazhin e njëjtë tek të gjithë katër kryetarët e komuna në veri të Mitrovicës, e poashtu do të flasin për mundësitë e projekteve të ardhshme për zhvillim, të financuar nga IPA.

Ndryshe, ai gjatë ditës po qëndron në Beograd.

“Kam vënë re shumë gjëra të shëmtuara”, Lori – Visarit

0

lori-5.5Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi. Juliana pastron dhomat e gjumit dhe palos rrobat; Enkelejdi gatuan drekën; Lori dërgon dominotë në magazinë. Visari dhe Lori merren me flokët. Lori i kërkon Visarit të ngjiten lart në dhomën e gjumit.

Ajo sqaron Visarin se dje ka vënë re shumë gjëra të shëmtuara nga ana e tij. Gjatë lojës me shishe kur i kërkuan “puthe Lorin te veshi”, Nevila tha “U drithërove”. Lori i thotë visarit që disa gjera ata i bisedojnë në intimitet dhe fjalën “drithërove”, ata e kanë përdorur vetëm midis tyre dhe asaj nuk i pëlqeu që e përdori Nevila për ata të dy.

Lori i thotë se i ishte drejtuar Valerit ai tha “janë ca persona që flasin kot sidomos kur s’kanë pikë vlere”. Ajo kërkon që Visari mos të ndërhyjë më kur ajo është duke folur me persona të tjerë. Lori e ka toleruar disa herë por nuk i pëlqen që ai i tejkalon gjërat.

Visari e kundërshton duke i thënë se ajo e ka ofenduar shumë më herët sesa ai. Visari i thotë se ai e konsideron thjesht si një banore dhe se e bezdis fakti që edhe në këtë moment po rrinë bashkë dhe se diskutimet midis tyre atij nuk i interesojnë më.

Tentim vrasje në Malishevë

0

ArmaaaaTë dielën rreth orës 11:38 min, në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë ka ndodhur një tentim vrasje. Sipas hetimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se përderisa një qytetar me mbiemër Jonuzaj ishte duke marrë infuzion dhe qëndronte i shtrirë në krevat është qëlluar me armë zjarri nga ish miku i tij me mbiemër Bytyqi.
Pas plagosjes, viktima është dërguar urgjentisht në QKUK në Prishtinë për trajtim dhe për fat mirë jeta e tij nuk është në rrezik thonë mjekët e pyetur nga policia.

Ndërkaq, pas kryerjes së aktit, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor së bashku me armën e përdorur në rast.

Policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes me ç’rast ka sekuestruar dy gëzhoja dhe dy predha të plumbave.

Pistoleta e përdorur në rast dyshohet të jetë “Ekol Special 99” e kalibrit 7.65 mm me numër serik EU 1341117.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit policor për të dyshuarin.

BD: Shkeljet ligjore nuk ndalen në Prizren

0

BD.2Bashkimi Demokratik që në hapjen e konkursit për zgjedhjen e drejtorave në komunën e Prizrenit më 14 mars 2014 ka kontestuar këtë konkurs për shkak se ky konkurs përmban në vete shkeljen e ligjit e arsimit para universitar, ku edhe më të papranueshëm këtë konkurs e ka bërë hapja nga një qeverisje e cila udhëhiqet nga një kryetar që në dënimin që ka marrë nga gjykata ndër tjera thuhet se 30 muaj nuk mund të ushtroj detyrat zyrtare publike, rrjedhimisht as nuk mund të caktojë anëtarët e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave( udhëzimi administrativ nr.8/2014).

Për kundër kësaj shkelje ligjore nga ana e kryetarit, DKASH ka vazhduar me shkeljen e radhës duke emëruar dy komisione koordinuese për intervistimin e kandidatëve për drejtorë, në kundërshtim me nenin 4 të UA 8/2014 sipas të cilit taksativisht duhet të jetë vetëm një komision. Gjithashtu është shkelur edhe neni 5 pika1 i këtij udhëzimi administrativ nga se në afatin ligjor nuk është bërë lista e ngushtë e kandidatëve dhe nuk është përgaditur plani intervistues ( për asnjë shkollë).

Vazhdimi i shkeljeve ligjore nga qeverisja aktuale në Prizren është tepër shqetësuese prandaj ne si forcë politike i bëjmë thirrje publike inspektoratit regjional të arsimit, që të ushtrojë mandatin e vet ligjor, konkretisht të ndërhyjë dhe të verifikojë këtë procedurë jo ligjore, për ndryshe jemi të obliguar si subjekt politik të bëjmë padinë e radhës për shkelësit e ligjit në rast se vazhdohet me këto shkelje ligjore.

Bashkimi Demokratik mendon se anarkia që ka përfshirë për vite të tëra arsimin në komunën e Prizrenit nuk mund të zgjidhet në këtë formë dhe në këtë kohë ku njësitet para-politike të partisë në pushtet kanë nxitur “ intervistuar” një numër të madh të pretedentëve për tu zgjedhur drejtor të shkollave nga të cilët është kërkuar që t’i shërbejnë politikës ditore në prag të zgjedhjeve parlamentare si dhe duke i eliminuar disa drejtorë, ata përpiqen që edhe më tej ta politizojnë arsimin në komunën tonë. Është për të ardhur keq se i dënuari Muja për anëtarë të komisionit ka emëruar një person i cili i ka shërbyer regjimit të Milloshevicit, duke qenë inspektor i arsimit në kohën e masave të dhunshme i cili ka diferencuar bartësit e shkollës shqipe atë botë dhe këtë kënaqësi i dënuari Muja ia ofron edhe tani për t’i dënuar dhe diferencuar njerëzit me po të njëjtën ndjesi dhe përvojë.

Frika e motrës së Xhulit për lidhjen në “Big Brother”: Arditi po tallet

0

85629Ajo është dy vite më re se e motra dhe kujdeset për figurën e saj në publik, tashmë që 23-vjeçarja Juliana Dodaj është një nga lojtaret më të përfolura të “Big Brother 7”. Si dy motra me prindër të divorcuar, ato tashmë e kanë superuar gjithçka për të jetuar të tjera kënaqësi në jetë. Alesia tregon se si e sheh personalisht lidhjen e motrës me Arditin, dyshimet e të atit për seriozitetin e djalit nga Shkodra dhe të tjera sekrete të saj.
Je motra më e vogël e Julianës së “Big Brother 7”, që menaxhon dhe profilet që ajo ka në rrjetet sociale. Të duket se po bën lojë të bukur?
Juli është ajo që shihni në ekran. Pyetjes suaj mund t’i përgjigjem që nuk po bën lojë. Ajo kështu është edhe në jetën reale, ndonëse do të doja që të përfshihej pak më shumë në debate.
Juliana ka krijuar tashmë një lidhje brenda shtëpisë. Si të duket Arditi, është i duhuri për të?
Shumë normale më duket si lidhje dhe unë besoj që e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Arditi më pëlqen, se është djalë i zgjuar dhe i sinqertë.
Ka skeptikë që lidhjen e tyre e shohin si një lojë të Arditit. E ke dhe ti këtë frikë, ashtu si dhe vetë Juliana?
Të them të vërtetën, s’e besoj që ai po luan me Julin. Ose, më saktë, s’do doja ta besoja një gjë të tillë.

Bie në dashuri lehtë Xhuli dhe lufton ajo për ta mbajtur partnerin afër?
Është tip këmbëngulëse, pra nëse i fiksohet diçka, ia arrin qëllimit në 80% të rasteve.
Do t’ia dalë ajo të martohet me Arditin, pra të mos e lërë këtë lidhje të avullojë si shumë të tjera që janë krijuar në “BB”?

Kjo pyetje do shumë kohë për të marrë një përgjigje përfundimtare. Por momentalisht besoj që me Arditin Xhuli shkon shumë mirë dhe kombinojnë mjaftueshëm.
Ndalojmë pak te prindërit tuaj të divorcuar. Janë ata në të njëjtën mendje për sa i përket aprovimit të kësaj lidhjeje?

Xhuli jeton me mamin në Lezhë, kurse unë në Itali, dhe patjetër që ajo e mbështet në çdo hap. Ndërsa babai nuk është 100 për qind dakord. Frika e tij është se kjo mund të jetë dhe ndonjë lojë nga ana e Arditit, megjithëse unë personalisht besoj që jo.

Jeni interesuar ju për familjen e Arditit në Shkodër, apo as ju s’e keni marrë ende kaq seriozisht?
Jo, s’kemi pyetur ende.

Intervista plus
Si e gjykon ti konfliktin e vazhdueshëm me Jonën e Matildën?
Unë besoj që ka xhelozi nga ana e tyre pak në këtë mes, ngaqë besonin se Ju li po u merr djaloshin…
Mendon se ndjeu Juli për Fatjonin?
Mund të ishte një pëlqim momental, por s’e besoj që është tipi i Julit Fatjoni.
Ndërkohë ajo ka treguar për një ish- të dashur që i ngjan Visarit, lojtarit nga Prishtina. Sa vend zë kjo histori në jetën e saj?
Të gjitha vajzat e kanë një të kaluar, kështu edhe Juli.
U fol për një lidhje po ashtu me këngëtarin Erik Lloshi, por ai e mohoi. Ti çfarë di?
Nuk dua të përzihem në këtë temë, pasi e di vetë ajo për zgjedhjet që bën.
Mendon se do e fitojë motra jote “BB7”?
Po, pse jo, mundësitë i ka.

Michael O’Reilly shkruan libër për Ramush Haradinajn

0

liber per haradinajAvokati irlandez, Michael O’Reilly, gjatë kohës kur e mbronte Ramush Haradinajn në Hagë e quante këtë të fundit jo vetëm të pafajshëm, por edhe një komandant shumë të zotin. Simpatia e O’Reillyt për Haradinajn duket të jetë shumë e madhe pasi dy vjet më pas, irlandezi do ta publikojë një libër për ish kryeministrin kosovar.
Libri “Haga e Ramush Haradinaj”, që sjell liderin e AAK-së në dimensionin e tij total i paraqet lexuesit historikun e trojeve shqiptare që nga mesjeta, ai e vendosë datën e lindjes së personazhit në vijim të datave të tjera historike.

Librin parathëniet e të cilit janë shkruar nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Soren Jessen-Petersen dhe Grida Duma, do të promovohet sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

“Rrallëherë ndodh që nëse quan një mik mik të të kthehet kundër. Megjithatë ndodhi pikërisht kështu, kur në një deklaratë shtypi për dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Ramush Haradinaj, pas ngritjes së padisë kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, mu desh të shprehja keqardhjen si Administratori dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, se nuk do të punoja më krah një miku të mirë”, është shprehur Petersen.

Më pas ai ka deklaruar se në të njëjtën kohë, e lëvdova atë për shprehjen e gatishmërisë për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës.

“Haradinaj kishte treguar se ishte një lider dhe individ i besueshëm jo vetëm gjatë 100 ditëve të tij dinamike si kryeministër, por edhe duke nderuar e mbajtur fjalën e tij me mënyrën si e menaxhoi padinë dhe gjyqin e zhvilluar kundër tij”, thuhet më tej në parathënien e Petersenit.

Ndërkaq Grida Duma ish Zëvendësministre e Integrimit në Shqipëri karshi sfidës së Ramush Haradinajt me Gjykatën e Hagës shprehet se: “Haradinaj ishte personazhi që personifikonte individin që dukej se s’kishte tjetër alternativë përveçse ti mbijetonte goditjes, të ngrihej në këmbë, të përçonte mesazhin e pabesueshëm të dinjitetit të fitores – një dinjitet që kapërcente ndjeshëm limitet e “zonës operative” të tij”, thotë ajo.

Më tej Duma përfundon fjalën e saj duke i uruar z.Hardianaj por më shumë Kosovës, ta rigjejnë njëri-tjetrin, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Ashtu siç e kanë gjetur gjithmonë.

Tërhiqet iniciatori i akuzave kundër kryetarit të Dragashit

0

Salim i dragashitIniciatori i kallëzimit penal kundrejt kryetarit të Dragashit dhe ish kryesuesit të Kuvenit Komunal, në rastin e keqpërdorimit të pronave, i tha në gjykatë se nuk i bashkohet ndjekjes penale.

Selim Jenuzi, kryetari i Dragashit dhe Lulzim Rifaj ish-kryesues i Kuvendit Kommunal, aktualisht konsull në Ambasadën Kosovare në Sofje të Bullgarisë kanë dalë të premten para Gjykatës Themelore të Prizrenit, në vazhdimin e gjykimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dëshminë e tij e vazhdoi ish-drejtori i ndërmarrjes “Sharr Prodhimi” Nijazi Tërshnjaku, i cili kishte dëshmuar edhe në seancën e fundit më 5 prill.

Tërshnjaku, i cili është edhe inicues i kallëzimit penal në këtë rast, në fund të deklaratës së tij, tha se nuk ndjehet i dëmtuar, nuk i bashkohet ndjekjes penale dhe nuk parashtron kërkesë pasuroro-juridike.

Ai gjatë dëshmisë së tij tha se prona prej 22 hektarësh e 326 arësh, deri në momentin e padisë, ka qenë në pronësi të ndërmarrjes “Sharr Prodhimi” në Dragash.

“Bartjen e kësaj prone e ka bërë Komuna, se a ka bazë apo jo, këtë unë nuk e di’’. tha dëshmitari Tërshnjaku.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren e ngarkon kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin dhe ish-kryesuesin e kuvendit komunal Lulzim Rifajn, aktualisht konsull në Ambasadën Kosovare në Sofje të Bullgarisë, se më 27 gusht 2009, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, e cila është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Sipas prokurorisë, pas marrëveshjes së tyre paraprake, ata akuzohen se shpërdoruan pozitën e tyre zyrtare, duke tejkaluar kompetencat, në atë mënyrë që i akuzuari i parë në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit, urdhëroi drejtorin e Urbanizmit dhe Kadastrës që të bartë pronën shoqërore, patundshmërinë në sipërfaqen prej 29,7 hektarësh prej pronarit të ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhim” në pronë të KK të Dragashit.

Pastaj këtë patundshmëri, i akuzuari Jenuzi ua dha në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike, personave fizikë-blegtorëve.

I akuzuari i dytë, Lulzim Rifaj, si kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit, sipas aktakuzës paraprakisht e vë në rend dite këtë bartje të pronës shoqërore, duke bindur asamblistët që ta votojnë propozimin, edhe pse e dinte se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi menaxhimi i pronës shoqërore me ligj i përket AKP-së.

Neni pesë i Ligjit për AKP-në, e përcakton këtë agjenci si administratore të ndërmarrjeve publike, pavarësisht nëse ndërmarrjet i janë nënshtruar ose jo transformimit.

Dëshmitari tjetër i seancës që u mbajt të premten, Usmen Baldzi që ka qenë drejtor i Ekonomisë dhe Financave në komunën e Dragashit nga viti 2003 deri në vitin 2007, para trupit gjykues ka thënë “se të gjithë banorët e kësaj komune e dinë se pronare e vërtetë i tokës së kontestuar është Komuna e Dragashit dhe qytetarët e saj”. Madje ai ka vlerësuar se Jenuzi dhe Rifaj kanë vepruar në mënyrë të duhur me bartjen e këtyre 29 mijë hektarëve në pronësi të komunës.

Prokurori, Mehdi Sefa, ka sfiduar këtë dëshmitar me pyetjen se pse “Sharr Prodhimi” menaxhohet nga AKP-ja nëse prona është e komunës, me ç’rast Baldzi tha se kjo paluajtshmëri është regjistruar në mënyrë të gabuar në Kadastër si pronë e ndërmarrjes shoqërore. Paraqitja e Baldzit ka bërë që prokurori të paraqesë vërejtje lidhur me dëshminë e tij.

Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i AKP-së, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, Fahridin Purova, ka konfirmuar se menaxhimin e administrimin e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të ndërmarrjeve shoqërore e bën AKP-ja dhe se në rastin konkret ekziston një kontest civil mes AKP-së dhe Komunës së Dragashit.

Ai ka përkujtuar se AKP-ja ka iniciuar padi civile me kërkesë për anulimin e aktvendimit të KK-së së Dragashit, të datës 27.08.2009, me të cilin 29 mijë hektarë të “Sharr Prodhimit” janë bartur në pronësi të komunës. Purova ka sqaruar se AKP-ja i ka shkruar MAPL-së, i cili organ qeveritar ka kërkuar nga KK-ja e Dragashit që të rishqyrtojë këtë vendim.

Seanca e radhus do tt. Mbahet më 6 qershor, kur Purova do të vazhdojë me dëshminë e tij./Gazeta Jeta ne Kosove/

Basha: Partia Konservatore do të jetë pjesë e zgjedhjeve nacionale

0

MunirBasha-PK8-29Partia Konservatore(PK) do të garojë në zgjedhjet nacionale të Kosovës. Kryetari i PK-së, Munir Basha thotë se në këto zgjedhje subjekti i tij politik,do të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor me ndonjërin prej subjekteve të tjera politike.

“PK-ja do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare 2014, si pjesë e një koalicioni parazgjedhor”, thotë Basha për “PrizrenPress”.

Partia Konservatore (PK) për herë të parë ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Prizren. Ky subjekt politik ka arritë që të fitojë një ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Basha thotë se aktualisht janë duke i zhvilluar bisedimet me të gjitha partitë politike, që në zgjedhjet nacionale të garojnë si pjesë e koalicionit parazgjedhor.

“Aktualisht jemi duke biseduar po thuaj me të gjitha partitë politike për një koalicion të mundshëm parazgjedhor”.

Ai thotë se pavarësisht bisedave, PK-ja ende nuk ka vendosë se cilit subjekt politik t’i bashkohet në zgjedhjet parlamentare.

“Ende nuk kemi vendosur.Jemi në kërkim të opcionit më të arsyeshëm”, thotë Basha./PrizrenPress.com/