17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8622

Misioni i ri i EULEX-it, në kundërshtim me një rezolutë të Kuvendit

0

EULEX-kosoveKur Kuvendi debatonte në korrikun e vjetëm për krimet e luftës, deputeti Nait Hasani kishte bërë thirrje për vëmendje, pasi kishte parë një zhvillim që nuk kishte ngjarë deri atëherë. Partia më e madhe në pushtet dhe subjekti më i zhurmshëm opozitar po i bashkonin votat, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ndoshta është sinjikative aq sa analistët nuk kanë mundur ta parashikojnë”, pati thënë Hasani.

“Për herë të parë Partia Demokratike e Kosovës dhe lëvizja ‘Vetëvendosje’ bëjnë koalicion për një rezolutë”.

Kishte thënë kësisoj në seancën plenare, ku debatohej për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, të Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e transicionit të kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore.

Në këtë seancë të braktisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës qe votuar rezoluta me të cilën kërkohej nga Qeveria që deri më 1 shtator 2013 të sjellë në Kuvend planin transicional drejt përfundimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Data e përmbylljes së mandatit parashihej të ishte 15 qershori i 2014-s.

Selimi: Nuk kam qenë në dijeni për marrëveshjen mes UÇK-së dhe FARK-ut

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj dokumentit të publikuar nga ish Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në Ekzil Halil Bicaj, sipas të cilit ekzisonte marrëveshje në mes të Ministrisë së Mbrojtes dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.Ai thotë se për këtë dolument, nuk kishte dijeni askush nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së.

Selimi në një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ajo marrëveshje asnjëherë nuk i është kumtuar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

“E pashë një dokument interesant të publikuar në media nga ish Ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil. E pashë të publikuar edhe një draft/strukturë të një draft/Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së si rezultat i një farë marrëveshje për të cilën, së paku unë që e gjej edhe emrin tim aty, nuk di asgjë. Është hera e parë që e shoh këtë lloj dokumenti e po ashtu edhe hera e parë që më bëhet me dije se dikush në emrin tonë (të SHP të UÇK dhe luftëtarëve të saj) e paska negociuar dhe nënshkruar këtë marrëveshje.

Mbi të gjitha ajo draft/marrëveshje nuk është hartuar në asnjë mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm e njëkohësisht edhe nuk është vendim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

E them këtë sepse dua të bëj me dije se edhe pse e gjeta emrin tim në atë marrëveshje, unë nuk e kam ditur, që do të thotë njëkohësisht se unë nuk kam bërë asnjë veprim të tillë ose të ngjashëm, prapa shpinës së ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi.

Të guxosh ta bësh një gjë të tillë në emër të luftëtarëve dhe pa dijeninë e tyre e aq më tepër të vendosësh nënshkrime e vulë për diçka që nuk ke mandat, do të thotë të jesh një far trimi. Por, normalisht se vetëm një far trimi e jo edhe aq trim sa edhe t’ua komunikosh të njëjtën luftëtarëve dhe komandantëve të njësive në teren.

Ne kishim nevoje, ashtu siç kemi nevojë gjithmonë për unitet të shqiptarëve në rrugën drejt aspiratave tona, por jo edhe për ata që në letër nënshkruajnë një unitet të tillë dhe në realitet shkaktuan ndarje.

Unë nuk thashë se ishte e mire apo e keqe ajo draft/marrëveshje, nuk thashë që ishte e drejtë apo e padrejtë por, po them se është e padrejtë fshehja e saj për kaq vite.

Së paku ata (nënshkruesit) qenkan pas marrë vesh për diçka. E, për çka qenkan marrë vesh, le ta thonë protagonistët.

Shumë vendime, procese apo veprime të caktuara, sikur kjo marrëveshje, e kanë koston e vet, nganjëherë kosto politike e nganjëherë edhe financiare.

A thua sa ka kushtuar kjo marrëveshje, së paku financiarisht?

Ani edhe në fund thuhej “Prishtinë, 02. 11. 1998”!”, shkruan ai në Facebook.

