Ramadan Muja përfitoi nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Ramadan Muja 2Kryetarët e pesë komunave të Kosovës përfituan nga hapja e universiteteve publike nëpër komunat e tyre,duke u bazuar në vendimin e ministrit Ramë Buja që të jenë anëtarë të bordeve themeluese. Ata u paguan nga MAShT-i për pjesëmarrje në këto borde. Por punët që kryenin në këto borde ishin obligim i tyre si drejtues komunash.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, i dënuar në mars 2014 nga gjykata e këtij qyteti me dy vjet e gjysmë burg me kusht dhe 30 muaj ndalesë ushtrimi të funksioneve publike për keqpërdorim pronash komunale dhe të AKP-së, përfitoi nga një vendim i diskutueshëm i ministrit të Arsimit Ramë Bujës.

Buja vendosi që kryetarët e komunave ku janë hapur universitete publike viteve të fundit, të jenë pjesë e bordeve themeluese të këtyre institucioneve të arsimit të lartë deri në zgjedhjen e organeve të rregullta

Universiteti i Prizrenit u themelua në vitin 2009, ai i Pejës nisi punën tre vjet më vonë, ndërsa vitin e kaluar u funksionalizuan edhe universitetet në Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë.

Të gjitha këto universitete, para se të zgjidhnin organet e tyre të rregullta i patën në bord kryetarët e komunave ku u themeluan.

UPZ 45

Universiteti i Prizrenit vazhdon ende ta ketë pjesë të bordit Ramadan Mujën, pasi aty nuk janë mbajtur zgjedhjet. Muja aktualisht është rikthyer për të ushtruar detyrën e kryetarit të Prizrenit interpretimit të ministrisë së pushtetit lokal se nuk mund ta ngrinte pozitën dhe ka apeluar vendimin e shkallës së parë –gjykatës së Prizrenit.

Bordi i UPZ-së filloi punën më 6 maj 2011 dhe Ramadan Muja në deklarimet e pasurisë për dy vjetët vijues në Agjencinë Kundër Korrupsion deklaroi të ardhura të marra nga universiteti.

Në vitin 2012 ai mori pagë vjetore prej 5 mijë e 397 eurosh, kurse në 2013-ën 9 mijë euro.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit dhe këshilltari politik i Mujës Ymer Berisha thotë se kryetari i këtij qyteti do të qëndrojë në pozitën që ka në UPZ deri në zgjedhjen e bordit të ri.

“Jo [s`ka dorëheqje]. Kryetari merr pjesë në bord të UPZ-së dhe meqë ka qenë punëtor universitar mbi 40 vjet, jep kontribut të çmueshëm në zhvillimin e politikave në interes të studentëve”, thotë Berisha.

Detyrë e Mujës në bordin e universitetit të qytetit të dytë për nga madhësia në vend, është mbikëqyrja e vendosjes së bazës infrastrukturore në të gjitha segmentet e UPZ-së.

Zgjedhjet për organet drejtuese të Universitetit në Prizren pritet të mbahen së shpejti. Zëdhënësi i UPZ-së Ramadan Baraliu thotë se javën e ardhshme senati i universiteti do të zgjedhë katër anëtarët e Këshillit Drejtues dhe 3 anëtarë tjerë do ti caktojë MASHT.

Arbër Morina, këshilltar për media i ministrit të arsimit, e pranon se ka pasur ngecje për zgjedhjen e mekanizmave drejtues në Universitetin “Ukshin Hoti”, por thotë se kjo ka qenë punë e menaxhmentit të universitetit./Gazeta Jeta në Kosovë/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit