13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

VV: Ramadan Muja, sikur Putini i Rusisë

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, kërcënimin e këshilltarit të BD-së nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, e ka vlerësuar si një metodë që përdoret vetëm në Rusinë e Putinit

“Sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal, Ramadan Muja kërcënoi publikisht një këshilltar të opozitës duke i thënë se “do t’ia tregoj qejfin”. Të gjitha këto nuk ndodhën në Rusinë e Putinit, por në Prizrenin “Evropian” të Hashim Thaçit dhe Ramadan Mujës”, vlerëson VV në Prizren.

“Grupi i anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit pasi që as sot nuk është përfshirë si pikë e rendit të ditës kërkesa e opozitës në për debat mbi gjendjen e krijuar pas dënimit të Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja”.

“Ndalimi i debatit edhe pas 28 ditëve të shpalljes së vendimit të gjykatës është treguesi më i mirë për natyrën antidemokratike dhe kriminale të pushtetit. Dhjetëra qytetarë të cilët protestuan paqësisht para objektit të komunës u rrahën, u gjykuan, u dënuan. Ata që i shpëtuan brutalitetit policor u kërcënuan dhe shantazhuan nga strukturat parapolitike, kurse në institucionet e pushtetit lokal opozitës tash e disa javë po i pamundësohet kërkesa legjitime për debat”.

“Duke shprehur brengën për gjendjen e mjerueshme që ky pushtet e ka katandisur Prizrenin, edhe njëherë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ramadan Mujës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Prizrenit.Largimi i kësaj strukture qeverisëse nga pushteti tashmë është çështje urgjente”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit