20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8570

Haradinaj: Qeverisja e ardhshme duhet të buroj nga opozita

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në 14 vjetorin e themelimit të kësaj partie thotë se kanë përgatitur një program zhvillimor për vendin.

I pari i AAK-së ka premtuar se në katër vjetët e para të qeverisjes së AAK-së do të hapeshin 200 mijë vende pune.
Ndërkohë, Haradinaj ka ripërsëritur premtimin e tij për pagën mesatare prej 1000 euro.

Ai tha se programin ekonomik të AAK’së e kanë quajtur drejtim i ri, për shkak të specifikave dhe mundësive të zhvillimit.

Ai poashtu ka folur edhe për koalicionin e mundshëm qeverisës. Haradinaj nuk ka përjashtuar askënd për bashkëqeversije.

“Të gjithë ata që mendojnë një qeverisje të re për vendin ashtu sikur e mendojmë ne, ne do të bashkohemi me ta. Shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë që ky vend ka nevojë për një ndryshim të madh dhe shpresoj që këtë ta kuptoj e tërë opozita kosovare”, ka thënë Haradinaj./Zëri/

Kate Upton: Të pasmet e mia meritojnë vëmendje

0

KateUpton-bikiniKate Upton njihet për format e kolme dhe ekspozimin e linjave. Por, ja që vetë ajo ka ankesa.

Upton shprehet se mediat duhet që të përqendrohen tek të pasmet e saj, pasi sipas saj janë për t’u vënë re.

Ajo shprehet e lumtur për setin fotografik në Cook Island, pasi ishte më i fokusuar tek të pasmet e saj. KateUpton-te pasmet

Daka për zgjedhjet: Kohë e shkurtër dhe sfiduese

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e KQZ’së Valdete Daka thotë se nëse shpallen zgjedhjet e përgjithshme për 8 qershor dhe Kuvendi shpërndahet më 5 maj, do të jetë kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.Ajo tha se afati prej rreth 32 ditësh për KQZ’në do të ishte kohë e shkurtër dhe sfiduese.

Daka thotë se sfidë është edhe organizimi i zgjedhjeve në veriun e vendit, pasi në zgjedhjet loklale në atë pjesë u deshën përgatitje tre muajshe.“Po vetë fakti se janë afate jashtëzakonisht të shkurtra është sfiduese”, tha Daka në një intervistë për RTV 21.

Por, Daka tha se nëse zgjedhjet shpallen nga presidentja, KQZ’së nuk do t’i mbetet tjetër vetëm që të kryej detyrën e saj.

“Ne e dimë se do të mundemi, natyrisht se gjithmonë sa më shkurt që është koha për organizim të zgjedhjeve të gjitha punët janë më të ngjeshura dhe mund të bëhet ndonjë lëshim teknik”, tha Daka.

Data 8 qershor është propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi i cili sot për këtë çështje ka biseduar me presidenten Atifete Jahjaga.

“Design and design” shpërblen posterin e “Dam Fest 9”

0

Design and design-Dam Fest 9Web faqja dhe platforma e njohur e dizajnit grafik dhe dizajnit të paketimit të produkteve “Design and design” ka përzgjedhur dizajnin e posterit të “Dam Fest”-it, si më të mirin e ditës.

Kështu posteri i Festivalit DAM do të publikohet në librin e “Design and design – Book of the year” që është përmbledhje e dizajneve më të mira të krijuara gjatë vitit në 160 vende të botës.

Posteri i “DAM Fest”-it është krijuar nga studioja grafike ‘Ishulli’ në Prishtinë.

E themeluar në vitin 2008 nga dizajneri italian –francez Marc Parquin, ‘Design and Design’ është platformë jo fitimprurëse e cila ka për qëllim promovimin e dizajnerëve më të mirë të botës.

“Design and design” është pikë referente në botën e dizajnit dhe çdo vit dizajnet më të mira i përmbledh në librin “Design and design – Book of the Year”.

