21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8574

Ja pse votova kundër shfuqizimit të vendimit për të cilin është paditur Jenuzi

0

granir Rifaj PDK dragashKëshilltari nga radhët e PDK-së, Granit Rifaj, i cili në mbledhjen e së martës të Kuvendit komunal të Dragashit kërkoi heqjen e pikës së tretë të rendit të ditës që kishte të bënte me shfuqizimin e një vendimi të legjislaturës së kaluar, përmes së cilit iu morën pronat ndërmarrjes “Sharrprodhimi”, për t’iu rikthyer Komunës, flet për arsyet se përse mori këtë qëndrim. Sipas tij, asgjë personale dhe asgjë politike nuk kishte në veprimin e tij. Mbi të gjitha, thotë se mbetet këmbëngulës që pronat e Komunës nuk mund të tjetërsohen, aq me pak të shiten.

“Ndërmarrja në fjalë i kishte ato prona në shfrytëzim dhe jo në pronësi. Pa çka se legjislaturat e mëhershme komuniste, duke shfrytëzuar pushtetin absolut ia falin gjysmën e territorit të komunës, duke shkelur kështu vendimin e vitit 1960, përmes së cilit i janë dhenë në shfrytëzim këto toka, që në fakt përbëjnë gjysmën e territorit të komunës së Dragashit. Falë strategjisë që parku nacional do të shtrihet edhe në komunën e Dragashit, një pjesë e këtyre tokave shpresojmë të shpëtohet nga shitja. Por, rreziku mbetet tek arat dhe livadhet që janë fare pranë vendbanimeve, e të cilat rrezikohen të shiten”, thotë mes tjerash për Radio SHARRI-n Rifaj, për të sqaruar se qëllimi i vendimit që kishte marrë legjislatura paraprake, ishte që t’i mbronte tokat e Komunës, që në fakt janë të popullit të kësaj ane.

“Ai vendim ishte shumë i drejtë dhe mbetem në qëndrimin tim që ai të mos anulohet. Përse po u dashka tani që ta anulojmë atë vendim, i cili mbetet bazë për ta mbrojtur pronën tonë. Fundja, përse të mos presim vendimin e gjykatës, për të parë se çfarë duhet bërë më tej. Gjykata, me siguri do t’i ketë parasysh vendimet e mëhershme, siç është ai i vitit 1960, përmes së cilit iu dhanë në shfrytëzim këto toka dhe jo në pronësi kësaj ndërmarrjeje të sapothemeluar në atë kohë. Pastaj, gjykata do ta ketë parasysh edhe vendimi i vitit 2010, i cili ia rikthen pronën Komunës, duke u bazuar në faktin se ndërmarrja “Sharrprodhimi” nuk po i shfrytëzon ato, por po pritet që privatizohet, bashkë me tokat dhe objektet, e që le për të dyshuar se në këtë privatizim do të përfitojë një grup interesi, në dëm të banorëve të kësaj komune”, thotë më tej Rifaj, duke u thirrur në mandatin e tij, si përfaqësues i popullit dhe jo si përfaqësues i ndonjë organizate apo grupi të interesit.

“Unë përfaqësoj popullin dhe jo individë, organizata apo grupe të interesit. Mbrojtja e tokave tona, mendoj se është mbrojtje e pronës së qytetarit. Prandaj kam vepruar si këshilltarë dhe jo si politikan apo subjekt politik. Fundi i fundit, edhe subjekti politik, të cilit i takoj (PDK), është kundër tjetërsimit të pronës së qytetarëve”, konstaton Rifaj.

I pyetur  se kush e kishte futur në rend dite këtë pikë, Rifaj tha se nuk kishte njohuri. “Unë jam njoftuar për këtë pikë, përmes materialit të mbledhjes. Nuk e di fare se kush e kishte futur në rend dite dhe me çfarë arsyetimi. Por, e di se kjo pikë nuk e kishte vendin në këtë seancë, të paktën jo para se gjykata të thotë fjalën e saj”, përfundon Rifaj.

Modelja franceze ecën lakuriq në rrugë (Video)

0

Maria-modele francezePrej dekadash tashmë është veshja e preferuara e miliona personave në mbarë botën dhe aq të zakonshme e të larmishme janë sot, sa vështirë të mos gjesh një person veshur me to në cdo moment.

Shtëpitë e modës kanë modelet e tyre, diku të gjëra, diku më të ngushta, këto të fundit gjërësisht të shpërndara tek femrat.

