13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8591

Fatmir Limaj: Abstenoj sepse kështu nuk mund të ndihmohet drejtësia

0

Fatmir-limaj2Fatmir Limaj ka konfirmuar se është pro themelimit të një Gjykate e cila do të dënonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës. Por, ai ka thënë se do të abstenojë kur të votohet për Gjykatën Speciale për shkak se kjo eshte drejtesi selektive.
Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se do të abstenojnë kur të nxirret në votim themelimi i Gjykatës Speciale për t’i dënuar krimet e supozuara të UÇK’së.

Limaj ka thënë se janë për drejtësi, por jo për drejtësi selektive.

“Tani derisa në Kuvendin e Kosovës nuk shtrohet si çështje që do të gjykojë, procedojë të gjitha krimet e supozuara në Kosovë pavarësisht se kush e ka kryer krimin, ne detyrohemi të abstenojmë sepse mendojmë se kështu nuk mund të ndihmohet drejtësia”, ka thënë ai.

“Unë kurrë nuk mund të votojë kundër një Gjykate e cila heton dhe ka për qëllim procedime të krimeve të luftës. Por, krimi nuk mund të gjykohet selektivisht, nuk mund të ndiqet selektivisht. Unë jam për vazhdimin e misionit të EULEX’it. Dhe unë do të jem gjithmonë pro një gjykate e cila do të gjykonte krimet e kryera në Kosovë pavarësisht nacionalitetit”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë po krijohet përshtypja se 15 vjet pas luftës ka nisur hetimi i luftës së UÇK’së.

Por, ai ka përmendur faktet që tregojnë se prej përfundimit të luftës ka pasur gjykime të ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

“Në fakt e vërteta është ndryshe. Që nga paslufta janë bërë hetime për krimet e supozuara të UÇK’së… Ka dhjetëra aktgjykime. Kemi raste të Gjykatës së Hagës dhe kemi vendime të EULEX’it”, ka shtuar ai.

LDK-ja në Prizren, mbronë Eqën, akuzon gazetën “Bota Sot” për shipfje

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në Prizren e konsideron si denigruese dhe të ultë  insinuatat  e gazetës “Bota Sot”, që po bënë  kundër  figurës politike të  liderit të LDK-së  në Prizren, Eqrem Kryeziut.

“Dega e lidhjes Demokratike të Kosovës  në  Prizren e konsideron si një orkestrim të ashtuquajturën anketë  në diasporë  ku vërehet qartë  se të anketuarit janë një numër i shumë i vogël, dhe tash në emër të diasporës , flasin  më pak  se 10 persona. Kaq i duhet Redaksisë së gazetës për me bo tituj të  tillë mediatik”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të  LDK-së në Prizren,Nderim Gashi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ketë sulm e konsideron si një orkestrim I qarqeve anti LDK, këto sulme që tani e ka marre përsipër gazeta “Bota Sot”,  dikur  këtë mision SHIK-ist e ka pas një gazete tjetër e Kosovës, tani ndërrohen rolet”.

“Qarqet e krimit te organizuar e shohin pengesë liderin e degës se LDK-se ne Prizren , dhe kjo neve na bënë edhe me të fortë në  rrugën tonë  kundër krimit dhe korrupsionit, e që z.Eqrem Kryeziu ka dhënë prova konkrete që nuk koketon,  dhe madje i lufton me mjete politike këto qarqe inkriminuese”

“Zyra LDK-se, në Prizren , ka pranua shumë telefonata dhe  emaila nga veprimtarët tanë nga diaspora , e të cilët shprehin zhgënjimin e  madhë për gazetën “Bota Sot”.Veprimtarët tanë nga diaspora janë të vetëdijshëm  në dorë të kujt ka mbet redaksia e gazetës “Bota Sot”. /PrizrenPress.com/

Gjykata e Prizrenit për tre muaj zgjidhë 21.666 lëndë

0

Prizren-GjykataGjykata Themelore në Prizren bashkë me degët në Suharekë dhe Dragash për tre muaj të këtij viti ka zgjidhur  21666 lëndë.

“Lëndët e pranuara në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash në këtë tremujor janë gjithsejt 19602 lëndë ku përfshihen lëndët nga të gjitha lëmit”, njoftoi zëdhënësaj e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Vlen të theksohet se numër më i madh i lëndëve të pranuara i përkasin Divizionit të Kundërvajtjes me 14991, ndërsa të kryera janë gjithsej 16295, të mbetura janë 19340”.

Hashim Thaçi: Gjykata, çështja më e ndjeshme sa të jemi gjallë

0

Thaci-qeveriaKryeministri Hashim Thaçi ka thënë se vendimi për formimin e Gjykatës Speciale për dënimin e krimeve të luftës është vendimi më i vështirë për të gjithë ata që do të votojnë sot në Kuvendin e Kosovës.
Megjithëkëtë, ai ka thënë se duhet të votohet për formimin e Gjykatës.

“Ne duhet ta ruajmë besimin e plot në SHBA dhe BE”, ka thënë Thaçi, teksa ka folur për Gjykatën.

Ai ka thënë se bashkë duhet të kalohet kjo sfidë e madhe për Kosovën.

“Nuk kemi shumë opsione shumë. Kemi vetëm një opsion të bashkëpunojmë me SHBA, BE dhe të formojmë këtë Gjykatë”, ka shtuar ai.

Vetëvendosje kundërshton Gjykatën, propozon rezolutë kundër saj

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se Vetëvendosje do të votojë kundër.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Visar Ymeri, ka thënë se Vetëvendosje ka qenë kundër shmangies nga procedurat parlamentare dhe ka kërkuar debat për sa i përket votimit të Gjykatës Speciale.

Sidoqoftë, Ymeri ka treguar se Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë e cila kundërshton themelimin e Gjykatës Speciale.

LDK kundërshton fondin për të akuzuarit e Tribunalit

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Shefi i Grupit Palamentar të LDK’së, Ismet Beqiri ka kundërshtuar idenë e PDK’ë për të themeluar fondin për të mbrojtur të përndjekurit e Gjykatës Speciale.
Beqiri ka thënë se duhet të votohet vetëm atë që është në rend të ditës.

Pas kësaj, ka reaguar Adem Grabovci. i cili ka thënë se Qeveria duhet të krijojë fond për t’ua mundësuar mbrojtjen e të atyre do të gjykohen në Gjykatën Speciale.

Në këtë debat janë përfshirë edhe Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se s’ka kurrfarë dokumenti për të themeluar Fond.

Por, Kryeministri ka thënë se është i gatshëm projektligji dhe rezoluta e përgatitur nga PDK’ja.

“Asgjë të shkruar s’kemi në këtë drejtim”, ka thënë Jakup Krasniqi.

Merita Halili: Nuk kam kënduar në Beograd

0

merita haliliKëngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, bashkëshortët Merita Halli dhe Raif Hyseni kanë vite që kanë imigruar në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria dhe Kosova. Historia e tyre është një histori suksesi në Shtetet e Bashkuara: ata kanë arritur jo vetëm të punojnë në profesionin e tyre, atë të artistit, por edhe të jenë shumë të sukseshëm.

Merita dhe Raifi kanë një intinerar të ngjeshur, duke dhënë koncerte jo vetëm në qytete kryesore ku jeton diaspora shqiptare, por edhe në festivale folklorike në shtete të ndryshme amerikane, ku janë duartrokitur nga publiku amerikan, edhe pse muzika që ata këndojnë është muzikë shqiptare, pra jo fort e njohur për audiencën amerikane, me këngë në shqip.

Gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, zonja Halili tha se nuk kishte kënduar ndonjëherë në Beograd, duke iu përgjigjur disa komenteve që kanë shkaktuar diskutime në media.

Restaurohet filmi “Tomka dhe shokët e tij”

0

84822Eshtë një film emblematik i kinemasë shqiptare që falë restaurimit dhe rezervimit do të mund ti trashëgohet brezave. Zbulojmë kësisoj imazhet e filmit tanimë të restauruar “Tomka dhe shokët e tij” i cili do të shfaqët premierë në festivalin filmit të Prishtinës mbrëmjen e 26 prillit.

“Do të jetë premiera e parë për të cilën unë ndjej dhimbje dhe do të doja shumë që të ishte Xhanfize Keko, do të doja shumë që të ishte Rexhina Longo e cila na ka bërë kaq shumë deri tani për arkivin dhe për të gjithë ne, jo vetëm për arkivin e filmit.”-u shpreh aktorja Elvira Diamanti.

Është një nismë e vyer kjo e cila bën të mundur shpëtimin e vlerave tona kombëtare çka institucionet publike nuk po e bëjnë siç duhet.

“ Restaurimi jo vetëm dyfishon jetëgjatësinë e një filmi sepse filmat e restauruar quhen që janë prodhuar sot, këtë nënkupton restaurimi dhe rezervimi. Ka ndodhur që filmat duke marrë pjesë në festivale të ndryshme të arkivave, në vente të ndryshme kemi arritur që audienca ndërkombëtare të njihet me kinemanë shqiptare. Kjo nuk është pak.”- theksoi Diamanti.

Pas premierës filmi i restauruar tanimë do të ketë rrugëtimin e tij. “Ka arritur të diskutohet Xhanfize Keko si një figurë emblematike e kinemasë shqiptare. Dhe po ju them se rrallë e gjen edhe ne Holly Wood një figurë të tillë kaq të kompletuar. Në laboratorin e biblotekës së kongresit kanë menduar që dekori i qytetit të beratit është një dekor i bërë dhe nuk e kanë menduar kurrë që ai është një qytet origjinal.”- bëri të ditur Diamanti.

Ndërkaq disa filma të tjerë shqiptarë po kaq emblematikë kanë nevojë urgjente për restaurim për të mos u degraduar pakthyeshmërisht.

Begaj do ta ndihmojë familjen Gegaj, për ndërtimin e shtëpisë së djegur

0

2887Komuna e Malishevës, do të ndihmojë familjen Gegaj nga Lladroci, për meremetimin e shtëpisë, pasi një ditë më parë aksidentalisht, shtëpia e tyre është djegur në tërësi. Pas aksidentit, këtë familje e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për të njohur me pasojat nga zjarri dhe për ti ofruar mbështetjen institucionale, kësaj familje.

Shtëpia e kësaj familje, është djegur rreth orës dy, pas mesnate, ku për fat të mirë, të gjithë anëtarët e kësaj familje, kanë arritur të evakuohen, pa pësuar lëndime. Edhe intervenim i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ka qenë i menjëhershëm, pas marrjes së informacionit për rastin.

Këtë familje, Komuna e Malishevës, fillimisht e ka ndihmuar me gjëra elementare ushqimore, ndërsa në ditët në vijim, brenda mundësive, do ta ndihmoj edhe në riparimin e shtëpisë, në mënyrë që anëtarët e saj, të kthehen të jetojnë në shtëpinë e tyre, sa më shpejt që është e mundur.

Kryetari Begaj, ka shprehur keqardhjen e tij, për djegien e shtëpisë dhe ka premtuar se brenda mundësive, komuna do ta ndihmoj familjen për riparimin e dëmeve nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit, është djegur në tërësi kjo shtëpi, duke përfshirë të gjitha dhomat dhe kulmin, ndërsa vlera e dëmit llogaritet rreth pesë mijë euro./prizrenpress.com/

Asnjë gjykatë s’mund t’i zbehë vlerat e UÇK-së

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka dashur ta ndërlidhë çështjen e themelimit të një tribunali të ri për Serbinë në Hagë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, por ka thënë se asnjë gjykatë në botë nuk mund ta zbehë luftën e drejtë të UÇK-së.
“Lidhur me Gjykatën Speciale ne kemi thënë se kjo është një gjykatë e padrejtë. Unë kam thënë dhe vazhdoj të them se asnjë gjykatë nuk mund t’i zbehë vlerat e UÇK-së e as t’i kontestojë ato. Drejtësia ndërkombëtare çdoherë ka vendosur në favor të luftës së UÇK-së. Në anën tjetër, angazhimet tona, që kategoritë e grave të dhunuara të kenë qasje në drejtësi për pasojat e luftës, është e drejtë njerëzore dhe është mirë që bota dhe Këshilli i Sigurimit me rezolutë ka hapur rrugë që ne të bëjmë një kërkesë për një tribunal të ri për Serbinë, duke u bazuar në Rezolutën/2106, e cila është miratuar në qershor të vitit 2013” është shprehur Tahiri për “Epokën e re”.