12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8588

Arrestohet zyrtari i lartë i AKI-së, Isuf Lumi

0

akiËshtë arrestuar zyrtari i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi. Lajmin ia ka konfirmua Koha.net burimi i sigurt në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku në këto momente Lumi po merret në pyetje.

Ai dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.
Lumin e ka arrestuar Policia e Kosovës.

Arrestohet një i mitur, dyshohet për grabitjen e pompës “Petroll Company” në Prizren

0

arrestimi 2Policia në Prizren, ka arrestuar një të mitur që është përfshirë në grabitjen e pompës së derivateve naftës “Petroll Company” në Lagjen “Dardania” në Prizren. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se policia është duke i bërë përpjekjet për arrestimin e edhe të një personi tjetër.

“Me datën 19 prill, rreth orës 04:20 min, dy të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur; njëri me kallashnikov dhe tjetri me një shufër të ngjashme me ato të policisë patën kryer një grabitje në pompën e derivateve të naftës “Petroll Company” në Lagjen “Dardania” në Prizren me ç’rast kishin grabitur një shumë parash në vlerë 1300 euro”

“Më pas për të krijuar frikë tek punëtorët e pompës i dyshuari që mbante kallashnikov kishte shtënë me te dhe predha e plumbit e kishte goditur një frigorifer që shërbente për ftohjen e pijeve në hapësirën e pompës. Më pas dy të dyshuarit kanë ikur me automjet të llojit Golf VI ngjyrë vishnje, me xhama të errësuar me najlon të zi”.

“Pas raportimit të rastit, grupi hetimor ka filluar me mbledhjen e informatave inteligjente të cilat kanë quar në drejtim të vëllezërve Rransi në fshatin Shpenadi. Më pas është kryer një bastisje dhe është sekuestruar vetura e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”.

“Gjatë kontrollit është gjetur shufra metalike që dyshohet të jetë përdor, po ashtu krim teknika kishte vërejtur se dyshemeja e veturës ishte shpuar, me gjasë nga ndonjë armë por nuk kishte ide se si kishte ndodhur dhe kur. Pasi të dyshuarit nuk ishin gjetur në shtëpi ka filluar kërkimi i tyre dhe sot është arrestuar një i mitur”.

“I mituri është parë të çalonte në njërën këmbë dhe menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal me ç’rast mjekët kanë konstatuar se i dyshuari ka fituar plagë shpuese nga arma e zjarrit dhe është filluar me trajtim mjekësor”.

“Gjatë intervistës ku ishte i pranishëm edhe avokati mbrojtës, është kuptuar se lëndimi me armë zjarri ka ndodhur në momentet kur dy të dyshuarit kishin kryer grabitjen e armatosur dhe posa kishin hy në veturë, i dyshuari që kishte mbajtur kallashnikovin ia jep të miturit për ta mbajtur, ndërsa ky i fundit nga pakujdesia e shkreh një fishek duke e plagosur vetveten dhe gjithashtu plumbi pasi kishte shpuar këmbën kishte shpuar edhe dyshemenë e veturës”.

Berisha tha se lidhur me hetimet për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit ndërsa policia po i vazhdon përpjekjet për arrestimin e të dyshuarit tjetër./PrizrenPress.com/

“Zogu më 6 prill 1939: Nuk e braktis Shqipërinë”

0

zogu ahmetDitët e fundme të Shqipërisë mbretëri e ditët e para të pushtimit italian vijnë të rrëfyera nga ministri amerikan i kohës në Tiranë, Hugh Grant. Ilir Ikonomi ka gjetur dy dokumente në Arkivin Kombëtar Amerikan, që hedhin dritë mbi qëndrimin e mbretit dhe të shteteve europiane për pushtimin. Në një farë mënyre hedhin dritë mbi qëndrimet të pushtuarve, pushtuesve dhe atyre që asokohe bënë sehir. Zogu në 6 prill 1939, një ditë para pushtimit, i shprehej Grantit se nuk e lë Shqipërinë siç bëri me vendin e tij Presidenti çekosllovak; një ditë më vonë, mbreti mori udhët. Ilir Ikonomi rrëfen detajet e librit të tij të ri.

“PUSHTIMI. Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar” është titulli i librit tuaj më të ri. Si lindi ideja për këtë libër, çfarë ju ngacmoi?