Por ç’ndodh nëse nuk i ke veshur fare ato, por thjesht i ke ‘të pikturuara’ në trup? Artistja franceze Marie Pryzbylski është ideatorja dhe autorja e një eksperimenti të jashtëzakonshëm në rrugët e Lilës në Francë. Me ndihmën e një modelje 20-vjeçare, ajo përfundoi ‘studimin’ e saj.

Mbi trupin e modeles, të quajtur Maria, nuk kishte asnjë veshje, asnjë copë. Xhinset u vizatuan me mjeshtëri prej artistes. Pas përfundimit të ‘make up’, 20-vjeçara u filmua teksa ecte në rrugët më të populluara të qytetit francez, për të parë nëse dikush do të kuptonte dicka.

Por përvec tërheqjes së vëmendjes për linjat e modeles, askush nuk e kuptoi se vajza mbante veshur xhinse imagjinarë.

Fansat brohorasin për ‘One Direction’, grupi largohet nga hoteli

0

One Direction-grup muzikorGrupi i famshëm anglez One Direction po zhvillon turin e tyre muzikor në Santiago, ku janë pritur shumë mirë nga fansat dhe ku shitja e biletave për të parë djemtë live janë shitur në masë.

Por një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Peru, ku shumë fansa të grupit janë mbledhur përpara hotelit të djemve duke brohoritur natën, duke shqetësuar këngëtarët e lodhur, të cilët janë detyruar të ndërrojnë hotel për ti ikur zhurmës.One Direction-fansat

“Giffoni” vlerësohet nga pjesëmarrësit e huaj

0

Giffoni ne Shqiperi“Giffoni” vijon aktivitet e tij në kryeyqtet përpara se të udhëtoj drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë. Ky filmfestival ka mbledhur në Shqipëri edhe përfaqësues të vendeve të rajonit e Europës.

Kateria Miraglia, presidente e Këshillit të Kulturës në Rajonin e Kapagnia në Itali, shprehu vlerësimet për mënyrën se si Giffone ka arritur të shkoj tek të gjithë fëmijët e të rinjtë dhe është lehtësisht i krahasueshëm me vendet europiane.

“Gjeta një festë të mrekullueshme këtu. Të rinjtë janë kaq festiv, duke më konfirmuar edhe një herë koncemitin që unë kam për ‘Giffoni’. ‘Giffoni’ transmeton ndjenja vëllazërore, bashkëpunim e dashuri nëpërmjet institucionit që tashmë është kinemaja. Edhe pse është lënë pasdore kinemaja është mënyra për t’i bërë të rinjtë për vete. Krahina Kapagnia është mirënjohëse e organizatorëve dhe i falenderojmë autorët, që na dhanë mundësinë që ky film-festival të organizohet në mënyrën më të mirë”, tha presidentja Miraglia, transmeton Oranews.

Film-festivali “Giffoni” në Shqipëri ka 6 filma pjesëmarrës, të cilët do të zgjidhen nga një juri që përbëhet nga nxënësit e shkollave në kryeytet.

Sipas drejtorit ekzekutiv të ‘Giffoni’ në Shqipëri, Namik Ajazi, qëllimi është që ‘Gifffoni’ të afroj më tepër këta të rinjtë në kineman e munguar, pavarësishtë se prodhimet shqiptare për fëmijë kanë kohë që nuk prodhohen.

Ku shkojnë avionët e drogës?

0

Mentor_NazarkoMentor Nazarko

Historia e të ashtuquajturve avionë të vegjël të drogës vazhdon të zërë hapësira të jetës sonë publike dhe institucionale, që mëtojnë të rriten nëpërmjet komisioneve hetimore parlamentare dhe hetimeve prokuroriale. Deklarimi i kreut të SHISH madje u duk sikur i dha më shumë besueshmëri thashethemnajës që zuri fill nga një denoncim i ish-ministrit të Mbrojtjes Imami dhe një pyetje si e pafajshme e ish-ministrit të Brendshëm Noka në një komision të Parlamentit.Në gjithë këtë thashethemnajë që po merr dhe karakteristika filmash të llojit të vet – GoodFather; thotë Berisha, dhe Eskobar ; thotë një media që tallet me të, ka disa elemente që meritojnë vëmendje. Gjetja e këtyre elementeve nga autori është bërë pa rënë në grackën e gurëve që mund të ndiqen nga 100 të mençur, dhe kur hidhen nga të mençur. Në identifikimin e këtyre elementeve nuk të nevojitet kurrfarë përgatitjeje profesionale, as që lidhet me radarët e Shqipërisë që s’kapin dot avionët që fluturojnë nën lartësitë 3000 metra, dhe as përkatësi politike. Ky shkrim niset madje nga premisa që njerëzit e qeverisë, nëse do kishin mundësi, do donin të bënin para me çdo mjet, me tendera, me skafe, pra dhe me avionë të vegjël droge. Megjithatë, këto elementet e vogla e bëjnë tragjikomike gjithë këtë drejtim ajror që ka marrë lufta jonë politike. Ata nisen nga pikëpamja themeltare që ky trafik ka domosdoshmërisht një përmasë ndërkombëtare, pavarësisht referencave kombëtare me të cilën pasurohen akuzat në publik të politikanëve tanë të opozitës. Dhe nëse ka përmasë ndërkombëtare, ku është jehona ndërkombëtare?

Kështu të bie në sy mungesa e ndonjë itinerari të supozuar të avionëve që i shohin të fluturojnë vetëm pak njerëz. Ku shkojnë këta avionë? Logjikisht do duhet të kenë ngarkesë drogash të shtrenjta, dhe jo hashashin e Lazaratit apo të ndonjë zone tjetër made in Albania. Transporti ajror do e rriste tmerrësisht koston e hashashit tonë në tregjet europiane. E shoh pak të vështirë ndërkohë që këta avionë të vegjël të furnizojnë tregjet lokale të përdoruesve shqiptarë, që gjithashtu do duhej të përballonin çmimet e larta për shkak të transportit ajror.

A mund ta imagjinojnë dhe njerëzit e opozitës një avion të vogël që merr hashash në Lazarat sipas telenovelës së një gazetari hero, dhe furnizon tregun shkodran të drogës? Ky është një skenar i pamundur. Përveç kësaj, skenari i furnizimit të tregut vendor me avion është qesharak pse ai duhet të pranojë që kontrolli policor i mjeteve tokësore është aq i fortë sa avioni ngjan më i sigurt. Por dhe kjo hipotezë mban ujë për shkak se duhet supozuar me logjikë të thjeshtë se numri i përdoruesve në qytetet tona nuk e justifikon përdorimin e fluturakëve. Pra i bie që avioni të destinohet për tregun perëndimor dhe për shkak se avionët e vegjël s’mund të bëjnë rrugë të gjata, atëherë vendet më të mundshme janë Greqia dhe Italia. Mirë ne s’kemi radarë që t’i zbulojmë këta avionët që fluturojnë nën 3000 metra, po Greqia dhe Italia s’kanë radarë që të zbulojnë avionë të tillë?

Nuk qenkan alarmuar ata nga shkrimet e guximshme të gazetës së opozitës shqiptare dhe duke i identifikuar ose i rrëzojnë në ajër, ose i kapin në aeroportet e tyre private? Pse nuk reagojnë ata publikisht apo në takime me politikanët tanë? Pse vallë nuk mjaftojnë skafet pas heqjes së moratoriumit, që pranohet gjerësisht se e ka stimuluar transportin detar të drogës duke e shndërruar detin në autostradë droge, por qenkan të domosdoshëm dhe avionët, sado që të vegjël?

Në këtë linjë arsyetimi, ajo që të bie në sy si tregues i mungesës së seriozitetit të kësaj akuze është dhe moskonsiderimi i saj jo vetëm prej autoriteteve politike, por dhe prej mediave. Nuk gjen asnjë artikull në ndonjë media të huaj, madje as ballkanike, përveç ndonjë portali në anglisht ku kanë shkruar gazetarë shqiptarë. Kush e di si funksionojnë mediat, do habitet se si ky lajm që ka zënë kaq shumë vend në mediat tona është injoruar për t’u publikuar as dhe në rubrikën e kurioziteteve të tipit kolumbian në mediat e vendeve fqinje dhe atyre perëndimore. Bëni një kërkim në Google dhe s’gjendet asnjë lajm në një gjuhë të huaj. Si shpjegohet që ky lajm që do trondiste Europën nuk ka zënë asnjë hapësirë, madje as si lajm komik?Atëherë pse e bën opozita këtë fushatë që vetëm do bënte të qeshnin publikun europian? Këtu zbritëm në tokën e akuzave që sipas një teknologjie të vjetër të atij që e drejton opozitën, sajohen në mëngjes në zyra politike; u jepen gazetarëve pasdite me telefon ose ndryshe; në mëngjes publikohen në gazeta; gazetat citohen prej të njëjtave zyra dhe pastaj lajmet mëtohen të shndërrohen në beteja politike serioze, tanimë dhe me Facebook.

Pse teknologjia e vjetër po prodhon lajme kaq fantastike? Për t’iu përgjigjur apo mbajtur në presion veprimin e institucioneve të qeverisë që mund të penalizojnë korrupsionin apo keqbërjet e 8 vjetëve qeverisje të opozitës së sotme? Për të damkosur ndërkombëtarisht këtë qeverisje, diçka që mund të krijonte probleme me marrjen e statusit të kandidatit në BE? Apo për çfarë?Këtu hyjmë në “procedimin e qëllimeve” apo në supozimin e qëllimeve që shtyjnë njerëzit e opozitës, diçka që është e vështirë me mendimin konvencional.

Është terren i vështirë për t’u hulumtuar nga mendimi i zakonshëm. Ky mendim ama, ndërsa fluturoi në ajër, na zbuloi se këtyre akuzave i mungon ai element që do të ishte më fajësuesi: përmasa ndërkombëtare. Kjo mungesë i bën ato vërtet qesharake. Ne e dimë se ata që i sajojnë qeshin në darkë kur shohin lajmet, por në botë askush s’po qesh me kësi akuzash.

“The Painted Girl”, filmi më i mirë në “ASK Film Festival”

0

filmi 1 majFilmi i metrazhit të shkurtër prej shtatë minutash “The Painted Girl” i realizuar vite më parë në SHBA është shpallur filmi më i mirë në edicionin e pestë të Festivalit ndërkombëtar të filmit për shkolla të mesme “ASK Film Festival”. Ky film në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka fituar edhe në kategorinë për aktoren më të mirë.

Çmimi për skenarin më të i mirë i ka takuar filmit prej pesëmbëdhjetë minutash “You never know” që është realizuar nga studentët e American School of Kosova në Prishtinë, po ashtu ky film ka arritur të fitojë çmimin aktori më i mirë dhe çmimin special të jurisë, e cila kësaj radhe ishte e përbërë nga Iir Bokshi, regjisor i teatrit; Adriana Matoshi, aktore; Artan Korenica, fotograf dhe kameraman dhe Lendita Zeqiraj, regjisore e filmit.

Filmi “Veç ty po t’kallxoj” ka triumfuar në çmimin dokumentari më i mirë, ndërkohë për montazhin më të mirë është shpërblyer filmi amerikan dhjetëminutësh “Gifts”.
Përpara se të fillonte ceremonia e shpërblimeve e cila u mbajt të mërkurën mbrëma në ambientet e American School of Kosova në kryeqytet, është shfaqur filmi “You never know” e regjisores Blerta Basholli, ku për temë kishte një histori prekëse dashurie ndërmjet dy personazheve adoleshente, Sarës dhe Drenit.
Regjisorja e këtij filmi, njëkohësisht njëra ndër organizatorët e “ASK Film Festival”, Blerta Basholli, ka deklaruar për “KultPlus” se ideja kryesore e këtij festivali ka qenë të stimulohen nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar më shumë se si shkruhet një skenar dhe realizohet një film.

“I gjithë ky organizimi i këtij festivali është motivimi i të rinjve që të realizojnë filma sa më shumë të metrazhit të shkurtër, pse jo edhe të metrazheve tjera, duke treguar brengat dhe sfidat e tyre përmes artit. Festivali është ndërkombëtar, kështu që gjatë përvjetorit të pestë kemi selektuar filma nga Amerika, Italia, Singapori dhe prej Kosovës. Përmbajtjet e tyre janë të ndryshme dhe kemi bërë përpjekje që të kemi lloj-llojshmëri të temave në mënyrë që të përçojmë mesazhe tek të rinjët”, është shprehur regjisorja Basholli.
Mbrëmë në kuadër të këtij festivali janë shfaqur shtatëmbëdhjetë filma të tjerë të metrazhit të shkurtër si “Black Lone Creek”; “Gifts”; “The Painted Girl”; “Unscripted”; “I wish…” nga USA, “Dosta”; “Laetitia”; “What IF”; “Seljim”; “Daughter”; “The high Fame”; “Friends”; “This Films luste for Interpretations”; “The dream” nga Kosova si dhe një film nga Singapori i largët me titullin “Scoundrel”.
Festivalit ndërkombëtar të filmit për shkolla të mesme “ASK Film Festival” mbahet për pestën herë dhe organizohet nga Shkolla Amerikane e Kosovës në Prishtinë (American School of Kosova).

Kurti në Washington: Edhe në shekullin 21 kërkohet Serbia e Madhe

0

Kurti ne SHBAInstituti “The Emerging Democracies”, Carnegie Endoëment, në Washington, ka qenë nikoqir i liderit të Lëvizjes Vetënvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkurën. Ata mbajtën një prezantim në lidhje me të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe perspektivën e tij evropiane.

Në ligjëratën e tij Albin Kurti foli për dy probleme kyçe, që sipas tij i ka Kosova.

“Problemi i parë kyç është qyteti i ndarë i Mitrovicës. Problemi i dytë kyç është papunësia shumë e lartë. Problemet kyçe nuk janë patjetër probleme të mëdha. Mirëpo, problemet kyçe bëhen problem të mëdha kur të provosh zgjidhje të gabueshme për to. Kjo është saktësisht çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çështja e Mitrovicës është adresuar në dialog me Serbinë dhe gati gjithçka është bërë më keq. Pas zgjedhjeve lokale, në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, dhjetë komuna në Kosovë udhëhiqen nga partia më e re e formuar nga e Beogradi, e cila quhet “Serbe” (duke aluduar qartë në Republikën Serbe në Bosnje). Në shekullin 21 Serbia dëshiron ta krijojë Serbinë e madhe, duke i krijuar ca Serbi të vogla që ata i quajnë “Serbe”. Për dallim, prej në fillim dhe në fund të shekullit XX, kur posedimi legal dhe praktik i territorit ishte mënyra për ushtrimin e hegjemonisë, në ditët tona e njëjta më shumë tentohet duke e kontrolluar praktikisht territorin, i cili nuk është nën posedimin legal të tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti u ndal edhe në raportin Kosovë-BE, kur ka thënë se Kosova nuk është vend në BE, por Kosova është vend i BE-së.
“Emri i himnit tonë është ‘Evropa’ dhe e tërë BE-ja është aty: kemi një zyrë të fuqishme të Komisionit Evropian, përfaqësuesin special të BE-së dhe EULEX-in, një mision në përbërje prej 1200 njerëzve, i cili harxhon 1 milion dollarë në ditë. Duke udhëtuar nëpër Kosovë mund të shohësh flamuj të ndryshëm, të vënë në një vend të përbashkët: Flamurin e Kosovës, Flamurin Shqiptar, Flamurin e BE-së, Flamurin e ShBA-së, Flamurin Gjerman, Flamurin Britanik, etj. tipike kjo për llojin e qenies politike të Brukselit”, ka thënë Kurti.

Deri sa neve – vijoi më tej Kurti – na thuhet se e ardhmja jonë është e sigurt në BE, e kaluara jonë është në rrezik më shumë se kurrë më parë.

“Përpjekjet për ta kriminalizuar luftën çlirimtare të shqiptarëve, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë rritur si kurrë më parë. Pas tre vjetëve të dialogut me Serbinë, ne nuk morëm as liberalizim të vizave (unë kam pasaportë diplomatike, me të cilën mund të shkoj vetëm në 5 shtete pa vizë), por e morëm Gjykatën Speciale Ndërkombëtare për gjoja krimet e ushtarëve të UÇK-së”.

Më pas ligjëratën e vijoi Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës i cili u fokusua në nevojën e normalizimit të shtetit të Kosovës para se të prioritizohet normalizimi i marrëdhënieve me shtetet e tjera e posaçërisht, me Serbinë.

“Bashkësia ndërkombëtare, po mendon për Kosovën vetëm në relacion me Serbinë e asnjëherë nuk po e konsideron vetëm si shtet i cili duhet të normalizohet, duhet të zhvillohet dhe duhet të jetë një shtet i cili ofron shërbimet dhe sigurinë e nevojshme për qytetarët e vetë. Si pasojë e këtij qëndrimi, bashkësia ndërkombëtare duke pasur prioritet marrëdhëniet me Serbinë i pranon si të pandryshueshme gjërat e këqija brenda shteteve e shumë shpesh edhe mbyll sytë ndaj padrejtësive, keq-qeverisjes duke i rritur kështu dhe konfirmuar padrejtësitë në shoqërinë tonë. Ajo çfarë po prezantohet dhe publikisht dhe ndërkombëtarisht si “normalizimi me Serbinë” është në fakt një lloj destabilizimi i brendshëm institucional e shoqëror”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se Prishtina është një shembull shumë i mirë se një qytet mund të fillojë të normalizohet e kjo mund të jetë edhe shembull edhe për qytetet e tjera e edhe për shtetet e Ballkanit.
“Përkundër pritjeve qytetarët u organizuan, u bënë bashkë dhe e bënë ndryshimin”, tha Ahmeti.

Prekëse: Ylli i muzikës ukrainase lutet: SHBA, na mbroni nga rusët!

