13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8589

Kryesuesi i OSBE-së viziton Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën

0

Didier BurkhalterShefi i diplomacisë zvicerane dhe kryesuesi i radhës i OSBE-së, Didier Burkhalter më 24 dhe 25 prill do të vizitojë Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën, për t”u takuar me udhëheqës politikë dhe për të diskutuar angazhimin e Zvicrës në rajon si kryesuese e OSBE-së.

Pajtimi dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor janë ndër prioritetet e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra, që mbështetet në angazhimin e kamotshëm të këtij vendi në nxitjen e paqes në këtë pjesë të botës, tha Burkhalter në prag të kësaj vizite.

Pas Beogradit dhe Tiranës, siç raporton RTK, ai do të mbërrijë në Prishtinë ku do të takohet me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi. /Telegrafi/

Bajrami: Shteti duhet të mbrojë luftën çlirimtare

0

arsim bajramiQeveria duhet të sjellë në Kuvend një projektligj i cili ofron ndihmën juridike për personat të cilët do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, ka thënë se Qeveria duhet t’iu ofrojë ndihmë shtetërore të gjithë atyre individëve të cilët do të përballen me këtë gjykatë – shkruan Epoka e re.

Ai ka thënë se shteti e ka obligim të ofrojë ndihmë në mënyrë që të argumentohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Qeveria duhet të sjellë në Kuvend një projektligj i cili ofron ndihmën juridike për personat të cilët do të jenë të akuzuar pranë kësaj gjykate. Edhe shtetet e tjera në rajon kanë krijuar fonde shtetërore publike për t’u dhënë ndihmë këtyre personave. Pra, për t’u ofruar mbrojtje me të cilën argumentohet pafajësia e tyre, sepse nuk është çështje krejt individuale, por çështje e kredibilitetit shtetëror dhe kredibilitetit të drejtë të luftës së UÇK-së”, ka thënë Bajrami.

Nuk u pëlqen ‘Zemërimi i një nate’

0

888Ishte këngëtarja Anjeza Shahini ajo e cila për herë të parë përfaqësoi Shqipërinë, në festivalin prestigjioz ‘Eurosong.

E ndonëse që nga ajo kohë kanë kaluar plotë njëmbëdhjetë vjet, këngëtarja Rona Nishliu dy vjet më parë arriti të sjellë rezultatin më të mirë për shqiptarët deri tani, duke u radhitur në vendin e pestë.

Ndërkaq këtë vit Shqipëria konkurron me këngën ‘Zemërimi i një nate’, interpretuar nga Hersi Matmuja. E kjo këngë sipas sondazheve në faqen zyrtare të ‘Eurosong’ duket se nuk po korr rezultat shumë të mirë. Por, si e shohin Florent Boshnjaku, Bajram Bylykbashi, Ilir Tolaj e Naser Gjinovci këtë këngë, kanë treguar vetë ata në një intervistë për gazetën Tribuna.

Ilir Tolaj: Juria vendosi të dërgojë këngën më të keqe

Në anën tjetër kompozitori i njohur Ilir Tolaj shprehet i pakënaqur me përzgjedhjen e këtij viti. Madje ai nënvizon që kjo këngë nuk është dashur të marrë pjesë aspak. “Në shenjë injorance edhe mosinteresimi total, as që e kom dëgjuar këtë këngë. Nuk më ka interesuar fare duke e marrë parasysh se ku është Shqipëria në ‘Eurosong’. Bile- bile nuk mendoj ta përcjell as ‘Eurovizionin’. Në bazë të disa këngëve që i kom dëgjuar nëpër radio që do të marrin pjesë në Eurovizion, unë mendoj që kjo këngë as që është dashur të marrë pjesë”, ka thënë Tolaj./tribuna/

Prishtina e librave

0

Panairi librit-ShkupQysh në orët e para të mëngjesit sheshi “Nëna Terezë” u stërmbush me tituj të shumtë nga autorë të ndryshëm të huaj e vendorë. Shumicën e këtyre aktiviteteve e kishte organizuar Qendra për Zhvillimin e Arteve ‘ArtPolis’ në bashkëpunim me shtëpitë botuese më të njohura në Kosovë, të cilët për këtë datë u ofronin lexuesve libra me çmime më të ulëta.

Azize Mehmeti nga shtëpia botuese ‘Titanik’, është e befasuar me interesimin e njerëzve për të blerë libra. “Shtëpia jonë sot ka zgjedhur librat psikologjikë për këtë ditë, e unë jam shumë e kënaqur dhe njëkohësisht e befasuar me interesimin e njerëzve. Do të isha shumë më e lumtur sikur çdo ditë të ishte Dita e Librit”, ka theksuar duke qeshur Mehmeti./tribuna/

Kuvendi nuk shpërndahet këtë javë

0

KuvendiKosoves5-27Nuk pritet që këtë javë të krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
Kryesia do të mblidhet të hënën për të caktuar rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Kuvendit. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që ajo t’i procedojë për votim ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet të të cilave themelohet FAK-u. Por në këtë rrugë ai e sheh pengesë LDK-në – shkruan Koha Ditore.

Para shpërndarjes, Qeveria tenton t’i kalojë edhe ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Kryeministri, Hashim Thaçi, ka theksuar të mërkurën se minoritarët tashmë nuk janë pengesë për të kaluar amendamentin që ka të bëjë me këto forca, dhe i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese.

/Koha Ditore

Vrasësit serikë

0

Milaim ShefkiuShkruan: Milaim Shefkiu

Rrugët e Kosovës viteve të fundit janë bërë vrasësit më të rrezikshëm serikë, që për çdo ditë po marrin jetë njerëzish. Brenda çdo viti nëpër rrugët e Kosovës mbesin të vdekur mbi 150 perona, ndërsa disa qindra të tjerë ose mijëra mbesin të lënduar. Ka edhe të tillë që pas aksidenteve, nuk arrin të ngritën më në këmbë, duke i qarë familja për së gjalli.
Sipas statistikave, më shumë njerëz kanë humbur jetën për 15 vjet në liri, sesa që kanë rënë dëshmorë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo tregon se diçka me këtë popull nuk është në rregull.

Nuk janë këtu rrugët e Kosovës sikurse ato të Hondurasit, Kilit apo të Kinës, që njerëzit të bien në greminë, por janë qytetarët e pandërgjegjshëm që shkaktojnë aksidente nga ngasja e pakontrolluar e makinave. Nga vdekjet në komunikacion gati gjysma janë këmbësorë të pafajshëm që bien preh e shoferëve arrogantë.

Një javë më parë, preh e këtyre ngasësve ka rënë një djalë 20 vjeçar, Valon Asllani. Jeta e këtij të riu u shua nga një vagabond ordiner, i cili e shkeli me veturë para Kuvendit të Kosovës, aty ku burrat dhe gratë e zgjedhur nga vota e popullit, bëjnë plane për të ardhmen e vendit. Valoni gjeti vdekjen në vendkalim të këmbësorëve nga një veturë, siç është deklaruar në media, që kaloi si era.

Por, nuk është vetëm ky rast, ka edhe raste të tilla gjithandej Kosovës që këmbësorët e gjejnë vdekjen nga veturat e shoferëve palaço.

Në rastin e fundit, dëgjova familjarët e viktimës, të cilët e përjetonin dyfish vdekjen e djalit të tyre, sidomos pasi që Policia e Kosovës nuk ka arritur ta identifikojë kriminelin.

Pra, “ra ky mort e u pamë”- kështu mund ta përdorin njerëzit vdekjen e Valon Asllanit për të parë efikasitetin e Policisë së Kosovës, e cila u tregua tepër e ngathët për ta zënë një kriminel që u kaloi nëpër hundë.

Pyetja është se si është e mundur që në një zonë të mbushur plot me kamera të mos identifikohet ky ngasësi i marrë. Kjo është për keqardhje, sepse e vë në dyshim efikasitetin e Policisë, segmentit më të ndjeshëm që garanton rendin dhe ligjin në vend. Në rast se kjo bëhet rutinë, dhe Policia nuk ka kapacitet për t’i zënë këta shoferë që bëjnë aksidente fatale, atëherë qytetarët marrin zemër dhe asnjëherë më nuk ndalen në raste të të njëjtës natyrë.

