15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8592

Leonardo DiCaprio në rolin e Steve Jobs

0

dicaprio-jobsLeonardo DiCaprio mund të interpretojë bashkëthemeluesin e “Apple”, Steve Jobs, në një film të ri biografik. Nëse do të arrijë marrëveshjen, aktori 39-vjeçar do të bashkohet sërish me regjisorin Danny Boyle, me të cilin ka punuar për filmin “The Beach” në vitin 2000.

Sipas “The Holywood Reporter”, skenari i filmit të ri biografik mbi Steve Jobs është shkruar nga fituesi i çmimit Oscar, Aaron Sorkin, i cili është bazuar në biografinë e Walter Isaacson.

Filmi i ri mbi Jobs vjen pak kohë pas atij që kishte si protagonist aktorin Ashton Kutcher. “Jobs” u lançua vitin e kaluar dhe ishte një dështim total në “box-office”

Poezia e gjyqtarit Pojanaku pas hekurave të burgut në Drenovë

0

84634_1Një poezi pas hekurave nga burgu nga gjyqtari i akuzuar për korrupsion, Dhimitër Pojanaku.

Nga dhoma e paraburgimit në burgun e Drenovës, gjyqtari që njihet dhe si poet i qytetit të Pogradecit dhe madje nderuar me cmim për vargjet që shkruan, ka hedhur në letër përjetimet e castit.

Poezinë e ka bërë nga dhoma e paraburgimit në burgun e Drenovës dhe më pas ja ka dhënë bashkëshortes të futur në rrobat e tij.

Poezia
Hakmarrje e egër
Shpesh kam dashur ta kyç
botën
me një çelës të madh.

Por bota ngriti grackën
e më mbylli mua me një çelës
sa një dollap.

Prej inatit
çelsin e hodhi në pus
nuk e gjen dot
askush!

Shënim: (18. 04. 2014, orën s’e di, është ende ditë
Drenovë).

Arrestimi
Dhimitër Pojanaku është arrestuar në një prej lokaleve të qytetit të Pogradecit teksa ishte duke marrë një sasi lekësh për mbylljen e një cështjeje civile.

Policia e Korçës sqaroi se ka qenë denoncimi i një qytetareje, ndaj së cilës ishte hapur një padi civile për çështje borxhi. Mësohet se Pojanaku i kishte kërkuar gruas 450 mijë lekë në këmbim të mbylljes së çështjes në fjalë, gjë që është pranuar nga qytetarja, e cila më pas ka vënë në dijeni edhe policinë, çka solli dhe arrestimin e gjyqtarit. Bashkëpunimi i saj me drejtësinë ka sjellë edhe regjistrimin e marrjes së parave nga gjyqtari.

Provë kjo që sipas prokurorisë së Korçës, disponohet me zë dhe figurë. Dhimitër Pojanaku përveçse gjyqtar është edhe poet i njohur në Pogradec, ndërsa pak vite më parë është shpallur edhe “qytetar nderi i këtij qyteti”, por tashmë pas kësaj ngjarje do të përballet me akuzën e “Korrupsionit Pasiv”.

Vetë Pojanaku ka hedhur poshtë akuzat dhe është shprehur se ka marrë paratë e një qeraje dhe jo ryshfet.

Tribunali mund ta hetojë edhe Thaçin

0

Daniel SerwerNëse vërtet janë gjetur fakte inkriminuese, atëherë secili person që është përmendur në raportin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, mund të paditet nga gjykata e re që pritet të krijohet së shpejti.

Kështu ka thënë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, në një intervistë për zërin, i cili shprehet se akuzat e Marty-t janë bërë pa ofruar dëshmi.

“Hetimi nuk përjashton as njërin nga të përmendurit e këtij raporti, edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin”.

PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

0

azzam didaPartia e Drejtësisë, mohon lajmin e publikuar në disa portale se kinse, Azzam Dida, kryetar i deritanishëm i degës së PD-së në Prizren ka aderuar në LDK.

Në komunikatën drejtuar mediave nga Partia e Drejtësisë thuhet se Azzam Dida, ka paraqitur dorëheqjen e tij morale nga posti i kryetarit të PD-së në Prizren dhe të njëjtën ia ka pranuar edhe kryetari Ferid Agani, ndërsa ai vazhdon të japë kontributin e tij nga pozita e anëtarit të kryesisë së PD-së.

