20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Adoloshentizmi i anarkisë

Fatmir PireciShkruan: Fatmir Pireci

Kam dëgjuar shumë shprehje të bukura për qytetin tim, si djep i vetëdijes kombëtare, djep i kuturës shpirtërore, burim e fidanishte i lëvizjeve të mëdha kombëtare, zemra e qendrës shpirtërore ortodokse, Jerusalem i qendrës shpirtërore (mono)teiste të civilizimeve bashkëkohore, qyteti i të dashuruarëve, qyteti i të rinjve, qytet i ballove pranverore, qyteti i pashajve, qyteti i diplomatëve e kohëve të fundit edhe stacion i lëvizjeve politike nacionale…….!?

Shumë nga ne, prizrenasit krenohemi me këto slogane të këndshme për t’i dëgjuar, sa që, për çdo mëngjes e sodosim qytetin sikur mos na e kane vjedhur ndonjë gur nga Kalaja, Marashi, Tabkahanja apo nga ndonjë kalldërm i kasabasë së dikurshme Otomane, për t’ia nxjerrë sytë hajdutit ‘ dashamirës’! Por, fatkeqësisht shumë nga këta ‘ roje të përvëluar për qytetin tim’, vetë ia patën futur zjarrin e përvëlimit dhe të shkatërrimit të vlerave shpirtërore e materiale, për të cilat patëm derdhur financa milionëshe të euromonedhës për ti rehabilituar e konsoliduar.

Tregtarët koliqian, sot shtirren si pararendës të mbrojtjes së vlerave të qytetit tim, sa që shkojnë aq larg e edhe në emrin e të gjithe neve flasin koluareve, në shesh, në foltore zyrtare, me një fjalë, duke e keqpërdor rendin demokratik si rend shoqëror më të avancuar historikisht, i ngulfatin proceset evolutive e të logjikshme shoqërore, ia ndalin hovin marrëveshjes shoqërore, ia prejnë rrënjët iniciativës kreative, e sakatojnë vetëdijen kulturore të shumicës prizrenase, e çka jo tjetër, duke na imponuar një provincializëm të tipit kaskader të kodër-malit Katinski! Dhe sot, në ved që qyteti ynë të hapërroj përpara, kot më së koti merremi me vetveten e me superioritete fyese, duke mos treguar edhe asnjë vlerë kulture e dije për qytetin tonë, për institucionet tona të ngritura me shumë mund, në ngritjen e shtetit e të vlerave të shoqërisë organizuese në shtet! Ky akceptim i imi sikur na shpie kah anarkia e shtetshthurja, kah degradimi e zhveshja institucionale, për të cilën, vetëm në luftën e fundit humbëm rreth 20.000 bashkëkombas!

E tashti!? Kuvendi komunal është shndërruar në arenë llomotitjesh, fjalë fyese e vetëpshotruese, harxhime të energjisë, të mendjes e shpirtit të dalldisur, të manipuluar me, apo pa vetëdije, për të kthyer mbrapshtë çdo gjë para vetes , nga këshilltarët tanë të zgjedhur nga vullneti ynë i lirë dhe demokratik. Puna parësore e Këshilltarit komunal është marrja me hallet dhe nevojat e qytetarëve , ngritjen e cilësisë së jetesës, të mirëqenies së qytetarëve. Deri më sot, edhe pas gjashtë muajsh ekzekutivi prizrenas ende nuk ka marrë detyrime të prera nga Kuvendi komunal, sepse mungon sensi i të kuptuarit nga mandati i besuar për ta.

Hierkia institucionale eshtë qartë e përshkruar nga akti dhe ligjet më të larta të vendit, i mbetet këshilltarëve tanë që të ndërgjegjësohen dhe të jenë të përgjegjshëm ndaj trupit elektoral. Se, a do të dorëhiqet apo jo, kryetari i komunës nga i të parit të ekzekutivit i mbetet Gjykatës së Apelit të marr Aktvendim, e që tashmë eshtë dhënë verdikti i instancës themelore të Drejtësisë, mirëpo të drejtat e ushtrimit të kërkesës së pafajësisë janë ligjore dhe institucionale.

Në rastin e verdiktit përfundimtar të gjykatës së instancës më të lartë gjyqësore i pari i komunës është i detyruar dhe i obliguar të dorëhiqet. Në rast të kundërshtimit për tu dorëhequr shteti i së drejtës i ka mekanizmat institucional për ta përmbushur verdiktin e Gjykatës. Në rastin konkret këshilltarët e KK-së dalin mbi mandatin e tyre, i cili mandat buron nga akti më i lartë i vendit dhe legjislaturës së Republikës së Kosovës, dhe, për të cilin mandat kanë konkurruar sipas ligjeve dhe akteve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, nga një shkelje e procedurave formale të Kryetarit, (gjithnjë sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren), është shpall aktvendimi për fajësi, e kursesi fajësia nuk është e kontestit korruptiv e as e atij të përvetësimit material në dobi individuale. Edhe në këtë cak, pretendohet që të formohet opinioni se kinse është dënuar për vjedhje dhe plaçkitje të pronës publike (Sic)!

Nga ky prizëm, këshilltarët i njofin kompetencat dhe mandatin që e kanë marr në besim nga qytetarët. Nuk është në dorën e tyre që në rend të parë të paraqesin botëkuptimet ideologjike të entitetit politik, por duhet t’i brren çështja e jetesës së qytetarëve, të cilëve gjatë fushatës zgjedhore ju kanë premtuar jetë më cilësore, arsimim më të mirë, shëndetësi e infrastrukturë më të avancuar.

Edhe pas gjashtë mujash në ulëset e Kuvendit komunal ende nuk kemi informacion se seanca e KK-së është marr me çështje problemore të theksuara më lartë në këtë shkrim. Caku dhe qëllimi është më se i pashëm, të krijohet opinioni publik me çdo kusht, se këtu janë të papërgjegjshmit dhe se ndershmëria është vetëm tek disa këshilltarë te KK-së. Prej një pozite institucionale duan të na shpijnë në një situatë dhe jete jashtëinstitucionale, e kjo quhet ANARKI, madje-madje anarki e adoloshencës qytetare!

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Sot Ylli – Trepça, finalja e katërt e serisë finale

Sot në Therandë zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do...

Lajmet e Fundit