20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Selimi: Nuk kam qenë në dijeni për marrëveshjen mes UÇK-së dhe FARK-ut

RexhepSelimi-vvDeputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj dokumentit të publikuar nga ish Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në Ekzil Halil Bicaj, sipas të cilit ekzisonte marrëveshje në mes të Ministrisë së Mbrojtes dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.Ai thotë se për këtë dolument, nuk kishte dijeni askush nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së.

Selimi në një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ajo marrëveshje asnjëherë nuk i është kumtuar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

“E pashë një dokument interesant të publikuar në media nga ish Ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil. E pashë të publikuar edhe një draft/strukturë të një draft/Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së si rezultat i një farë marrëveshje për të cilën, së paku unë që e gjej edhe emrin tim aty, nuk di asgjë. Është hera e parë që e shoh këtë lloj dokumenti e po ashtu edhe hera e parë që më bëhet me dije se dikush në emrin tonë (të SHP të UÇK dhe luftëtarëve të saj) e paska negociuar dhe nënshkruar këtë marrëveshje.

Mbi të gjitha ajo draft/marrëveshje nuk është hartuar në asnjë mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm e njëkohësisht edhe nuk është vendim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

E them këtë sepse dua të bëj me dije se edhe pse e gjeta emrin tim në atë marrëveshje, unë nuk e kam ditur, që do të thotë njëkohësisht se unë nuk kam bërë asnjë veprim të tillë ose të ngjashëm, prapa shpinës së ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi.

Të guxosh ta bësh një gjë të tillë në emër të luftëtarëve dhe pa dijeninë e tyre e aq më tepër të vendosësh nënshkrime e vulë për diçka që nuk ke mandat, do të thotë të jesh një far trimi. Por, normalisht se vetëm një far trimi e jo edhe aq trim sa edhe t’ua komunikosh të njëjtën luftëtarëve dhe komandantëve të njësive në teren.

Ne kishim nevoje, ashtu siç kemi nevojë gjithmonë për unitet të shqiptarëve në rrugën drejt aspiratave tona, por jo edhe për ata që në letër nënshkruajnë një unitet të tillë dhe në realitet shkaktuan ndarje.

Unë nuk thashë se ishte e mire apo e keqe ajo draft/marrëveshje, nuk thashë që ishte e drejtë apo e padrejtë por, po them se është e padrejtë fshehja e saj për kaq vite.

Së paku ata (nënshkruesit) qenkan pas marrë vesh për diçka. E, për çka qenkan marrë vesh, le ta thonë protagonistët.

Shumë vendime, procese apo veprime të caktuara, sikur kjo marrëveshje, e kanë koston e vet, nganjëherë kosto politike e nganjëherë edhe financiare.

A thua sa ka kushtuar kjo marrëveshje, së paku financiarisht?

Ani edhe në fund thuhej “Prishtinë, 02. 11. 1998”!”, shkruan ai në Facebook.

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Haxhi Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe...

Lajmet e Fundit