Partia e Drejtësisë dhe kryetari i saj, Ferid Agani falënderojnë Didën për punën e tij të palodhshme sa ka qenë në krye të degës së Prizren.

Ndryshe, Partia e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të dielën ka marrë vendim që të organizojë Kuvendin Zgjedhor të Degës në Prizren, gjë për të cilën është pajtuar edhe vet kryetari Dida.

Buzhala: Colic ishte “promovues” i dhunës në Kosovë

0

Berat BuzhalaDeputeti Buzhala thotë se në vitin 1999, Çoliç merrte pjesë në ato koncerte ku promovohej dhuna në Kosovë.
Këngëtari serb, Zdravko Colic, i cili hapi debat të madh në Prishtinë e Tiranë për pjesëmarrjen e tij në një festival në Shqipëri, ishte pjesëmarrës i koncerteve në Beograd të sponzoruara nga regjimi i Millosheviçit.

Kështu vlerësoi Berat Buzhala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, pjesëmarrës në debatin “Çoliç përplas Tiranën me Prishtinën” në emsionin “Opinion”, ku ishin të pranishëm artistë, politikanë e analistë.

“Më 99 u organizua në Beograd koncerti ‘Target’. Në atë koncert kanë marrë pjesë pothuajse e gjithë estrada serbe, edhe Colic. Ai ka qenë pjesëmarrës në koncerte që e kanë promovuar dhunën në Kosovë”, tha Buzhala.

Shënohet Dita Ndërkombëtare e librit

0

Panairi librit-ShkupSot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e librit. Aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me librin dhe lexuesin, do ta përcjellin këtë ditë edhe në Kosovë e në veçanti në Prishtinë, ku ndër të tjerat do të kujtohet poeti, Ali Podrimja, në dimensione të ndryshme.

Ndërkaq, profesori dhe studiuesi i letërsisë në Universitetin e Kozencës, Anton Nikë Berisha, për Radio Kosovën thotë se librin shqip në këtë ditë, e sheh në marrëdhënie të ngushtë me dijen e njerëzve.

Një ditë për librin nuk mjafton. Ai është mjet shumë i rëndësishëm dhe i pandashëm i ekzistencës shpritërore dhe intelektuale të njeriut, pjesë e pandashme e secilit njeri, i cili dëshiron të jetë në rrjedhën e përditshme të dukurive, ta njoh vetveten dhe të tjerët, thotë në Ditën Ndërkombëtare të Librit, studiuesi i letërsisë dhe profesori në Universitetin e Kozencës në Itali, Anton Nikë Berisha!

“Libri në botën tonë nuk e ka atë pozitë dhe qenësinë që duhet ta kishte, jo vetëm brenda një rrethi të ngushtë ose brenda institucioneve, por nuk e ka rëndësinë në rrafsh më të gjerë. Na kanë kapluar mjetet e informimit dhe libri sikur është lënë, pastaj dhe vet institucionet e ndryshme e përkrahin pak librin”.

Një popull, i cili nuk e kupton rëndësinë e librit, nuk i ka punët mirë me vetveten dhe me kulturën, të cilën e zhvillon dhe mbi të cilën e mbështet zhvillimin e tij, thotë për Radio Kosovënm Anton Nikë Berisha. Ai shton se edhe në rrafshin letrar, libri ballafaqohet me shumë vështirësi.

“Ka autorë të cilët i mbajnë dorëshkrimet e tyre sepse nuk kanë mundësi që t’i botojnë. Të gjitha këto flasin në mënyrë të qartë për vetë pozitën e librit dhe vet gjendjen e kulturës tek ne. Nuk mund të flitet për kulturë pa libër dhe nuk mund të thuhet se një popull ka një kulturë nëqoftëse nuk dëshmon dhe përligj një kujdes të madh ndaj vet librit”.

Në anën tjetër, komuna e Prishtinës, i ka kushtuar kujdes Ditës Ndërkombëtare të Librit, e në vecanti kujtimit për poetin, Ali Podrimja.

Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Blerta Zeqiri. “Do ta mbështesim këtë aktivietet përmes bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, të cilët do të dalin në shesh dhe do të ofrojnë regjistrimin në bibliotekë falas, do të shpallë edhe pesë lexues të rregullt të vitit që shkoi. E kemi edhe një aktivietet tjetër që e kemi shumë për zemër, do t’ia kushtojmë poetit Ali Podrimja”.

Dita Botërore e Librit, e ka origjinën në zonën e Katalonjës në Spanjë dhe u shpall si e tillë më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESKO-s.

Zgjedhjet s’duhet të dështojnë

0

ValdeteDaka-zgjedhjetZgjedhjet parlamentare nuk duhet të dështojnë, sepse do të zvogëlonin gjasat për integrim të Kosovës në Bashkimin Europian
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se institucioni të cilin e drejtonnuk e di se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare – shkruan Epoka e re.

Ajo ka thënë ase si datë e mundshme është përmendur 8 qershori.

KQZ, sipas saj, është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që të kërkohet një gjë e tillë.

Ajo iu ka bërë thirrje institucioneve të vendit që KEQZ-së t’i jepen të paktën 40 ditë kohë për t’i organizuar zgjedhjet.

Daka ka thënë se zgjedhjet parlamentare, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen me ligjin aktual, pasi nuk ka kohë për ta implementuar ligjin e ri zgjedhor.

/Epoka e re

Gjykata për UÇK-në votohet pa debat

0

Gjykata-qekiqiJanë marrë të gjitha masat që votimi i Gjykatës Speciale të rezultojë i suksesshëm. Thirrja për votë pro ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë. Në Kosovë, liderët partiakë, përjashtuar Vetëvendosjen, u kanë kërkuar deputetëve të tyre të jenë prezentë në Seancë
Deputetët janë vënë nën presionin e brendshëm e ndërkombëtar për të përmbushur një detyrë të mërkurën paradite: të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale me mandat trajtimin e aktakuzave të mundshme për krimet e luftës që pretendohet se i ka kryer UÇK-ja. Madje atyre do t’u mohohet e drejta për debat, para votimit – shkruan Koha Ditore.

Seanca plenare që do të nisë në orën 10:00, nuk do të zgjasë shumë. Dy pika të rendit të ditës do t’i ketë në agjendë.

E para ka të bëje me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dhe e dyta me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e këtij misioni.

Të dyja projektligjet përmbajnë dispozita për themelimin e Gjykatës që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që dalin nga një hetim i bazuar në raportin e senatorit Dick Marty, në të cilin, midis tjerash, flitet edhe për trafikim organesh të pengjeve të luftës.

Sipas burimit të gazetës, deputetëve, midis të cilëve një numër i madh që kanë qenë pjesë e UÇK-së, nuk do t’u jepet rasti të shprehin pikëpamjet për këtë gjykatë.

/Koha Ditore

Pacolli: Gjykata Speciale nuk është ngjarje e zakonshme

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së dhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se nesër Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë themelimin e një Gjykate Speciale që ngrihet mbi bazën e pretendimeve të një raporti të Këshillit të Evropës dhe gjetjeve të prokurorit amerikan Williamson. Sipas tij, kjo nuk është një ngjarje e zakonshme që ndodh çdo ditë.

“Ajo nuk është produkt i politikës sonë ditore. Për këtë vendim janë investuar nivelet më të larta të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve, pra miqve tanë ndërkombëtarë. Ky vendim me pasojat që do të prodhojë, është një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare. Ky vendim nuk është thjesht ngjarje me rëndësi kosovare, pra brenda kufijve tanë. Si e tillë, kjo ngjarje nuk mund të shihet si ngjarjet e përditshmërisë sonë, së fshatit tonë, të katundit tonë, të komunës sonë”, ka shkruar Pacolli në një tekst autorial të publikuar në Facebook.

Ai thotë se rreth kësaj ngjarjeje, ashtu si dhe shumë të tjerave kur kemi përfshirje ndërkombëtare, në politikën kosovare ka tre qasje kryesore. “Njëra që vazhdon t’i shohë si ngjarje me rëndësi vendore. Kjo është qasje miope. Një qasje tjetër i kundërvihet ndërkombëtarëve, gjegjësisht aleatëve tanë duke përjashtuar çdo veprim apo përfshirje të tyre në jetën tonë politike dhe institucionale. Kjo qasje është irrealiste dhe mosmirënjohëse. AKR-ja ka një qasje tjetër : përfshirëse, pajtuese të interesave tona me ato të miqve tanë ndërkombëtarë”.

“Mjerisht qasja miope, irrealiste, mosmirënjohëse ka dominuar shpesh politikën kosovare në raport me ngjarje që kanë rëndësi ndërkombëtare. Ne kemi parë në mënyrë miope ose irrealiste dhe raportin famëkeq të Dik Martit kur u prezantua në Këshillin e Europës. Përballë atyre që e panë me këtë qasje të ngushtë, ne si AKR, unë personalisht e pamë ndryshe. E pashë si ngjarje me pasoja të rënda ndërkombëtare dhe kërkova reagim të fortë kombëtar. Kërkova tryezë mbarëkombëtare partish të udhëhequr nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tryezë që të formulonte qëndrim unik ndaj akuzave që prekin jo thjesht Kosovën, Shqipërinë, por dhe Perëndimin, aleatët tanë. Kërkova që Shqipëria, shqiptarët të harmonizonin qëndrimin tonë me atë të perëndimit duke ia bërë të qartë unitetin e pozicionit tonë kombëtar. Nuk mora përgjigje. Kërkova prej të përmendurve në raport, drejtues qeveritarë ose jo, që të më jepnin mandat për të ndjekur penalisht në Zvicër për shpifje autorin dhe frymëzuesen e raportit, gjegjësisht Dik Marti dhe Karla Del Ponte. Nuk ma dhanë një prokurë dhe kështu mbeta në nivelin e denoncimeve në mediat ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli thotë se “gjatë 15 vjetëve të lirisë sonë ne nuk jemi marrë seriozisht me dokumentimin ndërkombëtar të krimeve të kryera ndaj nesh, ndaj jetës së 12 mijë qytetarëve të vrarë, dhunimeve të grave, shkatërrimit të xhamive, dhe objekteve tona të kultit, shkatërrimit të shtëpive, dhe ekonomisë sonë, zhdukjes së mijëra qytetarëve”.

“Ne jemi mjaftuar me konferenca vendore, me akademira solemne, me ndeja pa kurrfarë jehone ndërkombëtare. Serbia nuk ka bërë kështu, ajo nuk ka ndenjur duarkryq. Ajo është përpjekur ta rëndojë peshoren e drejtësisë nga ana e kriminelit. Ashtu si në një lojë sportive, nëse ti nuk sulmon atëherë të sulmon tjetri, dhe do të duhet të mbrohesh. Kështu kemi mbërritur në ditën kur Kuvendi do të marrë vendimin për themelimin e kësaj gjykate speciale. Nëse atëherë dhe sot do të mendonim ndërkombëtarisht, do të kishim vizion, me gjasë nuk do arrinim në ditën e sotme”, ka shkruar Pacollii.

Dida konfirmon dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së në Prizren

0

azzam didaAzzam Dida, ka konfirmuar  dorëheqjen nga  kryetar i Partisë së Drejtësisë në Prizren.

Dida, vendimin për dorëheqje thotë ta ketë marrë pasi që në zgjedhjet lokale të nëntorit të viti të kaluar nuk kishte treguar rezultat.

“Kjo dorëheqje është akt moral për mossuksesin e Degës në zgjedhjet lokale të Nëntorit 2013. Objektivi im ka qenë 3000 plus 1,dmth.3001 vota,e kjo nuk u realizua dhe nuk e shoh veten si udhëheqës i një Dege të PD-së e cila nuk i ka realizuar synimet e veta, për rritjen e numrit të votave atje ku vepron”, ka shkruar Dida në letrën e dorëheqjes së tij.

“Mbesë me shpresë se do të punohet edhe më shumë nga pasardhësi i im dhe rezultatet të jenë më të favorshme për PD-në dhe elektoratin”, ka shkruar Dida.

Ai në letrën e tij po ashtu u ka uruar rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare, duke i përshëndetur vëllazërisht.

“Selame vëllazërore”, ka shkruar në fund të letrës së dorëheqjes Dida./express/