13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8590

Një muaj paraburgim për grabitësin A. Boka nga Suhareka

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ia ka zgjatur për një muaj paraburgimin të dyshuarit A.Boka nga Suhareka.

Boka dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes.
“Me qëllim që vetës t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me datën 06.03.2014, i dyshuari hynë në zyrën e pompës së benzinës “ Lindi 2 “ me armë të gjatë të zjarrit, të cilën e përdor duke shkrepur në ajër 3(tri) herë, prej të dëmtuarit B.F nën kërcënimin e armës së zjarrit e merr shumën e parave të kërkuara prej 600 euro”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj.

“Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë aktvendim për vazhdimin e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaj i cili zgjatë deri më datën 24.05.2014.”/PrizrenPress.com/

Erleta Hoti: Nuk kam shkuar në Vetëvendosje

0

Erleta hoti

Erleta (Ukshin) Hoti demanton se ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas reagimit të saj, kjo është “dezinformatë tendencioze” me qëllim që të politizohet dorëheqja e saj nga RTK.

 

Braktis RTK-në për Vetëvendosjen

Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë të ditur se Erleta (Ukshin) Hoti do t’i bashkohet kësaj lëvizje.

Dje, Erleta përmes një letre publike ka bërë të ditur se është larguar nga RTK, pa i bërë presion askush, por sipas saj për shkak se me vite të tëra nuk i është dhënë hapësirë për të zhvilluar idetë e saj, bënë të ditur Tribuna.

Gjithashtu ajo përmend edhe çështjen e një kuizi të Evropës, ku sipas informacioneve, vetë organizatori e ka larguar, për shkak të jo profesionalizmit.

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për prostitucion të detyrueshëm

0

Prostitucioni-shqiptarjaPolicia e Kosovës ka arrestuar I.L dhe SH.C, si të dyshuar për trafikimin me qenie njerëzore. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se ata nën përdorim të forcës dhe kërcënimit, e kanë detyruar viktimën të ushtrojë prostitucion, në një kafiteri në Prizren.

Arrestimi i tyre u bë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) dhe bëhet fjalë për I. L. nga Prizreni dhe Sh. C. nga Dragashi.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku e njëjta është strehuar në shtëpinë e sigurt.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku për të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dida: Nuk e ndërroj librezën e partisë

0

azzam didaIsh-kryetari Partisë së Drejtësisë(PD) në Prizren, Azzam Dida, nuk e ka në planë të ndërrojë partinë. Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes nga posti i kryetarit të Degës, nuk do të largohet nga PD-ja.

“Unë kam dhënë dorëheqje vetëm nga posti i kryetarit të Degës,si akt moral,prandaj do të vazhdoj me entuziazmin e njëjtë të jem anëtar i devotshëm i PD-së”, tha Dida për “PrizrenPress”.

“Nuk e ndërroj librezën e partisë. Deklaratat e individëve se kinse kam aderuar në parti tjetër nuk qëndrojnë fare”./PrizrenPress.com/

 

Limaj takohet me “dezertorët” e PDK-së në Malishevë

0

nisma aderim malishevKryetari i Nismës për Kosovën,Fatmir Limaj është takuar me anëtarët e rinj, të cilët ditë me parë dhanë dorëheqje nga PDK-ja në Malishevë, për t’iu bashkuar Nismës .

“Nisma cdo ditë po e zgjeron aktivitetin e saj”, thuhet në komunikatën e Nismës në Malishevë.

” Duke shqyrtuar dhe analizuar situatën politike në Kosovë pas krijimit të subjektit NISMA për Kosovën kanë dhënë dorëheqje nga PDK Dega në Malishevë një grup prej gjashtë anëtarësh të cilët njëherit kanë qenë anëtar të Këshillit Drejtues, anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Malishevë dhe disa prej tyre kryetar nëndege nëpër fshatrat e tyre dhe që nga tani aktivitetin e tyre politik do ta vazhdojnë në subjektin politik NISMA për Kosovën”.

“Ata dje u takuan me liderin e NISMA për Kosovën Fatmir LIMAJ i cili i mirëpriti dhe i falënderoi për mbështetjen”/PrizrenPress.com/.

 

 

Letër nga dëshmori i UÇK-së, kur po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës

0

piktoriPublikohet letra e shkruar nga dëshmori i kombit Gëzim Hamza-Piktori, derisa ishte i plagosur dhe po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës së tij. Ai ra në fushëbetejën e Rahovecit në korrik 1998.

Më poshtë lexoni letrën e plotë dhe në formën origjinale se si është shkruar nga dëshmori Hamza:

Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur.

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

PIKTORI
O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi

(P.S: kjo letër është shkruar nga vetë dëshmori dhe është me njollat e gjakut të tij. Kjo dëshmon autenticitetin e letrës). (Reporteri.net)

Tespiet e Isa Boletinit në Cakran të Fierit

0

Isa boletiniNjë histori interesante dhe një kujtesë historike, e gjejmë në qytetin e Fierit.Në lagjen “Kastriot” jeton 76-vjeçari Sali Krasniqi, një burrë trupmadh, i veshur thjeshtë, bukur, me një borsalinë në kokë, të cilën e mban në çdo stinë. Ai është një nga më të vjetrit e familjes së madhe dhe të nderuar Gërguri, e cila mban edhe një mbiemër të dytë, Krasniqi.

Të parët e tij erdhën në Shqipëri në vitin 1925, të dëbuar nga politika e mbrapshtë etnike e Jugosllavisë së Karagjorgjeviçëve. Gërgurët janë një prej atyre familjeve të shumta kosovare, të cilat derdhën gjak në luftërat e shumta kundër serbëve, për liri dhe pavarësi, duke vazhduar më tej traditën e rilindjes sonë Kombëtare.

Babai i Sali Krasniqit, Sherifi ka në vetvete një histori shumë interesante. Ai ishte pjesë e atyre burrave dhe djemve të Kosovës që shoqëruan në nëntor të vitit 1912 luftëtarin e shquar për liri dhe pavarësi kombëtare, burrin e Kosovës,Isa Boletinin, në udhëtimin e tij historik drejt Vlorës.

Ndërkohë Sherif Gërguri i Krasniqes dhe vëllezërit e tij Latifi dhe Xhema kanë luftuar vite më vonë krah për krah Azem dhe Shote Galicës në periudhën e viteve 1918-1924 kundër ripushtimit serb të Kosovës.

Pikërisht në Dubocv të Drenicës, në shtëpinë e Gërgurëve, Azem Galica zhvilloi luftën e tij të fundit në korrik të vitit 1924, ku u vra në përpjekje me forcat e ushtrisë dhe çetnikët serbë.
Për aktivitetin luftarak dhe patriotik në shërbim të kombit në 3 Qershor 1993 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i dekoroi vëllezërit Sherif, Xhemë dhe Latif Gërguri me medaljen për veprimtari patriotike.

Në librin e autorit kosovar Mehmet Gërguri, botuar në Prishtinë në vitin 2007, i cili i kushtohet Ajet Gërgurit njërës prej figuravve të lëvizjes nacional- demokratike shqiptare në Kosovë në vitet 1945-1947, gjejmë një fakt interesant. Diku në një faqe të librit të tij, autori na citon këtë ngjarje që lidhet me trevën e Cakranit, e treguar nga Sali Krasniqi.

– Më 1912 babai im, Sherifi, ka qenë me Isa Boletinin kur kanë shkuar në Vlorë. Forcat turke ishin mobilizuar në Zhupan të Fierit dhe po niseshin për tërheqje përmes detit (Vlorës). Kur kanë hyrë forcat e Isa Boletinit në Vlorë, babai lidhur me këtë ngjarje më ka treguar: “Kur hymë në Vlorë, Isa Boletinit i është dhënë urdhri që forcat kosovare t’i niste për në Mifol, dhe një pjesë e tyre të shkonte në Korçë, ku pritej sulmi nga forcat e greke. Batalionit tim i kishte rënë të pozicionohej në Cakran. Aty ne kemi qëndruar te një familje patriotike, familja e Ferrik Demës, ku kemi (penguar) turqit të mos kalonin në Vlorë ku do bëhej shpallja e pamvarësisë”.

Shumë vite më vonë unë u ndodha në një vdekje në fshatin Çorrush të Mallakastrës,vazhdon rrëfimin e tij saliu. Nipi i Ferrikut, kur dëgjon mbiemrin Gërguri, i thotë të zotit të shtëpisë, Avni Aliut “të më njohësh me atë Gërgurin”. Kur u prezantua me mua më thotë: “Gjyshi im ma ka lënë amanet se kur ka qenë tek ne Sherif Gërguri dhe ka qëndruar gjashtë muaj në shtëpinë tonë në kohën e ngritjes së flamurit me batalionin e tij ka lënë një palë tespie”. Unë e pyes: -si e ke mbiemrin?, ai më thotë, -Llanaj. Babai im nuk ka ndenjur tek kjo familje, po tek Ferrik Demaj dhe unë jam djali i Sherif Gërgurit dhe quhem Salih Gërguri. Ai ma kthen përgjigjen: “Gjyshi im ishte Ferrik Dema, por tani kemi mbiemrin Llanaj”. Pastaj ai e mori shënim emrin tim dhe ia jep të atit të tij, i cili erdhi të më takonte në shtëpinë time në Fier. Gjatë bisedës, kur u sigurua se kush isha unë, nxorri një palë tespie qelibari dhe më thotë: -Këto i ka harruar babai yt në shtëpinë tonë dhe m’i dha ato tespie, të cilat tani gjenden në Qyqavicë, në fshatin Beçuk.

Kohë më vonë u ndodha për një vizitë në Kosovë. Kam shkuar me nipin tim, Xhamajl Abazin (Pantina), në një rast vdekjeje dhe aty gjetëm shumë njerëz nga Drenica. Ishim ulur pranë një patrioti nga Drenica. Pasi kishin kuptuar se unë isha kushëriri i parë i Ajet Gërgurit, të gjithë filluan të rrëfenin ndodhi nga luftërat dhe heroizmat e Ajet Gërgurit në Drenicë. Thua se bënin garë se kush të tregonte më shumë për Ajetin. Nga kënaqësia që ndjenin këta burra që ishin takuar me kushëririn më të afërt të Ajetit, kur po largohesha, ai plaku patriot i madh që ishte, pasi ishte i bidur nga biseda ime, nxjerr një palë tespi nga ato me 99 gurë dhe mi dhuron në shenjë respekti që kishte për Ajetin. Unë, papritmas u zura ngushtë dhe për t’ia kthyer respektin nxorra tespitë dhuratë e babait të kohës kur ishte rritur në Drenicë dhe ia dhurova këtij plaku patriot. Tashmë tespijet të cilat u ruajtën për 80 vjet në Cakran ndodhen në Kosovë, në vendin nga ku u nisën drejt Shqipërsië së bashku me babain- e përfundon rrëfimin Sali Krasniqi (Gërguri).

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Albin Kurti: Thaçi po e themelon Tribunalin për të shpëtuar vet

0

AlbinKurti1205Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti mendon se Tribunali kundër UCK’së nuk do të themelohej po të mos donte Kryeministri Hashim Thaçi.
“Tribunali nuk bëhet sikur ky kryeministër të mos e donte. Ai e bëri pasi beson që ai vet nuk do të përfundojë aty. Po ti thuhet se edhe ky vet përfundon aty, nuk do të kishte Tribunal”, ka thënë Kurti në seancën e sotme.

Sipas Kurtit, me themelim të gjykatës Thaçi po i dorëzon shokët e vet.

“Serviliteti i kryeministrit nuk bëhet nga motivet e kombit, por për qëllime personale. Për të mbet kryeministër duhet vazhduar me pazaret e tij”.Është kjo arsyeja për të cilën Kurti ka apeluar liderët e partive të tjera, që të mos i nënshtrohen një njeriu të nënshtruar siç është Hashim Thaçi.

Sipas Kurtit, do të duhej që për Gjykatën e Veçantë të hapej debat, mirëpo po ndodh e kundërta.

“Kosova nuk ka nevojë për këtë gjykatë të veçantë por kjo gjykatë ka nevojë për Kuvendin e Kosovës. Të gjithë e shohim se si këto 6 vite EULEX jep ligjërata për punën e tyre para kolegjeve, e kurrë para Kuvendit. Nëse ata mendojnë se nuk kanë nevojë për kuvend, atëherë pse i duhet vendimi ynë”, ka thënë Kurti.

Pas Tribunalit të Hagës, sipas Kurtit do të duhej të kishte Tribunal për Serbinë nga e cila po zhvarrosen kosovaret.

“Nëntë vite e kishim UNMIK;un e deri tash e patëm EULEX e tash po na vjen edhe Gjykata e Vecantë. Unë nuk jam i bindur që OKB me aq qetësoi do ta merrte këtë çështje për ta themeluar një Tribunal”.

Ai mendon se nuk ka Tribunal as për Trafikim të organeve e as për terrorizëm.

“Për të kaluar nga trafikimi i organeve në krime të luftës është e papranueshme. Ata që votojnë për Tribunal nuk e dinë se çfarë kanë votuar sepse nuk kemi parë asgjë se çfarë e përbën këtë Tribunal.

“Tribunali nuk bëhet sikur ky kryeministër të mos e donte. Ai e bëri pasi beson që ai vet nuk do të përfundojë aty. Po ti thuhet se edhe ky vet përfundon aty, nuk do të kushte Tribunal”.

Hydajet Hyseni: As Dick Marty s’kërkon Gjykatë Speciale, votoj kundër

0

Hydajet HyseniDeputeti i PDK’së, Hydajet Hyseni ka thënë se është për drejtësi por jo nëse drejtësia përzihet me padrejtësi.
Ai ka thënë se as Dick Marty s’ka kërkuar Gjykatë Speciale, derisa ka propozuar Dhomë të Veçantë në kuadër të sistemit të drejtësisë kosovare.

“Nuk e votojë këtë kështu siç është”, ka thënë ai.

Hyseni ka thënë se s’duhet të suspendohet sistemi i drejtësisë së Kosovës meqë aktualisht Komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi, është në procedurë gjyqësore./express/

EULEX’it i vazhdohet mandati, votohet themelimi i Gjykatës Speciale

0

KuvendiKosoves9-21

Partia e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe ajo e Behgjet Pacollit i kanë thënë po themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërsa, Vetëvendosje ka dalë kundër themelimit të Gjykatës.
89 deputetë i kanë dhënë përkrahje vazhdimit të misionit të EULEX’it dhe per themelimin e Gjykates Speciale. Vetëm 22 kanë votuar kundër dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Në këtë formë, EULEX’i do të vazhdojë prezencën në Kosovë, në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes me BE’në.

Sidoqoftë, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është duke sqaruar ndryshimet e projekligjeve të kanë lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me dënimin e krimeve të luftës.

PDK, LDK, AAK dhe AKR janë pro Gjykatës, Vetëvendosje kundër

Partia e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe ajo e Behgjet Pacollit i kanë thënë po themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërsa, Vetëvendosje ka dalë kundër themelimit të Gjykatës.
Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK’së dhe LDK’së i kanë dhënë mbështetje themelimit të Gjykatës Speciale për t’i dënuar krimet e supozuara të UÇK’së.

Adem Grabovci i PDK’së ka thënë se pavarësisht se Gjykata është e padrejtë deputetët e PDK’së do të votojnë pro themelimit të saj.

E, Ismet Beqiri i LDK’së ka thënë se lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë por se Gjykata duhet të themelohet për t’i hequr të gjitha dyshimet se ka pasur krime gjatë luftës.
Ai ka thënë se deputetët e LDK’së do të votojnë pro themelimit të Gjykatës.