Bashkëpunim Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane

takimiMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka pritur një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade.
Bëhet e ditur se ministrja Çitaku, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, ka theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në këtë kontekst, ajo ka shtuar se ky bashkëpunim do të duhej të vazhdoj edhe më tej, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve, për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Thuhet se, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë.

“Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Integrimeve e Republikës së Kosovës

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit