15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8593

Kush për, e kush kundër Tribunalit

0

Gjykata-qekiqiPartia Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar se deputetët e saj nesër në Kuvendin e Kosovës do të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale, të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe LDK-ja kurse AAK-ja në parim është shprehur pro kësaj gjykate. Ndërsa, lëvizja Vetëvendosje dhe kryeparlamentari Krasniqi, vazhdojnë të mbajë qëndrim kundër Tribunalit. Kundër themelimit të kësaj gjykate janë shprehur edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ishte vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili tha se kryesia e partisë së tij sot ka marrë qëndrim unanim që nesër të votohet pro formimit të gjykatës së veçantë.

Ndërsa , paralajmërimin e kreut të LDK-së se Grupi parlamentar i LDK-s do ta votojë formimin e Tribunalit, për krimet e supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka konfirmuar edhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Kujtim Shala.

“Do ta votojmë, sepse s’kemi alternativë tjetër si shtet”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Ndryshe, pro vendimit për themelimin e Tribunalit, është edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e mbështet në parim themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës së UÇK-së.

Kundër themelimit të Tribunalit është shprehur hapur Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit, pati theksuar se UÇK-ja nuk e ka asnjë faj se pse sot kërkohet themelimi i një Tribunali për krimet e supozuara të luftës.

Në këtë kontekst, Krasniqi i ka bërë fajtorë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

Kundër Tribunalit janë shprehur edhe ata të cilët lobojnë për të drejtat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Nëpërmjet një kumtese për medias shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shpjeguar se janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës.

Ata kanë thënë se këtë e bëjnë për shumë arsye, ndër të cilat veçojnë:

1. Kjo Gjykatë është politike, andaj nuk ka aspak të bëjë me drejtësinë.
2. Kjo Gjykatë, në cilën do formë që të merret, është kundër Luftës së UÇK-së, e cila edhe në planin botëror është pranuar si luftë çlirimtare. Një luftë vetëmbrojtëse nuk ka mundur të bëjë krime të luftës.

3. Kjo Gjykatë është e padrejtë, sepse merret vetëm me luftën e UÇK-së, gjë që shkelë normat elementare ndërkombëtare, kur një popull që krijon një ushtri vullnetare për t’u mbrojtur, tashti gjykohet për krime lufte.

4. Një Gjykatë e këtillë do të duhej ngritur kaherë për të dënuar krimet e luftës që ka bërë mbi popullin shqiptar, Ushtria dhe policia pushtuese serbe.

5. Kjo Gjykatë, pa marrë parasysh se çfarë emri do të ketë, si dhe kudo që do të themelohet, në Kosovë apo jashtë saj, është edhe kundër luftës për liri të shqiptarëve dhe, po ashtu shkel mbi dinjitetin e popullit shqiptar, kudo që është ai, ngase gjykohet lufta për liri dhe çlirim të tokave të pushtuara.

6. As luftëtarët e lirisë, as populli shqiptar nuk është kundër drejtësisë, as asaj ndërkombëtare, e cila që nga viti 1999 është në Kosovë, por janë kundër gjykatave politike, si kjo, që gjykon vetëm njërën palë, kurse pala pushtuese që ka bërë krime kundër njerëzimit dhe ka bërë gjenocid, deri edhe në shfarosjen e popullit shqiptar, lihet anash, thuajse ata janë viktimat, kurse luftëtarët e UÇK-së, kriminelët. Një padrejtësi e këtillë shkel normat elementare të sovranitetit dhe të lirisë së Kosovës, qoftë edhe kështu si është deri tashti, e cila mëton dhe e ka ideal kombëtar, bashkimin e kombit. /Telegrafi/

Pse nuk duhet të votohet themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK- së në Kuvendin e Kosovës?

0

KMDLNJ-logoKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë që nga 14.12.1989 (data e themelimit) monitoron gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst ka monitoruar përshkallëzimin e dhunës shtetërore të Serbisë sidomos para fillimit të luftës në vitin 1996,97; gjatë kohëzgjatjes së veprimeve luftarake 1998, 1999; dhe pas përfundimit të luftës. KMDLNj ka qenë organizata e parë joqeveritare në hapësirat e ish Jugosllavisë që ka ushtruar denoncim penal kundër udhëheqësve më të lartë të ish Jugosllavisë dhe Serbisë për dhunën dhe krimet në Kosovë. Gjithashtu, KMDLNj ka dorëzuar kallëzim penal dhe materiale dëshmuese në Tribunalin e Hagës para fillimit të luftës si dhe ka bashkëpunuar me këtë Tribunal gjatë tërë kohës duke siguruar prova materiale dhe dëshmitarë. Pas përfundimit të luftës, KMDLNj ka dorëzuar denoncime penale në të gjitha prokuroritë në Kosovë për krimet e bëra nga shteti i Serbisë me prova të bollshme, edhe për kryerësit e mundshëm të këtyre krimeve. KMDLNj ka vazhduar bashkëpunimin edhe pas përfundimit të luftës me Tribunalin e Hagës, hetuesit për krime lufte të policies së UNMIK – ut si dhe hetuesit për krime lufte të Policisë së EULEX – it për raste që ata kanë shprehur interesim. Është e çuditshme se interesimi më i madh i këtyre hetuesve kanë qenë krimet që i kanë kryer shqiptarët kundër serbëve dhe shqiptarëve sesa krimet që janë bërë kundër shqiptarëve e që përbëjnë 97.2% të këtyre krimeve.

KMDLNj, në të gjitha rastet ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që urdhëruan krimet, nuk i penguan, i ndihmuan apo i kryenë ato krime. KMDLNj asnjëherë nuk i ka ndarë apo trajtuar viktimat sipas përkatësisë etnike e as të dyshuarit për krime lufte nuk i konsideron sipas përkatësisë etnike. KMDLNj nuk ka qenë i kënaqur me punën e Tribunalit të Hagës i cili, më shumë e ka luajtur rolin e një mirëmbajtësi të situatës së sigurisë dhe stabilitetit politik duke shpërndarë përgjegjësinë te të gjitha palët e përfshira në luftë.

KMDLNj ka shfaqur pakënaqësi edhe me ndërkombëtarët në Kosovë ( UNMIK dhe EULEX ) që kanë pasur ekskluzivitet dhe pronësi të plotë në hetimin, gjykimin dhe shqiptimin e dënimeve për raste të krimeve të luftës.

Dështimet për dënim të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë kanë qenë të motivuara politikisht duke i bërë lëshime të pakuptueshme dhe jonormale Serbisë gjë që i ka dëmtuar shumë viktimat e luftës, familjet e tyre si dhe është bërë shembull i keq për parandalimin e konflikteve në të ardhmen e që është njëri ndër qëllimet kryesore të gjykatave. Në disa raste, edhe ndaj të dyshuarve shqiptarë janë bërë lëshime të motivuara politikisht.

