18.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

KQZ kërkon 40 ditë për organizim të zgjedhjeve

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se këtij institucioni i duhen të paktën 40 ditë për t’i organizuar zgjedhjet parlamentare kurdo që ato mbahen.

“Nuk e dimë se kur do të mbahen zgjedhjet, mirëpo është përmendur 8 qershori si datë e mundshme. Në rast se me këtë datë do të mbahen zgjedhjet atëherë kemi në dispozicion pak ditë për t’i organizuar ato, edhe pse i kemi filluar përgatitjet teknike. Nuk dëshirojmë që pas zgjedhjeve të fajësohet KQZ-ja për çfarëdo, sepse ne nuk kemi në duar asgjë dhe nuk vendosi. Prandaj duhet të na lihet kohë e arsyeshme, të paktën 40 ditë”, ka thënë Daka, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare janë më të zorshme sesa ato lokale.

“Këtu gara bëhet për pushtet qendror dhe sa më i madh interesi aq më shumë njerëzit i japin zor”, është shprehur Daka.

Pavarësisht sfidave dhe problematikave që mund të dalin si rezultat i kohës së shkurtër, ajo ka thënë se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet parlamentare kurdo që një gjë e tillë kërkohet.

“Do të ishte më mirë të kemi më shumë ditë në dispozicion për t’i organizuar zgjedhjet sepse sa më pak ditë që kemi aq më sfidues do të jetë procesi i organizimit dhe mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që kërkohet një gjë e tillë”, është shprehur Daka. Ajo ka thënë se sfidë e veçantë do të mbetet organizimi për herë të parë i zgjedhjeve parlamentare në veri.

Daka ka thënë se, pavarësisht të gjithave, zgjedhjet nuk duhet të dështojnë, për shkak se do të zvogëlohen gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Edhe në këto zgjedhje një prej sfidave do të jetë pjesa veriore e Kosovës, pasi nuk do ta kemi rolin lehtësues të OSBE-së. Pra, do të jetë shumë problematik organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në veri. Aktualisht problematik është miratimi i statuteve të komunave në veri. Në rast se këto statute nuk miratohen atëherë ka rrezik që mund të përsëriten zgjedhjet në ndonjërën prej këtyre komunave. Pra, e kemi një situatë të komplikuar, mirëpo këto zgjedhje nuk duhet të dështojnë sepse do të zvogëlohen gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Daka.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se, sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet parlamentare do të mbahen me ligjin e vjetër, pasi nuk ka kohë të mjaftueshme për implementim të ligjit të ri në rast se do të miratohet nga Kuvendi në ditët e ardhshme.

“Besoj se më nuk ka kohë që zgjedhjet të mbahen me ligjin e ri, sepse në momentin kur të shpërndahet Kuvendi atëherë duhen shpallur zgjedhjet. Prandaj, nuk besoj se në të njëjtën kohë mund edhe ta implementojmë ligjin e ri dhe t’i organizojmë zgjedhjet, sepse kjo është e tepërt. Gjasat më të mëdha janë që zgjedhjet të mbahen me ligjin e vjetër dhe kjo do t’ia bëjë më të lehtë KQZ-së organizimin e zgjedhjeve, pasi i dimë procedurat, kurse ligji i ri paraqet problem meqë ka shumë punë”, ka vlerësuar Daka.

Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve me ligjin aktual nuk paraqet rrezik për manipulime, pasi ligji asnjëherë nuk ka qenë fajtor për këtë.

“Nuk paraqet rrezik për manipulime mbajtja e zgjedhjeve me ligjin e vjetër, sepse asnjëherë nuk ka qenë ligji fajtor për manipulimet në zgjedhjet. Këtë më së miri e tregon shembulli i zgjedhjeve lokale të 2013-s, të cilat ishin shumë të mira. Kjo u arrit falë vullnetit dhe kontributit të të gjitha palëve”, ka thënë Daka për Epokën e re.

Më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se njëri...

Komuna e Dragashit do të dërgojë një pjesë të stafit për vizitë studimore në Venecia të Italisë

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Dragashit dhe një pjesë e stafit të Komunës do të shkojnë në një vizitë 4 ditore në qytetin e ...

Lajmet e Fundit