12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8587

Politika si paradoks

0

opinion 23Besnik Bedollari

Populli shqiptar, një nga popujt më të lashtë në historinë e Ballkanit, vjen me një histori të larmishme dhe me shumë sfida të mëdha, herë-herë dhe të jashtëzakonshme, duke shënuar udhëtimin më të gjatë dhe plot kthesa në misteret e fatit të vet. Studimet albanologjike të gjuhës flasin për një komb shumë të lashtë, që jetonte pranë brigjeve bregdetare, të quajtur populli i dakëve, shumë afër me popullin rumun të atyre viteve. Për të zbritur më pas te pellazgët, ilirët dhe deri te emri shqiptarë. Por çuditërisht, fatet e politikës shqiptare përplasen në mënyrë paradoksale. “Një komb, një gjuhë”, janë shprehur rilindësit tanë dhe gjuha qëndroi simbol i pathyer asimilimi, ndërsa si komb, shqiptarët sot ndihen të ndarë në kufij, shkak i sulmeve dhe copëtimeve të pushtuesve të huaj.

Le të dalim në konkluzionin, se a bie përgjegjësia mbi supet e vetë shqiptarëve në ekzistencën si një komb i pandarë? Faktet flasin fatkeqësisht për një po. Le ta nisim me fiset ilire. Pozita gjeografike e tyre shtrihej pothuaj nga brigjet kroate deri në ato greke. Fatkeqësi e madhe për një komb. Por fatkeqësia më e madhe dhe për ironi të fatit qëndron bashkëjetesa politike midis vet shqiptarëve. Ëndrra e shqiptarëve për një etni dhe kufi, duket sa reale aq dhe absurde. Absurditeti qëndron mes vet shqiptarëve, të cilët ngasin një politikë paksa të verbër dhe larg qasjes së një familje evropiane, ku duam të bashkohemi së shpejti. Kjo kërkon sakrifica dhe punë. Por si mund të kuptojnë europianët kur shqiptarët nuk kuptojnë dot njëri-tjetrin?! Politika shqiptare mbrapsht, ku në këto pesë kombe të ndara nuk shohim paqe. Ndoshta fati i ka bekuar të luftojnë midis tyre.

Kaq e trazuar dhe gri është situata në Maqedoni, ku shqiptarët atje e kanë shansin t’i shtrëngojnë rripin politikës maqedonase për më shumë të drejta. Dhe për fatin e keq, me kokë të ndara i çojnë ujin në mulli Gruevskit, ku për shqiptarët po dobësohet përfaqësimi si një komb i dytë për nga popullsia.

Presheva, Mali i Zi, Kosova dhe vet Shqipëria, nuk gjejnë një konsensus politik që të luftojë vetëm për të mirën e popullit dhe kombit, duke lënë një shije të hidhur para ndërkombëtarëve dhe dashamirësve ndaj çështjes shqiptare në tërësi. Në Preshevë shqiptarët i gjen në shumë parti dhe ide, po kështu, në Malin e Zi vetëm për Ulqinin kandiduan shtatë parti. Në Kosovë udhëheqësit politikë grinden për pushtet, ndërsa në Shqipëri, deputetët s’janë në gjendje të firmosin një deklaratë të përbashkët për PE-në. Lind pyetja, sa aksindentale aq edhe naive në këndvështrimin absurd: Mos vallë e keqja shqiptarëve u vjen më tepër nga vetvetja dhe më pas nga synimet dashakeqëse të fqinjësisë jo të mirë dhe ziliqare në shekuj? Për të mos mbetur një pyetje retorike kjo përgjigje u takon, për më shumë, politikanëve tanë në çdo cep të etnisë shqiptare.

Malishevë: Arrestohen Blerim Begaj e Bali Krasniqi, dyshohen për korrupsion

0

arrestimi 2Njësia e Policisë së Kosovës për Krime Ekonomike ka arrestuar  dy zyrtarë të Malishevës.

Pranga i janë vënë Blerim Begajt, drejtor i Qendres për Pune Sociale dhe Bali Krasniqi zyrtar për skema sociale,transmeton BotaPress.

I pari ishte suspenduar nga puna nga ish-kryetari Isni Kilaj por ishte kthyer nga kryetari aktual Ragip Begaj i cili është edhe kushëri i afërt i të arrestuarit Blerim Begaj.