Në vitin 2010, kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar Amerikan në afërsi të Uashingtonit, më befasuan dy dokumente që përshkruanin me hollësi pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939. Ishin diçka më shumë se 120 faqe të daktilografuara, me të cilat ministri i SHBA-ve në Tiranë (në atë kohë marrëdhëniet e Shqipërisë ishin në rang ministrash fuqiplotë), i raportonte Sekretarit të Shtetit, Cordell Hull, se si u pushtua Shqipëria dhe se si veproi Italia për t’ua imponuar shqiptarëve regjimin e ri. Më bëri përshtypje menjëherë se me sa kujdes i kishte ndjekur ngjarjet ministri amerikan dhe pasi lexova disa faqe, mendova se raportet e tij, përveç informacionit të ri që sillnin, kishin një natyrë të paanshme dhe të sinqertë. Më lindi ideja se ato duheshin botuar. Meqenëse raportet e Grantit flasin vetëm për periudhën e pushtimit, vendosa të shkruaj një ese të gjatë për periudhën që i parapriu pushtimit dhe ta përfshij atë në libër bashkë me raportet e ministrit amerikan. Ideja ishte se kështu do të kishim një rrëfim të plotë dhe koherent, që do t’ia lehtësonte punën çdo lexuesi të interesuar për të ditur jo vetëm se si, por edhe përse Italia e pushtoi Shqipërinë. Prilli i këtij viti shënon 75-vjetorin e pushtimit dhe mendova se koha për ta botuar librin ishte tani.

Ju thoni se ministri Grant sjell informacion të ri, i cili mund të shihet si i paanshëm. Cila është risia e tij?

Risia është se për herë të parë lexuesit shqiptar i jepet një tablo e pushtimit të Shqipërisë nga këndvështrimi i një diplomati amerikan. Për pushtimin kanë shkruar edhe të tjerë. Ministri italian i asaj kohe, Francesco Jacomoni, për shembull, i kushton kësaj teme një pjesë të mirë të kujtimeve që ka botuar shumë vite më parë, por meqenëse ai vetë ishte pjesë e komplotit të pushtimit, rrëfimi i tij duhet marrë me rezervë të madhe. Përkundrazi, diplomati amerikan Hugh Grant ishte një vëzhgues i jashtëm që përfaqësonte një fuqi jo shumë të interesuar në çështjet politike të Ballkanit. Ky vëzhgues nuk kishte ndonjë interes t’i zbukuronte ose t’i dramatizonte ngjarjet, prandaj raportet e tij mund të konsiderohen si objektive dhe të paanshme. Një tjetër risi është se raportet e Grantit janë hartuar, ndërkohë që ngjarjet ishin në zhvillim e sipër, ato nuk janë kujtime të shkruara në një epokë tjetër. Kjo bën që ato të na sjellin fare pranë burimit, pra kanë një vlerë dokumentare të paçmueshme.

Çfarë thonë raportet e ministrit Grant për qëndrimin e Zogut në prag të pushtimit?

Granti ishte diplomati i fundit në Shqipëri që u takua me mbretin Zog para se ky të largohej nga Shqipëria. Takimi u bë më 6 prill pak pas mesditës, në një çast mjaft dramatik për mbretin, kur ai ishte nën trysninë e italianëve, të cilët kërkonin ta kthenin Shqipërinë në protektorat. Me fjalë të tjera, ata i kërkonin mbretit t’u dorëzonte çelësat e vendit. Mes të tjerash, Granti e pyeti Zogun nëse Shqipëria do t’i rezistonte zbarkimit të trupave italiane. Mbreti u përgjigj se do të bënte qëndresë, por kjo do të ishte simbolike. Saktësisht ai u shpreh: “Qëndresa jonë do të jetë një protestë kundër agresionit italian dhe një demonstrim përpara botës se shqiptarët mund të vdesin me trimëri dhe me nder”. Mbreti i deklaroi ministrit amerikan se sikur të kishte pasur vetëm tridhjetë avionë, gjysmën do ta kisha dërguar për të bombarduar Romën dhe gjysmën për të mbrojtur Shqipërinë. Dhe së fundi i tha se nuk do ta braktiste vendin, siç bëri Presidenti i Çekosllovakisë përballë gjermanëve. Granti, si diplomat skrupuloz që ishte, e ka mbajtur shënim me hollësi bisedën, e cila na jep një përfytyrim më të saktë të gjendjes së mbretit Zog në prag të pushtimit. Kësaj i duhet shtuar edhe gjendja e rëndë emocionale e mbretit, sepse ai sapo ishte bërë baba dhe gruaja e tij e re kishte pasur një lindje të vështirë. Është interesant të përmendet këtu konstatimi i Grantit se Zogu nuk kishte marrë ndonjë inkurajim për të rezistuar as nga Britania e as nga Franca, pa folur për vendet fqinje, Jugosllavinë dhe Greqinë. Shqipëria ishte praktikisht e vetmuar përballë forcës italiane. Këtë na thotë ministri amerikan për bisedën e fundit që pati me Zogun.

Si e analizon ministri Grant politikën e Zogut ndaj italianëve në vite?

Ministri Grant ka pasur shumë takime me Zogun dhe nga këto biseda ka nxjerrë disa përfundime interesante. Ai thotë, për shembull, se Zogu përpiqej të nxirrte sa më shumë përfitime nga fqinjët, sidomos nga Italia, por ishte paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, Zogu donte me çdo kusht para që të mund të realizonte modernizimin e vendit dhe njëkohësisht të ruante pushtetin e të mbante familjen e tij të madhe. Ky ishte një rreth vicioz, – shkruan Granti, – dhe Zogu ishte një kumarxhi i guximshëm, që i njihte mirë kartat e veta. Në takimet me Grantin, Zogu gjithnjë parashikonte mundësinë e një lufte botërore dhe ndoshta shpresa e tij ishte që dita e likuidimit të mos vinte kurrë, si pasojë e një lufte, ku Italia të përfundonte në kampin e të mundurve. Natyrisht, lufta vërtet filloi dhe Italia vërtet u mund në atë luftë, por ishte tepër vonë, sepse Musolini e hoqi Zogun nga skena para se kjo të ndodhte.
Çfarë thotë ministri amerikan për Shqipërinë në muajt prill-korrik 1939, kohë kur u mbyll legata amerikane, si pasojë e aneksimit të Shqipërisë nga Italia?

Granti përshkruan përpjekjet që bënin italianët për të mos u dukur si pushtues në sytë e shqiptarëve. Në të gjithë rrëfimin e tij, ndihet një farë ironie e brendshme për lojërat që luanin italianët, për shembull, duke u premtuar shqiptarëve se pavarësia e vendit nuk do të prekej. Të gjitha këto farsa, duke filluar nga dorëzimi i kurorës së Shqipërisë Mbretit të Italisë, ngritja e Asamblesë Kushtetuese, e deri te hartimi i Kushtetutës shqiptare nga specialistët italianë në Romë, Granti i quan një lojë me kukulla. Në muajin maj, Italia suprimoi marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë, duke ia kaluar këto kompetenca Ministrisë së Jashtme në Romë. Kjo nënkuptonte se në Shqipëri nuk do të kishte më legata të huaja. Pas kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit e udhëzoi ministrin Grant ta mbyllte legatën amerikane në Tiranë. Ministri amerikan përshkruan hidhërimin që shkaktoi te shqiptarët mbyllja e legatës, e cila kishte bërë shumë miq e dashamirës. Legata amerikane ishte një kompleks i madh dhe i bukur në ‘Rrugën e Elbasanit’, aty ku sot ndodhet ambasada e SHBA-ve. Ajo kishte përfunduar në vitin 1930 dhe me sa kam lexuar në gazetat amerikane të kohës, ishte legata e parë që Amerika ndërtonte ndonjëherë jashtë vendit. Deri në atë kohë, diplomatët amerikanë në vendet e ndryshme jetonin në ndërtesa të marra me qira, pasi politika e jashtme e SHBA-ve nuk kishte atë rëndësi që do të merrte më vonë.

Në fund të raporteve të tij, Granti shkruan: “Ndoshta një ditë këto shënime mund t’i hyjnë në punë sadopak ndonjë studiuesi të kërrusur, që gërmon në historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie”. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë?

Ministri Grant mendonte se ndoshta askush në Departamentin amerikan të Shtetit nuk do t’i lexonte raportet e tij të hollësishme për pushtimin e Shqipërisë, sepse departamenti kishte punë më të ngutshme: Hitleri po përparonte me shpejtësi në Evropë dhe lufta ishte në prag. Amerika vërtet nuk përzihej, por i shikonte me shqetësim të madh ato që po ndodhnin. Shqipëria nuk kishte ndonjë rëndësi në skemën e madhe të gjërave, prandaj ministri mendonte se këto raporte do të shërbenin më tepër për arkivin. Ai besonte se një ditë, ato do të mund t’u hynin në punë studiuesve, atyre që do të gërmonin në historinë e ngritjes dhe rënies së mbretërisë shqiptare, siç shprehet ai. Kur i ndesha këto dokumente në arkivin amerikan para katër vjetësh, provova një emocion dhe një ndjesi respekti. Si studiues, mua më ka bërë përshtypje kjo largpamësi e Grantit dhe kjo rëndësi që ai u vinte arkivave. Tani që raportet e tij botohen në formë libri, ato më duken si një dhuratë që ministri Grant ka dashur t’u bëjë miqve të tij, shqiptarëve, një dhuratë që ata do ta merrnin 75 vjet më vonë.
Cili është mesazhi i këtij libri?

Mendoj se, si raportet e Grantit, ashtu edhe pjesa e shkruar prej meje, e ndihmojnë lexuesin të krijojë një ide më të qartë për këtë periudhë të historisë shqiptare. Është në stilin tim që lexuesve t’ua paraqes historinë në formën e fakteve të qarta, të verifikueshme dhe të balancuara, në mënyrë që ata vetë të nxjerrin përfundime. Unë përpiqem të mos ndërhyj në opinionin që ata do të formojnë nga leximi i fakteve. Pra, është krejtësisht në dorën e lexuesve nëse dëshirojnë të largohen me ndonjë mesazh pasi ta kenë mbyllur këtë libër.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Carla del Ponte: Nuk ka nevojë për Gjykatë të re për Kosovën

0

Carla-Del-PonteIsh prokuroja zvicerane në Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavi në Hagë, Carla del Ponte, është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ajo i ka deklaruar Radios zvicerane SFR se “nuk ka nevojë të ketë Gjykatë të re për të gykuar krimet e pretendura të luftës në Kosovë”, transmeton Gazeta zvicerane Blick.

“Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim’, ka thënë Del Ponte për Radion Zvicerane SFR. E pyetur nga gazetarja e emisionit “Sot në mëngjes” nëse ajo besonte në suksesin e kësaj gjykate, Del Ponte është përgjigjur se: “Kam dyshime për këtë.”

Ajo ka thënë se ka një Tribunal që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe se ky është Tribunali ndërkobmëtar i OKB-së në Hagë. Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mudnshme në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij Tribunali,ka dekalruar ajo,transmeton RTK.

Carla del Ponte ka shprehur habinë që në Kosovë të themelohet një gjykatë e tillë. ‘Të gjitha hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngritet Gjykata, deri më tani nuk kanë sjellur asgjë në dritë’, ka deklaruar Del Ponte për Radion zvicerane SFR.

Kuvendi i Kosovës, Zafirit ia kujton kohën e Rrahman Morinës

0

ZafirBerisha11-14Kryetarit të Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berishës nuk i ka pëlqyer debati që është zhvilluar dje në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Ai thotë se debati i djeshëm i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më shumë i ka ngjarë Kuvendit të Rrahman Morinës.

“S’di pse dje mu kujtu Kuvendi i kohës së Rrahman Morinës, kur thonin se me suprimimin e Autonomisë së Kosovës nuk humbim asgjë”, thotë Berisha.

“ E vërteta është se ne humbëm afër 12 mijë shqiptarë të vrarë dhe shkatrrimin total të Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës, dje i ka thënë po vazhdimit të misionit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

89 deputetë i kanë dhënë përkrahje vazhdimit të misionit të EULEX’it dhe per themelimin e Gjykates Speciale. Vetëm 22 kanë votuar kundër dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Në këtë formë, EULEX’i do të vazhdojë prezencën në Kosovë, në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes me BE’në.

Kryetari i Bashkimit (BD), Zafir Berisha, ndërkaq vlerëson se Kosova ka qenë para aktit të kryer në raport me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Berisha thotë se Kosova nuk ka pasur fuqi juridike dhe politike për ta kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale. “ Fajin kryesor për këtë e kanë njerëzit të cilët kanë lejuar që Kosova të vijë deri para një akti të kryer”.
“Themelimi i çfarëdo tribunali, i cili krijohet ekskluzivisht për UÇK-në, është atak që i bëhet luftës çlirimtare, për kohën kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë”.

Berisha thotë se kjo gjykatë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës. “ Një tribunal i cili bëhet ekskluzivisht për UÇK-në e dëmton imazhin e Kosovës. Nuk ka kurrfarë logjike të krijohet një tribunal ose gjykatë speciale e cila merret ekskluzivisht vetëm me njërën palë, kur dihet se agresori ka qenë Serbia”.

“Nëse Dick Marty pretendon se ka pasur krime, kur dihet se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, kurse Serbia ka qenë okupatore, e cila ka bërë luftë gjenocidale në Kosovë. Për vetë faktin se ky tribunal do të merret me krimet e supozuara të Dick Martit nga UÇK-ja, faktikisht është një imazh i keq për luftën çlirimtare”.

Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Vërrinit në Prizren, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare. Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura kundër luftëtarëve të lirisë bazën e kanë në Beograd.

“2 milionë për qind jam i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe nuk kemi kurrfarë arsye të fiksohemi. Gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dështuar në ndjekjet që kanë bërë për shkak se 90 për qind e dosjeve janë bërë nga Serbia. Këtu ka qenë dështimi i gjykatës ndërkombëtare. Në kemi rastin e Haradinajt dhe Limjat, ku shumë dosje dhe dëshmitarë që kanë dëshmuar kundër tyre kanë që të ndikuar nga Serbia. Dyshoj se edhe me këtë rast, me tribunalin që po pretendohet të krijohet, dosjet për ndjekje e kanë bazën në Beograd”. /PrizrenPress.com/

KQZ kërkon 40 ditë për organizim të zgjedhjeve

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se këtij institucioni i duhen të paktën 40 ditë për t’i organizuar zgjedhjet parlamentare kurdo që ato mbahen.

“Nuk e dimë se kur do të mbahen zgjedhjet, mirëpo është përmendur 8 qershori si datë e mundshme. Në rast se me këtë datë do të mbahen zgjedhjet atëherë kemi në dispozicion pak ditë për t’i organizuar ato, edhe pse i kemi filluar përgatitjet teknike. Nuk dëshirojmë që pas zgjedhjeve të fajësohet KQZ-ja për çfarëdo, sepse ne nuk kemi në duar asgjë dhe nuk vendosi. Prandaj duhet të na lihet kohë e arsyeshme, të paktën 40 ditë”, ka thënë Daka, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare janë më të zorshme sesa ato lokale.

“Këtu gara bëhet për pushtet qendror dhe sa më i madh interesi aq më shumë njerëzit i japin zor”, është shprehur Daka.

Pavarësisht sfidave dhe problematikave që mund të dalin si rezultat i kohës së shkurtër, ajo ka thënë se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet parlamentare kurdo që një gjë e tillë kërkohet.

“Do të ishte më mirë të kemi më shumë ditë në dispozicion për t’i organizuar zgjedhjet sepse sa më pak ditë që kemi aq më sfidues do të jetë procesi i organizimit dhe mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që kërkohet një gjë e tillë”, është shprehur Daka. Ajo ka thënë se sfidë e veçantë do të mbetet organizimi për herë të parë i zgjedhjeve parlamentare në veri.

Daka ka thënë se, pavarësisht të gjithave, zgjedhjet nuk duhet të dështojnë, për shkak se do të zvogëlohen gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Edhe në këto zgjedhje një prej sfidave do të jetë pjesa veriore e Kosovës, pasi nuk do ta kemi rolin lehtësues të OSBE-së. Pra, do të jetë shumë problematik organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në veri. Aktualisht problematik është miratimi i statuteve të komunave në veri. Në rast se këto statute nuk miratohen atëherë ka rrezik që mund të përsëriten zgjedhjet në ndonjërën prej këtyre komunave. Pra, e kemi një situatë të komplikuar, mirëpo këto zgjedhje nuk duhet të dështojnë sepse do të zvogëlohen gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Daka.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se, sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet parlamentare do të mbahen me ligjin e vjetër, pasi nuk ka kohë të mjaftueshme për implementim të ligjit të ri në rast se do të miratohet nga Kuvendi në ditët e ardhshme.

“Besoj se më nuk ka kohë që zgjedhjet të mbahen me ligjin e ri, sepse në momentin kur të shpërndahet Kuvendi atëherë duhen shpallur zgjedhjet. Prandaj, nuk besoj se në të njëjtën kohë mund edhe ta implementojmë ligjin e ri dhe t’i organizojmë zgjedhjet, sepse kjo është e tepërt. Gjasat më të mëdha janë që zgjedhjet të mbahen me ligjin e vjetër dhe kjo do t’ia bëjë më të lehtë KQZ-së organizimin e zgjedhjeve, pasi i dimë procedurat, kurse ligji i ri paraqet problem meqë ka shumë punë”, ka vlerësuar Daka.

Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve me ligjin aktual nuk paraqet rrezik për manipulime, pasi ligji asnjëherë nuk ka qenë fajtor për këtë.

“Nuk paraqet rrezik për manipulime mbajtja e zgjedhjeve me ligjin e vjetër, sepse asnjëherë nuk ka qenë ligji fajtor për manipulimet në zgjedhjet. Këtë më së miri e tregon shembulli i zgjedhjeve lokale të 2013-s, të cilat ishin shumë të mira. Kjo u arrit falë vullnetit dhe kontributit të të gjitha palëve”, ka thënë Daka për Epokën e re.

Jagxhiu: Vetëvendosje! do të dalë forca e parë politike në Prizren

0

Jeton JagxhiuKoordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Jeton Jagxhiu është optimist se Vetëvendosje! në zgjedhjet parlamentare, do të dalë forca kryesore në Prizren. Ai thotë se për të arritur deri të ky rezultat, Grupi Punues është duke u angazhuar dhe punuar maksimalisht në terren. “Vetëvendosje do të dalë forca kryesore në Prizren”, thotë Jagxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ka filluar të ristrukturohet. Koordinator i i këtij ristrukturimi është caktuar Jeton Jagxhiu.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Vetëvendosje! ka filluar ristrukturimin e saj në tërë vendin, pra edhe në Prizren. Qëllimi i këtij ristrukturimi është rritja e kapaciteteve të saj konform ambicieve të reja”.

“Fitorja në komunën e Prishtinës ka lëvizë shumë gjëra prej vendit.Njëra ndër këto lëvizje është edhe synimi i fitores në zgjedhjet nacionale dhe për me arritë këtë objektiv ka qenë e domosdoshme kjo hapje në tërë vendin”
“Kjo hapje nënkupton ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ngritjen e kapaciteteve organizative, ngritjen e kapaciteteve të veprimit të saj, që rrjedhimisht përcjellet me rritjen e besimit mes qytetarë, pra me rritjen e numrit të votës”,thotë Jagxhiu në një intervistë për “PrizrenPress”.