Dogana e Kosovës konfiskon dylbi për snajper dhe 700 fishekë

0

ArmaDogana e Kosovës, ka konfiskuar një palë dylbi për snajper dhe 700 copë fishekë, të cilët në mënyrë ilegale ishin tentuar të futen në territorin e Kosovës.

Sipas një njoftimi, shoferi nuk ka dashur të deklarojë për mallin në fjalë, mirëpo sjellja e dyshimtë e tij i ka shtyrë doganierët të dyshojnë dhe të nisin kontrollin.

“Oficerët Doganor gjatë patrullimit të rregullt në Pikë Kalimin Kufitar Qafa e Prushit, kanë ndaluar për kontroll rutinore një automjet të llojit Mercedes me targa të Shqipërisë. Pasi që ishte pyetur nga Oficerët Doganorë nëse ka diçka për të deklaruar, pala në fjalë është përgjigjur që nuk ka asgjë. Mirëpo pas sjelljes së dyshimtë të vozitësit, oficerët doganor kanë filluar me kontroll më detal të automjetit, ku gjatë kontrollit kanë hasur në mallra të ndaluara”, thuhet në njoftim të Doganës.

Sipas tyre, sasia e zbuluar e mallit i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personi në fjalë do t’i nënshtrohet procedurës së mëtutjeshme.

Shoqata “Hareja” organizoi tryezë për luftimin e dhunës ndaj grave në Rahovec

0

Debati_në_HarejaNë debatin për mbrojtjen e të drejtave të grave, organizuar nga Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” u fol për një qasje më realiste ndaj shqetësimeve që aktualisht kanë gratë në komunën e Rahovecit. Drejtoresha e Shoqatës “Hareja” Adelina Shabani, tha se kohëve të fundit kjo shoqatë ka nisur një projekt me disa tema për mbrojtjen e grave dhe aftësimin e tyre profesional.

Shabani tha se projekti do të zgjasë gjashtë muaj dhe ka për qëllim vetëdijesimin e grave për të drejtat e tyre, krijimin e bazës së besimit për aftësitë e grave, si dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimet seksuale, luftimin e dhunës fizike e psikike.

Edhe profesoresha Fiqirije Krasniqi, bartëse e projekteve në këtë shoqatë foli për dhunën ndaj grave, duke potencuar se gruaja në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet në pozita inferiore. Ajo përmendi fakte të dhunës ndaj gruas, si dhe nevojën e ndërmarrje së masave ligjore për mbrojtjen e grave.

Florije Boshnjaku, këshilltare në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, duke ju referuar përvojës së saj nga pozita udhëheqëse në komunë, tha se nuk mjafton vetëm retorika për kërkohet edhe ndërmarrja e masave konkrete për mbrojtjen e grave. Deri më tani gratë e dhunuara dhe të keqtrajtuara janë vendosur në shtëpitë e sigurta në afat prej gjashtë muajsh, ndërsa pas gjashtë muajve ato u janë nënshtruar përsëri dhunës psikike, fizike dhe abuzimit ekstrem nga anëtarët e familjes dhe shoqëria. Prandaj, kërkohet ndërmarrja e masave më të vendosura për të eliminuar këtë kërcënim për gratë e vajzat tona, shtoi Boshnjaku.

Ndërsa këshilltarja Rukije Krasniqi ngriti çështjen e fenomenit të martesave të hershme të vajzave të mitura, duke shtuar se kjo dukur është shumë e shprehur në Rahovec. Vajzat e reja nuk mund të krijojnë familje të shëndoshë, sepse konsiderohen në moshë të vogël, duke ju ekspozuar edhe sëmundjeve të ndryshme. Kërkohet ndërmarrja e fushatave vetëdijesimi për vajzat në shkollat fillore dhe të mesme të komunë, në mënyrë që të informohen të rinjtë e të rejat për pasojat e këtij fenomeni.

Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, tha se numri i vajzave, grave dhe fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në entet e komunës së Rahovecit është shqetësues. Por, për fat të keq ne nuk kemi mundësi më të mëdha për të organizuar një mbrojtje më efikase, ndonëse edhe Qendra për Punë Sociale është mjaft e angazhuar në këtë drejtim.

Lufta kundër abuzimit seksual dhe fizik ndaj garave duhet të jetë permanente dhe e koordinuar mirë ndërmjet të gjithë aktorëve shoqëror. Nëse nuk ndërmerren masa të tilla, atëherë ne vazhdimisht do të merremi me pasojat.

Zyrtarja nga policia e Kosovës rreshter Shemsije Jonuzaj, hetuese e policisë për rastet e abuzimeve dhe keqpërdorimeve të grave, tha se Policia e Kosovës ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtyre problemeve, prandaj edhe është ngritur njësiti i veçantë për këto raste. Mbështetja më e madhe institucionale dhe sidomos e gjykatave të vendit është një mundësi më shumë për eliminimin e këtij rreziku. Ajo përmendi disa shifra që shqetësojnë zyrtarët policor, mirëpo shtoi se nuk mjaftojnë vetëm masat policore për të evituar dhunën në familje, dhunën seksuale dhe abuzimet e ndryshme.

Ndërsa, Dëshira Kryeziu, rreshter në njësitin për hetim të dhunës në familje në policinë e Rahovecit, po ashtu potencoi nevojën e njoftimit me kohë të rasteve të tilla, si dhe inkurajoi gratë që të paraqesin rastet e abuzimeve në polici, edhe pse policia nuk mund të garantojë mbrojtje të vazhdueshme për gratë e abuzuara.

Drejtoresha e qendrës “Hareja” Adelina Shabani tha se projekti për mbrojtjen e grave do të vazhdojë, ndërsa përmendi organizimin e kurseve të ndryshme profesionale për gratë, me qëllim pavarësimin e tyre material, gjë që është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë më të madhe në gruas dhe barazisë shoqërore.

Adoloshentizmi i anarkisë

0

Fatmir PireciShkruan: Fatmir Pireci

Kam dëgjuar shumë shprehje të bukura për qytetin tim, si djep i vetëdijes kombëtare, djep i kuturës shpirtërore, burim e fidanishte i lëvizjeve të mëdha kombëtare, zemra e qendrës shpirtërore ortodokse, Jerusalem i qendrës shpirtërore (mono)teiste të civilizimeve bashkëkohore, qyteti i të dashuruarëve, qyteti i të rinjve, qytet i ballove pranverore, qyteti i pashajve, qyteti i diplomatëve e kohëve të fundit edhe stacion i lëvizjeve politike nacionale…….!?

Shumë nga ne, prizrenasit krenohemi me këto slogane të këndshme për t’i dëgjuar, sa që, për çdo mëngjes e sodosim qytetin sikur mos na e kane vjedhur ndonjë gur nga Kalaja, Marashi, Tabkahanja apo nga ndonjë kalldërm i kasabasë së dikurshme Otomane, për t’ia nxjerrë sytë hajdutit ‘ dashamirës’! Por, fatkeqësisht shumë nga këta ‘ roje të përvëluar për qytetin tim’, vetë ia patën futur zjarrin e përvëlimit dhe të shkatërrimit të vlerave shpirtërore e materiale, për të cilat patëm derdhur financa milionëshe të euromonedhës për ti rehabilituar e konsoliduar.

Tregtarët koliqian, sot shtirren si pararendës të mbrojtjes së vlerave të qytetit tim, sa që shkojnë aq larg e edhe në emrin e të gjithe neve flasin koluareve, në shesh, në foltore zyrtare, me një fjalë, duke e keqpërdor rendin demokratik si rend shoqëror më të avancuar historikisht, i ngulfatin proceset evolutive e të logjikshme shoqërore, ia ndalin hovin marrëveshjes shoqërore, ia prejnë rrënjët iniciativës kreative, e sakatojnë vetëdijen kulturore të shumicës prizrenase, e çka jo tjetër, duke na imponuar një provincializëm të tipit kaskader të kodër-malit Katinski! Dhe sot, në ved që qyteti ynë të hapërroj përpara, kot më së koti merremi me vetveten e me superioritete fyese, duke mos treguar edhe asnjë vlerë kulture e dije për qytetin tonë, për institucionet tona të ngritura me shumë mund, në ngritjen e shtetit e të vlerave të shoqërisë organizuese në shtet! Ky akceptim i imi sikur na shpie kah anarkia e shtetshthurja, kah degradimi e zhveshja institucionale, për të cilën, vetëm në luftën e fundit humbëm rreth 20.000 bashkëkombas!

E tashti!? Kuvendi komunal është shndërruar në arenë llomotitjesh, fjalë fyese e vetëpshotruese, harxhime të energjisë, të mendjes e shpirtit të dalldisur, të manipuluar me, apo pa vetëdije, për të kthyer mbrapshtë çdo gjë para vetes , nga këshilltarët tanë të zgjedhur nga vullneti ynë i lirë dhe demokratik. Puna parësore e Këshilltarit komunal është marrja me hallet dhe nevojat e qytetarëve , ngritjen e cilësisë së jetesës, të mirëqenies së qytetarëve. Deri më sot, edhe pas gjashtë muajsh ekzekutivi prizrenas ende nuk ka marrë detyrime të prera nga Kuvendi komunal, sepse mungon sensi i të kuptuarit nga mandati i besuar për ta.

Hierkia institucionale eshtë qartë e përshkruar nga akti dhe ligjet më të larta të vendit, i mbetet këshilltarëve tanë që të ndërgjegjësohen dhe të jenë të përgjegjshëm ndaj trupit elektoral. Se, a do të dorëhiqet apo jo, kryetari i komunës nga i të parit të ekzekutivit i mbetet Gjykatës së Apelit të marr Aktvendim, e që tashmë eshtë dhënë verdikti i instancës themelore të Drejtësisë, mirëpo të drejtat e ushtrimit të kërkesës së pafajësisë janë ligjore dhe institucionale.

Në rastin e verdiktit përfundimtar të gjykatës së instancës më të lartë gjyqësore i pari i komunës është i detyruar dhe i obliguar të dorëhiqet. Në rast të kundërshtimit për tu dorëhequr shteti i së drejtës i ka mekanizmat institucional për ta përmbushur verdiktin e Gjykatës. Në rastin konkret këshilltarët e KK-së dalin mbi mandatin e tyre, i cili mandat buron nga akti më i lartë i vendit dhe legjislaturës së Republikës së Kosovës, dhe, për të cilin mandat kanë konkurruar sipas ligjeve dhe akteve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, nga një shkelje e procedurave formale të Kryetarit, (gjithnjë sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren), është shpall aktvendimi për fajësi, e kursesi fajësia nuk është e kontestit korruptiv e as e atij të përvetësimit material në dobi individuale. Edhe në këtë cak, pretendohet që të formohet opinioni se kinse është dënuar për vjedhje dhe plaçkitje të pronës publike (Sic)!

Nga ky prizëm, këshilltarët i njofin kompetencat dhe mandatin që e kanë marr në besim nga qytetarët. Nuk është në dorën e tyre që në rend të parë të paraqesin botëkuptimet ideologjike të entitetit politik, por duhet t’i brren çështja e jetesës së qytetarëve, të cilëve gjatë fushatës zgjedhore ju kanë premtuar jetë më cilësore, arsimim më të mirë, shëndetësi e infrastrukturë më të avancuar.

Edhe pas gjashtë mujash në ulëset e Kuvendit komunal ende nuk kemi informacion se seanca e KK-së është marr me çështje problemore të theksuara më lartë në këtë shkrim. Caku dhe qëllimi është më se i pashëm, të krijohet opinioni publik me çdo kusht, se këtu janë të papërgjegjshmit dhe se ndershmëria është vetëm tek disa këshilltarë te KK-së. Prej një pozite institucionale duan të na shpijnë në një situatë dhe jete jashtëinstitucionale, e kjo quhet ANARKI, madje-madje anarki e adoloshencës qytetare!

VV: Ramadan Muja, sikur Putini i Rusisë

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, kërcënimin e këshilltarit të BD-së nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, e ka vlerësuar si një metodë që përdoret vetëm në Rusinë e Putinit

“Sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal, Ramadan Muja kërcënoi publikisht një këshilltar të opozitës duke i thënë se “do t’ia tregoj qejfin”. Të gjitha këto nuk ndodhën në Rusinë e Putinit, por në Prizrenin “Evropian” të Hashim Thaçit dhe Ramadan Mujës”, vlerëson VV në Prizren.

“Grupi i anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit pasi që as sot nuk është përfshirë si pikë e rendit të ditës kërkesa e opozitës në për debat mbi gjendjen e krijuar pas dënimit të Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja”.

“Ndalimi i debatit edhe pas 28 ditëve të shpalljes së vendimit të gjykatës është treguesi më i mirë për natyrën antidemokratike dhe kriminale të pushtetit. Dhjetëra qytetarë të cilët protestuan paqësisht para objektit të komunës u rrahën, u gjykuan, u dënuan. Ata që i shpëtuan brutalitetit policor u kërcënuan dhe shantazhuan nga strukturat parapolitike, kurse në institucionet e pushtetit lokal opozitës tash e disa javë po i pamundësohet kërkesa legjitime për debat”.

“Duke shprehur brengën për gjendjen e mjerueshme që ky pushtet e ka katandisur Prizrenin, edhe njëherë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ramadan Mujës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Prizrenit.Largimi i kësaj strukture qeverisëse nga pushteti tashmë është çështje urgjente”. /PrizrenPress.com/

 

Nesër dita e fundit e konkursit të QKK-së

0

Filmberes-aplikoQendra Kinematografike e Kosovës, ka hapë konkursin vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2014, i cili ka joshë një numër të konsiderueshëm krijuesish e filmbërësish që të mobilizohen për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, sipas kritereve të QKK-së.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë nga përfundimi i konkursit, mësohet për një interesim të shtuar të kompanive të filmit, të cilat synojnë që me projektet e tyre të përfitojnë nga grantet e QKK-së.

Film i metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurt, film dokuemntar dhe film i animuar janë kategoritë e filmave për tw cilat mund të konkurrojnë deri nesër në mesditë.

“Të gjitha kompanitë filmike që paraprakisht janë regjistruar në QKK-së, mund të konkurrojnë me skenare nga këto kategori”, thuhet në faqen zyrtare të QKK-së, e që rrjedhimisht i bie se 123 kompani, aq sa janë të regjistruara në këtë institucion, kanë mundësi të hyjnë në listën e pretendentëve, në konkursin e rregullt vjetorë të QKK-së.

Më pas do të emërohet apo zgjedhet juria vlerësuese, e cila ka për detyrë të lexojë të gjitha skenaret dhe të bëj publike emrat e fituesëve.

Përgatitet opinioni për themelimin e Tribunalit

0

Gjykata-qekiqiDiplomatët perëndimorë vazhdojnë të japin sqarime rreth themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, ndërsa insistojnë se kjo gjë nuk po bëhet për të rishkruar historinë se kush ishte viktimë gjatë luftës.

Në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq, është rikujtuar Qeveria për ngritjen e një padie kundër Serbisë për krimet e kryera ndaj civilëve. Politikanët serbë thonë se kjo temë është e pakëndshme për t’u diskutuar, por puna do të kryhet.

Çkado që të ndodhë me hetimet që po i bën ekipi i kryeprokurorit të Task Forcës Speciale, Clint Williamson, pas hulumtimit trevjeçar të akuzave që ka bërë ish-senatori zviceran Dick Marty, për trafikim të organeve nga individë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krijimi i Gjykatës Speciale u paraprin padive eventuale që mund të ngritë ky trup hetues.

Pa dashur që të paragjykojë se mund të ketë apo jo padi nga këto hetime, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar, mendon se opinioni publik nuk duhet të ketë dyshim në këtë ndërmarrje, meqë thotë se ky mekanizëm nuk do të “rishkruajë historinë e luftës”.