Poetë të vdekur: Varreza në Romë ku prehen të huajt

0

varrezatRoma po përgatitet për kanonizimin e jo vetëm një, por dy papëve, Papës polak, Gjon Pali i Dytë dhe Gjonit të 12. Por, në këtë qytet, në një cep, ka ekzistuar prej kohësh një vend pak përtej botës së katolicizmit.

Në dimrin e vitit 1821, në zemër të Romës, në një shtëpi pranë Shkallëve Spanjolle, një anglez ishte në grahmat e fundit të jetës. Ai ishte poeti Xhon Kits (John Keats). Kits kishte tuberkuloz dhe me vdekjen që i afrohej, i kërkoi një shoku të shkonte të inspektonte varrezën protestante, ku do të varrosej.

Shoku i tij ishte në gjendje t’i raportonte se i dukej një vend shumë i mirë për eshtrat e një poeti dhe gjithë këto vite më vonë, ai sërish mbetet një vend shumë i bukur.

Sapo hyn në portën e saj, zhurma e trafikut të qytetit fillon të largohet. Dhe kur ecën më tutje, ajri mbushet me cicërimat e zogjve dhe aromën e luleve. Dielli depërton përmes pemëve të larta dhe bie mbi gurët e varrit.

Varret ngjiten në një të përpjetë drejt një muri gati dy mijë vjet të vjetër – një mur që dikur ishte pjesë e mbrojtjeve të Romës së lashtë. Ky vend njihet si varreza jokatolike. Dhe kur unë e vizitova në një mëngjes të këndshëm pranvere, dukej se ishte zhytur në një paqe të thellë. Ndoqa shtegun që të çon në cepin më të largët, te varri i Kits. Mbi barin përreth ishte një tapet i çelët me luledele. Por fjalët në gurin e varrit përfshinin një sens dështimi që mbyti poetin në ditët e tij të fundit.

Ai ishte vetëm 25 vjeç dhe bota nuk e kishte njohur ende gjenialitetin e tij. Kits ndiente se nuk do të vihej re. Epitafi e sugjeron këtë gjë dhe guri i tij i varrit lexon: “Këtu gjendet një nga ata, emri i të cilëve ishte shkruar në ujë.”

Mikesha e Kitsit, gjithashtu poete, Shelli (Shelley), e quajti varrezën si më të bukurën që pati parë ndonjëherë. Dhe shpejt ajo u varros po aty.

Vetëm një vit pas vdekjes së Kitsit, Shelli u mbyt pranë brigjeve të Italisë. Dhe hiri i saj u varros poshtë murit romak. Mbi varr një kullë vrojtimi e rrëzuar ngjitet drejt qiellit blu. Ndoshta mbi rrënoja fantazmat e legjionarëve qëndrojnë ende dhe bëjnë rojë.

Dhe në dheun përreth Kitsit dhe Shellit, në mijëra varre gjenden poetë të tjerë dhe piktorë, shkrimtarë e skulptorë. Mes tyre ka diplomatë, turistë, ushtarë dhe shumë të tjerë. Për shumë shekuj, Roma me të gjithë historinë e vet, lavdinë e së shkuarës dhe besimin e lashtë, ka tërhequr të gjitha llojet e njerëzve nga të gjitha cepat e botës. Natyrisht, jo të gjithë qenë katolikë. Dhe një herë e një kohë, nëse ata vdisnin aty, situata do të bëhej paksa e sikletshme. Ata nuk mund të varroseshin në tokë të shenjtëruar katolike. Por gati 300 vjet më parë, Papa Klement XI nxori një dekret për themelimin e varrezës protestante – e cila gjendej brenda mureve të shenjta të qytetit.

Disa nga të parët që u varrosën aty qenë vizitorë anglezë të bllokuar në Romë gjatë “turneut të madh” të shëtitjes në Europë. Të tjerë në varrezë patën ardhur me shpresë se klima mesdhetare e Romës do të ishte e shëndetshme për ta – por u zhgënjyen në mënyrë fatale. Malaria dhe kolera në disa raste qëndronte në pritje në brigjet e lumit Tiber.

Dhe disa takuan vdekjen në Romë në mënyrë të dhunshme. Mes atyre në varrezë është edhe një viktimë e hershme e trafikut të qytetit – një udhëtar që vdiq kur u përplas nga një karrocë. Ka viktima të aksidenteve në gjueti. Një disident iranian i vrarë gjendet gjithashtu i varrosur nën selvi.

