18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“The Painted Girl”, filmi më i mirë në “ASK Film Festival”

filmi 1 majFilmi i metrazhit të shkurtër prej shtatë minutash “The Painted Girl” i realizuar vite më parë në SHBA është shpallur filmi më i mirë në edicionin e pestë të Festivalit ndërkombëtar të filmit për shkolla të mesme “ASK Film Festival”. Ky film në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka fituar edhe në kategorinë për aktoren më të mirë.

Çmimi për skenarin më të i mirë i ka takuar filmit prej pesëmbëdhjetë minutash “You never know” që është realizuar nga studentët e American School of Kosova në Prishtinë, po ashtu ky film ka arritur të fitojë çmimin aktori më i mirë dhe çmimin special të jurisë, e cila kësaj radhe ishte e përbërë nga Iir Bokshi, regjisor i teatrit; Adriana Matoshi, aktore; Artan Korenica, fotograf dhe kameraman dhe Lendita Zeqiraj, regjisore e filmit.

Filmi “Veç ty po t’kallxoj” ka triumfuar në çmimin dokumentari më i mirë, ndërkohë për montazhin më të mirë është shpërblyer filmi amerikan dhjetëminutësh “Gifts”.
Përpara se të fillonte ceremonia e shpërblimeve e cila u mbajt të mërkurën mbrëma në ambientet e American School of Kosova në kryeqytet, është shfaqur filmi “You never know” e regjisores Blerta Basholli, ku për temë kishte një histori prekëse dashurie ndërmjet dy personazheve adoleshente, Sarës dhe Drenit.
Regjisorja e këtij filmi, njëkohësisht njëra ndër organizatorët e “ASK Film Festival”, Blerta Basholli, ka deklaruar për “KultPlus” se ideja kryesore e këtij festivali ka qenë të stimulohen nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar më shumë se si shkruhet një skenar dhe realizohet një film.

“I gjithë ky organizimi i këtij festivali është motivimi i të rinjve që të realizojnë filma sa më shumë të metrazhit të shkurtër, pse jo edhe të metrazheve tjera, duke treguar brengat dhe sfidat e tyre përmes artit. Festivali është ndërkombëtar, kështu që gjatë përvjetorit të pestë kemi selektuar filma nga Amerika, Italia, Singapori dhe prej Kosovës. Përmbajtjet e tyre janë të ndryshme dhe kemi bërë përpjekje që të kemi lloj-llojshmëri të temave në mënyrë që të përçojmë mesazhe tek të rinjët”, është shprehur regjisorja Basholli.
Mbrëmë në kuadër të këtij festivali janë shfaqur shtatëmbëdhjetë filma të tjerë të metrazhit të shkurtër si “Black Lone Creek”; “Gifts”; “The Painted Girl”; “Unscripted”; “I wish…” nga USA, “Dosta”; “Laetitia”; “What IF”; “Seljim”; “Daughter”; “The high Fame”; “Friends”; “This Films luste for Interpretations”; “The dream” nga Kosova si dhe një film nga Singapori i largët me titullin “Scoundrel”.
Festivalit ndërkombëtar të filmit për shkolla të mesme “ASK Film Festival” mbahet për pestën herë dhe organizohet nga Shkolla Amerikane e Kosovës në Prishtinë (American School of Kosova).

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Lajmet e Fundit