Nëpër të gjitha kafenetë e restorantet e vendit ky hyn, ka plot kosovarëduke bërë qejf në kohë të punës, ndërsa në rast aksidenti duhet për të pritur një orë derisa të vijë patrulla rrugore.

Është e logjikshme që në secilin rast nuk qëllon polici, por kërkohet nga institucionet që t’i menaxhojnë më mirë operacionet e policisë së trafikut. Madje në rastet e caktuara edhe t’i ndëshkojnë dyfish më shumë shoferët që nuk i përmbahen rregullave të trafikut, sidomos nëpër zonat urbane ku shpejtësia është e kufizuar.

Vdekja e Valonit, por edhe një djali tjetër 16 vjeçar në Gërmi, kërkon një fushatë sensibilizimi, një debat urgjent në Kuvendin e Kosovës, por edhe një strategji qeveritare për mbrojtjen nga vrasësit serikë.

Po i përmend këtu vetëm disa statistika. Në vitin 2002 nga aksidentet në trafik kanë vdekur 132 persona, në vitin 2006 – 178 perona, në vitin 2010 – 175, ndërsa që nga paslufta deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë kosovarë. Nëse edhe këto të dhëna nuk iu bëjnë përshtypje institucioneve për mobilizim, atëherë edhe këta janë bashkëpjesëmarrës në vrasjet e përditshëm.

Hydajet Hyseni: Nuk u votua Tribunali, por bashkësia ndërkombëtare

0

Hydajet HyseniDeputeti i PDK’së Hydajet Hyseni i cili votoi sot kundër themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, thotë se duhet të pyeten ata deputetë që votuan pro se për çka votuan, sepse nuk dihet për çka kanë votuar.
Ai tha se objektivisht nuk është votuar themelimi i një Tribunali.

Hyseni tha se është votuar “bashkësia ndërkombëtare”.

“Do të ishte interesante po të pyeten deputetët për çka votuan. Ne kishim në rend dite ratifikimin e një marrëveshje ndërkombëtare, që nuk ishte marrëveshje, ishte një letërkëmbim mes Presidentes dhe baroneshës Ashton. Shumëkush do të thoshte nuk kam votuar për Tribunalin sepse objektivisht nuk është votuar për Tribunalin. Ata kanë votuar për bashkësinë ndërkombëtare, si diçka e gjithëfuqishme, që qëndron mbi ne, që përcakton fatin tonë dhe kush është ai që do ta kundërshtojë bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hyseni në emisionin “Zona B” të KlanKosovës.

Ishler përuroi disa objekte në Prizren

0

IshlerZëvendës kryeministri turk, Emrullah Ishler, ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit. Me këtë rast, Ishler i shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve lokale dhe ambasadorja turke në Kosovë, Songyl Ozan, ka përuruar një sërë objektesh të financuara nga Tika Turke. Mirëmbajtja e objekteve të vjetra fetare, po e përforcon akoma më shumë vëllazërinë në mes dy popujve tonë, ka thënë në Prizren zv. kryeministri turk.

Zëvendës kryeministri turk, Emrullah Ishler, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Kosovë dhe klerikë fetarë të Bashkësisë Islame, kanë qëndruar sot në Prizren, ku kanë përuruar kompleksin e Xhamisë së Sinan Pashës. Zv. Kryeministri turk, Ishler, tha se restaurimi dhe mirëmbajtja e objekteve të vjetra fetare, po e forcon akoma më shumë vëllazërinë në mes të popullit turk dhe atij të Kosovës.

“Me anë të projektit të cilin po e përurojmë sot ka përfunduar restaurimi i xhamisë së Sinan Pashës që gjendet në qytetin e Prizrenit dhe që për ne është një xhevahir i veçantë. Xhamia e Sinan Pashës e cila është ndërtuar në vitin 1915 nga Sinan Pasha i cili ka qenë në atë kohe Ali i botës së Perandorisë osmane deri në ditët e sotme vazhdon të sjellë në vete vëllazërinë tonë të përbashkët”, ka thënë Ishler.

Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve, mysafirët i ka përshëndetur Myftiu, Naim Tërnava.

Zvkryeministri turk, gjatë vizitës sot në Prizren, ka përuruar edhe objektin e administratës në Universitetin e Prizrenit dhe aneksin shkollorë të shkollës së Reçanit. Të gjitha këto investime janë financuar nga Tika Turke.

Me këtë rast, zv/ministri i arsimit, Nehat Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep proceseve zhvillimore në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit.

Zv/ministri Mustafa theksoi se Kosova dhe Turqia po e thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit, ndërsa përmendi faktin se edhe Universiteti i Prizrenit ka bërë hapa konkret duke e shtrirë këtë bashkëpunim me shumë universitete të Turqisë.

Ndërkaq, zv/ministri Mustafa kërkoi nga delegacioni turk që të inkurajojnë edhe më shumë universitetet turke të vazhdojnë bashkëpunimin me universitetet e Kosovës sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore përmes projekteve të ndryshme, transmeton RTK.

Zv/kryeministri i Turqisë tha se vendi i tij po e ndihmon arsimimin e të rinjve në Kosovë në forma të ndryshme duke dhënë kontribut edhe në krijimin e kushteve më të mira për shkollim. Ai tha se shteti i tij do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.

Zv/kryeministri i Turqisë, z. Emrullah Ishler, po ashtu ka uruar komunitetin turk për “Ditën e turqve të Kosovës”.

Ashton: Vendimi për Gjykatën përmirëson kredibilitetin e Kosovës

0

ashtonPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për çështje sigurie dhe politikë të jashtme Catherine Ashton ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, që do trajtojë veprat e kryera nga ushtarët e UÇK-së për të cilat aludon senatori zviceran, Dick Marty.

“E përgëzoj qeverinë dhe anëtarët e parlamentit për lidershipin dhe përkushtimin për drejtësinë të demonstruar gjatë marrjes së një vendimi i cili, e pranojmë edhe ne se ishte tejet sensitiv dhe i vështirë”, ka porositur Ashton. Ajo konsideron se vendimi i sotëm i parlamentit do forcojë sundimin e ligjit dhe do të përmirësoj kredibilitetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. “Me këtë vendim, pohon Ashton, liderët e Kosovës kanë përzgjedhur ardhmërinë evropiane dhe më të mirë për qytetarët e saj”.

Zyra e prokurorit special Clint Zilliamson me seli në Bruksel është e mendimit se me votimin e bërë në Parlamentin e Kosovës jemi një hap më afër që të përmbyllet çështja e raportit të Dick Martyt dhe atë një herë e përgjithmonë.

“E nënvizojmë sërish se jemi të gatshëm që të ndërmarrin hetime të paanshme dhe të pavarura të cilat do të zbulojnë tërë të vërtetën lidhur me pohimet që janë të përfshira ne raportin e Këshilit të Evropës”, thuhet në komunikatën e lëshuar për shtyp. Ekipi që rrethon prokurin Zilliamson konfirmon se hetimet që po bëhen do të përfundojnë diku gjatë muajve në vijim./rtk/

Asgjësohen mjetet e pashpërthyera në Rahovec

0

MinatNjë qytetar ka informuar sot rreth orës 14:30 minuta policinë në Rahovec për gjetjen e mjeteve të pa shpërthyera. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha, tha se një patrullë e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka kuptuar se një qytetar, shqiptar i Rahovecit kishte blerë një shtëpi të vjetër në lagjen serbe dhe gjatë rrënimit të saj janë zbuluar mjete të pa shpërthyera”.

“Më pas është thirr Njësia Kundër Mjeteve të Pashpërthyera nga FSK-ja, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 4 mina 2D1 dhe 2D4, 860 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 4 granata dore”.

“Mjetet e pa eksploduara janë shkatërruar në mënyrë të sigurt në poligonin e KFOR-it në afërsi të Rahovecit”./PrizrenPress.com/