Komuna e Suharekës zgjatë pushimin për Festën e Punëtorëve

0

Komuna e suharekesKomuna e Suharekës u dha punëtorëve të saj edhe të premten ditë pushimi, pasi shumica e stafit komunal kishte shkuar në Shqipëri për festën e 1 majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Qytetarët të premten nuk mundën të kryejnë punët e tyre, teksa komuna u mjaftua ta shkruajë një njoftim që tregonte për shkuarjen e punëtorëve në shtetin shqiptar.

Punëtorët e Komunës së Suharekës i dhanë vetes pushim edhe të premten, për ta lidhur pushimin zyrtar të 1 majit me vikendin, në mënyrë që të shkojnë në Shqipëri.

Në fund të njoftimit të publikuar për pushimin e festës së 1 majit, thuhej se “për punëtorët të cilët nuk udhëtojnë për Shqipëri, dita e premte është ditë pune”, ndërsa në Drejtorinë e Kadastrit kishte dalë në punë vetëm njëri nga punonjësit.

Komunarët e Suharekës kanë udhëtuar drejt Pogradecit, duke lënë pa kryer punë të premten qytetarë të ardhur edhe nga më larg.

“Kam ardhur me nxjerrë certifikatën e lindjes prej Ferizajit, nuk po punojnë kurrkush. Thanë janë shku në Shqipni”, thotë i moshuari Sylejman Lubovci, pasi Zyra e Gjendjes Civile ishte e mbyllur.

Edhe Nuhi Bytyqi u ankua për moskryerje të punës.

“Kesh me nxjerr certifikatën teme edhe të kunorizimit të babës edhe të nënës….nuk e nxjerra se ishin mbyllë. Thanë që kanë shku në Shqipëri, edhe pse koha e punës është. Me ardh e m’u kthy prapë nuk është mirë”, tha Bytyqi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Gazeta tentoi ta kontaktojë zëdhënësin e Komunës së Suharekës Reshat Reshitajn, por ai telefonin e kishte të mbyllur, pasi si shumica e kolegëve të tij po çlodhej në Pogradec./Gazeta Jeta në Kosovë/

Ramush Haradinaj nesër viziton Rahovecin

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të qëndrojë në Rahovec, ai do të takohet me strukturat dhe simpatizantët e degës së kësaj partie në Rahovec.

Ky takim i organizuar nga dega e AAK-së do të mbahet të shtunën në ora 14:00 në Hotel Park Plaza në Rahovec.

AAK në Rahovec ka ftuar qytetarët e komunës së Rahovecit dhe gjithë simpatizantët të marrin pjesë në këtë tubim,transemton rahovecpress.

Të pranishëm, përveç kryetarit Haradinaj, do të jenë edhe shumë bashkëpunëtor e anëtar të kryesisë së këtij subjekti politik

Arrestohet aktori Baldwin

0

Stephen BaldwinAktori Stephen Baldwin është arrestuar në Manhattan me dyshimin për vozitje me patentë të skaduar, kanë njoftuar burimet brenda policisë.

Ai ishte ndaluar duke vozitur Ford Explorer në rrugën “West 156 and Broadway” në lagjen Suger Hill rreth orës 6:45 të mëngjesit ndërsa policia kishte vërejtur se Baldwin kishte një leje të skaduar nga shteti i Texasit.

Baldwin jeton në Rockland County.

Petrovci: Ishte gjë e bukur të jesh shqiptar në Izrael

EnverPetrovci-aktorAktori i mirënjohur kosovar, Enver Petrovci, ka marrë pjesë në Javën e Filmit Kosovar që u mbajt ditë më parë në Izrael dhe ku janë prezantuar dy filma nga Kosova: “Kukumi” nga Isa Qosja dhe “Anatema” nga Agim Sopi. Në një intervistë për Radio Kosovën, Petrovci rrëfen për përjetimet e një artisti shqiptar në Izrael, sidomos për respektin që ushqejnë izraelitët për shqiptarët.

RADIO KOSOVA: Z. Petrovci, ditë më parë ju keni marr pjesë në Javën e Filmit Kosovar në Izrael . Cili është vlerësimi i juaj për këtë eveniment kulturor?

ENVER PETROVCI: Është një tendencë fillestare që të bashkëpunojmë dhe të njihemi me njëri-tjetrin. Të mos harrojmë se Java e Filmit Izraelitë në Kosovë është mbajtur për dy vjet me radhë. Unë kam qenë prezent dhe kam parë shumë filma izraelitë interesant. Por, është mirë që edhe ne të shkojmë atje dhe ta prezantojmë veten, nuk është keq që Izraeli, nëpërmes filmave, të na njoftojë më mirë, pse jo edhe me kohë, t’i bindim për praninë e Kosovës si shtet, gjë që besoj se edhe në këtë aspekt kemi kontribuar. Jemi prezantuar me dy filma “Kukumin” e Isa Qosjes dhe “Anatemën” të Agim Sopit.

RADIO KOSOVA: Në këtë ngjarje keni marrë pjesë vetëm ju. A kanë qenë në pyetje dokumentet e udhëtimit, meqë Izraeli ende nuk e njeh Kosovën si shtet?

ENVER PETROVCI: Po. Nuk kanë mundur të udhëtojnë, unë kam dokumentet e Shqipërisë, kështu që unë nuk kam pasur kurrfarë problemi, por shpresojmë, ashtu edhe na kanë premtuar, që takimin e ardhshëm që do të bëhet sivjet prapë, do të bëjnë çmos që të udhëtojnë për në Izrael edhe ata me dokumente kosovare.

RADIO KOSOVA: Nga kush u pritët në Izrael, a patët rastin të takoheni me ndonjë artist të Izraelit?

ENVER PETROVCI: Patëm rastin të takohemi me yllin e yjeve të Izraelit – pra me themeluesen e kinematografisë izraelite, me zonjën Ri Maria, e cila i kishte 94 vjet. Ajo na respektoi dhe na nderoi. Na u prezantua, na përshëndeti … ajo gjithashtu është edhe pronare e shumë kinemave nëpër Izrael … na premtoi që në shtator të bëhet një organizim shumë më i madh, sepse çdo fillim është i vështirë, dhe sido që të jetë – u bë një njoftim – që jemi, që ekzistojmë.

RADIO KOSOVA: Çfarë tematike patën filmat e Kosovës?

ENVER PETROVCI: “Anatema” është temë e luftës dhe “Kukumi” temë e pasluftës … disa njerëz të sëmurë që dalin nga spitali … është temë shumë e rëndë .

RADIO KOSOVA: A mendoni se shfaqja e këtyre dy filmave do t’u ndihmojë qytetarëve të Izraelit që ta njohin realitetin që i ka ngjarë popullit tonë?

ENVER PETROVCI: Më pyetën pse kemi bërë këso filmash? U thashë se ky është realiteti i Kosovës, kjo është Kosova, ne nuk kemi shpikur asgjë, bile jeta është shumë më e vështirë se sa që po e tregon filmi. Më thanë se nuk e kishin ditur që është kaq e rëndë të jetohet në Kosovë. Do të sjellim filma më të lehtë, u thashë… dhe jam i sigurt që “Gomarët e kufirit”- film i Jeton Ahmetajt, do të jetë film i preferuar për ta.

RADIO KOSOVA: A ka pasur ndonjë vlerësim apo kritikë nga mediat, njerëzit e kinematografisë, apo nga shikuesit e rëndomtë?

ENVER PETROVCI: Mund t’ju them se kam takuar një gjakovare e cila kishte shkuar në Australi 3 vjeçe, dhe ishte takuar atje me një hebre dhe ishte martuar me të, tani po jetonte në Jerusalem. Ishte një çift shumë i mirë… atyre u erdhi mirë që ne si artistë dhe me filmat që prezantuam, i bëmë pak të ndiheshin krenarë.

RADIO KOSOVA: Është një lloj marketingu për popullin tonë apo?

ENVER PETROVCI: Patjetër, kjo është gjëja e parë që bëjmë, nuk ka marketing më të mirë për një shtet se sa marketingu kulturor.

RADIO KOSOVA: A duhet të paraqiten edhe në vende tjera të botës këta dy filma, për të mësuar për realitetin e Kosovës?

ENVER PETROVCI: Është mirë të paraqiten gjithë ata filma që i kemi. Ne nuk kemi shumë filma, po ata që i kemi duhet të paraqiten sa më shumë. Kemi disa filma që janë të mirë, kanë nivel të mirë dhe me krenari mund t’ i paraqesim nëpër botë. Janë disa që nuk ia vlejnë, por së paku këta që ia vlejnë – t’i tregojmë nëpër botë.

RADIO KOSOVA: Aktrimi, realizimi … a mund të themi se mund të krahasohemi me vlerat botërore të filmit?

ENVER PETROVCI: Po. sidomos në aktrim, aty nuk kemi kurrfarë dallimi. Bile – bile mund të jemi pak më të mirë se të tjerët. Filmin nuk e bëjnë aktorët, filmin e bëjnë – më së pari skenari i mirë, skenari interesant, regjia e mirë, kamera, e pastaj edhe aktrimi. Mungojnë – tani për tani, skenarët e mirë, aty duhet të investojmë më shumë.

RADIO KOSOVA: Populli izraelitë, a kishte paragjykime, sa ishte i informuar për popullin tonë?

ENVER PETROVCI: Mirë që ma dhatë këtë pyetje, ishte bukur me qenë shqiptar në Izrael. Dinin për ne shumë, kishin shumë informata … edhe njerëzit e rëndomtë e dinin se ku është Kosova, e dinin se çka i kishte ndodhur Kosovës dhe e dinin çfarë fati historik ka pasur Kosova.

RADIO KOSOVA: Gjatë kohës së Holokaustit shqiptarët u kanë ndihmuar hebrenjve.

ENVER PETROVCI: Edhe këtë ata dinin. Ishin të informuar se shqiptarët u kanë ndihmuar shumë hebrenjve, e dinin se asnjë hebre nuk është vrarë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe në Kosovë.

RADIO KOSOVA: A mendoni se pikërisht për këto shkaqe duhet të bëhet një skenar i veçantë për një film të veçantë që të vetëdijesohen gjeneratat e ardhshme?

ENVER PETROVCI: Mendoj se një film nuk ndihmon shumë. Për këtë bënë duhet të punojnë ministritë e përkatëse, sidomos Ministria e Arsimit edhe ajo e Kulturës. Ato duhet t’u japin urdhër nxënësve që të shkojnë në muze, e sidomos në e muzetë më të reja, të pas Luftës së Dytë Botërore, të shkohet në shtëpinë e Adem Jasharit. Është i obliguar çdo fëmijë të shkojë atje, jo vetëm një herë. Nuk ka asnjë qytet apo fshat i cili nuk ka heroin e vet, së paku heroin e vendit tonë ta respektojmë.

RADIO KOSOVA: Për fund, a mund të na thoni cili është vlerësimi juaj për kinematografinë e Kosovës dhe a prisni që ajo të dalë nga kjo gjendje e vështirë?

ENVER PETROVCI: Shpresa është gjëja e fundit që vdes. Unë nuk pres që do të ndodhë ndonjë mrekulli. Një film i mirë është shumë më i rëndësishëm se 1000 shëtitjet politikanë i bëjnë nëpër botë për të lobuar. Një film lobon shumë më tepër se qindra-qindra politikanë. Këta jemi ne – tani për tani nuk po shoh ndonjë shpresë se do të ndryshojë diçka.

Vajza me fustan të kuq, mahnit banorët

0

julina me fustan BBJuliana në dhomën e gjumit, provon fustanin që do të veshë për mbrëmje. Valeri që ndodhet në dhomë e ndihmon ta veshë. Ajo rrotullohet rreth vetes, disi e pabindur. Më pas ajo zbret shkallët duke bërë xhiro nëpër shtëpi dhe duke hedhur shikimin në të gjitha pasqyrat. Valeri dhe Visari dukeshin të mahnitur nga fustani i saj, duke i bërë komplemente të shumta.

Të ngacmuar nga pamja e saj, ata nisin të flasin për vajzat që u kanë tërhequr vëmendjen në shtëpi. Ata bien një mendje, kur flasin për bukurinë e Violës, që sipas tyre ‘ishte një kukull’, duke shtuar se si brune, vajza më e bukur në shtëpi është Juliana. Ata vazhdojnë të flasin për fustanin e saj, ndërkohë për së largu edhe Jona me Matildën, shohin gjithë kreshëri se si “valëzonte” Juliana, duke u endur nëpër shtëpi.

Kjo e fundit shfaqet edhe një herë ne dhomën e djemve, me fustanin veshur. Visari nis ta ngacmojë, duke i kërkuar ta ndihmojë për t’i zbërthyer zinxhirin nëse i duhet ndihmë, por ajo nuk pranon duke ngjitur shkallët për në dhomën e saj.

Banorët japin intervistë. Valeri: Jam I fundit i Mohikanëve

0

interviste2.5Visari dhe Jona vendosin të intervistojnë banorët. I pari që intervistohet është Valeri, të cilin e quajnë një ‘specie në zhdukje’. Valeri duke larë enët, u thotë se ai është ‘i fundit i Mohikanëve’, duke bërë shkaktuar të qeshura. Ata dalin në oborr, ku takohen me Mikelën, dhe nisin t’i drejtojnë pyetje. Ajo u përgjigjet se ndihej pak nervoze për intervistën. Pyetja për të ishte rreth mendimit që ajo kishte për milingonat, duke theksuar se Valeri është një prej milingonave të shtëpisë. Ajo i kundërshton, duke u shpjeguar se Valeri është një gjinkallë, pasi milingonat janë punëtore.

Jona që bënte operatoren, mundohej të zgjidhte pamjet më të mira. Lidhur me milingonat, Mikela shton se ato duhet të bashkëjetojnë me to dhe se kohët e fundit ka vënë re se ato kanë vënë peshë, krahasuar me ditët e para. Pasi e falënderojnë për intervistën, ata shkojnë të intervistojnë Matildën. Pyetja e parë për të, ishte rreth eleminimit, të cilës iu përgjigj duke qeshur me ironi, se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Visari e pyet në lidhje me Fatjonin, nëse ai po bënte namin jashtë. Mendoj që po, shpresoj që jo – i këshillon si përgjigje Mikela qsi përgjigje, u gjend pranë tyre. Më pas, ajo mundohet të këndojë një këngë, në fund të së cilës puth dhe përshëndet Fatjonin.

Intervistuesit i drejtohen tualetit, ku gjejnë Enkeljdin i cili po rregullonte flokët dhe i drejtojnë pyetje rreth modelit të ndryshëm të flokëve. Enkelejdi iu përgjigj se arsyeja ishte se duhet të provojnë gjithmonë të eksperimentojnë. Ata vazhdojnë t’i drejtojnë pyetje të ndryshme, mbi të gjitha për Valerin, të cilave Enkelejdi i anashkaloi me finesë.

Ata tentuan të marrin në intervistë edhe Nevilën, e cila nuk po hynte shumë në rol, duke u kthyer sërish tek Valeri: Kush sillet si mashtrues? – ishte një nga pyetjet e Visarit. Të gjithë përveç meje – përgjigjet Valeri, duke e falënderuar për intervistën.