16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8569

Premton shumë risi për këtë sezon

0

Hekuran KrasniqiKëngëtari i njohur Hekuran Krasniqi tash e sa vjet është pjesë e evenimentit ‘Java e modës në Kosovë’ e cila organizohet nga ‘Gecjan Group’.

E ndonëse gjithmonë ndahet i kënaqur nga kjo garë, këngëtari për gazetën Tribuna ka shpalosur se edhe këtë vit organizmi i këtij evenimenti ka qenë në nivelin më të lart.

“Jam ndjerë shumë mirë ka qenë fantazi. Ka kohë që marr pjese në këtë eveniment. Por gjithmonë më lë përshtypje të mirë. Më ka lënë përshtypje edhe mënyra e organizimit kjo është shumë me rendësi. Tjetër detaj me rëndësi është që ‘Gecian Group’ është zgjeruar më shumë se në trevat shqiptare sepse këtë herë kishin pas edhe disa modele nga Turqia edhe ka qen fantastike diçka organizimi”, ka thënë Hekurani në fillim të bisedës, ndërsa nuk ka hezituar të komplimentoj edhe dizajnerët që kanë qenë të përzgjedhur në këtë eveniment. “Ne në Kosovë kemi dizajner shumë të mirë, janë vërtet për t’u komplimentuar. Unë mendoj që ne kemi çfarë të tregojmë edhe jashtë tregut tonë”, ka thënë këngëtari../tribuna/

“Bordeline” i Skënder Sherifit Promovohet Në Tiranë

0

SkenderSherifi-shkrimtarNë një atmosferë të ngrohtë dhe shumë miqësore, në prani të një numri të madh artistësh të zhanreve të ndryshme, si: shkrimtarë, aktorë, kompozitorë, përkthyes etj. u promovua libri me poezi e prozë në frëngjisht, i autorit Skënder Sherifi, me titull: “Bordeline”.

Libër të cilin autori e kishte shkruar në kohën e adoleshencës e të rinisë së tij të hershme, d.m.th rreth viteve : shtatëdhjetë – shtatëdhjetë e gjashtë, kur autori i kishte jo më shumë se 22 vjeç.

Për librin në fjalë dhe veprimtarinë letrare të Skënder Sherifit, foli shkrimtari e publicisti i njohur Mujë Buçpapa. Ai theksoi se autori në fjalë, që në rininë e hershme dëshmoi se është një artist i lindur dhe i vërtetë, për të mos thënë unik dhe i papërsëritshëm, jo vetëm në poezi, por edhe në prozë.

Skënder Sherifi, theksoi më tej folësi, që në librin e tij të parë, pretendoi të jetë unik dhe origjinal, gjë që e u dëshmua në librat e tij të mëvonshëm.

Ai është po aq i thellë dhe njëkohësisht po aq i hapur, theksoi ai, sa që me mjeshtërinë e tij artistike të magnetizon. Kjo tregon se Skënder Sherifi është një artist i pavarur dhe autentik, me një horizont të gjerë dhe universal.

Pastaj e mori fjalën Prof. i filozofisë i Universiteteve franceze “Paris x-Naterre” dhe “Paris II – Asses”. Artan Fuga, një figurë intelektuale e prestigjioze e jetës shqiptare.

Ai në fjalën e tij të rastit u ndal në figurën artistike të Skënder Sherifit, i cili sipas tij, është një artist i intuitës, i shijeve dhe ndjesive të holla artistike që nuk i përket shkollave puro racionale, por është një artist që të befason me universin e tij letrar e intelektual, intuitën e tij të thellë e meditative si dhe me imagjinatën e bujshme dhe shumë interesante.

Pas tyre e morën fjalën dhe disa artistë të tjerë të cilët e çmuan lart artin poetik të Skënder Sherifit dhe figurën e tij prej artisti e intelektuali.

