Organizohet manifestimi tradicional “Eksodi ’99-marshimi 2014”

eksodi-99Këshilli Kombëtar “Eksodi ’99 – marshimi 2014” ka planifikuar që edhe këtë vit të organizojë aktivitete në përkujtim të eksodit masiv të shqiptarëve, nën dhunën e egër serbe në vitin 1999.

Sipas agjendës parashihet që nisja e kolonës së marshuesve të bëhet nga Mitrovica më 15 prill në orën 9:00, ndërsa do të kalojë nëpër Pejë-Deçan-Gjakovë, ndërsa natën do ta kalojnë në fshatin Xerxë, ku 15 vite më parë të dëbuarit u pritën nga banorët e këtij fshati, duke i strehuar, ushqyer e mjekuar.

Në kuadër të këtij manifestimi tradicional, planifikohet që në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec të shfaqet dokumentari i eksodit. Shfaqja do të jepet në orën 19:00.

Më 16 prill marshuesit kosovar do të nisen në orën 9:00 nga Xërxa, për të arritur në Kukës në orën 10:30, ku do të organizohet manifestimi qendror, “ Të faleminderit Kukës, Shqipëri!”.

Në këtë manifestim është paralajmëruar të marrin pjesë personalitet më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Kukës do të ketë aktivitete të shumta përkujtimore e kulturore, me qëllim të përkujtimit të tragjedisë së madhe shqiptare të viteve 1998/99./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit