17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8611

Kalendari i përbashkët kulturor bashkon dramaturgët shqiptarë

0

1680Sot në Tiranë, Takimi Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe me pjesëmarrjen e dramaturgëve, regjisorëve dhe kritikëve të artit skenik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, i cili u nënshkrua më 13 shkurt 2014 mes Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në datat 15 dhe 16 Prill, 2014 Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizon “Takimin Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe”, me pjesëmarrjen e dramaturgëve, regjisorëve dhe kritikëve të artit skenik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Në qendër të takimit do të jetë diskutimi mbi dramaturgjinë shqipe dhe problemet me të cilat ndeshen autorët. Dilemat dhe problemet që janë evidentuar në shkrimin e veprave teatrore nga autorët shqiptarë; ka dramaturgji të mirë shqipe, apo dramat shqipe nuk vlerësohen ashtu si e meritojnë? Takimi do të përqëndrohet në disa tema të rëndësishme si: Dramaturgjia shqipe dhe temat e rëndësishme të historisë dhe të aktualitetit, Teknika e shkrimit dhe dega e dramaturgjisë, Teatri dhe drama shqipe, Projekt ide “Laboratori i Dramës Shqipe”, Dramaturgjia shqipe dhe shoqëria, Kritika dhe Drama Shqipe. Takimi do të nisë ditën e martë, 15 Prill ora 16:30- 21:00 dhe ditën e mërkurë 16 Prill ora 9:00-13:00./KultPlus.com

Udhëtim në dëshirat e ndaluara; gratë, tabutë dhe pushteti

0

Gosti-genjeshtrash-682x1024(Përsiatje mbi romanin e Amin Zaoui-së, përkthyer nga Kumbaro)

Amin Zaoui (1956, Algjeri), shkrimtar që shkruan në dy gjuhë – arabisht dhe frëngjisht – është autor i pesë romaneve të përkthyera në shtatëmbëdhjetë gjuhë e të botuara në dhjetëra vende. Cilësohet si një ndër të parët shkrimtarë algjerianë që nëpërmjet veprës së tij letrare i konsideroi të vjetruara e jo më të pakapërcyeshme tabutë. “Shkruaj që të çlirohem”, thotë romancieri algjerian teksa shpjegon prirjen e vet letrare. Në librat e tij, ai qëmton veten dhe të tjerët, dobësitë e individit dhe mospërmbajtjen kolektive në një shoqëri që, në emër të Zotit, lëviz përmes despotizmit. Ndikimi i përvojës jetësore të vetë autorit, si dhe shqetësimi për fatin e burrave e grave algjeriane zënë një vend të rëndësishëm te të gjitha veprat e tij, ndër të cilat edhe “Gosti gënjeshtrash”, përkthyer në shqip nga Mirela Kumbaro (DITURIA, 2008). I gjithë ky roman shpaloset përpara nesh nën zërin e Kusailës, apo Nemsit, që në arabisht do të thotë urith. Ai u rrit në një familje besimtarësh të thekur, në një shtëpi të madhe “mbushur me intriga, xhelozi dhe tradhti bashkëshortore”, në një fshat të zhytur në mjerim dhe hipokrizi, në katundin pa shpirt, ku burrat ishin dhënë pas kurvërisë, ndërsa gratë pas tradhtisë bashkëshortore.

Kështu pra, çfarë i mbetej të bënte djaloshit? “Unë nxora fyerje të pamenduara, të vërteta, të fëlliqura të jetës sime, apo gjëra të cilat i kam dëgjuar nga gojët e atyre që më detyruan të jem zot i frikës dhe i mirë. E dua të vërtetën e gënjeshtrave. Dhe vetëm Allahu e di të vërtetën, të vërtetën e madhe. Betohem që këto gënjeshtra janë të vërteta.” Por sikurse shprehej nëna e vet: “Parfumi i dashurisë dhe era e krimit nuk fshihen dot”. Një vorbull personazhesh, që s’bëjnë gjë tjetër veçse provojnë të kapin “mollën e ndaluar”. Tradhti që pasojnë njëra-tjetrën, marrëdhënie që edhe atëherë kur mendon se janë të sinqerta, kupton se janë thjesht farsa, tradhti, shtirje, mashtrim, hipokrizi… Nëna e Nemsit përjeton një dashuri të ndarë mes babait të familjes dhe xhaxhanë. I ati do tezen e Nemsit, dhe ky i fundit është marrosur pas saj. Burri i tezes dashuron motrën e Nemsit. E kështu, rivalitetet dhe armiqësitë mes këtyre personazheve nuk janë më pak intensive.

