21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8575

Dorëshkrimi i Bob Dylanit do të dalë në ankand

0

Bob DylanitTeksti origjinal i këngës së famshme të Bob Dylanit “Like a Rolling Stone” do të dalë në ankand në Nju Jork, në muajin qershor.

Ekspertët e shtëpisë së ankandeve Sotheby e kanë përshkruar dorëshkrimin “si pjesën më të rëndësishme të materialit rock” që del në ankand.

Këngëtari amerikan e ka shkruar këngën me laps, në katër fletë të vogla, më 1965. Dorëshkrimi përmban korrigjime dhe plotësime.

Sotheby ka thënë se oferta për dorëshkrimin mund të shkojë në një milion sterlina. Kënga ka transformuar karrierën e Dylanit nga një këngëtar popullor në një yll roku. Ajo po ashtu ka ndryshuar rrjedhën e muzikës popullore.

I dështon shfuqizimi i vendimit, për të cilin është paditur

0

SalimJonuziKuvendi i Komunës së Dragashit, në mbledhjen e fundit nuk e ka shfuqizuar vendimin e marrë nga legjislatura e kaluar, e për të cilin janë paditur kryetari aktual i Komunës, Salim Jenuzi, si dhe ish-kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj. Në pikën e tretë të rendit të ditës ishte paraparë që të shfuqizohej Vendimi, me të cilin i merren pronat Ndërmarrjes Bujqësore “Sharrprodhimi”, për t’i kthyer ato në pronësi të Komunës. Por, kjo pikë u kundërshtua, fillimisht nga këshilltari i PDK-së, Granit Rifaj, për tu pasuar edhe nga këshilltarët e LDK-së dhe shumë të tjerë. Si rezultat, për trajtimin e kësaj pike votuan vetëm 11 këshilltarë, ndërkohë që për largimin e saj nga rendi i ditës, votuan 15 këshilltarë.

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka gjithsej 27 këshilltarë, prej të cilëve PDK-ja, me 8 këshilltarë, rezulton e para, ndërkohë që pushtetin e ndanë në koalicion me partitë tjera, përpos LDK-së rivale, e cila ka 7 këshilltarë dhe ndodhet në opozitë. Përkundër kësaj, sot u pa se diçka nuk funksionon brenda këtij koalicioni, madje edhe brenda vetë PDK-së. Anulimi i këtij vendimi do ta hiqte barrën që bie mbi kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, i cili po gjykohet pikërisht për këtë vendim, për të cilin u konstatua se është marrë jashtëligjshëm dhe kryetari Jenuzi nuk është dashur të jap urdhër që organet komunale ta bartin pronën, nga ndërmarrja “Sharrprodhimi” tek Komuna./Radio Sharri/

AAK: Komuna e Therandës në menaxhim shokues dhe alarmues

0

AAK-logo5-24Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Therandë, është siç thuhet “e shokuar me keq-menaxhimin e komunës, nga Sali Asllanaj”.
Sipas AAK-së, kryetari Asllanaj, nga fillimi i mandatit, asnjëherë nuk është sjellë si kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës.

“Ai sillet si kryetar vetëm i klanit të tij të ngushtë. Bën diferencime politike në punësim, në ndarjen e bursave, në dhënien e tenderëve, në takimet me qytetarë, shpif në vazhdimësi kinse për obligimet komunale, si dhe krijon klimë tensionuese brenda në komunë dhe në raport me qytetarët”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK vlerëson se qeverisjen në Therandë e karakterizon mospuna apo paaftësia e kryetarit për të punuar, rrahjet në vazhdimësi në mes të drejtorëve politik dhe zyrtarëve komunalë, shpifjet, diferencimet politike, shkeljet e procedurave të tenderimit, shkeljet e ligjit dhe rregulloreve të asamblesë komunale, bërllogu, si dhe përkushtimi i madh për kthimin e serbëve në komunë.

“Si pasojë e klimës tensionuese që ka krijuar Asllanaj, janë së paku dy rrahje me pasoja të rënda trupore në mes të drejtorëve dhe zyrtarëve komunalë. Para dy ditësh ndodhi edhe rrahja e fundit në komunën e Therandës. Ishte mes Drejtorit të Shkollës Fillore në fshatin Mushtisht dhe një punëtori të po kësaj shkolle. Rrahje tjetër kishte ndodhë edhe para pak kohe, mes Drejtorit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nuhi Llugaxhiu, dhe një zyrtari brenda kësaj drejtorie”, bënë të ditur AAK e Therandës.