Tash, deputetët e Kuvendit të Kosovës po detyrohen që me një procedurë të përshpejtuar të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër krimeve të supozuara të UÇK-së që mbështeten në hetimet për Raportin e senatorit dhe ish prokurorit zviceran, Dik Marti.
KMDLNj e kundërshton themelimin e kësaj Gjykate Speciale si nga forma e saj e sidomos për shkak të përmbajtjes.
1. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së është e njënshme, paragjykuese dhe ndanë “drejtësi” në mënyrë selektive vetëm kundër një pale ndërluftuese. Asaj shqiptare. Në praktikat ndërkombëtare nuk mund të gjeni një rast të ngjashëm. As edhe një rast të vetëm.
2. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së ndanë “drejtësi” ekskluzivisht në baza etnike duke hetuar vetëm shqiptarët që është e papranueshme si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë moral. Sidomos në aspektin e të drejtave të njeriut.
3. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së e devalvon skajshmërisht punën e gjykatave ndërkombëtare (Tribunali i Hagës, Gjykatat e udhëhequra nga UNMIK dhe EULEX) ndërsa gjykatat vendore i defaktorizon deri në turpërim.
4. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së është vetëm formalisht pronësi e Kosovës shkaku se të gjitha veprimet kryesore (hetimi, gjykimi, dënimi dhe vuajtja e dënimit) bëhen nga personeli ndërkombëtar dhe në shtetet jashtë Kosovës.
5. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së nuk garanton mbrojtje, siguri dhe konfidencialitet për dëshmitarët e mbrojtur por përkundrazi, për interesa personale politike dhe ekonomike do të prodhojë shumë dëshmitarë jo të besueshëm dhe të rremë. Rasti Agim Zogaj tregon qartë se sa kanë qenë të mbrojtur dëshmitarët e mbrojtur nga ndërkombëtarët.
6. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së ndonëse thirret në përgjegjësi individuale në “dyer të vogla” po e përligj përgjegjësinë kolektive të shqiptarëve duke i hetuar vetëm ata për krime lufte në Kosovë edhe pas përfundimit të luftës gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend të ish Jugosllavisë.
7. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së është e pashembullt në historinë e drejtësisë ndërkombëtare sepse hetuesit, gjyqtarët dhe prokurorët janë ndërkombëtarë e që nuk ka ndodhur në asnjërën nga gjykatat për Krime Lufte në shtetet e ish Jugosllavisë (Kroacisë, B dhe H dhe Serbisë). Në ato shtete nuk mund të gjeni asnjë hetues, prokuror apo gjykatës ndërkombëtar.
8. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së është gjykatë që themelohet, jo për të çuar drejtësinë në vend duke i shpaguar dhe mbrojtur viktimat përmes dënimit të përgjegjësive për krime lufte por për realizimin e projekteve të caktuara politike siq është ridizajnimi i skenës politike në Kosovë.
9. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së po themelohet nën një presion medial dhe diplomatik duke kërcënuar se në rast se nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës atëherë këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Në fakt, edhe Tribuali i Hagës është instrument juridik i Kombeve të Bashkuara siç janë edhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it që kanë punuar dhe punojnë nën mandatin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe,
10. Kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së ndikon në tensionimin e marëdhënieve ndëretnike në Kosovë duke e penguar procesin e Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Pajtim përmes ndarjes së “drejtësisë” selektive, njëetnike dhe vetëm kundër njërës palë (që ka pësuar pakrahasimisht më shumë) në luftën e fundit në Kosovë.
KMDLNj do ta përkrahte fuqishëm dhe do të ndihmonte nëse do të themelohej një Gjykatë Speciale për Krime Lufte për të gjitha krimet e luftës në Kosovë e cila do t’i trajtonte rastet që nuk janë trajtuar nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Gjykatë e cila nuk do të ndante drejtësi selektive, të motivuar politikisht dhe në baza etnike. Gjykatë e cila do të merrte vendime në bazë të fakteve dhe nuk do t’i ndante viktimat sipas përkatësisë etnike e as të dyshuarit nuk do t’i trajtonte në baza politike dhe etnike. Këso i duhet Kosovës dhe këtë Gjykatë nuk do ta kundërshtonte askush në Kosovë! Gjykatë e cila do të merrej me zbardhjen e krimeve edhe pas përfundimit të luftës ku dyshohet se krimi është bërë për shkaqe politike apo etnike.
Nëse po themelohet një gjykatë për raportin e Dik Martit pse mos të themelohen gjykatat për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Gjykatë për Masakrën në Burgun e Dubravës, Masakrën në Meje, Studime, Poklek, Pastasellë, Therandë, Rezallë, për rastin e Ukshin Hotit dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.
Pse mos të formohet një Gjykatë Speciale për rastin e Rudnicës së Novi Pazarit ku viktimat e ekzekutuara shqiptare janë përdorur në vend të betonit dhe armaturës!!!
Dhe krejt në fund. Sipas parimit juridik çdo deklaratë apo vendim nën kushte të dhunës, kërcënimit, shantazhimit apo formave tjera të presionit konsiderohet si e pavlefshme. Edhe Gjykata Speciale kundër UÇK-së po themelohet në rrethana të tilla prandaj edhe do të jetë e pavlefshme. Si e tillë nuk duhet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës aq më parë që po llogaritet si fyese e pashembullt dhe e padrejtë.

Behlul Beqaj: Nëse krijohet një parti anti-Drenicë, ajo do të arrijë të futet në Parlament

0

behlul-beqajAnalisti Behlul Beqaj beson se në zgjedhjet e sivjetshme parlamentare nuk do të votohet për programin politik, por do të jetë një votë pro ose kundër qeverisjes së gjashtë vjetëve të fundit.
Qeverisja aktuale, sipas tij, identifikohet shumë me Drenicën, sikur Gjakova gjatë Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

“Unë i thash edhe një shoqes time në politikë; poqëse sivjet do të krijohej një parti ant-Drenicë, ajo parti do të arrijë të futet në Parlament”, ka thënë Beqaj në emisionin InfoMagazine të Klan Kosovës.

“Është shumë keq që është krijuar ky perceptim”, ka shtuar ai.

Një kafe, një libër dhe të tjera risi në Festivalin e Librit dhe Artit

0

festivaliMinistria e Kulturës ka zgjedhur stendën e vet në Festivalin e Librit dhe Artit, çka do të thotë se përveçse financiarisht e mbështet dhe moralisht këtë aktivitet. Në stendën e saj, MK do të shpallë nismën më të re “Një kafe & një libër”, që ka synim krijimin e hartës së kafeve letrare në kryeqytet. “Krijimi i kësaj harte mbetet një sfidë për ministrinë, por duke parë interesin në rritje të disa bareve në Tiranë që po përpiqen të nxisin të rinjtë drejt librit apo aktiviteteve të kësaj natyre, mendojmë që është koha e duhur për t’iu ofruar partneritet dhe kësisoj për të nxitur këtë prirje të shëndetshme për kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për librin e lexuesin në veçanti. Synimi i vërtetë është nxitja e të rinjve drejt një kohe të lirë aktive e sidomos të angazhuar me kulturën e librit, ku përfshihen promovime autorësh, përkthyesish, botuesish, editorësh, lexime publike me aktorë apo me vetë protagonistët e letërsisë. Kjo do të rriste potencialisht edhe rolin e kafeve të tilla si streha lexuesish dhe shkrimtarësh të rinj premtues, që mund të nxiten, sikundër e ka treguar përvoja europiane dhe botërore e letërsisë, nga një klimë e tillë pozitive ndaj artit dhe letërsisë.”- shkruhet në shpalljen zyrtare të kësaj nisme të Ministrisë së Kulturës.