Grupin Punues në Degën e VV-së në Prizren për momentin e përbëhet prej Zija Krusha, Nora Arapi Krasniqi, Besim Mullafetahu, Arbër Rexhaj, Fiorda Hoti, Karanfil Haxhillari, Vlora Mullafetahu, Faruk Dakaj, Besim Dida, Alisa Hasani, Rromir Shalqini. Koordinatori i këtij grupi është caktuar Jeton Jagxhiu.

“Lëvizja Vetëvendosje! vitin e kaluar ka garuar për herë të parë në zgjedhjet lokale në Prizren dhe tani i ka 3 asambleistë.Për ne është një avancim i dukshëm për veprimin tonë në suazat e qytetit. Tash zëri ynë mund të dëgjohet ne Asamble dhe direkt të veprojmë për qytetarët”.

“Përkundër numrit të vogël të përfaqësimit në Asemblen Komunale asambleistët tanë janë më të pregaditurit dhe më “të zhurmëshmit” dhe këtë mund të ndijnë qytetarët përditë e më tepër si në asamble ashtu edhe jashtë saj. Ne i kemi përkrahur fuqishëm kërkesën legjitime të qytetarëve për dorëheqjen e kryetarit të dënuar”.

“Natyrisht që ne jemi duke punuar çdo ditë e më tepër për të fituar besimin e qytetarëve, prandaj edhe jemi duke ngritur kapacitetet e saja”.

“ E dini si është puna – besimi i qytetarëve për partit politike me të drejt është minimal. Deri sa para luftës qytetarët e Prizrenit kanë dhënë pasurin e tyre për vatan, kanë dhënë shtëpitë e tyre për shkolla, kanë dhënë veturat dhe në instancë të fundit kanë dhënë edhe jetën e tyre për atdhe, sot i njëjti qytetar nuk është i gatshëm të jep as edhe një minutë të vetin për një grupacion politik, që pretendon se punon për mirëqenjen e qytetit. Krejt kjo është rezultat i veprimtarisë së partive politike që kanë udhëheqë Prizrenin në 15 viteve të fundit, e që shfrytëzuan pozitën e tyre për me rahatu veten dhe dostat e vet”.

“Puna jonë në Lëvizje është ta ndryshojmë këtë gjendje dhe ta kthejmë besimin e qytetarëve në qytetin dhe shtetin tonë”.

“Për mua ashtu si edhe për një pjesë të madhe të qytetarëve është shumë e qartë se për të kthyer këtë besim qytetarëve, fillimisht duhet me e përcjellë këtë establishmentin politik të pasluftës në shtëpi. Pastaj me shumë punë vijnë ndryshimet. Shembulli i Prishtinës është dëshmia më e mirë për këtë pohim. Sot Komuna e Prishtinës vetëm 100 ditë me qeverisjen e Shpend Ahmetit, funksionon krejtësisht ndryshe me po të njëjtit punëtorë dhe me infrastrukturë e buxhet të njëjtë”.

“Unë besoj se të njëjtin ndryshim mund të bëjmë edhe ne në Prizren dhe kam një ide të thjeshtë me 2 pika se si mundemi me e ba këtë ndryshim”.
“E para është ofrimi i hapsirës vepruese për secilin dashamirë të Prizrenit në mënyrë që bashkarisht ta ndërrojmë ate. Prizreni është qytet 2000 vjeçar dhe kërrkush nuk dinë më mirë se vet banorët e Prizrenit se çka i vyn asaj. Puna është se establishmenti aktual nuk i pyet ata për asgjë për shkak se pushteti i tyre është plaçkë.

“Rezultati i këtij modeli të qeverisjes është kjo që kemi: mjerimi, varfëria, ngecja dhe izolimi i qytetit. Po mendoj pushteti aktual nuk është në gjendje me e rrit as edhe barin në stadiumin e fudbollit e jo më të bëjë diçka më tepër për mirëqenjen e qytetit”.

Jagxhiu fton qytetarët që t’i bashkëngjiten Vetëvendosjes.
“I ftojë qytetarët që të na bashkangjiten, të na propozojnë, të bashkveprojmë në mënyrë që sa më parë ta ndryshojmë këtë gjendje”.

“Duhet angazhim i madh i të gjithëve për të ndryshuar këtë gjendje. Gjërat kanë degraduar shumë dhe na duhet shumë punë për kthimin e tyre. Unë jam shumë optimist se bashk do të bëjmë këtë ndryshim”.

“Unë kam bërë një llogari se sa na nevoitet për këtë ndryshim në Prizren. Matematikisht i bie se duhemi me rritë kapacitetet e VV në Prizren për 4 herë. Na duhen 4 herë më tepër njerëz, 4 herë më tepër angazhim, 4 herë më tepër organizim dhe 4 herë më tepër besim. Të gjitha punët që bëjmë janë të orjentuar me këtë qëllim. Jemi strukturuar organizatën dhe jemi duke u pregatitur për zgjedhje nacionale dhe lokale pasi që tash më dihet kryetari i ka ditët e numruara në Komunë”.

“Çdo ditë na vijnë njerëz të rinj me plot ide të mira, njërëz që e kanë të qartë se ky ndryshim nuk është i mundshëm me një kryeministër të paaftë që qe 6 vite nuk mundet me largu një kamion me zall prej urës së Ibrit”.

“Zyra jonë është e hapur për çdo ditë dhe shfrytëzoj rastin për t’i ftuar të gjithë dashamirët e këtij qyteti dhe këtij vendi në mënyrë që bashkë ta bëjmë të mundshëm këtë ndryshim. Sa ma shumë që bëhemi aq më shpejt do të fitojmë luftën. Ne besojmë që ashtu si Shpendi që fitoi betejën me ish kryetarin në Prishtinë, ashtu edhe Albini do ta fitojë luftën me kryeministrin”/PrizrenPress.com/ .

 

 

KDI denoncon gjuhën fyese dhe jo parlamentare në Kuvendin e Rahovecit

0

Kuvendi i RahovecitIshte pyetja e këshilltares në Kuvendin Komunal të Rahovec, Rukije Krasniqi nga AAK shkruar në seancën e fundit, ajo që çështja e përdorimit të gjuhës joparlamentare të kthehet në Kuvend, shkrun Koha Ditore.
“Dua të di si u bë pranimi i kandidatit në bazë të konkursit të shpallur në SHF “Isa Boletini”, për vendin e punës gjuhë shqipe”, ishte pyetja e Krasniqit, drejtuar drejtorit të Arsimit, Behar Rama. Ndërkohë, duke marrë përgjigje nga ky i fundit, ka ndërhyrë drejtori i Financave, Lulzim Sylejmani, duke e fyer atë.

Nga ana tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, i cili monitoron punën e KK të Rahovecit, në raporton e tij të fundit mujor për muajin mars, nder të tjera ka vlerësuar se, gjuha e përdorur është jo parlamentare ndaj anëtares së këtij institucioni nga drejtori komunal.

“Përdorimi i gjuhës jo parlamentare dhe fyese në Kuvend tregon nivelin e ulët të kulturës institucionale. Me këtë rast KDI-ja u bën thirrje drejtorëve komunale si dhe anëtarëve KK-së që të përmbahen dhe të respektojnë diversitetin e mendimeve dhe ideologjive partiake dhe vetë Kuvendin si organ më lartë i vetëqeverisjes lokale”, konstatohet në raportin e KDI-së.

Fyerjet nuk janë mohuar as nga vetë kryesuesi i Kuvendit në Rahovec, Nahit Elshani nga LDK, që është partner i koalicionit me PDK-në në qeverisjen lokale.

“Mendoj se vlerësimi i KDI-së qëndron. Nuk është hera e parë që në KK të Rahovecit, përdoret fjalori fyes midis këshilltarëve dhe Ekzekutivit. Këso situata fyese kanë ndodhur sidomos në legjislacionin e kaluar të Kuvendit në Rahovec, ku shoferi i ish-kryetarit të Komunës, jo vetëm që i ka fyer këshilltarët, por edhe i kishte kërcënuar”, ka deklaruar Elshani.

E, kolegu i tij, nga AAK-ja, Përparim Krasniqi ka thënë se ekzekutivi aktual përdor fjalë fyese dhee gjuhë jo parlamentare në Kuvend

Reportazh: Zhuri, fshati i kurbetçarëve

0

Zhuri1Fshati Zhur i Prizrenit është njëri ndër fshatrat më të mëdha në Prizren. Ai shtrihet në pjesën në kilometrin e 12-të të rrugës Prizren –Kukës.
Ky fshat lidhë rrugët me Shqipërin dhe regjionin e Gorës, Opojës dhe të Maqedonisë .“Si vendbanim është shumë i lashtë, por sipas të dhënave si emër Zhur del që nga viti 1331 dhe është karaketristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur”, tregon kryetari i fshatit Zhur Bedri Hoxhaj.

Fshati Zhur shtrihet në një fushëgropë i rrethuar me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 m.

“Si zonë Kadastrale ka një sipërfaqe prej 4021 haktarësh dhe është më e madhe në Komunën e Prizrenit dhe me e madhe se edhe vet Prizreni“, tregon Hoxhaj.

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin. Ka pyje të begatëshme, kullosat, livadhet, ku kanë krijuar kushte të përshtatëshme që të ketë të zhvilluar blegtorinë, një kohë të gjatë në Zhur i është kushtuar kujdes rritjes së kuajve, dhive, deleve gjedheve.

Në Zhur ka qenë e kultivuar vreshtaria, prej rrushit me të madhe prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriqim.„bujashka“. Fshati ka edhe një klimë me verëra të nxehëta e të thata dhe me dimra me reshje të bollshme.