Ditë më parë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, bëri thirrje që kjo Gjykatë Speciale të themelohet përmes Kuvendit, përndryshe do të duhet intervenimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, në një intervistë dhënë të mërkurën gazetës “Koha Ditore”, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Prishtina do ta çojë para këtë thirrje të SHBA-së dhe BE-së dhe të themelojë një gjykatë e cila do të merret me pretendimet e ngritura nga ekipi i Williamsonit, e që hetoi dyshimet e ngritura nga Dick Marty.

“Trajtimi jonjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, është raporti i cili ka vënë në lëvizje gjithë këtë debat, 15 vjet pas luftës.

“E vërteta përtej çdo dyshimi!”, e titulloi të enjten zëri i Brukselit në Prishtinë, Samuel Zbogar, një editorial përmes së cilit shpjegon pozicionin e Bashkimit Evropian karshi Gjykatës Speciale për Kosovën.

Në janar të vitit 2011, ish-senatori zviceran Dick Marty e paraqiti atë dokument para Këshillit të Evropës dhe i njëjti u miratua me shumicë votash, kurse prej atëherë Clint Williamson me ekipin e tij është vënë në kërkim të përgjigjeve, të cilat, sipas ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, pritet të paraqiten deri në qershor.

“Propozimi për një gjykatë speciale është mënyra më e shpejtë për Kosovën që të lëvizë tutje përtej raportit të Martyt. Kjo në fund të fundit mund të përmirësojë reputacionin e Kosovës”, ka shkruar Samuel Zbogar.

Ai nuk dëshiron të besojë se në Kosovë, mund të ketë njerëz që besojnë se ka krime kundër “njerëzve tanë” ose “njerëzve të atyre””.

“Krimi është krim dhe të gjithë duhet të përndiqen. Përmes lejimit të hetimit të viktimave të ‘palës tjetër’, ne nuk përulim në asnjë mënyrë viktimat ‘tona’. Në të kundërtën, ne mund të ndërtojmë një shpresë dhe pritje më të fuqishme se fati i të gjitha viktimave duhet të qartësohet, personat e zhdukur duhet të gjenden dhe plagët duhet të shërohen”, ka thënë Zbogar.

Edhe 1,712 persona llogariten të pagjetur në Kosovë, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Shumica e të pagjeturve janë shqiptarë.

Në anën tjetër, komuniteti serb e sheh pa rezerva krijimin e Gjykatës Speciale.

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic, ka vlerësuar madje se ky Tribunal do të qartësojë shumëçka.

“Unë, personalisht do ta mbështes themelimin e një gjykate të tillë në Kuvend, marrë parasysh se shumë raste të ndjeshme kanë mbetur të pazgjidhura. Unë këtë nuk e shoh si diçka që e dëmton Kosovën, dhe as nuk është kundër shqiptarëve. Por, ka rëndësi prej dy këndeve – i pari, që të vendoset drejtësia, dhe e dyta do të shërbejë si mësim për atë që në të ardhmen mendojnë të kryejnë krime të tilla”, është shprehur Miletic.

Në pjesën e parë të seancës së të enjtes në Kuvendin e Kosovës, tema e themelimit të Gjykatës Speciale nga Parlamenti, nuk u përmend fare. I vetmi që i ka përmendur krimet e luftës, ishte deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Hoti, dhe për to i ka parashtruar edhe pyetje zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.

Hoti i ka kujtuar Kuçit se më 27 janar të vitit 2011, kryetari i Hanit të Elezit ka kërkuar nga Qeveria për të iniciuar padi kundër Serbisë për krimet e kryera nga trupat e saj ushtarake dhe paraushtarake, ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

“Më intereson të informohem, se a jeni duke përgatitur dokumentacion me dëshmitë dhe fakte për krimet e Serbisë në Kosovë, që deri më sot nuk ka asnjë rezultat, lidhur me këtë”, ka thënë deputeti Hoti.

Ndërkaq, deputeti i Partisë së Pavarur Liberale, Petar Miletic, ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale do të jetë gjë e pakëndshme, por beson se deputetët do ta çojnë këtë çështje deri në fund.

“Kolegët, me të cilët unë kam biseduar, kryesisht nuk janë të entuziazmuar me një vendim të tillë. Madje, disa prej tyre edhe janë të zemëruar. Mirëpo, më duket se te ta ka një gatishmëri dhe ndjenjë përgjegjësie. Andaj, unë besoj se kjo çështje do të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Miletic. /REL/

EULEX-i do ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

0

EULEX-kosoveUshtruesi i detyrës së Komandantit të Operacioneve Civile të BE-së, Gilles Janvier, i shoqëruar nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, dhe nga Këshilltari i lartë i policisë për Planifikim dhe Administrimin e Kapaciteteve Civile, Bernd Thran, u takua sot në mëngjes me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi.

Janvier tha që institucionet e Kosovës kanë arritur përparim dhe se ky realitet i ri është pranuar nga Bashkimi Evropian.

“Misioni po hyn në një periudhë të re të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës, që po shndërrohet në një proces të tranzicionit prej EULEX-it tek institucionet e Kosovës. Misioni është i vetëdijshëm që ende ka sfida, në veçanti në fushën e gjyqësorit, por Misioni do të mbetet në Kosovë për ta mbështetur dhe forcuar raportin e punës me institucionet e Kosovës për t’u ballafaquar me këto sfida”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Demaçi: FARK rrasi paratë e Bukoshit dhe trodhi miza

0

Demaci11-21“Kur i dështoi mundësia Bukoshit me shti nën kontroll UÇK” në me anë të parave, unë jap para, ju luftoni dhe unë vijë e bëhem çlirimtar, atëherë u kthyen dhe u kapën me Tahir Zemajn oficerin e KOS të Serbisë, dhe u munduan të formojnë njëfarë FARK-u”, i cili dihet se si përfundojë. Erdhën me luftu ikën dhe i lënë 600 e kusur të plagosur në fushëbetejë dhe i lanë më mijëra armë nëpër fusha”,tha veprimtari Demaçi.

Adem Demaçi e ka konfirmuar se ekziston Marrëveshja e Oslos e arritur me Ahmet Krasniqin për ta ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Demaçi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë marrëveshje për FARK-un.

“Mbledhja e Oslos ekziston. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmuar UÇK-në dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së”, ka thënë Demaçi, raporton RTK.

Krahu politik i Ibrahim Rugovës i përfaqësuar nga Bujar Bukoshi dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë insistuar se Marrëveshja e Oslos ishte bërë për t’i vënë UÇK-në nën komandën e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, krahu i luftës, të cilin e kishte përfaqësuar Adem Demaçi japin një version tjetër se në Oslo ishin marrë vesh për ta ndihmuar luftën e UÇK-së dhe se aty s’ishte diskutuar për FARK-un.

Megjithëkëtë, para katër ditësh, Xhavit Haliti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se s’ka ekzistuar asnjëherë marrëveshje e Oslos dhe se s’ka pasur kurrfarë FARK-u në luftë. Pas kësaj deklarate, Anton Quni i LDK-së tha se ka ekzistuar edhe Marrëveshja e Oslos, edhe FARK-u i udhëhequr nga Ahmet Krasniqi, i cili ishte vrarë në shtator të vitit 1998 në Tiranë.

Quni tha se për Oslon duhet të flasë Adem Demaçi, i cili thotë se s’ka asgjë të shkruar nga ajo marrëveshje përveç asaj që janë pajtuar për ta ndihmuar UÇK-në.

“Kur kemi biseduar ne fjala ka qenë vetëm për me ndihmue UÇK-në…. S’ka ekzistuar hiq FARK-u”, ka thënë Demaçi.

“Krejt këto konstruksione që po i bëjnë për FARK-un janë dëshira që atyre që kanë rrasë paratë e Bukoshit dhe kanë tredhur miza në perëndim. Janë vonuar. Ndoshta kanë mendime të mira ata, por janë vonuar”.

Sipas Demaçit, Bujar Bukoshi pasi ka dështuar për ta kontrolluar UÇK-në bashkë me disa të tjerë kanë tentuar të themelojnë FARK-un.