Disa nga ata që janë në varrezë ndoshta janë ndier shumë larg shtëpisë kur morën frymë për herë të fundit. Por shumë mund të kenë zgjedhur të vdesin këtu. Ata mund ta kenë dashuruar Romën, ta kishin konsideruar të tyren dhe të jetonin këtu gjatë dhe të lumtur.

Tashmë të gjithë këta njerëz gjenden së bashku. Amerikanë dhe suedezë, rusë dhe irlandezë, serbë dhe japonezë, – protestantë, kristianë ortodoksë, hebrenj, myslimanë e ateistë. Një bashkësi e madhe ndërkombëtare të vdekurish.

Dhe në këtë përzierje njerëzish dhe traditash, do të shohësh një seri mënyrash se si ata u përpoqën të shënjojnë dhe t’i japin kuptim vdekjes. Disa e bëjnë këtë thjesht, me pak rreshta mbi gurin e varrit.

Një gur varri tregon ndjenjën e një të afërmi në zi me fjalët: “Unë do të mbaj mend, ndërsa drita zgjat. Dhe në errësirë unë nuk do të harroj.”

Por disa janë përpjekur t’i shprehin ndjenjat e tyre në mënyra shumë më të përpunuara. Mbi një gur varri gjendet një skulpturë e një engjëlli gati të zhveshur – i lartë sa një burrë me krahë guri që ngrihen mbi kokën e tij.

Ai duket sikur sapo është ulur dhe shikon përreth varrezës duke parë fluturat që vezullojnë nëpër hijet mes varreve.

 

Sami Neza, me një libër për “çështjen” e gazetave

0

84935Gazetari Sami Neza ka publikuar së fundmi librin me titull “Gazeta, menaxhimi i krizës në medien e shkruar”.

Nëpërmjet këtij studimi autori ka synuar të përmbushë hipotezën se shtypi i shkruar është në krizë, zgjidhja e krizës kërkon mjete të tjera që kapërcejnë kapacitetet aktuale të shtypit të shkruar. Paradigma ku është mbështetur zhvillimi i këtij sektori mediatik nuk sjell zgjidhje, sipas Nezës. Ai thekson se ashtu si në shumicën dërmuese të vendeve të botës edhe shtypi i shkruar në Shqipëri po kërkon mjete të tjera ndryshe prej atyre të traditës për të mbijetuar qoftë edhe në një gjendje tjetër.

Në gazetat e përzgjedhura për një pjesë të studimit “Panorama”, “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip” ai ndan rastet e suksesit te secila si dhe sugjeron transformime që do të mundësonin rast pas rasti suksesin në tregun print dhe atë online.

Pjesë e rëndësishme e kërkimit janë analiza konkurruese në tregun e gazetave, analiza PEST (analiza e ambientit politik, ekonomik, social, dhe teknologjik), analiza SËOT

Neza thotë se ky libër është një mundësi e re për gazetat në zgrip të mbijetesës t’ia dalin të ruajnë tregun dhe lexuesit qoftë edhe nëpërmjet transformimeve të thella në menaxhim, përmbajtje, kanale komunikimi etj.

Ai bën një analizë të gjerë të kapaciteteve editoriale, menaxheriale dhe teknologjike të gazetave të përditshme si dhe ndërton për disa nga ato një analizë përmes së cilës u sugjeron zhvillimin në terrenin online. Në libër ka rekomandime konkrete për medien e shkruar, se si duke u mbështetur në tregun shqiptar, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit ato mund të ndërmarrin hapa reformues dhe transformues në dhomën e lajmeve, përgatitjen e përmbajtjes, shpërndarjen e informacionit dhe thithjen e të ardhurave.

Në librin e tij, Neza, ofron përvoja të zbatuara në media të huaja siç janë përshkruar disa shembuj nga media suedeze dhe norvegjeze. Po ashtu praktika të avancuara të zhvillimit në ëeb të gazetarisë së shkruar janë përshtatur për rastin shqiptar të gazetave, duke u ofruar si praktika të suksesshme për tu ndjekur nga gazetat e përditshme shqiptare. Gazetat mund të marrin nëpërmjet këtij libri, skema të gatshme të zhvillimit të ndërmarrjeve të tyre në kushtet e reja të teknologjisë së informacionit, shndërrimit të interesave të lexuesit.

Nga pikëpamja e menaxhimit të gazetave dhe trajtimit të krizës së shtypit të shkruar, “Menaxhimi i krizës së shtypit të shkruar”, përbën të parin punim shkencor në Shqipëri mbi këtë lloj produkti mediatik me këndvështrim menaxhimin dhe transformimin e gazetave.

Autori mban gradën shkencore Doktor në Gazetari nga Universiteti i Tiranës si dhe MBA nga Universiteti i Nebraskës, SHBA dhe Universiteti i Tiranës. Ai ka punuar si gazetar e drejtues mediesh të ndryshme për më shumë se 20 vjet.

Libri është botim i UET Press.

 

Gjykata në Prizren cakton një muaj paraburgim për A.Shalën

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren,ia ka caktuar një muaj paraburgim A.Shalës, i dyshuar për blerje,posedim dhe shitje të substancës narkotike.

“Departamenti për Krime të Rënda, me datën 24.04.2014 me kërkesën e Prokurorit të Shtetit, në çështjen penale kundër të pandehurit A. Shala, nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 parag.1 të KP-së”,njofton Afërdita Kicaj, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prizren

“I pandehuri dyshohet se paautorizim posedon në shtëpinë e tij me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes substanca të llojit marihuanë në sasi të përgjithshme prej 92.33 gr”.

“Duke marrë parasysh peshën e veprës penale e cila në rastin konkret është e rëndë, rrezikshmërisë shoqërore, e cila vepër penale është në rritje e sipër në vendin tonë”.

“Gjykata themelore në Prizren, ka marrë Aktvendim mbi caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)muaji i cili do të llogaritet prej momentit të arrestimit, dt.22.04.2014 në ora 15:30 minuta e që do të zgjasë deri më datën 21.05.2014”. /PrizrenPress.com/

Vjen në shqip libri i Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel

0

Daniel KahnemanLibri që do t’ua ndryshojë mënyrën e të menduarit për vetveten. Lexojeni atë ngadalë, pastaj lexojeni prapë, sepse ai ka për të ndryshuar mënyrën se si do të mendosh për punën, për botën dhe për vetë jetën tënde. Janë këto porositë që japin për lexuesit, kritikët e librit “Të menduarit shpejtë dhe të menduarit ngadalë”, vepër kjo e Daniel Kahneman, që tashmë u botua edhe në gjuhën shqipe.

Kahneman është fituesi i National Academy of Sciences Best Book Award për vitin 2012, e një vit më parë është zgjedhur nga New York Times si një nga librat më të mirë për vitin 2011 dhe është shpallur si libri më i mirë i vitit nga “Globe” dhe “Mail”.

Sipas kritikëve, ky libër përbënë një ngjarje historike, që sipas tyre radhitet tek botimet e Adam Shmith dhe Sigmund Frojd.

E disa, Daniel Kahneman, e cilësojnë si një nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave e edhe si psikologun më të rëndësishëm sot në botë. Vepra e Kahneman ka 531 faqe, që është përkthyer nga Bashkim Shehu me botues IDK.

Certifikohen pjesëtarët e Task-Forcës të FSK-së, për paramedikë

0

FSK-TaskForcaNë ambientet e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozatin, sot u bë certifikimi i 15 pjesëtarëve të Task-Forcës të FSK-së, të cilët kanë kryer me sukses një trajnim 6 javor për paramedikë të mbajtur nga ekipi i instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremoninë e certifikimit, morën pjesë: Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jan Cliff,  komandanti i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandantit i BMO-së, gjeneral brigade Ilaz Dërguti, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, si dhen oficerë të lartë të FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Me këtë rast,  komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, fillimisht ka falënderua Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën që po japin, për FSK-në, në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, ambasadorin Jan Cliff  si dhe ekipin e instruktorëve për angazhimin dhe punën profesionale në mbajtjen e këtij trajnimi të avancuar për paramedikë .

Gjeneral Kastrati u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin e mirëfilltë, ndërmjet FSK-së dhe
Mbretërisë së Bashkuar.

“Synimi i FSK-së është ngritja profesionale e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, ku në këtë drejtim, një kontribut të madh po jep ekipi i Instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, përmes trajnimeve të shumta e që janë të një rëndësi të veçantë për FSK-në.

“FSK-ja çdo ditë po avancohet më shumë me ngritjen e kapacitet profesionale si: në kërkim-shpëtim, deminim, paramedikë, etj. Në fund, komandanti i FSK-së, ka përgëzuar pjesëtarët e certifikuar dhe ka kërkuar që me përgjegjësi dhe profesionalizëm të punojnë në realizimin e detyrave të përditshme ”.