Ndërkohë që katër aktorë të shoqëruar me muzikë klasike, (ekzekutuar nga dy artistë të rinj në piano dhe violë), i lexuan më se 20 poezi nga libri në fjalë, të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyesi Albert Nikolla, si dhe disa poezi në gjuhën frënge.
Me pak fjalë, promovimi i librit me titull: “Bordeline”, i autorit Skënder Sherifi, në Akademinë e Arteve në Tiranë, ishte një ngjarje me rëndësi kulturore, dhe si e tillë ajo nga të pranishmit u prit me shumë entuziazëm dhe dashamirësi.

Këtë rast për lexuesit e “Zëri”-it, është e rëndësishme të theksohet me pak fjalë se autori Skënder Sherifi, është lindur në Viti të Kosovës, më 1954, në një familje me origjinë nga Tropoja. Më 1956 bashkë me familjen, emigron në Belgjikë ku dhe rritet e shkollohet. Për afro 14 vjet qëndron në Paris, ndërsa përreth 6 muaj qëndroi tek poeti e botuesi francez Piere Segers.

Nga viti 1976 – 1980, me qëllim që të njihet me gjuhën dhe kulturën shqiptare qëndroi në Prishtinë, ku falë përkrahjes së disa personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare, botoi librin e tij “Lojë e kundërlojë”, kurse më 1989, botoi dhe librin tjetër me titull: “Oksigjen”, (botim i shtëpisë botuese “Faik Konica”).

Pos librave të përmendur më lart, ai ka botuar në frëngjisht dhe: “Pssion”, “Trio e përjetshme (dramë) etj.

Skënder Sherifi është një poet i njohur në Europën frankofone, sidomos me librin e tij të titulluar: “LOVE”, botuar më 2008, libër ky i cili ka një vëllim prej 500 faqesh, i ndërtuar me një strukturë mjaft interesante dhe komplekse, (kushtuar dashurisë së femrave). U mirëprit mjaft mirë nga kritika frankofone dhe si i tillë sipas gazetarëve të seksioneve të kulturës së shtypit belg, radhitet ndër 10 librat më të mirë të shkruar e të botuar në gjuhë frënge për atë vit.

Daka: 8 qershori, opsion i pamundur

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vlerësuar se 8 qershori është opsion i pamundur për të organizuar zgjedhje parlamentare të mira dhe me cilësi të lartë brenda 30 ditëve.

“Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i organizuar zgjedhjet më 8 qershor, sepse do t’i kemi në dispozicion vetëm 30 ditë. Do të jetë një kohë shumë e shkurtër. Pra, nëse vendoset që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 qershor, KQZ-ja është para një sfidë të madhe. Prandaj 8 qershori po më duket si opsion i pamundur”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.

Shefja e KQZ-së ka thënë se do të jetë proces shumë i vështirë organizimi i zgjedhjeve parlamentare brenda 30 ditëve, duke pasur parasysh faktin se në veri të vendit do të mbahen për herë të parë këto zgjedhje. “Të organizosh zgjedhje parlamentare për 32-33 ditë është shumë e vështirë, plus duke pasur parasysh se për herë të parë do të kemi zgjedhje parlamentare edhe në veri të vendit.

Të gjithë janë në dijeni se me çfarë sfidash jemi ballafaquar në zgjedhjet lokale në këtë pjesë. Madje, në veri, ende çështjet e zgjedhjeve lokale kanë mbetur pezull e leje më të shkohet me zgjedhje parlamentare”, është shprehur Daka, duke shtuar se organizimi i zgjedhjeve brenda një periudhe të shkurtër kohore do ta vë në pikëpyetje cilësinë e këtyre zgjedhjeve dhe plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore.

Sido që të jetë, Daka ka thënë se KQZ-ja e ka obligim ligjor dhe do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare kurdo që ato vendoset të mbahen. “Megjithatë, KQZ-ja e ka obligim ligjor t’i organizojë zgjedhjet kurdo që ato kërkohen, sepse nuk mund t’u ikë përgjegjësive të saj ligjore. Prandaj, nëse zgjedhjet mbahen më 8 qershor, do t’i organizojmë, por çfarë cilësie do të ofrohet dhe sa do të arrijmë t’i përmbushim të gjitha kërkesat, mbetet të shihet. Për 30 ditë të organizosh zgjedhje parlamentare, pak po më duket si mision i pamundur”, ka vlerësuar Daka.

Sipas saj, në rast se Kuvendi nuk do të shpërndahet më 5 maj, atëherë 8 qershori do të mund të hedhet poshtë si opsion për mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo ka thënë se do të ishte mirë që përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët politikë t’i kenë parasysh dhe t’i marrin në konsideratë kërkesat e KQZ-së.

Profesorët kërkojnë të mos hiqet latinishtja nga shkollat e mjekësisë

0

Provimi-pranus-per studentPrej shtatorit të këtij viti në planprogramet e shkollave të mesme nuk do të figurojë më lënda e gjuhës latine. Këtë po e parasheh Ministria e Arsimit në kuadër të Kurrikulës së Re Parauniversitare, pas përfundimit të fazës së pilotimit në disa shkolla të Kosovës.

Mirëpo, ky vendim i Ministrisë po kundërshtohet nga mësimdhënësit, por edhe nga ekspertët e arsimit, të cilët vlerësojnë se kjo lëndë është më se e nevojshme, sidomos në shkollat e mesme të mjekësisë.

Profesori i gjuhës frënge në gjimnazin “Xhevdet Doda”, Jonuz Krasniqi, ka thënë për “Kohën Ditore” se heqja e kësaj lënde është absurde kur kihet parasysh se ajo është më se e nevojshme te nxënësit e gjimnazeve, si dhe në mjekësi…/koha ditore/

Vihet në dyshim mbikëqyrja parlamentare e AKI-së

0

Bashkim Smakaj ka konfirmuar të premten se organizata që drejton nuk mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës.

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka injoruar ftesën e Komisionit Parlamentar për të raportuar për skandalet në organizatën që drejton, përfshirë arrestimin e zyrtarit të lartë, Isuf Lumi, i zbuluar se diplomën e shkollës së mesme e ka fals.

Smakaj nuk e ka njoftuar fare Komisionin për këtë, duke i lënë anëtarët të presin për disa minuta dhe të shpërndahen pa dëgjuar versionin e Smakajt për diplomën e Lumit.

Nënkryetari i Komisionit, Fadil Demaku, e ka quajtur të papërgjegjshëm, joinstitucional dhe veprim joligjor mosardhjen e Smakajt për të raportuar. Komisioni i ka bërë një ftesë të dytë për të martën/koha ditore/

Legjislatura e pestë hyn në javën e fundit

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Veç edhe javën e ardhshme pritet të ketë jetëgjatësi legjislatura aktuale, e pesta prej pasluftës. Vullnetshëm pritet të shpërndahet, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Subjektet kryesore parlamentare po i mëshojnë datës 8 qershor, si më e mundshmja për organizim të zgjedhjeve. Kjo datë është propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe për të ka marrë mbështetjen edhe të subjekteve kryesore në opozitë, të cilat duan largimin e tij sa më shpejt.

Por ka një drojë – jo e gjithë trupa e deputetëve të subjekteve në pushtet e duan ndërprerjen e mandatit tash, e për pasojë mund edhe të mos votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit../koha ditore/

U njihen diplomat

0

Fakulteti edukimitRreth një mijë studentëve tashmë u njihen diplomat e Fakultetit të Edukimit. Të gjithë ata kanë studiuar në tetë programet të cilat janë mbyllur gjatë periudhës së reformimit të këtij Fakulteti.

Kjo kohë përfshin gjeneratat e viteve 2011 dhe të vitit 2012-2013, e programet e të cilave janë interpretuar si të paakredituara. Diplomat e këtyre studentëve njihen pas një vendimi të lëshuar nga Ministri i Arsimit, Ramë Buja.

Diplomat e njohura janë ato që janë marrë në Programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA); Programin Histori-Edukatë Qytetare (BA); Programi Fizikë – Kimi (BA); Programin Biologji – Kimi (BA); Programi Matematikë-Informatikë (BA); Programin Teknologji – Informatikë (BA); Programin Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA); Programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA). Zeqir Veselaj, prodekan për çështje arsimore ka thënë se gjatë periudhës së transformimit të programeve lëndore në Fakultetet përkatëse, ato programe ishin të akredituara me kusht për një vit.

