20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8571

Thaçi: Do fitojmë bindshëm, kemi mision të ri

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaron se Kosova nuk i frikësohet drejtësisë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Pas votimit pro ngritjes së gjykatës speciale që do të hetojë dyshimet për krime lufte, Thaçi thekson se kjo ishte padrejtësi që iu bë vendit të tij, por që u gëlltit për hir të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar.

Sa i përket çështjeve të brendshme, siç është korrupsioni, shefi i ekzekutivit të Kosovës, thotë se në këtë drejtim, vendi i tij është shembull në rajon.

Kryeministri Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh bindjen se forca e tij politike do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen së shpejti dhe se largimi i dy ish-eksponentëve të lartë të PDK-së, si Limaj dhe Krasniqi, nuk do të ketë efekt. Për Thaçin, vitet në qeverisje nuk e kanë konsumuar as atë dhe as partinë që drejton. Sipas tij, tashmë për Kosovën, është koha e asaj që ai e cilëson “Misioni i ri”.

Kryeministri Thaçi vlerëson bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, që sipas tij do të intensifikohet. Por duke u ndalur te çështja e një sistemi arsimor të njësuar, kreu i qeverisë së Kosovës thotë se duhet tejkaluar folklori i abetares, pasi, sipas tij, nuk është më koha, kur rrezikohet ekzistenca kombëtare e shqiptarëve.

Seksi oral i ndihmon femrat të përballojnë depresionin!

0

cifti martesorSeksi oral i ndihmon femrat të përballojnë depresionin. Ky është rezultati i një studimi të kryer në SHBA nga specialistët e Universitetit të New York-ut.

Sipas specialistëve, sperma e mashkullit mund të konsiderohet një lloj antidepresivi natyral. Eksperimentet u kryen tek 293 femra.

Në përfundim të studimit ekspertët dolën në përfundimin se femrat që kryenin seks oral i rezistonin më mirë stresit dhe depresionit.

Sipas studiuesve, sperma ndihmon edhe në problemet me gjumin, duke normalizuar jetën e femrave.

“Hera e parë”, Shiten për 30 minuta të gjitha biletat

0

52744_7Janë shitur të 800 biletat për shfaqjen e së hënës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Hera e parë” që sjell në Tiranë balerinët më të njohur shqiptarë nëpër botë, ka shënuar edhe njëherë një rekord. Zyra e shtypit pranë TKOB, konfirmon që çmimet kanë qenë të njëjta si për të gjitha shfaqjet (500 lekë bileta për në sallë dhe 1000 lekë në plate).

Nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, balerinët shqiptarë ndër më të famshmit në botë, Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Erjon Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori, e miqtë e tyre Claudia Veçhi, Beatriz Uhalte Cisneros, Alessandro Macario do të sjellin në skenë pjesët e tyre më të arrira. Shfaqja vjen në Shqipëri me mbështetjen e ministrisë së Kulturës dhe asaj të Jashtme. Ajo është një gala me repertor klasik, neoklasik, modern, kontemporan, abstrakt. Do të ketë një pjesë që interpretohet nga Erion Kruja (që punon në një kompani të madhe në Londër), ndërsa Kledi Kadiu interpreton një pjesë që Genti Doda e koreografoi enkas për këtë shfaqje, nën tingujt e kabasë.

Në të prezantohen stilet e ndryshme që balerinët kanë marrë nga çdo kompani e ambient që kanë punuar. “Hera e parë” sjell në Tiranë emra të njohur të baletit shqiptar, që interpretojnë për kompani baleti nga më prestigjiozet në botë, si “Hofesh Shechter Company”, “The Forsythe Company”, “Aterballetto”, “Balletto di Roma”, “Teatro san Carlo di Napoli”, “Compania Nacional de Danza”, “Balletto Classico Cosi Stefanescu”, “Balletto di Montecarlo”. Spektakli është ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, drejtor artistik Gentian Doda. TKOB, 5 maj 2014, ora 20.00.

Naser Osmani i lirë, obligohet të paraqitet në polici

0

naser osmaniDeputeti i LDK’së, Naser Osmani do të mbrohet në liri. Kështu ka vendosur trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Osmani obligohet vetëm të paraqitet në polici, derisa 11 zyrtarët e tjerë është aplikuar masa e arrestit shtëpiak të cilët dyshohen për rastin e Fabrikës së Armaturës FAN në Podujevë.

Avokati i Naser Osmanit, Besnik Berisha ka kumtuar vendimin e gjyqit se klienti i tij nuk do të mbahet në paraburgim.

“Ai është detyruar të lajmërohet në polici dhe praktikisht është hedhur poshtë kërkesa e Prokurorisë për paraburgim”, ka thënë avokati Berisha.
Ndryshe, Osmani e kishte cilësuar urdhrin për arrest si politik, pasi kishte thënë se gjithçka po ndodh për shkak se kishte kërkuar të mbylleshin kazinot në Kosovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva ka marrë vendim që Agim Deshishkut, pronar i fabrikës FAN, ti shqiptohet masa e paraburgimit për një muaj.

Masë si të Naser Osmanit ka marrë edhe i dyshuari tjetër Naim Avdiu, ndërsa disa të tjerëve u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Tre vëllezër në Prizren rrahin fqinjin për një rrugë

0

ilustrim rrahjeZhurma dhe mosmarrëveshja për një rrugë, ka ardhë deri tek përleshja e katër personave. Sot rreth orës 10, në rrugën “Mentor Krasniqi” Lagja e Nën Kalasë, në Prizren tre vëllezër me mbiemër Kabashi kanë sulmuar fqinjin e tyre.
Siç njofton Policia rajonale në Prizren, nga ky incident ishin dëgjuar edhe shkrepje me armë, por që nuk ka të plagosur.

Ai që kishte shkrepur me armë, policia thotë se ka qenë vëllai i viktimës, që mbajnë mbiemrin Gashi.

“Thuhet se gjatë sulmit ishte krijuar një potere të cilën e kishte dëgjuar vëllai i viktimës me mbiemër Gashi i cili pasi ka parë ngjarjen është kthyer në shtëpi dhe ka marrë një pistoletë të llojit “Ekol Special 99” me të cilën ka shkrehur disa herë. Ende nuk dihet saktësisht se në ç’drejtim ka shtënë i dyshuari, ndërsa sipas informatave që i posedon policia, nuk ka të plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E gjatë kontrollit, Policia njofton se ka sekuestruar armën dhe ka gjetur tri gëzhoja, e po ashtu është sekuestruar sekuestruar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe 32 fishekë të gjuetisë.

E k atër të dyshuarit të përfshirë në këtë incident, janë dërguar në mbajtje.

Një muaj paraburgim për A. Kastratin nga Prizreni

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin A. Kastrati nga Prizreni.

“Departamenti për Krime të Rënda, me datën 02.05.2014 i cakton paraburgim A. Kastrati nga Prizreni, me kërkesën e Prokurorit të Shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me parag.1 të KP-së”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri A.Kastrati në ditën kritike është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollimit të tij – në trupin e tij në gjepat e setrës janë gjetur 11 paketime me substanca të dyshuara për narkotik dhe po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur edhe dy vazo të cilat ishin të mbjellura me CANABIS ATIVA, e të cilat në bazë të testit fushor kanë rezultuar si pozitive përkatësisht CANABIS në peshë prej 66,25 gram”.

“Gjykata Themelore në Prizren cakton paraburgim në kohëzgjatje prej 1 muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit 30.04.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 29.05.2014”./prizrenpress.com/

Të hënën fillon spërkatja  kundër rriqrave në Senik të Malishevës

0

Malisheva-dezenfiktimi rriqraveDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë, njofton të gjithë banorët e fshatit Senik, se spërkatja e zonave endemike kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, do të fillojë në Senik dhe parashihet të zgjatë dy ditë. Spërkatja selektive në Senik, do të bëhet me datat 5 dhe 6 maj.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ju bën thirrje bletarëve, që t’i largojnë përkohësisht bletët nga ky rajon, pasi mund të rrezikohen gjatë spërkatjes”

“Fillimi dhe mbarimi i spërkatjes, mund të shtyhet në rast se nuk lejojnë kushtet atmosferike”./PrizrenPress.com/

Kuçi takoi drejtorët e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit

0

kuqi  me drejtorte burgutMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar sor një takim më udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe me drejtoret e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sigurinë e përgjithshme në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit dhe për rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, njofton kumtesa e MD-së.
Me këtë rast Kuçi ka thënë se siguria në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës është sipas standardëve të parapara ligjore, ndërsa ka kërkuar nga drejtoret që të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi po ashtu ka vlerësuar punën e mirë të drejtoreve në respektimin e të drejtave të burgosurve dhe punën që po bëhet në parandalimin e kontrabandës në institucionet korrektuese.

Binak Podrimcaku shpallet ushtari më i mirë i FSK-së

0

FSK-marrshBinak Podrimcaku është shpallur ushtari me i mirë i Forcave të Sigurisë së Kosovës, me gradën tetar i cili shërben në Brigadën e reagimit të shpejtë në Istog. Ndërsa si ushtarë të dalluar, vendi i dytë i takoi ushtarit Kushtrim Abazi dhe vendi i tretë tetar, për Migjen Shala.

Ceremonia e shpalljes së ushtarit më të mirë është mbajtur sot në Amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së.

E për tu zgjedhur si ushtari më i mirë, kandidatët kanë kaluar një garë për tre ditë rresht në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, në të cilën garë kanë hyrë 22 pjesëtarë të të gjitha njësive të FSK-së.

Këto gara u mbajtën në këto diciplina: Testim fizik, navigim tokësor ditën-natën, pastaj, testimin e njohurive të përgjithshme. Ditën e dytë ka vazhduar garimi në gjuajtje me armë të gjata, dhe të tretën garimi ka vazhduar në poligonin me pengesa dhe marshimin me ngarkesa.

Votimi i Tribunalit dhe bartja e Sovranitetit!

0

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim Pula

1. Togfjalëshi më i përsëritur gjatë bisedave, në lajme, debate politike, madje edhe në premtime elektorale është Integrimi Europian. Diskutimet mbi këtë çështje janë kthyer në temë aq të tepruar sa kemi përfunduar në një dukuri përsëritjesh. Rrugëtimi ynë, drejtë integrimit në Union Europian (UE), nuk është thjesht nënshkrimi i disa qindra faqesh të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, apo heqja e vizave që do të nënkuptonte qarkullimin e lirë të njerëzve, por, një sistem i tërë parimesh, dhe zgjidhje problemesh sipas të drejtës së UE për respektim dhe funksionim të përbashkët vlerash dhe sistemesh. Andaj, dhe kërkohet që, çdo nëpunës civil brenda administratës publike apo çdo gjyqtar brenda sistemit gjyqësor, të aplikoj të njëjtat parime komunitare që do të prodhonin të njëjtat efekte juridike.

Për më tepër, funksionimi i institucioneve demokratike, rirregullimi i marrëdhënieve ekonomike si dhe mirëqenia e qytetarëve në vend, do të na e mundësonte anëtarësimin në UE. Vendet anëtare të Unionit Europian, në veçanti ato perëndimore, themeluese të Unionit, kanë krijuar dhe normuar vlera civilizuese të atilla, saqë askush nuk mund ti mohojë apo cenojë, madje përmes tyre e kanë kriju edhe identitetin e të qenurit qytetar Europian (European Citizenship). Mes tjerash, të kuptuarit, i të qenurit Europian nënkupton; të lëvizësh i lirë, të njohësh lirinë e tjetrit, të njohësh të drejtat personale dhe detyrimet ndaj tjetrit, të njohësh të arriturat dhe meritat e tjetrit, të gjykosh drejtë dhe barabartë para ligjit, të respektosh të kaluarën dhe të punosh për të ardhmen.
2. Më 9 Maj 1950, Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën tij për krijimin e Komunitetit Europian, mes tjerash thoshte; ‘na duhet një Europë e organizuar me vlera dhe vitale, që do të ishte e domosdoshme për civilizimin dhe pa të cilën nuk do të mund të ruhej paqja’. Kështu që, ngritja dhe funksionimi i Unionit Europian, është i lidhur ngushtë me aplikimin e këtyre vlerave, andaj, dhe neve na kërkohet, si qytetarë, si institucione të Republikës së Kosovës, të jemi koshient dhe respektues të po këtyre vlerave me bazë kushtetuese. Miratimi i propozimit për krijimin e ‘tribunalit’ apo ‘gjykatës speciale’ nga ana e Kuvendit të Republikës, datë; 23 Prill 2014, rezulton të jetë (sado e arsyetuar si kërkesë politike) arsye e mos funksionimit të gjyqësorit si i pavarur, si një nga shtyllat fundamentale të UE. Nuk duhet harruar, sidomos nga vendim-marrësit se, pavarësia ka të bëjë me sovranitetin e jashtëm ndërkaq mëvetësia shtetërore ka të bëjë me sovranitetin e brendshëm institucional dhe vendim-marrës. Andaj, dhe miratimi i krijimit të ‘tribunalit’ apo ‘gjykatës speciale’ me automatizëm nënkupton edhe bartje sovraniteti shtetëror.

3. Ndërhyrjet në ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe legjislacionin tjetër vendor, ndërlidhur me aplikimin e legjislacionit nga ky ‘tribunal’ apo ‘gjykatë speciale’, njëherit, tregon edhe betejën midis sovranitetit – sistemit ligjor të shtetit të Kosovës dhe sistemit ligjor ndërkombëtar. Ndryshimet Kushtetuese nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë risi, ngase edhe në Kushtetutën Franceze të vitit 1793, thuhej; ‘Një popull gjithmonë ka të drejtë ta rishikojë, ta rishkruaj dhe ta modifikojë Kushtetutën e tij’, por, për çfarë nevojash dhe konsekuencash bëhen ato ndryshime këtu qëndron thelbi i ndryshimeve!. Jo rrallëherë, ka ndodhur që, komuniteti ndërkombëtar ka synuar dhe tentuar që ta organizojë shoqërinë sipas interesave të përgjithshme ndërkombëtare, duke mos llogaritur në sistemin ligjor vendor, sistem i cili mund të përdoret edhe për të mbrojtur pavarësinë – sovranitetin e jashtëm, nga ndërhyrjet e së drejtës ndërkombëtare në sistemin tonë vendor.

Kohëve të fundit na ka rënë të dëgjojmë jo rrallë, pyetjet; atëherë pse bëmë shtet? pse luftuam të na gjykojnë të tjerët apo…? pse jashtë Kosovës? e shumë e shumë pyetje të tjera. Sidoqoftë, nuk duhet harruar asnjëherë se qeveria e Republikës u sfidua në përpjekjet e saj, në rrugën e saj për të ruajtur mëvetësinë gjyqësore, dhe kjo është për tu vlerësuar, ngase beteja për aplikimin e të drejtës ndërkombëtare padyshim zvogëlon sovranitetin shtetëror në këtë aspekt, ku duhet aplikuar sistemi ligjor i vendit. Çfarë mbetet të shihet në ditët në vijim, është se, kërkesa drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës për aprovim, për themelimin e ‘tribunalit’ apo ‘gjykatës speciale’, ishte apo jo e lidhur me fatin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe dialogut për liberalizimin e vizave?
(Autori është doktorant dhe njohës i Ligji dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)