14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Një grup studentësh nga Diaspora shqiptare ka arritur në Kosovë

Studentë nga Diaspora shqiptareMinistri i Diasporës, Ibrahim Makolli, sot ka pritur një grup studentësh të rinj, shqiptarë, nga Suedia. Ky grup prej rreth 50 nxënës nga shkolla të ndryshme kanë ardhur nga komuna Angelholm, të udhëhequr nga drejtori i Gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist.

Ata do ta realizojnë një ekskursion mësimor, me qëllim të njohjes më të mirë me bukuritë, trashëgiminë dhe vlerat historike të Kosovës.

Pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve, ministri Makolli ndër të tjera theksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës për shtetin suedez që ka bërë të mundur që edhe kjo pjesë e komunitetit shqiptar ta ruajë gjuhën dhe kulturën e vet atje ku jeton.

“Fëmijët shqiptarë të Suedisë do të kenë rast të njihen me bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët do të shkëmbejnë njohuri mes vete. Gjithashtu, gjatë këtij ekskursioni, ata do të njihen me pasuritë natyrore dhe trashëgiminë që ka Kosova”.

Makolli po ashtu tha se ata do ta kanë përkrahjen e vazhdueshme, lidhje më të mira me atdheun, në mënyrë që t’u krijohen kushte që në të ardhmen të mund të kthehen e ta japin kontributin e tyre në vendin e origjinës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist, i cili tha se ndihej i kënaqur që ndodhej në Kosovë.

Në shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez, konkretisht të shkollës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ministri Makolli i dhuroi drejtorit pllaketin me Deklaratën e Pavarësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Lajmet e Fundit