Veç këtyre, vlerësohet se kryetari i Komunës, Sali Asllanaj, assesi nuk ka mundur të mbajë trendin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët, “sikurse ka qenë gjatë viteve 2009-2013”.

Raiffeisen Bank anulon shitjen e shtëpisë së kryetarit të PDK-së në Prizren

0

MinirKrasniqi-prizrenRaiffeisen Bank ka anuluar shitjen e shtëpisë së kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit. Anulimi është bërë pasi që Krasniqi ka paguar obligimet që ka pasur ndaj kësaj banke.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, konfirmoi për “PrizrenPress”, anulimin e shitjes së shtëpisë së Krasniqit.
“Banka ka tërhequr kërkesën për shitjen me ankand publik të shtëpisë së Krasniqit”, tregon  Kicaj.

Kryetarit të Degës së PDK-së, Minir Krasniqit javën e kaluar i ka dalë shtëpia në shitje me ankand publik. Kjo pasuri e Krasniqit ishte paraparë të shitet në ankand publik në mbështetje të dispozitës së nenit 234 të LPP, me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e firmës “Edorrita”, ndaj kreditorit Raiffeisen Bank, Kosovo me seli në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, thotë ndërkaq se kjo lëndë tashmë është mbyllur në gjykatë. “Kjo lëndë është mbyllur në gjykatë, pasi që banka ka anuluar shitjen e shtëpisë”, thotë Kicaj.

Minir Krasniqi në dy mandatet e kaluara të kryetarit Ramadan Muja, ka qenë drejtor i Administratës në Prizren. Ai bashkë me kryetarin Ramadan Muja dhe ish-drejtorët e tjerë, është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren.

Krasniqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg me kusht. Nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj. Ai është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe pengim në zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Naser Osmani paraqitet në polici në Vërmicë

0

naser osmaniNë pikën kufitare në Vërmicë, është paraqitur në Polici, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani.
“Rreth orës 06:05 në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, është paraqitur në Polici personi i kërkuar N. O”, njofton policia.

I njëjti është shoqëruar nga njësiti policor i Policisë Kufitare për në Drejtorinë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Një ditë më parë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në disa lokacione të Kosovës, me ç’rast ka arrestuar 11 persona.
Operacionit i ka paraprirë një hetim disa mujor lidhur me çështjen e privatizimit të fabrikës “FAN”, në komunën e Podujevës, me ç’rast nga zyrtarë të Agjencionit Kosovare të Privatizimit, anëtarë të Bordit Menaxhues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit dhe zyrtarë të Kadastrës në Komunën e Podujevës, në bashkëkryerje nga viti 2006 deri në vitin 2012 dyshohet se kanë kryer veprat penale si: keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, mashtrimi në detyrë, legalizim i përmbajtjes së rreme, shkaktim i falimentimit, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Prizren, gjoba për ata që nuk respektojnë rregullat në komunikacion

0

Policia-rrugorePolicia në Prizren, me plan operativ në trafik duke filluar nga sot e deri me 7 maj. Qëllimi është vetëdijesimi i qytetarëve për respektimin e rregullave të komunikacionit dhe parandalimi i aksidenteve me fatalitet.
Komandanti i Policisë së Trafikut, Lulzim Shala thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë shenjat, por edhe shoferët e pa ndërgjegjshëm.

Në katër mujorin e parë të këtij viti, në regjionin e Prizrenit, kanë humbur jetën katër këmbësorë nga pakujdesia e vozitësve. Kjo ka bërë që Drejtoria regjionale e policisë të nis planin operativ në trafik, raporton RTK.

Shala tha se “Java e sigurisë’ ka për qëllim t’i vetëdijesojë qytetarët.

Policia në Prizren sipas kapitenit Shala, ka filluar së zbatuari në praktikë edhe vendimin e Ministrit të brendshëm, Bajram Rexhepi për konfiskim të dokumentacionit shoferëve që kryejnë vepër kundërvajtës.

I pari i policisë së trafikut për regjionin e Prizrenit tha se gjobat do të sillen nga 15 deri në 40 euro varësisht veprës.

Maturantët e Malishevës të aksidentuar në Fushë- Arrëz, kërkojnë trajtim nga Shqipëria

0

maturantet e malisheves ne fushe arrezKomisioni Parlamentarë për të Drejtat e Njeriut, ka shqyrtuar kërkesën e maturantëve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” të Komunës së Malishevës për trajtimin e të aksidentuarëve në Fushë-Arrëz të Shqipërisë në vitin 2004.

Përfaqësuesit e familjeve të të lënduarëve, Bajram Thaçi, Sami Mazreku dhe Astrit Paqrizi, iu janë drejtuar institucioneve më të larta të vendit, duke kërkuar që 34 të lënduarëve në këtë aksident t’iu ofrohet zgjidhja në mënyrë të drejtë.

Aksidenti tragjik i maturantëve të Malishevës, ka ndodhur në Fushë- Arrëz të Shqipërisë më datën 14.10.2004. Nga ky aksident tragjikisht kanë humbër jetën 15 maturantë, ndërsa 34 prej tyre patën pësuar lëndime të rënda trupore.

Ky aksident, i cili u përjetua me dhembje nga mbarë kombi shqipëtar, tash e dhjetë vite nuk është trajtuar nga Byroja e Sigurimeve e shtetit Shqipëtar.
Përkrahje të fuqishme për familjarët e maturantëve nga Malisheva,iu dha anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe peticione./PrizrenPress.com/

 

Nga e hëna kemi përmirësim të motit

0

Nxeht-dielliMoti jostabil që po mbretëron ditëve të fundit, do të vazhdojë kështu edhe për katër ditët e mbetura të kësaj jave. Me diell dhe vranësira, të cilat kryesisht pasditeve sjellin reshje të dobëta shiu, do të jetë edhe e enjtja, e premtja, e shtuna dhe e diela. E nga e hëna, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të përmirësohet moti.

“Nga dita e hënë (nga 05 maji), fushat ciklonike dalëngadalë do të pësojnë ç’vendosje për tu zëvendësuar me fushat anticiklonike dhe si rezultat i këtyre lëvizjeve të masave ajrore do të kemi një stabilizim të motit deri në ditën e premte”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Sipas tyre, kjo do të thotë se vendi ynë do të ketë një mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryj nga drejtimet e ndryshme e lehtë dhe mesatare.

FAK-u (nuk) votohet më 5 maj

0

FSK-marrshEnde nuk dihet nëse të hënën do të votohen Forcat e Armatosura të Kosovës, raporton KTV. As pas një takimi triorësh të liderëve politikë mbajtur dje në rezidencën e ambasadores amerikane, San Tracey Jacobson, s’është arritur ndonjë marrëveshje.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur takimin konstruktiv, por ka treguar se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje dhe se një takim tjetër para së hënës do të ndodhë sërish.

Ai ka theksuar se duhet të merren vesh me liderët jo vetëm për votimin e Forcave të Armatosura, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve, e nuk është përgjigjur nëse kushtin për vazhdimin e vendeve të rezervuara e kanë vënë përfaqësuesit serbë edhe në këtë takim.

Por, se përfaqësuesit minoritarë e kanë hapur temën e vendeve të rezervuara në takim e ka pranuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se është hapur edhe kjo temë, por ka përsëritur se LDK-ja është e vendosur në qëndrimin e saj. Mustafa thotë se për këtë presioni nuk po vjen nga ndërkombëtarët.

Se presioni s’po vjen nga ndërkombëtarët e thonë edhe në AAK. Ardian Gjini ka thënë se gjithë ky ngërç po ndodh për shkak të disa partive, të cilat nuk po shohin aq larg sa duhet.

Seanca e 5 majit është edhe seanca vendimtare pas së cilës do të dihet qartë nëse zgjedhjet do të organizohen në qershor, apo do të shtyhen për në shtator.

Mbi 2 mijë qytetarë lanë Kosovën dhe u martuan në Zvicër

0

Lule per martese2291 kosovarë-e kanë lënë Kosovën për t`u martuar në Zvicër. Kështu ka thënë Zyra Federale për Migracion (BFM)

Sipas zëdhënëses Gaby Szolloszy vetëm gjatë vitit 2013 në Zvicër gjithsej nga Kosova kanë ardhur 2646 persona, prej të cilëve 1314 janë burra, ndërsa 1332 gra, transmeton albinfo. Nga ky numër, 2291 kanë ardhur te bashkëshorti ose bashkëshortja, gjegjësisht kanë migruar me qëllim martese. Ndërkaq vetëm 154 prej tyre kanë ardhur për punë.

Sidoqoftë, numri i kosovarëve dhe kosovareve që vijnë në Zvicër për bashkim familjar vjen duke u shtuar. Kështu, sipas Entit Federal për Migracion në Zvicër nëse në vitin 2009 për bashkim familjar nga Kosova gjithsej kanë ardhur 1976 persona, katër vite më vonë, në vitin 2013 numri i tyre është rritur në 2646.