Nemsi vjen për të urryer çifutët dhe roumis (myslimanët quajnë kështu të krishterët, ose më mirë europianët, librat e të cilëve megjithatë ai i adhuron), dhe për të përfaqësuar urrejtjen politike që qëndron pas grushtit të shtetit që përmbysi presidentin e parë të Algjerisë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Si një djalë i vogël Nemsi ha me dorën e majtë, çka për një mysliman konsiderohet e fëlliqur, shenjë turpi, mallkim hyjnor. Por ndryshe nga një djalë i vogël, në jetën e tij ka shumë femra. Një dëshirë e ethshme jo për vajza të reja, por për gra: “Kam mësuar të urrej ushtarët dhe të dua të bëj dashuri me gra, me gra shumë më të mëdha se unë.” Ai kallëzon si i hapen sytë, mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura.

Në një botë të mbyllur, ku dëshira shtyhet. Në Algjerinë e viteve ’60, ai kalon nga krahët e tezes në shalët e gruas së mësuesit, nga vejusha e përvëluar te gjinjtë e murgeshës… Në një klimë puçesh ushtarake dhe intrigash politike, ai vazhdon mes vrullit kaotik të dëshirës, vetëkënaqësisë, grave dhe seksit, duke u përpjekur më kot të asgjësojë unin e vet seksual… Dëshiron gratë, por di të dojë fort librat dhe gjuhët. Heroit të ri të romanit, librat i falin po aq emocione sa seksualiteti – një seksualitet i parakohshëm dhe i veçantë. Jo pa qëllim, Zaoui vendos paralelisht në duart e djaloshit sa Kuranin, aq edhe veprën që ky e do aq shumë e që e lexon e rilexon pa reshtur – Zonjën Bovari, romanin e madh realist, ku incidentet janë të mirëpeshuara, ku çdo detaj ka një qëllim. Vendi dhe koha këtu janë elastike; dhe kjo imagjinatë energjike, shkrirë me tërbimin dhe seksualitetin janë pothuajse gjithçka pas të cilave duhet të kapemi.

Amin Zaoui e trajton temën e obsesionit me gratë në moshë në një mënyrë delikate dhe shqetësuese. Një varg skenash të shkurtra të kombinuara me vëzhgimet koncize realizojnë jo në pak raste një koherencë të brendshme, dhe kjo falë bashkëveprimit simbolik të karakterit me kontekstin. Realja dhe trillimi gërshetohen më së miri. Rrëfimi hidhet para e pas në kohë dhe e gjitha kjo me qëllim që lexuesi të mos e kuptojë kurrë vërtet se kur dhe ku ndodhet. Zaoui të udhëheq drejt një shtegu duke të vërtitur më parë nëpër secilën faqe. Emrat e karaktereve përzihen me kohën dhe vendet. “Isha unë 12 apo 14 në atë kohë? A ishte emri i saj Suha apo Duzha/Karina ose Kahina?” Nën premisën se një gënjeshtar është një lloj gjeniu, diku mes një të çmenduri dhe një profeti, dhe se të gjitha gratë duan të dëgjojnë gënjeshtra, ne hyjmë më thellë në botën e tij gjysmë të vërtetë dhe shthurjes fetare.

Një libër që thyhen çdo tabu dhe çdo konventë shoqërore, të ngritura në Perëndim për t’u besuar. Ngjarje dhe lëvizje të mëdha në Algjerinë e viteve ’60-’70, të cilat përpunohen me finesë e mjeshtëri prej autorit, për të na njohur pa dyshim me to, por ama për të mos rënë në kornizim historik (për këtë fare mirë mund të ndihmonte një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të fundit politike algjeriane). Në rend të ditës qëndrojnë gratë e rrudhura, fishkur prej moshës dhe kohës, në shtretër kërcëllitës dhe dyshekë kashte në stallat e lagështa kundërmuese të bagëtive. Klasifikimi i Zaouit si pjesëtar i “brezit të viteve 1970” nuk ka vlerë tjetër veç asaj kronologjike. Shkrimtarët e shprehjes arabe në Algjeri rrallë kanë përbërë një brez apo një shkollë më vete.

Ata kanë ndjekur shtigje të veçanta, që nga shfaqja e letërsisë arabe e deri me shpalljen e pavarësisë, në varësi kjo të bindjes së tyre politike apo prirjes për të eksperimentuar me stilin dhe gjuhën. Romanet e Zaouisë i karakterizon një stil letrar i thjeshtë e i rrjedhshëm, pasqyrë e realitetit dhe përvojës algjeriane, e në të njëjtën kohë i lirë nga dogmat e qarta politike. Gjuha e tij është laike, e kohës, individuale, larg dogmës së ngurtë klasike që kundërmon era fe e besim. Një rrëfim tronditës, por mjaft shprehës e tërheqës në kuptimin e plotë të fjalës, i cili të mbërthen e të merr me vete në një udhëtim befasues e të jashtëzakonshëm./Jeta Shyle, Mapo/

Berisha: Muja nuk e kërcënoi Hajdarin

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, vlerëson se kryetari Ramadan Muja nuk e ka kërcënuar asambleistin e BD-së, Osman Hajdarin.
Ai thotë se Muja ka dashur vetëm t’ia tërheq vërejtjen Hajdarit, që të mos përdorë gjuhë ofenduese. “Hajdari qëllimisht ka dashur ta ngacmojë kryetarin Muja”.

Asambleisti i BD-së, Osman Hajdari, dje ka paditur për kërcënim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Mujën. Ai vlerëson se fjalori që ka përdorë Muja në seancën e Asamblesë, ka qenë kërcënues.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ndërkaq mendon ndryshe nga Hajdari. “Kryetari ka dashur vetëm t’i tërheq vërejtjen që Hajdari të tërhiqet nga fjalori ofendues”/PrizrenPress.com/

 

Modeli gjerman i arsimit është shumë i vlefshëm për shkollën shqiptare

0

Nxhenesit ne klaseArsimi është një prej fushave ku Shqipëria merr mbështetje nga Gjermania, kryesisht në fuqizimin e arsimimit profesional dhe mësimit të gjuhës gjjermane. Në njërin prej gjimnazeve më të mira të Tiranës, “Sami Frashëri”, prej afër 5 viteve është duke u aplikuar projekti i mësimit dy-gjuhësh, shqip dhe gjermanisht, si pjesë e iniciativës së ministrit të Jashtëm gjerman, Frank -Walter Steinmeier, që nga koha e mandatit të tij të parë në këtë post. “Iniciativa Steinmeier” ka si kredo ndërtimin dhe fuqizimin e “Shkollave – partnere të së ardhmes”, duke synuar krijimin e një rrjeti mbarëbotëror prej të paktën 1 mijë shkollash partnere me objektivin e konsolidimit të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, ndërtimin e lidhjeve vitale me Gjermaninë dhe shkollat, nxitjen e shkëmbimit të hapur të ideve dhe bashkëpunimit mes mësuesve e nxënësve.

Rreth 150 nxënës që studiojnë në tre vitet e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, i kanë mundësitë që jo vetëm të mësojnë cilësisht gjermanishten, por dhe të ndjekin bursa në afate të ndryshme në Gjermani, apo të zhvillojnë vizita duke pasur kontakte me moshatarët gjermanë.

“Pas tre javësh, këto dimensione të partneritetit do të plotësohen edhe nga një i katërt: nxënëse dhe nxënës gjermanë, të cilët ne do t’i presim si miq të shkëmbimit të nxënësve që kemi me gjimnazin Albeck në Baden-Württemberg, do të bashkëpunojnë në kuadër të këtij partneriteti në një projekt në sektorin e turizmit agrar. Sot ekziston një sektor dygjuhësh, tashmë i ngritur dhe që funksionon mirë, në të cilin nxënësit mund të përvetësojnë jo vetëm diplomën e gjuhës gjermane në nivelin C I, por edhe akses direkt në universitetet dhe shkollat e larta gjermane, nëse përfundojnë me sukses maturën shtetërore“, shprehet shefi i Departmanetit dygjuhësh pranë gjimnazit “Sami Frashëri”, Herbert Mühlfeit.
Vijnë nxënës të familjarizuar me programimin mësimor

Etleva Hysenaj është mësuese e gjuhës angleze, por djalin e saj vendosi që para tre viteve që ta regjistrojë në Departamentin dy-gjuhësh tek “Sami Frashëri”. Ajo kujton se ky ka qenë një vendim i vështirë në famljen e saj, por tani që djali është maturant është shumë e kënaqur për zgjedhjen e bërë. “Pritmëria si prindër është maksimale, sepse falë mësuesve shqiptarë dhe gjermanë ecuria e djalit është shumë cilësore. Mbi të gjitha jam kënaqur nga atmosfera e disiplinës për studimin dhe punën, që do ti shërbejnë në ecurinë e mëtejshme”.

Për nivelin cilësor të klasave në Departament investimi fillon që nga rekrutimi i nxënësve në klasën e 10. Treguesit kryesorë për nxënësit që vijnë nga sistemi 9 vjeçar janë njohuritë në matematikë dhe kalimi me note të lartë të testit të gjermanishtes. Për këtë është ndërtuar dhe një lloj network-u për burimin e nxënësve që pranohen, pasi ata në rreth 90 përqind janë nga tre shkolla 9 vjeçare të kryeqytetit, nga “Fan Noli”, “De Rada” dhe “Avni Rustemi”, ku aplikohet mësimi i bazave të gjermanishtes dhe kurikula është e sinkronizuar me atë të Departamentit dy-gjuhësh. Kjo është garancia se kontigjenti i nxënësve është i familjarizuar me programin që do të ndjekë në tre vitet e shkollës së mesme.

Gjuha e huaj si avantazh në kuadër të lëvizjes së lirë

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann, duke vizituar mjediset e Departamentit dy-gjuhësh së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, shprehet për vijimin e mbështetjes së Gjermanisë për projekte të tilla. Sipas ambasadorit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë “mësimi i gjuhëve të huaja është me shume rëndësi. Sot rreth 100 milionë njerëz në Gjermani, Zvicër dhe Austri e kanë gjermanishten si gjuhën e parë, ndërkohë që dhe shumë të tjerë në Europë dhe pjesë të tjera të globit e njohin si gjuhë të dytë, ose kanë njohuri në nivele të ndryshme. Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën një avantazh ekonomik dhe kulturor në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Këtu në Shqipëri ka një sërë institucionesh e organizatash gjermane, por dhe kompani e firma, që janë një ofertë për punësim dhe ku njohja e gjermanishtes është favorizuese”

Ambasadori Hoffmann dhe ministrja e Arsimit Nikolla

Ambasadori Hoffmann, që siç pranon vetë është “i rrethuar” nga mësuesit në familjen e tij, me prindërit dhe bashkëshorten në këtë profesion, shpreh emocion për atmosferën e diskutimit në Departmentin dy–gjyhësh, ku janë sëbashku nxenës, mësues dhe prindër. Ai e vlerëson mjaft pozitivisht ecurinë e projektit me besimin se nxënësit do të vijojnë me rezultate të mira dhe në studimet e larta e kualifikimet e ndryshme akademike.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka nxjerrë në pah rolin e Departmanetit dy-gjuhësh, si një pikë referimi për modernizmin e shkollës shqiptare. “Projekte të tilla ne do të synojmë që ti përhapim dhe në shkolla të tjera, jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe të tjera, për të shtrirë sa më shumë filozofinë e të nxënit me metoda bashkëkohore. Modeli gjerman i arsimit është shumë i vlefshëm në këtë drejtim.”

Perg. Arben Muka

Tahiri: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se qeveria e re e Serbisë duhet ta ndryshojë qasjen joevropiane që ka ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj Kosovës. Ajo ka treguar se deri më tani të gjitha partitë politike në Serbi kanë pasur qasje të njëjtë ndaj Kosovës dhe nuk pret ndonjë ndryshim të qasjes as nga qeveria e re.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tahiri ka vlerësuar se ndërrimi i kësaj qasje është në interesin e vet Serbisë. Tahiri, e cila gjatë dialogut në Bruksel ka pasur rastin të dialogojë edhe me Ivica Daçiqin dhe Aleksandër Vuçiqin, thotë se për nga mendësia politike deri tash ata nuk janë dalluar, kanë qenë të njëjtë në kuptimin e nacionalizmit. Sipas saj, fitorja e thellë në zgjedhje e kryeministrit të ri serb, Aleksander Vuçiq, mund të sjellë një proces më efektiv në aspektin e vendimmarrjes.

“Ndryshimet që janë bërë me zgjedhjet në Serbi sigurisht se do të kenë edhe rezultate të tjera për kryeministrin, duke marrë parasysh partinë që i ka fituar këto zgjedhje. Sa i përket rrjedhës së dialogut, një ndryshim do të jetë, sepse kryeministri i ri i shtetit fqinje, Serbisë, do të jetë një njëri i votuar për dallim prej Daçiqit, i cili ka qenë nga një parti minoritare në qeveri dhe shpesh nuk ka mundur të marrë vendime dhe është dashur ta ftojë zëvendëskryeministrin e votuar për të marrë vendime. Pra, në kuptimin e vendimmarrjes mund të shohim një proces më efektiv”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se një ndryshim që kjo qeveri duhet të sjellë është që Serbia më në fund të ketë sjellje evropiane edhe ndaj shteteve fqinje, përfshirë Kosovën.

Tahiri ka thënë se është në interesin e Serbisë që sa më shpejt ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo është prej kushteve kryesore që Serbia të ketë një rrugë sa më të qartë evropiane”, ka thënë Tahiri. Ajo ka thënë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë dhe ato të Bashkimit Evropian në vjeshtë do të ndikojnë të mos ketë tema të reja në dialog gjatë kësaj periudhe.

Rikthimi i garës së liderëve politik për Prizrenin

0

qaza 2Shkruan: Qazim THAÇI

Prizreni, jo vetëm në kohën të para fushatës,por të thuash gjatë tërë vitit ka një rol dhe rëndësi tjetër. Kjo ndoshta për shkak të arkitekturës ose vetëm për faktin e gjendjes gjeografike. Por , këtë qytet e përshkojnë situata krejt tjera, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Të gjithë liderët politik, duke filluar nga ai i PDK-së Hashim Thaçi, LDK-së Isa Mustafa, AAK-së Ramush Haradinaj, AKR-së, Behegjet Pacolli, dhe ai Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i përkasin qyteteve të tjera të Kosovës.I vetëmi prej tyre nga ky qytet është kryetari i BD-së, Zafir Berisha.

Në fushatat zgjedhore, këta liderë politikë, aq shumë i përkushtohen qytetit të Lumëbardhit, Besëlidhjes, duke emërtuar me emra të ndryshëm, madje edhe Jerusalem.

Tashmë është publike dhe e konfirmuar sëpaku tani e 15 vjet,se Prizreni është barometri më i mirë politik për Kosovën e vogël, të shumë partive e të shumë problemeve në vend.

Vikendeve të kaluara të gjithë liderët politik qëndëruan në Prizren.Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj, Ferit Agani,kanë shpeshtuar vizitat e tyre në këtë qytet.

Por, pse të gjithë këta liderë politik iu kanë rikthyer Prizrenit?

Që shtatë vite Prizrenin e ka fituar PDK-ja, si në zgjedhjet lokale, po edhe ato qendërore. Në dukjen e parë duket se ka diskrepancë organizative në degën e PDK-së, sepse shpesh dalin emra për kryetar pa konfirmime zyrtare, andaj kjo lë përshtypjen se ka zëra ndryshe. Mirëpo, siç duket tashmë edhe publikisht dihet se Hashim Thaçi, Prizrenin e ka nën përkushtimin edhe personal. Ai këtë e dëshmon jo vetëm nëpër fushata, por edhe në intervista jopolitike, dukë potencuar se ‘Prizrenin e donë për të jetuar, e do për shkak të diverzitetit që ka’ . Ai, këtë e ka dëshmuar, pasi që ka arritur t’i fitojë tri palë zgjedhje me kandidatin Ramadan Muja.

Prizreni nuk është më pak i rëndësishëm edhe për subjektet tjera politike. LDK-ja nuk ka pasur forcë t’ia kalojë, deri më tani dhe të ia marrë primatin “ mbretit të jugut të Kosovës, në kuadër të LDK së Eqrem Kryeziut.
Të tjerët nuk kanë arritur ta kenë forcën e madhe politike , por nuk i kanë më të vogla synimet se Thaçi. Kjo u dëshmua para një jave në promovimin Nisma, kur Fatmir Limaj, nguli këmbë, duke thënë se ” në Prizren do të fitojmë , sepse nga këtu e kam nënën dhe këtu kam mësuar të ecë e të flasë”.