Për të realizuar këtë nismë, ministria do të shpallë një thirrje për të gjitha ato subjekte që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj ideje dhe që janë të gatshme të japin kontributin e tyre në zgjerimin e një harte të kafeve letrare.

Edicioni i parë i Festivalit të Librit dhe Artit do të çelet nesër në orën 17:00 në

Muzeun Historik Kombëtar. Për katër ditë me radhë deri ditën e diel, qendra e Tiranës do të shndërrohet në një aktivitet me përmasa të mëdha, i cili përfshin dy fusha të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare. I organizuar nga Shoqëria e Librit Shqip, rreth të cilit janë mbledhur Shtëpia Botuese Toena, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Skanderbeg Books, Omsca, Kuteli, Botimet Dudaj dhe Botart, për Festivalin e Librit dhe Artit u përfol që kur Ministria e Kulturës zgjodhi të mbështesë këtë aktivitet dhe jo Panairin e përvitshëm të Librit “Tirana 2014”. Përtej hatërmbetjeve mes organizatorëve të dy aktiviteteve, e rëndësishme është që librit do t’i kushtohen dy aktivitete të rëndësishme në vit; Festivali i Librit dhe Artit, që do të mbahet çdo pranverë dhe Panairi i Librit “Tirana”, që zhvillohet çdo vjeshtë. Në Festivalin e Librit dhe Artit që hap siparin nesër, sipas organizatorëve marrin pjesë më shumë se 45 botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët do të ekspozojnë përpara vizitorëve titujt e rinj të pranverës, por edhe botimet më të mira ndër vite. Aktiviteti i parë që çel këtë edicion është konferenca me temë “Letërsia e angazhuar dhe gruaja”, ku në panelin e diskutimit do të jenë Mirela Kumbaro, Rudina Xhunga, Daria Bignardi, Eda Derhemi, Ardian Vehbiu. Kjo tryezë diskutimi synon të analizojë aksionin dhe ëndrrën ndërtimtare të gruas në letërsi.

Gjatë ditëve të Festivalit, dy sallat e promovimit në Muzeun Kombëtar do të jenë të zëna me pothuaj çdo orë-një promovim ku veçojmë promovimet për; librin “Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare (shekujt XVI-XVIII)”, me autor Prof. dr. Aurel Plasarin; romanin “Bilbao, Nju Jork, Bilbao” të shkrimtarit spanjoll Kirmen Uribe; intervistat “Shkrimtarët e Shekullit” me autore Rudina Xhungën; studimin “Hermetizmi në letërsinë shqipe” me pjesëmarrjen e shkrimtarëve të analizuar: Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Visar Zhiti, Thanas Dino dhe piktori Maks Velo; romanin “Gropas ‘67” me autor Teodor Laço etj. Ndërsa të ftuar specialë sa i takon botës së librave janë dy autorë të huaj: Daria Bignardi, autore e “Akustikë e përkryer” dhe malazezi Andrej Nikolaidis, i cili do të promovojë botimin në shqip të librit “Bir”, fitues i Çmimit për Letërsinë, akorduar nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit këtë vit është bërë dhe Shqipëria.

Edhe Universiteti Europian i Tiranës do të ketë stendën e tij në këtë festival, ku do të promovohen katër botime të rëndësishme që mbajnë logon e botimeve UET Press; libri “Secilit Shqipërinë e tij” 146 profile, me autor, gazetarin Alfred Lela, libri “Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe”, i autores Valbona Nathanaili, “Kurthet e papunësisë”, me autor Kosta Barjaba, si dhe libri “Pesë leksione për konstitucionalizmin” i autorit Spartak Ngjela. Pjesë e aktivitetit janë edhe dy juri, respektivisht për dy çmimet që do të shpallen në Festivalin e Artit dhe Librit; çmimi “Ardian Klosi” për autorin e vitit në publicistikë, i financuar nga rrjeti Traduki dhe Puna më e mirë në artet pamore, për çmimin “Danish Jukniu”. Emrat e jurive do të jenë konfidencialë deri në momentin e dhënies së çmimeve.

paMur, një galeri, një autor

Pjesa e arteve pamore, e pagëzuar me emrin artistik paMur, do të kurohet nga Vladimir Myrtezaj. Tema e arteve pamore është “Një galeri, një autor”. Kjo do të thotë se brenda në hollin qendror të Muzeut Kombëtar do të jetë një bërthamë ku do të prezantohen shtatë punë të 7 galerive të artit, të cilat kanë zgjedhur nga një artist që i përfaqëson. Janë parashikuar gjithashtu disa forma të tjera artistike në aktivitet që do të gjejnë vend brenda hapësirave ku do të zhvillohet ngjarja, si p.sh grupe muzikore të rinjsh liceistë, apo edhe një festival i poezisë./mapo/

Vullnetarët e Këndit Amerikan në Prizren, shënuan Ditën e Tokës

0

kendi amerikanVullnetarët e Këndit Amerikanë në Prizren, kanë shënuar Ditën e Tokës, duke pastruar ambientin në hapësirat publike dhe Lumbardhin.

” Në kuadër të angazhimeve që ka sektori i Këndit Amerikan,kemi organizuar këtë aktivitet ambiental,përmes të cilit synojmë që të japim kontributin tonë në këtë ditë për një mjedis më të pastër duke përçuar një mesazh edhe tek qytetarët që të jenë më të vetëdijesuar për këtë çështje”, tha organizatori i këtij aktiviteti,Besart Osmani.

Pjesë e këtij aktiviteti,ishte edhe mësimdhënësja e gjuhës angleze,Sindi Llang. Ajo tha se ndjehet e lumtur që po merr pjesë pastrimin e këtij qyteti,i cili sipas asaj është tejet atraktiv për vizitorë të shumtë.

Vullnetarët e shumtë që morrën pjesë në këtë aktivitet,thanë se angazhime të këtilla duhet të ndodhin më shpesh,për të pasur një jetë më të shnëdoshë në ambientin që na rrethon.
Angazhimet e këtyre vullnetarëve kanë qenë në pastrimin e “Lumbardhit dhe në vende të ndryshme me hapësira gjelbëruese, e që në Prizren nuk janë në numër të vogël./TV Prizreni/

Ne kurvat e gjimnazit

0

opinion 23Shkruan: Majlinda Bregasi

Po, ne ishim të gjitha kurva, edhe pse shumica ishim të virgjëra. Madje edhe Anila, fqinja dhe shoqja ime e bankës, që ende nuk i kishin ardhur menstruacionet, ishte kurvë.

Dikush e kishte parë tek fliste te cepi i pallatit me Ilirin, të birin e shitëses së bulmetit, në një afërsi jo të pranueshme për vajzat e moshës sonë me djemtë, aq më tepër kur ishin më të rritur, si puna e Ilirit, që sapo e kishte mbaruar gjimnazin e ndihmonte të ëmën në dyqan derisa t’i dilte e drejta e studimit, nëse kjo do të ndodhte vërtetë në gusht.

E drejta e studimit të dhurohej nga Komiteti i Partisë së Rrethit dhe ky ishte nderi me i madh që Partia e Punës po të besonte në atë kohë. Iliri, nëse Partia do ta kishte vlerësuar, do të shkonte në Tiranë, ku do të studionte në Degën që Komiteti kishte menduar se ishte më e përshtatshmja për të. Syrit vigjëlent të Partisë nuk i shpëtonte asgjë, ndaj edhe Iliri kur e pyesnin se për çfarë donte të studionte, përgjigjej prerë, ‘ata e dinë’ dhe shikonte majat e sandaleve nga ku dy gishtat e parë i preknin tokën, si për të protestuar ndaj rripave të ngushtë të plastikës që ndrydhnin këmbët e tij.

Anila ishte pak më shumë e padjallëzuar se ne të tjerat e kjo vërehej sa t’i hidhje sytë mbi gjoks, ku nuk kishte asnjë shenjë përpjekjeje për të nxjerrë kryet.

Atë ditë i kishte kërkuar Ilirit librat e vjetër, të cilat tani me siguri që nuk i duheshin më. Ajo ishte fëmija e parë e pesë fëmijëve të familjes që jetonte një kat poshtë meje. E ëma i punonte si rrobaqepëse, ndërsa i ati ishte në pension invalidi, ishte dëmtuar rëndë në minierë e kishte mbetur gjysmë i paralizuar.

Dukej që atyre fëmijëve iu mungonin shumë më tepër gjëra se ne të tjerëve. Jo që ne kishim sa të na tepronin, përkundrazi, nuk na tepronin kurrë, por ne edhe mund të mernim bukë me vezë të skuqura në eskursione, Anila… ah, Anila, zakonisht merrte bukë të thekur me dy pika vaj përsipër e ca kripë. Ndonjehere edhe ndonjë cope djathe.

Thoshte se kripa të forconte kockat dhe ajo ishte e detyruar të mbante këtë regjim të ashpër për arsye se kishte mbetur më e vogël në trup. Në fakt në shtëpi e quanin Micka, po kështu edhe neve në lagje, por në shkollë Anila këmbëngulte se emri i saj ishte Anila, ndaj unë sa herë më shpëtonte goja e filloja Mi, e përtypja rrokjen shpejt e me siklet dhe e thërrisja Aniii. Kur ajo çelte sytë e kaltër nën ca qerpikë sterrë të zinj, mua më dukej sikur Anila ma kishte falur menjëherë rrokjen e ngrënë, sapo kishte dëgjuar tjetrën, që fillonte lehtë prej qendrës së gojës së hapur maksimalisht pa asnjë tension me tingullin [a], pastaj bëhej e lëngësht në [n] e më në fund mbyllej më një [i] të përparme, të cilën unë e zgjasja me përkëdheli.

Shkurt, Anila atë ditë ishte këmbyer me Ilirin që po i shpinte në dyqanin e së ëmës dy arka me shishe qelqi dhe një kovë plastike mbi to. Ishte përplasur padashje, mu te cepi i pallatit me Anilën mickën, e cila kishte goditur ballin te arkat dhe kishte mbetur si e ngrirë në vend për pak çaste. Kova ishte rrëzuar dhe kishte marrë rrokullimën teposhtë rrugicës së kalldrëmtë. Iliri kishte lëshuar menjëherë dy arkat në tokë dhe ishte munduar të qetësonte Anilën. Ashtu kishin mbetur për pak minuta, thuaj të përqafuar, pastaj ishin ulur mbi arka dhe kishin biseduar. Pasi ishte qetësuar dhe Anilës i kishte pushuar gjaku nga gërvishja e lehtë në ballë, ajo e kishte pyetur Ilirin nëse i kishte ende librat e vitit të tretë dhe, nëse nuk i duheshin, mund t’ia jepte asaj për vitin që vinte.

Iliri ishte menduar pakëz, pastaj i kishte thënë që, edhe nëse nuk i kishte të gjithë librat, do t’i kërkonte nëpër shokë e do t’ia jepte Mickës. Gjithashtu do t’i jepte edhe gjithë shënimet e matematikës e fizikës që kishte mbajtur në gjashtë blloqe nga të mamasë që ia jepnin në punë, për gjatë dy viteve të fundit të shkollës. Anilës do t’i ndihmonin shumë, veçmas për provimet. Gëzimi i saj ishte i papërshkrueshëm, jo vetëm po e kursente familjen nga blerja e librave, por do kishte edhe gjithë ushtrimet e provimeve për dy vitet e ardhshme.

Këtë gëzim, thuaj lumturi të saj e kishte parë nga dritarja Nerimanja, infermierja e lagjes, që nuk i mbyllej goja tërë ditën. Për një javë të tërë Nerimanja e kishte stërholluar lumturinë e Anilës te çdo pacient që e kish mjekuar, aq sa një ditë, te muret e pallatit, sa dolëm me vrap në mëngjes për të shkuar në shkollë, mbetëm pa mend.

Anila kurva. Anila dashnorja e Ilirit. Micka ia jep Ilirit të madh.

Ç’ishte ky tmerr?! Ato shkronja të shtrembra dhe aq të pista, të shkruara me një laps kopjativ të shtrënguar fortë mbi murin e lyer para dy muajsh, që na kishte rënë pastaj bretku duke pastruar gëlqeren për një javë të tërë, ishin aq të pamëshirshme me atë madhësinë e tyre që të kallte datën. Shumë shpejt do dilnin të gjithë nga dyert dhe ja këtu, mu në koridorin përballë shkallëve do të shikonin këto shkronja përbindëshe. Boboo, ç’na gjeti!

Po Anila?! A do ketë shkuar në shkollë? Ajo gjithmonë nisej para meje, se shoqëronte dy motrat në ciklin e ulët. Nuk ma bëri zemra të trokisja te dera e saj. U nisa për shkollë me shpresë se Anila do të ishte nisur para se shkronjat përbindëshe të ishin ngjitur në mur. Vrapova me sa fuqi kisha.

Rrugës i lutesha fatit që të ishte, të paktën këtë herë, ashtu si e mendoja unë. Anila të ishte nisur para shkronjave. Kur të ktheheshim nga shkolla, dikush do t’i kishte fshirë ato përbindëshe që na rëndonin mbi gëlqeren e re. Kur arrita te dera e klasës, vëç e ndieja trupin që nuk m’i duronte më rrobat. Para se të hapja pak përparësen e zezë të shkollës që mamaja e Anilës ma kishte qepur me pulla përpara, hapa derën me shpejtësi.

Banka ime ishte bosh. I dynda sytë drejt fundit të klasës ku ishte një turmë vajzash që qeshnin, por Anila nuk ishte mes tyre. Nga njëra anë u gëzova. Ato vajza m’u dukën si korba të zgërlaqura mu në pikë të mëngjesit. Shikova edhe një herë nëpër korridorin e shkollës. Anila nuk ishte.

Në fakt Anila nuk erdhi atë ditë në shkollë. Mezi prisja ta mbaroja mësimin. Banka pa Mickën më dukej shumë e madhe. Sigurisht ajo kishte lexuar çdo gjë. Pastaj ishte kthyer mbrapa nga turpi. Motrat do të kishin shkuar vetë në shkollë. Asnjë nga ato nuk e kishte emrin Anila. As unë. Në fakt asnjë tjetër në pallat nuk e kishte emrin Anila. Vetëm ajo, Micka. Pastaj për punën me Ilirin më kishte treguar vetë. Ato fjalë të tmerrshme ishin vetëm për atë.

Gjatë orës së matematikës nga mbrapa dëgjova Suzanën që i pëshpëriste Agronit ‘Epo kujt ia merrte mendja që edhe Micka të kishte dashnor?. ‘E vogël e vogël, po sherrin të madh’ ia ktheu ai. U ktheva instiktivisht mbrapa tërë inat. Doja t’jua kapja ato fjalë e t’jua gjuaja kokës. Sa të këqij jeni që flisni këto gjëra? Pse bëni sikur nuk e njihni Anilën? Por nga mbrapa u dëgjua tok-toku i matematikës. Ai e kishte zakon të godiste tavolinën sa herë dikush pëshpëriste e nëse nuk e merrje mesazhin, ai tok-tok të vinte mu mbi krye.

Pushimi i madh ishte edhe më i tmerrshmëm. Anila nuk ishte këtu, por emri i saj ishte në thuaj çdo gojë që nyjëtonte tinguj ligjërimorë të kuptueshëm. Për fatin tim, më të kuptueshëm kurrë s’kishin qenë. Ishte e kotë të provoje të diskutoje. Turma do të të hidhte mu në plehëra sa ora, nëse nuk ia mbaje ritmin. Më mirë të heshtja e të bëja sikur nuk kuptoja asnjë nga ata tinguj që më sëmbonin nga të gjitha anët.

Si mund të fliste kështu edhe Valmira? Atë vetëm para tri javësh disa djem e gjuanin me gurë nga mbrapa kur kthehej nga shkolla. Ti moj, dashnore e Nexhatit, mos bëj sikur nuk kupton, me ty e kemi. Valmiraaaa. E Valmira nuk bënte vetëm sikur nuk kuptonte, por edhe sikur nuk dëgjonte e vetëm fliste më zë të lartë me shoqet e saj, si për ta mbytur zërin e atyre djemve që na prisnin në të dalë të shkollës. Ah sikur edhe tani Valmira të bënte sikur nuk dëgjonte apo sikur nuk kuptonte. Do të ishte një gojë më pak në këtë lajthitje që ka marrë hov nga vetëm ca fjalë të shpifura që dikush i hodhi në erë.

Ç’të ishte kjo marrëzi gojësh që nuk arrinin të gjenin një fre diku? Më tutje ishte Pranvera. E kishin fejuar që në fund të vitit të parë me një djalë që punonte në minierë. Ajo ishte eksperte për çdo histori dashurie që ndodhte në shkollë. Si të them, ajo jepte e sigurt mendimin e saj e madje këshillonte se cilët mund të ishin çiftet e mundshëm në shkollë. Kush me kë ishte më afër. Mjerë, mjerë kush binte në gojën e saj, se pa ta nxjerrë mirë bojën, nuk të lëshonte nga goja. Për çudi, të gjitha i bindeshin fjalëve të saj. Ishte një lloje kryetareje e zgjedhur unanimisht në heshtje.

Pranvera ishte e vetmja që e pranonte që bënte seks. Lum ajo që është e fejuar, tha një ditë Drita. Pse? iu përgjigja unë. Ja moj, bën çfarë të dojë, vishet si të dojë, rri me kë të doje e askush nuk flet keq për të. Shiko ti ç’bluhet nëpër shkollë.
Drita kishte të drejtë. Çdo javë njëra nga ne do ishte protagoniste e serisë së pafundme të vajzave që iu merrte koka erë. E kjo dreq ere dukej të ishte epidemi që sillej e pshtillej e fap e zinte ndonjë përfundi. Unë e kisha kaluar vitin e kalur. Taulanti ishte djali që ma luante zemrën, por nuk guxoja as t’ia përmendja dikujt.

Edhe pse ishte e kotë. Syrit të Pranverës nuk i shpëtonte asgjë. Ajo me imtësi ndiqte çdo shikim të timin e disa herë në ditë më gjente mu te Taulanti. Kjo e lumturonte pa masë, sa një ditë nuk duroi më dhe këtë lumturi ua shpërndau edhe të tjerëve.

Brenda pak orësh, unë isha shpallur e dashura e Taulantit. Edhe pse më vinte mjaft në siklet kjo gjë, hallin s’e kisha aty. Por te ndryshimi i menjëhershëm i sjelljes së Taulantit ndaj meje. Ai filloi mos të më fliste më e të më largohej si ndaj dreqit. Më shtrëngonte aq fort në gjoks kjo punë, edhe pse një zbrazëti të madhe ndjeja aty brenda, por nga ana tjetër m’u kompesua disi, pasi shpejt fjalët për mua u harruan. Në klasën tjetër kishin kapur në flagrancë njërën me punëtorin e mirembajtjes së shkollës. Ah, kjo ishte vërtetë e madhe.

U bë mbledhja e këshillit të shkollës dhe vajzën e përjashtuan njëzëri nga shkolla për sjellje të ulëta. Ndërsa me punëtorin nuk u morën fare. Atë ia dërguan menjëherë Degës së Punëve të Brendshme e që aty iu caktua direkt dita e gjyqit publik. Të gjitha ne do ta dëgjonim me veshë nga megafonat që vareshin në çdo qoshe përpara kinemasë si kishte ndodhur vërtetë historia, si kishte filluar, sa kohë vazhdonin takimet e tyre të fshehta mu përpara hundës sonë e çfarë bënin detajisht.

Kjo e fundit pak m’i skuqte faqet. E ndieja vërtetë atë cipë nxehtësie se si ma merrte fytyrën e pastaj me një shpejtësi të pakontrollueshme zbriste të fshihej drejt gjoksit. Të paktën aty nuk e shihte dot njeri. Nuk dija në e nënçmoja më shumë atë vajzë për turpin e madh që kishte bërë apo e xhelozoja brenda teshave të mia. Kjo do të ishte një tjetër dilemë mes meje e meje për të cilën nuk do të flisja kurrë me askënd. Qyteti im nuk i duronte dilemat. Këtë e dija mirë.

Po Micka, a po luftonte edhe Micka tani me dilemat e saj? Pse e takoi Ilirin? Pse u ul të bisedonte me të? Pse mori guximin t’ia kërkonte librat? Pse dreqin kaloi aty në atë kohë e nuk ndenji të mbaronte ushtrimet e kimisë? Pse ta kishin marrë aq për të keq atë takim aq më tepër kur ajo nuk kishte ndjerë asnjë lloj nxehtësie në atë kohë përveç dhimbjes së përplasjes në ballë?
Nuk pata guxim të trokisja te dera e Mickës kur u ktheva nga shkolla. Nuk e përballoja dot shikimin dëshpërues te babait të saj, nuk e shikoja dot Mickën në fytyrë, me dukej vetja tradhëtare që kisha dëgjuar gjithë ato fjalë jashtë në heshtje të plotë. Atë mbasdite nuk dola gati fare nga dhoma ime.

Për fatin edhe ime ëmë punonte ndërrimi i natës në furrë e askush nuk ma kishte ngenë. Shikoja herë pas here nga ballkoni mos po shihja ndonjë gjë nga dritarja e dhomës së Mickës, por drita qëndronte e fikur dhe dukej sikur askush nuk ishte brenda. Rreth mbrëmjes zbrita shkallët e pallatit dalë nga dalë dhe u afrova te dera e Mickës. Edhe po ta hapte dikush derën do të thosha se kisha ardhur për t’i dhënë detyrat asaj.

Afrova faqen lehtë. Të ecura nëpër koridor dhe zërat e motrave të vogla që grindeshin me vëllain. I ati, me atë zërin e qetë e shumë të lodhur, që i luste për qetësi. Nga Micka asgjë. U ngjita sërish në shtëpinë time. Ndeza radion e shëtisja nëpër stacione sa për të bërë zhurmë. Diku flitej për luftën në Palestinë. Vajta të merrja hartën e ta shikoja mire ku ndodhej e si mund të bëhej gjithë ajo luftë e palodhur brenda të njëtit qytet.

Nga qyteza ime kjo dukej e vështirë për t’u imagjinuar. Ne njiheshim të tërë e ishim aq të thjeshtë sa fjalët shpesh ishin të tepërta për t’u marrë vesh me njeri-tjetrin. Mjaftonin sytë e shpesh edhe falë tyre na zhvishnin përballë të tjerëve. Unë kisha filluar të isha më e kujdesshme me sytë e mi. Kisha mësuar të mos i hidhja kudo. Të paktën pa qenë e sigurt se askush nuk po më shikonte.

Ndërsa kërkoja të kuptoja ndarjen mes Izraelit e Palestinës u dëgjua një e trokitur e fortë në derë. Vrapova me zemër të ngrirë. Pas derës ishte vëllai i vogël i Mickës me sy si të shqyer. ‘Zbrit shpejt, tha babi. Shpejt te ne! Vesha një palë nallane që mbanim jashtë te dera e i zbrita shkallët dy e nga dy. Dera ishte tej për tej e hapur dhe këmbët më shpunë drejt te dera e Anilës. E ëma e mbante në krahë dhe e shkundtte nga të gjitha anët. Anilaaaaa

Ishte pa ndjenja. Shpejt ta çojmë në spital! Ka pirë ilaçet e të atit. Qyqja unë për time bijë! E morëm me një batanije pambuku dhe u nisëm me vrap për në spital. Për fat qyteza ishte shumë e vogël e spitali ndodhej një kilometër afër. Rrugës na u afruan disa burra dhe na e morën Mickën nga duart pa na pyetur fare. Unë ia krisa vrapit të mbërija e para që të lajmëroja për rastin. Një nallane veç më kishte rënë gjatë rrugës, kështu që edhe tjetrën e kisha lëshuar menjëherë në tokë. Zbathur vrapoja më shpejt.

Te dera e spitalit i thashë rojes ‘Urgjent, po vjen një vajzë e helmuar’. Ai ma bëri me shenjë të shkoja pas tij e më shpuri drejt te zyra infermierisë.

‘Urgjent, po vjen një rast me helmin! U tha dy bluzave të bardha që kishin vënë këmbët të ngroheshin te një furnellë e vogël elektrike.

‘Po, është Mi.. Anila, komshija ime, tani do jenë te porta duke e sjellë.’ Shtova unë dhe fjala më mbeti në grykë kur pashë fytyrën e infermieres. Ishte ajo. Nerimanja.

Të nesërmen, gjithë qyteti ishte për vizitë në pallatin tonë, gjithë shkolla, vajzat e klasës, të cilave si gjithmonë u printe Pranvera, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mickës që s’pati kohë të rritej. Mes tyre edhe Nerimanja me rroba sterrë të zeza kokë e këmbë.

Vjen për lexuesit shqiptarë, romani `Bir` i Nicolaidisit

0

romani birLibri fitues i çmimit të Bashkimit Europian për letërsinë për vitin 2011, romani “Bir” i autorit malazez Andrej Nicolaidis, vjen për lexuesin shqiptar përkthyer nga Virgjil Muçi.

Andrej Nikolaidis ka lindur më 1974 në Sarajevë. Më 1992, pas shpërthimit të luftës së Bosnjës, familja e tij zhvendoset në Ulqin të Malit të Zi, vendlindja e të atit, ku vazhdon të jetojë. Shkrimtar, gazetar, aktivist shoqëror i angazhuar diskutimet politike, si dhe çështjet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, Andrej Nikolaidis konsiderohet sot një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të ri malazez. Është autor i katër romaneve ‘Mimesis’ (2003), ‘Bir’ (2006), ‘Ardhja’ (2009) dhe ‘Deri sa të vijë mbretëria’ (2012), si dhe i përmbledhjeve me tregime ‘Pse Mira Furlan’ (1997) dhe ‘Katedralja në Siatëll’ (1999). Librat e tij janë botuar në Kroaci, Bosnje, Angli dhe Gjermani.Andrej Nikolaidis është kolumnist i së përditshmes “Vijesti” dhe i së përjavshmes “Monitor”

Biden letër kryeministrit Thaçi: Miratojeni Gjykatën

0

Joe Biden-USAZv/presidenti amerikan, Joe Biden i ka shkruar letër kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi në të cilën thotë se ndjehet mirë me progresin e Kosovës, sidomos në këtë periudhë të fundit.

Në vazhdim letra e plotë e Biden

“Ndjehem mirë për progresin e Kosovës në këtë periudhë të fundit sidomos lidhur me punën e vazhdueshme me Serbinë, për zbatimin e marrëveshjes së prillit 2013. Vendi juaj ka arritur shumë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. SHBA-të janë krenare që kanë qenë miku dhe partneri i Kosovës në Kohët e vështira dhe ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush.

Në frymën e kësaj miqësie të qëndrueshme, unë po të shkruaj për të theksuar rëndësinë e punës së BE-së, të ekipit të udhëhequr nga Ambasadori Clint Williamson, për të hetuar pretendimet e Raportit të Martit të Këshillit të Evropës të vitit 2010.

“SHBA-të i marrin shumë seriozisht këto pretendime për vepra kriminale. Ne besojmë se është e rëndësishme që atyre t”iu përgjigjeni në mënyrë adekuate me qëllim që të siguroheni që drejtësia të vihet në vend dhe Kosova të vazhdojë të ecë drejt integrimeve evropiane. Ashtu siq jeni në dijeni, BE-ja ka propozuar themelimin e një gjykate e cila do të merret me ndonjë aktakuzë e cila mund të rezultojë nga hetimet e udhëhequra nga BE-ja. Kjo gjykatë do të kërkojë një mori marrëveshjesh speciale dhe masa mbrojtëse, ashtu siq është parashtruar nga BE-ja, duke përfshirë gjykatësit ndërkombëtar, një gjykatë brenda dhe jashtë Kosovës dhe mekanizma tjerë mbrojtës për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme. Ne fuqimisht inkurajojmë Kosovën që të bashkëpunojë plotësisht me BE-në për themelimin dhe vënien në veprim të kësaj gjykate.