Por më herët studentët e gjeneratës së vitit 2011 dhe të vitit 2012-2013 në Fakultetin e Edukimit, kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se diplomat e tyre nuk do të njihen, pasi programet ku ata kanë studiuar ishin interpretuar si të paakredituara.

Lista që mund ta përçajë PDK-në

0

thaci, veseli,hasaniKreu i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, shumë shpejt do të gjendet para një sfide të madhe në partinë që drejton. Zgjedhjet e paralajmëruara për 8 qershor kanë nxehur debatet e brendshme në këtë parti dhe të gjitha janë të orientuara te përbërja e listës prej 120 kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Thaçit do t`i duhet që për të pasur një listë cilësore, t`i heqë nga kreu i saj, ose edhe nga e gjithë lista, disa prej personave që kanë ardhur nga krahu i luftës dhe ish-struktura e shërbimit sekret SHIK, gjë që ka zgjuar reagime brenda partisë.

Synimet, që në listë të ketë personalitete jashtë PDK-së, pritet që të mos kalojnë lehtë.
“Krejt varet nga marrëveshja që do të ketë kryetari me zëvendëskryetarin”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i PDK-së.

Gazeta Tribuna merr vesh se pikërisht disa nga bashkëpunëtorët e kreut të PDK-së po kërkojnë nga ky i fundit që ta përdorë autoritetin e tij dhe t’i “pastrojë” disa emra që sot janë deputetë dhe të njëjtët të mos gjinden në listën e ardhshme të zgjedhjeve./tribuna/

Pacolli mal akuzash kundër Jakup Krasniqit

0

Behxhjet pacolliZëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe njëherësh president i Aleancës Kosova e Re, ka mohuar akuzat e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Ai tha se nëse i ka thënë Krasniqi ato akuza, ai sigurisht ka qenë në gjendje të dehur, ose i luajtur mendsh, ose po thotë gënjeshtra.

“Nëse ai e ka thënë atë, nëse e ka shkru, për mu ai ose ka qenë i dehur, ose është aq i prisht në shpirt ose është një gënjeshtar, prandaj këto tre mundësi janë, ose është i luajtur prej mendve, unë nuk i kam dërgu askënd, ai le të mirret vesh me atë njeri kush ka qenë”, tha Pacolli në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Ai tha se është turp për Jakup Krasniqin, i cili tha se jeton në një shtëpi shumë milionëshe, dhe se sipas tij, me pagën që ai merr, ai nuk mund të ketë bërë këtë pasuri.

Ai tha se Krasniqi, i ka marrë diku paratë, pasi në politikë kur ka hyr ka qenë i varfër.

“Sot z.Krasniqi ka një shtëpi multimilionëshe, dhe me nëse kalkulohet ajo pagë e cila, u jipet sot institucionarëve, të Kosovës kalkulohet shumë shpejt”, tha Pacolli.

Ai tha se do të pres kohën juridike dhe se nëse, nuk i kërkon falje Krasniqi, ai tha se do të padisë të parin e Kuvendit.

Haradinaj: Qeverisja e ardhshme duhet të buroj nga opozita

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në 14 vjetorin e themelimit të kësaj partie thotë se kanë përgatitur një program zhvillimor për vendin.

I pari i AAK-së ka premtuar se në katër vjetët e para të qeverisjes së AAK-së do të hapeshin 200 mijë vende pune.
Ndërkohë, Haradinaj ka ripërsëritur premtimin e tij për pagën mesatare prej 1000 euro.

Ai tha se programin ekonomik të AAK’së e kanë quajtur drejtim i ri, për shkak të specifikave dhe mundësive të zhvillimit.

Ai poashtu ka folur edhe për koalicionin e mundshëm qeverisës. Haradinaj nuk ka përjashtuar askënd për bashkëqeversije.

“Të gjithë ata që mendojnë një qeverisje të re për vendin ashtu sikur e mendojmë ne, ne do të bashkohemi me ta. Shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë që ky vend ka nevojë për një ndryshim të madh dhe shpresoj që këtë ta kuptoj e tërë opozita kosovare”, ka thënë Haradinaj./Zëri/