Fshati Zhuri sot, ka më shumë se 1400 objekte banimi duke i përfshirë edhe objektet afariste. Me numër të banorëve prej rreth 10 mijë. Në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. Edhe fshatrat si Muradëm, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra. Një lëvizje të theksuar të banorëve të Zhurit ka pasur edhe në drejtim të qytetit të Prizrenit. Në të kaluarën zhurjanët janë marr kryesisht me bujqesi dhe blektori, bletari etj. Tani si burim kryesor të jetës kanë gurbetin.

Thuajse çdo familje sot së paku ka një në gurbet. Fillimet e gurbetit drejtë shteteve të perendimit kanë filluar aty ka vitet e 70-ta. Ndërsa lëvizja më e madhe është bërë gjatë viteve të 90-ta, para dhe pas lufte. Karakteristikë e gurbetit nga vitet e 90-ta është se kanë emigru me familje. Llogaritet se në diasporë janë mbi 3000 zhurjan. Pra burimi kryesor i jetesës është puna etyre dhe inbestimi në vendlindje. Një pjesë tjetër merren edhe me veprimtri të tjera. Janë hapur rreth 90 biznese të ndryshme. Me të njohura janë Firma që merren me prodhime nga zhavori si për prodhimin e blloqeve, kubëzave dhe elementeve tjera prej betoni, zdrukëthtar, lokale të ndryshe tregetare, restorane, hotele, kafiteri etj.

Zhuri ka kanalizim, ujësjellës me rrjet të brendshëm të ri, ndriqim publik, shkollë të re, ambulancë të re, amfiteatri i ri në qendër të fshatit së bashku me një minipark,nënkalim të ri tek rruga në „Qafë të Zhurit“. Derisa Hoxhaj shpjegon se fshati ka probleme sidomos me funizimine mnagte ët ujit të pijes,Banorët e Zhurit ankohen tepët për mungesëne e ujit , sidomos stinës së verës kur rriten nevojat për sasi të ujit.

Banorët e këtij fshati pohojnë se verës këtu krijohet apotheoza e ujit të pijes. Kurse unanimsht të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike që veprojnë e punojnë në kët fshat kanë një kërkesë dhe mbesin me shpresën se Zhurit do tu kthehet statusi që e kishe një kohë para lufte ti rikëthehet Statusi i Komunës.Dhe,mja e sëcilës familje për kurbetin thuhet s e ëshët prezëntë, Ngase secila famiulaj këtëu e ka zëmrëne ndarë në shumë pjesë të Evroppës. Jeta vazhdon me mallin e atyre që nuk arrijnë të jenë përherë në fshat./Kosova Sot/

Begaj i shpallë luftë korrupsionit në Malishevë

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, premton se do të luftojë deri në fund korrupsionin, që është instaluar nga qeveria e kaluar.

“Fjalën korrupsion nuk do ta dëgjojmë të përmendët në Komunën e Malishevës, sepse do ta zhdukim këtë dukuri, në të gjitha format”, premton ai.
Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj është takuar me banorët e fshatit, Lladroc dhe Senik. Ai nga banorët e këtyre dy fshatrave ka kërkuar ndihmë për të luftuar korrupsionin.

“Këtë të keqe, do ta zhdukim, por kërkoj edhe ndihmën tuaj në këtë drejtim”, ka thënë Begaj.

“Çdo rast të mundshëm të korrupsionit, lajmërojeni, më ndihmoni edhe mua që përfundimisht, kjo fjalë të mos dëgjohet në Malishevë”.

“Unë do ta bëj këtë, pasi qëllim i imi është, që njerëzit të mos e drejtojnë gishtin kah komuna, për ta identifikuar institucionin e komunës me korrupsionin, andaj e dua edhe ndihmën e juaj në këtë drejtim”.

Kryetari Begaj me banorët e këtyre dy fshatrave ka biseduar për probleme të ndryshme, ndërkaq që është fokusuar te ethet hemorragjike dhe pastrimi i ambientit.

“Ne kemi filluar një aksion për largimin e deponive ilegale, po ejani që së bashku ti largojmë ato mbeturina, por edhe ta ruajmë ambientin, që mos të hidhen mbeturina në ambientet ku vet jetojmë”.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetëssëi, Hajdin Berisha, ndërkaq i ka njoftuar banorët e këtyre fshatrave me aktivitetet e drejtorisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike.

Ndërsa, drejtori i Urbanizimit,Urim Kastrati, i ka njoftuar banorët me prioritet e Komunës, për investimet në këto dy vendbanime, duke filluar nga ndërtimi i ujëmbledhësit në Senik, dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për këtë fshat, pastaj riparimet në infrastrukturë dhe intervenimin për mbrojtjen e ndërtesës së shkollës së vjetër në fshat.

Ndërsa në Lladroc, sipas drejtorit Kastrati, do të ndërtohen rreth tri kilometra kanalizim.“Do të intervenohet edhe në riparimin e kanalizimit aktual”./PrizrenPress.com/