0

RuslanaYllja e muzikës pop në Ukrainë, Ruslana – që është fituese e Eurovizionit dhe aktiviste e Ukrainës proevropiane – ka kërkuar nga Washingtoni dhe presidenti amerikan Barack Obama që të tregojnë “trimëri” dhe të ndalojnë aksionet e rusëve në shtetin e saj.

“Qytetarë të botës, ju lus për ndihmë… (presidenti rus Vladimir) Putini paraqet një sfidë për të gjithë ne”, ka thënë Ruslana në një tubim para 800 zyrtarëve të lartë amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Ja lutja ime për Amerikën: Z. Obama, me fjalë nuk mund të ndalen tanket. Lufta mund të ndalet vetëm me veprim të vendosur. Bëhuni lider, ndaleni luftën, ndihmojeni Ukrainën dhe ruajeni lirinë”, ka thënë ajo duke u duartrokitur nga të pranishmit.

“Nuk është fjala për sanksione ose armë, por për trimërinë. Amerikë, bëhu e guximshme”, thekson ajo duke shtuar se “Evropa dhe pjesa tjetër e botës do ta ndjek rrugën e njëjtë”.

Muxhahedini kosovar i kthyer nga Siria: Jam penduar që shkova atje

0

lufta-civile-siri-320x207Luftoi për tre muaj në Siri, por po të mund ta kthente kohën mbrapsht nuk do ta bënte më këtë. Tash thotë që kjo luftë nuk iu përket kosovarëve. I ishte bashkuar kësaj lufte duke luftuar përkrah formacionit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, por thotë se nuk shkoi veç për motive fetare, ndërsa mohon plotësisht mundësinë që ka shkuar atje për para. Express sjell rrëfimin e muxhahedinit kosovar të kthyer nga lufta në Siri, rrugën deri te kjo luftë dhe arsyet që e shtynë t’i bashkohet dhe pastaj ta braktisë atë.

Nuk ka mjekër, pantallona të shkurtër e as nuk përshëndet me “selam”, por tashmë është njëfarë veterani kosovar i luftës së Sirisë. Një muxhahedin i kthyer kohë më parë nga llogoret e luftës në Siri, që vjen nga një qytet i vogël kufitar i Kosovës, në një rrëfim për Express pranon ta ndajë përvojën e tij në “tokën e Shamit”, por pa fotografi e pa iu zbuluar emri.

“Një rrugë e lehtë për të shkuar, me shpenzime të paguara, por një jetë e rëndë për ta jetuar atje”, kështu e nis përshkrimin e përvojës së tij prej muxhahedini kosovar, 27 vjeçari, i cili tash thotë se po tenton të rikthehet në jetën që bënte dikur. Ai kishte punuar si kamerier për afro një dekadë.

Thotë se nuk di të punojë mirë në facebook, por i ndjek mediat, e sidomos shkrimet për luftën në Siri.

“Po ka shumë të pavërteta për atë luftë. As për së afërmi nuk mund të përshkruhet se çka po ndodh atje. Lufta e Kosovës është si një lojë karshi asaj që po ndodh në Siri”, thotë ky muxhahedin për Express.

Ai pranon që në luftën e Sirisë ka kosovarë, por edhe të tjerë, që shkojnë të motivuar nga interpretimet radikale të imamëve, që ka edhe të tillë që shkojnë për të fituar para, por vetë thotë që nuk ka shkuar krejtësisht as për njërin e as për tjetrin motiv.

“Unë nuk jam i rregullt me namaz (rituali islam e faljes ndaj Zotit që bëhet pesë herë në ditë). Shkoj veç në xhuma, dhe kështu kam bërë edhe para se të shkoj në Siri, kështu vazhdoj edhe sot. Me këta mjekrat nuk kam ndejt, as atëherë e as sot nuk rri shumë”, rrëfen ai.
Dëshiron t’i kthehet profesionit të vjetër
Ky i ri kosovar, që po e lyp punën e kamerierit në qytetin e tij të vogël, thotë se janë dy motive që e kanë shtyrë të shkojë në Siri.

“Si kamerier kam pasur kohë të lirë shpesh edhe kam hy në internet. Për mua kanë qenë tronditëse videot me krimet që Assadi po u bënte fëmijëve në Siri. Doja ta luftoja atë qenie kriminale. Por, doja ta provoja edhe vetë ndjenjën e luftës, pasi që kur u bë lufta e Kosovës isha shumë i ri për të marrë pjesë në të dhe ndihesha sikur kam diçka mangut”, shprehet ai për Express.

Një rrugë e shkurtër dhe e lehtë për t’iu bashkëngjitur xhihadit në Siri, por e vështirë për ta bërë atë jetë, kështu e përshkruan ai involvimin në luftën e Sirisë, konflikt që tash ka eskaluar pos në frontin islamikët kundër Asadit edhe në grupet islamike në luftë mes vete, dhe grupet islamike në luftë me Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, një formacion i opozitës siriane që lyp demokraci për Sirinë pas largimit të Assadit. Ky konflikt tash ka prekur edhe krahinën Al-Anbar të Irakut, një krahinë ku valëvitet flamuri i organizatës terroriste “Al-Kaida”.

“Pasi që u binda që duhet të marr pjesë në këtë luftë, një të mërkurë kam shkuar në xhami te personi që të gjithë e dinim që çon njerëz për Siri dhe pas disa ditësh unë veç kam qenë në kampin stërvitor të muxhahedinëve në Alepo. Jemi nisur me aeroplan nga Prishtina në Stamboll, pastaj me një makinë që na priti nga Stambolli në kampet e refugjatëve sirian dhe prej atje e kemi kaluar kufirin ilegalisht deri në kampin në Alepo”, rrëfen i riu kosovar për Express.

Ai thotë se rruga deri atje i kanë thënë në fillim që kushton 101 euro, shumë që e ka kursyer nga puna e tij prej kamerieri për ta paguar, por “organizatori i udhëtimit për xhihad” në fund nuk ia ka marrë paratë – ka shkuar pa asnjë shpenzim.

Ai thotë që kur ka mbërritur atje, kishte një rregull.

“Kemi pasur kazermë- që ka qenë një kompleks banesor, me kushte të mira, përfshirë edhe rrymën e internetin si dhe ushqim të mjaftueshëm”, thotë ai.

 
Ka dëshirë të bëhet pjesëtar i FSK-së
Ky i ri kosovar i cili ka një dëshirë të flaktë: t’iu bashkëngjitet Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nëse do t’i jepej mundësia. Ai thotë se në kampin stërvitor në Alepo kanë bërë përgatitje për luftë prej 20 ditësh, por tërheq vërejtjen se nuk janë pak.

“Ushtrimet kanë qenë intensive, tërë ditën, sa që pas 10 ditësh u bindëm se mund të hidheshim në frontet e luftës”, thotë ai dhe përmend që instruktorët që i mësoni me përgatitje fizike në përdorimin e armatimit, kryesisht flisnin turqisht.

Mohon që të ketë marrë pagesë.

“Ndoshta ka pasur mercenarë atje, por unë nuk kam marr asnjë cent. Unë nuk kam vjedhur, madje as nuk kam parë për tre muaj në front asnjë vjedhje. Komandanti i skuadrës sime prej 8 ushtarësh na kishte thënë që është haram të vjedhim”, thotë ai.

Në kamp, thotë ai, i kanë pasur të gjitha të mirat që u janë dashur.

“Sistemi i luftimeve atje janë të përcaktuara po thuajse shumë saktë. Afro 15 ditë duhet të jesh në front, pastaj të takojnë 5 ditë pushim”, rrëfen ai.

“Luftimet kanë qenë të ashpra. Është luftuar deri në 50 metra afërsi, në qytet. Kushdo që shpëton prej atyre luftimeve është thjesht që Zoti s’ka thënë që ai person të vdes”, rrëfen ky i ri kosovar për Express.
Takova rreth 80 kosovarë në Siri, Lavdrim Muhaxeri është veç përgjegjës, jo komandant
Ky i ri kosovar thotë që nuk është ishte i vetmi shqiptar i Kosovës në këtë luftë.

“Atje i kam parë e fol me afro 80 shqiptarë të Kosovës. Janë prej krejt regjioneve”, thotë ai.

Sipas tij, i përfoluri si komandant i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, nuk është tjetër pos një përgjegjës për ta.

“Ai nuk është komandanti i shqiptarëve. Ai vjen edhe të pyet si je dhe mos po të duhet diçka, kurrgjë më shumë. Lavdrimi garanton për ty që mos je spiun, sepse ka pasur edhe tendenca nga spiunë për t’iu bashkuar luftës. Unë kam pasur një komandant që ka folur turqisht”, thotë ai, dhe habitet se pse po bëhet çështje pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Sirisë.

“Po në këtë luftë ka prej krejt botës. Ka shumë prej Europës. Bile më së shumti ka myslimanë prej Anglisë që janë në xhihad. Ka edhe serbë myslimanë nga Beogradi në atë luftë”, thotë ai, por konfirmon që për tre muaj nuk ka takuar asnjë jo-mysliman që iu ka bashkuar kësaj lufte.

Kjo luftë nuk na përket neve

Në Siri tash dihet që ekzistojnë së paku tri formacione të mëdha në luftë kundër Bashar- AlAsadit, Shteti Islam i Irakut dhe i Shamit (ISIS), i njohur edhe e si”‘Deuleja”, ku Lavdrim Muahxeri është njëri nga komandantët, grupi i afërt me “Al-Kaidan”- ‘Xhabhatu Al-Nusra” grupe që synojnë një Siri me Sheriat Islam dhe Ushtria për Çlirimin e Sirisë, një formacion që në mënyrë të heshtur ndonjëherë përkrahet dhe nga Perëndimi. Dy grupet e para, megjithëse punojnë mbi parimet e “Al-Kaidas”, çuditërisht në kohën e fundit janë duke zhvilluar luftime të përgjakshme.

Këto përplasje janë edhe njëra ndër arsyet që muxhahedini kosovar që rrëfen për Express ka vendosur ta braktisë atë luftë.

“Në fillim kemi qenë krejt bashkë, “Deuleja”, “Al Nusra” e Ushtria për Çlirimin e Sirisë. Tani filluan me u përplas mes vete dhe situata u komplikua. Nuk mendoja që duhet të qëndroj më në këtë luftë”, thotë ai.

Ai thotë se muajin e fundit të luftimeve në Siri, nga tre muaj sa ka qëndruar atje, e ka kaluar në gjirin e grupit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, një formacion që tash për tash është në luftë ta hapur me “Deulen”, ku komandon edhe Lavdërim Muhaxheri.

Pavarësisht kësaj, thotë se me Lavdrimin ruan raporte korrekte, edhe pse nuk komunikojnë shumë.

“Një ditë ma kish çuar një selam. Kish vet se qysh jam”, thotë ky muxhahedin, i cili njerëzve të rrethit të Lavdërimit ju referohet si “mjekrat”.

I pyetur tash për rrjedhën e kësaj lufte, ky muxhahedin, thotë se atje rezistenca kundër Assadit ka dështuar nga luftërat e brendshme. “I vetmi që po fiton atje është Assadi”, thotë ky i ri kosovar.

E pamundur, por thotë që po të mund ta kthente kohën mbrapsht kurrë nuk do të shkonte për të luftuar në Siri.

“Jam penduar që kam shkuar atje. Nuk është lufta të cilës i përkasim”, thotë ai për Express.

Krasniqi kundër ambasadorit Cliff

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadaorit të Britanisë së Madhe në Kosovë,Ian Cliff.
Cliff ka deklaruar se: ”Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, ka thënë Cliff.

Ndërsa kryekuvendari e pyet ambasadorin se “Për çka u bë amandamentimi i Kushtetutës, për FAK-un apo vendet e rezervuara”.
Krasniqi nuk pajtohet me Cllifin, duke e argumentuar këtë se pasi serbët e Kosovës nuk mund të ndahen në verior e vendor.

“Është vështire te pajtohesh më ketë që e thotë Ambasadori Cliff, pasi serbët e Kosovës nuk mund të ndahen në verior e vendor. Madje serbet i kanë vendet e garantuara dhe një diskriminim i tille pozitiv nuk ekziston në asnjë kuvend të Botës, e as në Evropë. Me ketë që e thotë zoti ambasador, kërkohet që Kuvendi i Kosovës mos të jetë funksional dhe për pasoj as shteti ynë nuk do të jetë funksional?! Madje kjo po tregon se: amandamentimi i Kushtetutës për FAK-un nuk po bëhet për Ushtrinë e Kosovës, po është duke u bërë për VENDET E REZERVUARA. Pra, pa e hapur mundësinë e amendamenteve ka pasur më pak gjasa për ti kërkuar vendet e rezervuara. Kjo do të thotë se amandamentimi i Kushtetutës për FAK-në, është bërë para kohe, ndërsa qëllimi i vetëm ka qene hapja e rrugës për vendet e rezervuara. Kjo është çështja më negative e këtij amandamentim”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi thotë se çështja që shtron ambasadori në vazhdim nuk është e qëndrueshme, por me të nuk po merrem më shumë kësaj radhe.
“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është çështje e ndjeshme për pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë, ka thënë Cliff dhe ka shtuar se Britania e madhe përkrah programin që ka për qëllim të inkurajojë serbët të jenë pjesë e këtyre forcave.
Megjithatë, ai ka pohuar se pjesëtarët e këtyre forcave nuk und të shkojnë në veri, pa pëlqimin e KFOR-it”, përfundoi postimi i Krasniqit.