Jam i vetëdijshëm se hetimet kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme që për disa është vështirë për tu ballafaquar. Me përkrahjen e Kosovës, hetimet e BE-së dhe gjykata e propozuar mund të ndihmojë për hapjen e një faqe te re, duke i mbajt përgjegjës keqbërësit dhe duke i shfajësuar në sytë e botes ata qe janë të pafajshëm.

Presidenti Obama dhe unë e çmojmë udhëheqjen tuaj në këtë çështje .Ne jemi thellësisht të përkushtuar për suksesin e Kosovës. Ju duhet të jeni të sigurt për përkrahjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe aspiratat Euro-Atlantike.

Thaçi takon edhe Milaim Zekën, por nuk e bind t’i bashkohet

0

milaim zekaPas aderimeve të reja të shoqërisë civile të cilët i janë bashkuar kryeministrit Hashim Thaçi, po sot, burime të Indeksonline mësojnë se kreu i PDK-së ka pas një takim edhe gazetarin e emisionit “Pa Rrotlla” , Milaim Zeka.
Ky i fundit në një prononcim për Indeksonline nuk ka mohuar e as pohuar një takim të tillë.

Zeka ka thënë se, nuk dëshiron të deklarohet për punët e tij private, por që sipas tij, është në kuadër të profesioni për t’u takuar me njerëzit e politikës.
“Që 16 vjet kam pas oferta, por unë nuk hy në parti politike, nuk kam qejf të jem pjesë e këtyre prurjeve, as mendja nuk më shkon”, është shprehur ai.

Gazetari Zeka duke komentuar “transferimet” e reja politike, përgjigja e tij për shoqëria civile ka qenë tejet e vrazhdë, duke i quajtur edhe kriminale.

“Shoqëria që po bashkohen po e dëshmon thënien time. Kam thënë qe nja 12 vjet që shoqëria civile është shumë më kriminale dhe është me e korruptuar se Qeviera dhe opozita” , tha në fund Zeka.

AAK në Rahovec: Ja dështimet e Idriz Vehapit

0

AAK-logo5-24Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Rahovec, e ka vlerësuar të dështuar 100 ditëshin e punës së kryetarit të Komunës, Idriz Vehapit. Sipas AAK-së, Vehapi e ka nisur mbrapshtë dhe me shkelje qeverisjen në Rahovec

“Që në ditët e para të punës ,Vehapi e nisi me shkelje dhe anashkalim të strukturave komunale”, thuhet në vlerësimin e AAK-së.
“Formoi komision për dekorim të qytetit për festat e fundvitit. Në këtë komision vendosi pothuajse tërë kryesinë e degës së PDK-së, duke anashkaluar strukturat legjitime të administratës komunale. Presim të shohim faturën e këtij “shpenzimi” të madh që bënë për dekorim të qytetit. Nëse do të ketë ndonjëherë transparencë”

“Shkeljet dhe ngecjet janë pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës PDK-LDK. Ka punësime pa konkurs të njerëzve të afërt me kryetarin, siç është rasti i punësimit në sh.m. “Xhelal Hajda-Toni” të Neki Sylejmanit, i padiplomuar dhe vëlla i drejtorit aktual të Financave Lulzim Sylejmanit, ka fakte të rritjes pa kriter të numrit të të punësuarve në administratën komunale(ka premtuar se nuk do të ndodhë), qoftë përmes tendencës për shtim të drejtorive (përpjekja për ndryshim-plotësime të statutit të komunës, qoftë duke nëshkruar kontrata mbi vepër. Ironia qëndron, se ai ankohet për borxhe, ndërkohë që shpenzon pa kuptim buxhetin. Rregulli në adminsitatë është prishur nga tollovitë e shumta dhe pritjet e gjata, me një javë e më shumë, të qytetarëve të shumtë që presin shërbime nga komuna. Kështu nuk ka ndodhur në qeverinë e kaluar”.

“Vonesa në formimin e strukturës qeverisëse më shumë se dy muaj, që për pasojë solli mungesë të një qasje më serioze ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe boshllëk në qeverisjen komunale. Ndërsa përbërja e qeverisë komunale, me disa përjashtime, u ndërtua me njerëz të konsumuar dhe me dëshmi për qeverisje të keqe paraprake. Vonesa nuk solli frymë pune, nuk solli ndonjë të re. Ne si AAK nuk do të vonoheshim aspak në emërimin e stafit”.
“Qeverisjen e tij z. Vehapi, e nisi me vajtime e ankesa se gjoja ka trashëguar borxhe të mëdha, që për pasojë sjellin edhe pamundësinë e realizimit të premtimeve të tij. Kjo alibi nuk e amniston atë nga mungesa e një plani të mirëfilltë qeverisës dhe mungesa e platformës qeverisëse. Na kujtohet se sa fort i binte telit për ndryshimet dhe zhvillimet që do të ndodhin në Rahovec, për Rahovecin Evropian”

“Kjo përbërje qeverisëse edhe sot e kësaj dite nuk ka as plan pune, as platformë dhe as një vizion afatshkurtër e afatmesëm”

” Premtimet megalomane të dhëna gjatë fushatës nuk do të mund të realizohen, ndërsa krejt kjo rezulton me një mashtrim të madh publik ndaj zgjedhësve dhe zhgënjim për qytetarët..”
“Fushata e kryetarit aktual të komunës kundër ish kryetarit më të suksesshëm që ka pasur komuna e Rahovecit ndonjëherë Smajl Latifi, po vazhdon ende dhe ajo vetëm sa vjen e intensifikohet në prag të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme”

“Goditja e radhës ishte rikthimi i qarkullimit rrugor në qytet në dy drejtime. Kjo e nxitur dhe e sponsorizuar nga dy-tre biznesmenë të afërt me PDK-në. Ndonëse u improvizua një debat publik, ku kishte vetëm anëtarë dhe simpatizantë të partisë dhe nuk pati njoftim publik për këtë debat me qytetarë. Rikthimi i qarkullimit në dy drejtime, si duket u motivua nga ndjenja e “hakmarrjes” banale të kryetarit Vehapi ndaj Smajl Latifit, duke mos u mjaftuar me ofendimet publike që ia bëri gjatë debateve televizive. Në anën tjetër me këtë veprim është rrezikuar seriozisht të dëmtohet investimi i Komisionit Evropian, si dhe duke rrezikuar bashkëpunimin dhe partneritetin në të ardhmen me këtë donator të rëndësishëm”.

“Në këtë vazhdë, kryetari Vehapi formoi një komision për verifikim të të punësuarve në kohën sa ishte kryetar Smajl Latifi. Ky komision kishte për detyrë të hapë dosjet e punëtorëve dhe të verifikojë mënyrën e punësimit, duke synuar të gjejë ndonjë zbrazëti procedurale për të pastruar administratën nga njerëz që nuk janë të dëgjueshëm dhe që nuk janë kuadër i PDK-së. Komisioni në vete përmban anëtarë që po ashtu janë punësuar në këtë periudhë dhe që kanë pasur ankesa e vërejtje, duke shfaqur kështu hapur konflikt interesi. Në anën tjetër komisioni në fjalë është joligjor, sepse dosjet personale të punëtorëve nuk lejohet të hapen siç dëshiron dhe kur dëshiron dikush. Por, me sa duket ky komision ka hasur në gjëra që kryetari Vehapi dhe vartësit e tij nuk do të dëshironin t’i dinin. Me sa duket dosjet e shërbyesve civil para kohës së Smajl Latifit kanë mangësi të theksuara dhe me elemente kriminale, pasi që shumë punëtorë kanë qenë të pranuar në punë pa konkurs dhe me referenca vetëm të PDK-së. Por të shohim çfarë do të nxjerrë hetimi i inkompetent dhe krejtësisht tendencioz i kryetarit Idriz Vehapi.”

“Verbimi para realitetit pozitiv që është krijuar me investime të shumta në tërë komunën, është dëshmia më e mirë e qasjes joracionale dhe politikës së nxitjes së urrejtjes e mosdurimit ndërmjet njerëzve që mendojnë ndryshe nga kryetari Vehapi dhe partia e tij”.
” Ai vazhdon të mos pranojë se në më pak se tri vite qeverisje të AAK-së me kryetar Smajl Latifin, janë realizuar numër i konsiderueshëm i projekteve në çdo cep të komunës”
10. Shihet qartë se Kryetari aktual Z.Vehapi nuk ka ndonje alternativë të mirfillte qeverisëse si dhe nuk ka nje program rreth qeverisjes, pasi që kaluan 100 ditë dhe në çdo intervistë të tij mirret me “borxhet” e nuk mirret me punë, besoj se nuk duhet lënë në harresë edhe premtimin e kryeministrit Thaçi për 60 milionë eurot për Rahovecin.

” Për këto 100 ditë nuk ka asnjë projekt të ri konkret, madje nuk po vazhdojnë së realizuari as ato që janë me kontratë.në qytetin mbi 15 mijë banorësh, kur dihet se rreth 5200 vota i ka PDK-ja në qytet (nuk po i vazhdon punimet në shumë projekte që janë të kontraktuara), mos të flasim për fshatrat, ku nuk ka ndonjë punë konkrete, përveç në 3-4 projekte që janë vazhdimësi e realizimit të pjesshëm të projekteve të kontraktuara nga qeveria e kaluar. Faktet flasin, se edhe aty ku punohet ka deformim të projekteve dhe ndryshim pozicionesh. (Rahovec- deformim i projektit në Lumin Duhllo, punë ende nuk ka, në Ratkoc-deformim i projektit, heqje e trotuareve etj”

“Ekspozimi i emrave të individëve dëshmon më së miri se kjo qeveri komunale synim parësor ka afirmimin individual, ndërsa qytetari shihet vetëm si votë në shërbim të partisë. Prandaj edhe investimet e pakta aktualisht janë duke u orientuar pikërisht në zonat ku PDK ka marr më së shumti vota”

” Koalicioni aktual qeverisës PDK-LDK, e kuptuan gabimin e rëndë që kishin bërë duke mos e miratuar buxhetin komunal në Kuvend në shtator 2013, me ç’rast i dëmtuan interesat e qytetarëve për 637 mijë euro. Për këtë u kujtuan vetëm pasi e panë se projektet realizohen vetëm me para dhe jo duke i bllokuar proceset pozitive”.

“Kuvendi Komunal i udhëhequr nga një përfitues dhe person i papërgjegjshëm politik, e ka nisur punën me shkelje të rënda ligjore.

“Kuvendi i Komunës formoi Komitetin për Politikë e Financa pa përfillur përfaqësimin gjinor, ndërsa anëtar i këtij Komiteti u zgjodh njeriu që nuk ishte as anëtar i Kuvendit (Labinot Berisha). Për këtë OJQ-të që e monitorojnë punën e Kuvendit bënë vërejtje publike, duke e cilësuar Kuvendin dhe Qeverinë komunale “kampion të shkeljeve ligjore” që në start. Mirëpo, shqetëson fakti se as MAPL nuk reagoi për të kundërshtuar këto shkelje ligjore dhe mosrespektim të kuotës gjinore”

“Tashmë i ndodhur në kurthin që i kanë ngritur më parë bashkëpartiakët e tij dhe të koalicionit të interesave personale e grupore (PDK-LDK), z. Vehapi e ka humbur rrugën në oborr. Me këtë ecuri nuk pritet ndonjë ndryshim pozitiv, duke u marrë me të kaluarën dhe duke mos pasur ide e vizion për të ardhmen, do të ketë ngecje të vazhdueshme në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”.

“Që nga formimi, Qeveria komunale nuk ka mbajtur asnjë mbledhje publike (të hapur) dhe nuk ka raportuar për shpenzimin e parasë publike, ashtu siç e parasheh ligji. Mungon raporti tremujor i shpenzimeve”.

“Kryetari i ka gënjyer publikisht qytetarët se është banor i fshatit Zatriq, ku edhe jeton aktualisht, ndërsa e vërteta është se ai udhëton Prishtinë-Rahovec çdo ditë, madje edhe fundjavës në aktivitete partiake, me veturë zyrtare duke e dëmtuar buxhetin komunal për më së paku 40 euro në ditë, duke udhëtuar më shumë se 130 km ardhje-vajtje. Nëse llogariten shpenzimet javore, mujore e vjetore, atëherë dëmi është i konsiderushëm. Mirëpo, kryetari duhet të kërkojë falje publike për gënjeshtrën publike, pasi që edhe vetë e ka pohuar në një intervistë (Rahovecpress) se jeton në Prishtinë. Presim reflektim të kryetarit në këto çështje dhe shqetësime të ngritura”.

“Nga ajo që shihet del se, në kom,unën e Rahovecit mungojnë ndryshimet pozitive, ka jofunksionalitet në administratën komunale, mungesë transparence, qeveria dhe kryetari Vehapi nuk ka plan qeverisës, ka plogështi të theksuar, joprofesionalizëm, ngecje të mëdha në realizimin e projekteve dhe shkelje të shumta ligjore. Në qeverisjen 100- ditshe nuk u pa se po punohet diçka konkretisht në shërbim dhe në interes të qytetarëve”.

“Dega e AAK-së i bën thirrje kryetarit Vehapi dhe partnerit të koalicionit (LDK) që të merren me çështjet jetike të qytetarëve dhe të mos hakmerren ndaj shërbyesve civil, të intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushje të premtimeve megalomane, si dhe të kujdesen më shumë për mirëqenien e qytetarëve dhe jo të anëtarëve e simpatizantëve të tyre. Nëse vazhdohet me këtë ecuri, atëherë do të kemi degradim fatkeq të qeverisjes komunale, cenim të demokracisë dhe ngecje socio-ekonomike”/PrizrenPress.com/