Dega e LDK-së deri më tash ka pasur vetëm një adresë,i cili ishte Eqrem Kryeziu.Por , për herë të parë që nga themelimi i kësaj dege më 1989, iu deshtë Kryeziut të mos mbetet në krye të kësaj dege, duke bërë një Këshill Koordinues. Kjo në fakt tashmë publikisht shihet se po rrënon “Mbretërinë” që është menduar që e kishte LDK-ja.Andaj sadoqë ata patën fillimisht ndarësi, e pastaj një lloj përbashkimi, kjo nuk jep garanci për parti të fortë. Sado që tashmë synimet e LDK-së janë për të fituar…..

Vetë fakti se Prizreni gjeografikisht është në Dukagjin, nuk është pa pretendime edhe Ramush Haradinaj. Ai tashme duke parë se brenda AAK-së nuk gjendet sfidues të fuqishëm për të parin e Komunë, kësaj radhe ndërroi taktikën. Lulzim Kabashin një sfidantë politik e morri nga LDD-ja dhe e inauguroi të parinë e Degës së AAK-së në Prizren. Në mos më shumë pretendimet tashmë i ka më të mëdha.

Ndërkaq, aktualisht ende nuk e ka pozicionuar përcaktimin VV-ja, ngase atje brenda Degës thuhet se ka ende mos-definime konkrete. Caktimi i Jeton Jakxhiut, në postin e koordinatorit, thuaja se këtë subjekte politik e rikthen brenda qytetarëve…Pavarësisht kësaj, mbetet të konfirmohen edhe zyrtarisht emërtimet e reja në këtë subjekt politik.

Kryetari i BD-së në Prizren, Zafir Berisha, në zgjedhjet e fundit lokale, morri vota më shumë se sa kanë pritur edhe partitë e mëdh, por edhe ata pak analistë të këtij qyteti. Kurse analistët nga Prishtina , hiq Shkëlzen Maliqin që është i lindur në këtë qytet, të tjerët e huqin gjithmonë analizën për Prizrenin. Ky qytet është barometër i çuditshëm.

Por, zgjedhjet qendrore, Zafir Berishën e frikësojnë ngase, me votat që i ka edhe kështu nuk i garantojnë votat të mjaftueshme për deputet, sepse deputetit i duhen mbi 10 mije vota , ato të cilat me gjithë potencialin që ka Berisha e druajnë siç duket. “Andaj ka një heshtje të zërit të BD –së,”,pohon z. Fusha

Sa herë vije koha e fushatave, qyteti i Prizrenit, fillon të merrë edhe sinonime të ndryshme si qytet i Besëlidhjes, traditës, diverzitetit kombëtar e gjuhësor, deri në Jerusalem. Por, kontesti i emërtimin Jerusalem për partitë e mëdha p.sh për Hashim Thaçin është fakt se po u fitua Prizreni, fitohet Kosova, këtë e kanë dhe LDK, AAK , AKR , PD e subjekte tjera që garojnë për zgjedhje, e jo rrallë duket se luftojnë për Prizrenin. Ngase qytetet rajonale janë edhe Gjilani, Ferizaji, Peja e Gjakova, por Prizreni të gjithë thonë “ Prizreni është Prizren…..”

Por, deri më tani Prizreni nuk ka pasur përfaqësim të denjë në nivel qendror. Ky paralajmërim shpresohet se kësaj radhe tek; PDK, LDK, AAK,AKR, NISMA, BD dhe subjektet e tjera politike, do të jetë një sinjal për të analizuar më mirë se kush duhet të përfaqësojë Prizrenin në garën e zgjedhjeve qendrore.

(Autori është kryeredaktor në RTV “Besa” dhe korrespodent nga Prizreni i gazetës “Kosova Sot”)

Nis procedura e themelimit të Gjykatës Speciale

0

Atifete jahjagaKa marrë start procedura për themelimin e një gjykate speciale me përbërje ndërkombëtare, e cila do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Autoritetet e Kosovës i kanë kërkuar Brukselit zyrtar ndihmë për këtë.

Është presidentja Atifete Jahjaga ajo që ka adresuar për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian kërkesën për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe për krijimin e gjykatës. Në vija të trasha, kreu i shtetit e ka përshkruar se si do të duket ky mekanizëm i drejtësisë.

Në Presidencë, të hënën, ia kanë konfirmuar “Kohës Ditore” nisjen e letrës adresuar baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigur

Themelet teorike të korrektësisë politike

0

Ali HerticaMr.Ali Hertica

Është e qartë se supozimet në lidhje me ndikimin e aspekteve gjuhësore të korrektësisë politike në marrëdhëniet në mes të grupeve bazuar në supozimin se ekziston një lidhje midis gjuhës nga njëra anë dhe të menduarit si dhe sjelljen e njerëzve në anën tjetër.

Mbi unikalitetin e kësaj marrëdhënie, megjithatë, nuk ka konsensus në literaturë. Montgomery (1995: 224) dallon këtu dy vizione: universale dhe relative. Mbështetësit e vizionit universaliste supozon se gjuha nuk ka efekt në mendjen. Të gjithë ata njerëz janë një sistem i përgjithshëm i koncepteve themelore të cilat e bëjnë atë sistem konceptuale më të përpunuar të të menduarit mund të ndërtojnë. Pasojë e këtij argumenti është se të gjitha gjuhët rreth njerëzve përfaqësojnë botën në mënyra shumë të ngjashme. Kështu, të gjitha gjuhët në konceptet për të treguar për shembull. Lartësia, kohë dhe distancë gjuha në këtë pikëpamje shihet vetëm si instrument me të cilat këto sisteme konceptuale, të pavarura e gjuhës ekzistojnë,dhe janë të shprehura. Që të gjitha sistemet e konceptuale në botë kanë një bazë të përbashkët, të gjitha gjuhët janë të ngjashme me njëra-tjetren. Sipas kësaj pikëpamje, është pikërisht mendja e njeriut që ndikon në gjuhën që ai e ka përdorur, dhe jo anasjelltas. Deklaratat politikisht jo korrekte janë në vend të shprehjes së ideve negative që tashmë ekzistojnë në shoqëri për grupet të cilat lidhen pasqyrat.

Kontrasti, mbështetësit të vizionit relativist janë të bazuara në supozimin se, edhe pse është e vështirë për gjuhë të veçantë dhe gjuhën e mendimit për mendimin e njeriut që përcakton. Kjo do të përfshijë me deklaratën se është e vështirë të mendojnë për një objekt ose fenomen të cilin nuk ka tog emër ose fjalë. Për shembull, se fjala për “shtëpi” në kultura të ndryshme ngjallë shoqata të ndryshme, të japë lidhjen e pazgjidhshme midis gjuhës, kulturës dhe të të menduarit në mënyrë të qartë dhe shtrohet pyetja a është kjo cilësi në Kosovë. Fjala “Shtëpia”, me fjalë të tjera, përcakton jo vetëm se, por edhe se si njerëzit në ‘shtëpi’ duhet të tëmenduarit: formën, dekor, paraqitjen dhe funksionet.

Arsyetimi i përshkruar më sipër është në përputhje me hipotezën shumë të cituar të Sapir-Whorf. Kjo hipotezë thotë se gjuha nuk është thjeshtë një mjet me të cilin përceptimet, ndjenjat dhe idetë e njerëzve për të shprehur, por edhe mënyrën si njerëzit të mendojnë dhe bota rreth tij përcepton ndikime të rëndësishme. Ajo që njerëzit të shohin, atë që ata mendojnë dhe mënyra që ata të marrin vendime , me fjalë të tjera, të lidhura ngushtë me gjuhën e tyre. Për më tepër, mbështetësit e vizionit relativisht te mendimit se ekzistojnë koncepte me hirin e fjalëve dhe gjuhëve që ndryshojnë në lidhje me fjalorin dhe gramatikën e tyre siç po ndryshojnë edhe në Kosovë. Disa gjuhë nuk kanë gramatikë siç e dimë, ose kemi vetëm një fjalë për të përshkruar, ndërsa të tjerat të marrin kohë për të njohur dhe të formuar një objekt me fjalë të shumta mund të tregojnë,një objekt të veçantë . Ajo mund të jetë e ndryshme në këtë vizion që këto dallime gjuhësore me të vërtetë të ushtrojë një ndikim të madh në të menduarit e atë përdoruesve të gjuhës.

Marrëdhëniet në mes të gjuhës me mendimin. Megjithatë, në mënyrë relative, si të dy mbështetësve dhe kundërshtarëve të korrektësisë politike e kuptojnë rëndësinë e kësaj marrëdhënie. Përkrahësit besojnë se përdorimi i duhur i gjuhës në lidhje me një grup të veçantë pa dyshim do të çojë në një ndryshim në mënyrën se grupi është përceptuar. Kjo teori nënkupton se një person në lidhje të tij me grupet e pakicave sjellje politikisht korrekte, do të jetë për të hequr , stereotipeve që ekzistojnë në shoqërinë në lidhje me këto grupe. Prirur për shembull, kur një drejtues është një grua nuk është më e apelit për “vajzë”, është sipas autorit të shënuara më lartë të supozojmë se pas disa kohe .Gjuha ka, fjalë të tjera, në impaktin pozitiv afatgjatë në reduktimin e pabarazisë sociale që ekziston në shoqëri.

Edhe kundërshtarët e korrektësisë politike shihet në marrëdhëniet në mes të gjuhës dhe mendimit dhe ndikimit të saj në sjellje. Ato janë, sipas korrektësisë politike, jo vetëm për shkak se janë (1) përdorimi i termave politikisht korrekte si duke parë një dënim social dhe politik dhe shkelje të lirive të tyre individuale, por edhe për shkak se studijusit kanë frikë se një ndryshim i gjuhës përfundimisht do të çojë në një ndryshim të marrëdhënieve ekzistuese të pushtetit në shoqëri. Ata janë kundër si të thuash, kundër dorëzimit të pushtetit.

Të tjerët nuk i njef marrëdhëniet midis gjuhës dhe qëndrimin dhe kjo nuk e ndryshon faktet se shumica e tyre urrejnë këtë lloj sfide tezës në raste, duke ndryshuar gjuhën është e pashpresë për shkak se fjalë të reja në fund të merrni ndrojtur nga kuptimet e vjetra, dhe ju e gjeni veten gjithmonë duke pasur të shpikë fjalë të reja. ”

Gjithashtu, marrëdhënie të veçantë midis gjuhës dhe qëndrimit nuk gjejnë zellin me të cilin dëshirojmë të pastrojmë kushtet që gjuha e papranueshme ndonjëherë del qesharake, “sepse jep përshtypjenë se ju mund të ndryshoni marrëdhëniet shoqërore ndryshim “gjuha. Megjithatë gjuha nuk është vetëm shprehje e marrëdhënieve shoqërore, por nga ana tjetër është edhe një kusht social që mund të ndikojë.

Arrestohet një zyrtare e QKUK-së

0

QKUKNjë zyrtare e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është arrestuar mëngjesin e sotëm, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Jozyrtarisht merret vesh se e arrestuara është Enkelejda Gjonbalaj, shefe e barnatores qendrore të QKUK­së. Zyrtarë të Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar arrestimin por nuk e kanë bërë publik emrin.
Ndërsa lidhur me këtë rast, zyrtarë të QKUK-së nuk kanë dhënë detaje të tjera me arsyetimin se nuk kanë informata zyrtare. Mirëpo, drejtori i kësaj qendre, Nijazi Gashi, përmes telefonit i ka thënë RTK-­së se në mëngjes Enkelejda Gjonbalaj ishte në orarin e punës dhe se më vonë e ka lajmëruar atë se po e kërkojnë hetues të krimeve të rënda ekonomike.

Gashi bën të ditur se pas kësaj informate nuk ka kontaktuar më me Gjonbalajn.
Sipas zyrtarëve të Policisë, e arrestuara do të mbahet në arrest për 48 orë.

Kryeprokurori Hoxhaj, konfirmon pranimin e padisë së re kundër Mujës

0

Syle Hoxhaj, kryeprokuror Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka konfirmuar pranimin e padisë së këshilltarit të BD-së, Osman Hajdarit, që ka ngritur kundër kryetarit të Prizrenit,Ramadan Mujës. Ai tha se kjo padi do të procedohet në afatë së më të shpejt.

“Do t’i mbledhim të gjitha informatat e duhura dhe pastaj do të shohim se a do të kemi nevojë me ngritë aktakuzë apo jo”, ka thënë Hoxhaj.
Këshilltari i BD-së, Osman Hajdari ka paditur sot zyrtarisht për kërcënim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Mujën.

“Kryetari Ramadan Muja me ka kërcënuar me fjalët “ ruaju se me bë me të përfshi përpara qysh të njohë… “”, ka thënë Hajdari./PrizrenPress.com/