Ndërsa, komandanti i RMC-së, koloneli Shaip Haziri, tha se “Paramedikët janë ata të cilët në mënyrë të veçantë japin kontributin në vend ngjarje. Në të gjitha intervenimet e Task Forcës, ata kanë rol kyç për shpëtimin e të lënduarve. Ky trajnim i avancues u ka sjellë pjesëtarëve të FSK-së, njohuri më të gjëra lidhur me intervenimet dhe paramedizmin. Ata kanë mësuar për qasjen e viktimës, një veprim i cili është prioritet në rastet e Kërkim-Shpëtimit.

Në emër të instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, ka folur David Derbyshive, i cili lavdëroi interesimin dhe seriozitetin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë trajnimit 6 javor, si dhe për arritjet profesionale të FSK-së.

Në fund, gjeneral Kastrati, ambasadori Cliff dhe gjeneral Rama të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kryen trajnimin për paramedikë, u dhanë certifikat.

Asllanaj: Shteti e ka neglizhuar potencialin që e ka diaspora

0

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës ka përqindjen më të lartë të popullsisë, rreth 47 për qind, që ka shkuar jashtë vendit në raport me popullsinë rezidente, e që i bie që çdo i dytë banor i kësaj komune ka dalë jashtë vendit.
I pari i Suharekës, Sali Asllanaj, duke i komentuar të dhënat e publikuara ng (ASK), ka theksuar se komuna të cilën e drejton ai, dallohet për numrin e madh të mërgimtarëve.

Ndërsa, i pyetur, sesa institucioni të cilin e drejton ai është angazhuar që të krijojë ambient të volitshëm për investime nga bashkëqytetarët e tij në diasporë, Asllanaj ka thënë se me kapacitetet që ka, komuna ka bërë mjaftueshëm.

“I kemi vënë 163 hektarë në dispozicion të atyre që janë të interesuar të investojnë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit”.

“Mërgata jonë ka potenciale të mëdha, mirëpo shteti i ka neglizhuar ata, duke mos ua krijuar një ambient stabil për investime”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka prezantuar të enjten Raportin “Migrimi kosovarë 2011”, në bazë të të cilit vlerësohet se lëvizjet e mëdha të popullsisë, sidomos emigrimi ndërkombëtar, ka ndodhur në fund të viteve të tetëdhjeta, e me intensitet më të lartë, në vitet e 90-ta e më pas, që vazhdon të ketë një trend të lartë edhe në ditët e sotme.
Sipas raportit, përqindja më e madhe e diasporës së Kosovës është në Gjermani me 35,25 për qind. /Telegrafi/

Sousa: Gjykata e posaçme, një hap më afër

0

Gjykata-qekiqiZëdhënësi i kryeprokurorit Clint Williamson, shefit të grupit për hetimin e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë, ka thënë se votimi në Kuvendin e Kosovës mbi misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, dhe grupin e hetimeve, SITF, i mundëson procesit ligjor që të bëjë hetime të hollësishme.

“Jemi një hap më afër për ta zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, ka thënë Joao Sousa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“E nënvizojmë se jemi të vendosur të që kryejmë një hetim të paanshëm dhe të pavarur, që do ta zbulojë të vërtetën prapa pretendimeve serioze në raportin e KE-së, dhe për të ndjekur dëshmitë, kudo ku na çojnë”, ka thënë Sousa, duke rikujtuar se hetimet janë duke vazhduar dhe ato pritet të përfundojnë muajt e ardhshëm.

Shtyllat elektrike rrezikojnë jetën e banorëve të fshatit Planejë të Hasit

0

planejLagjja “Shigjeqi” e fshatit Planejë të Hasit, ka 10 ditë që nuk ka rrymë. Era e fuqishme dhe moti i keq, në këtë fshat ka rrëzuar 11 shtylla elektrike.

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë shtyllat elektrike kanë mbetur të rrëzuara, kurse telat mbi shtëpitë e banorëve të kësaj lagjeje.Ndërkaq, nxënësit janë të rrezikuar nga telat e rrymës.

Banorët thonë se disa herë kanë kërkuar nga organet përkatëse të KEDS-it, të zëvëndësojnë shtyllat, mirëpo kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër. /TVPZ dhe RTV21/