20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Shoqata “Hareja” organizoi tryezë për luftimin e dhunës ndaj grave në Rahovec

Debati_në_HarejaNë debatin për mbrojtjen e të drejtave të grave, organizuar nga Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” u fol për një qasje më realiste ndaj shqetësimeve që aktualisht kanë gratë në komunën e Rahovecit. Drejtoresha e Shoqatës “Hareja” Adelina Shabani, tha se kohëve të fundit kjo shoqatë ka nisur një projekt me disa tema për mbrojtjen e grave dhe aftësimin e tyre profesional.

Shabani tha se projekti do të zgjasë gjashtë muaj dhe ka për qëllim vetëdijesimin e grave për të drejtat e tyre, krijimin e bazës së besimit për aftësitë e grave, si dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimet seksuale, luftimin e dhunës fizike e psikike.

Edhe profesoresha Fiqirije Krasniqi, bartëse e projekteve në këtë shoqatë foli për dhunën ndaj grave, duke potencuar se gruaja në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet në pozita inferiore. Ajo përmendi fakte të dhunës ndaj gruas, si dhe nevojën e ndërmarrje së masave ligjore për mbrojtjen e grave.

Florije Boshnjaku, këshilltare në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, duke ju referuar përvojës së saj nga pozita udhëheqëse në komunë, tha se nuk mjafton vetëm retorika për kërkohet edhe ndërmarrja e masave konkrete për mbrojtjen e grave. Deri më tani gratë e dhunuara dhe të keqtrajtuara janë vendosur në shtëpitë e sigurta në afat prej gjashtë muajsh, ndërsa pas gjashtë muajve ato u janë nënshtruar përsëri dhunës psikike, fizike dhe abuzimit ekstrem nga anëtarët e familjes dhe shoqëria. Prandaj, kërkohet ndërmarrja e masave më të vendosura për të eliminuar këtë kërcënim për gratë e vajzat tona, shtoi Boshnjaku.

Ndërsa këshilltarja Rukije Krasniqi ngriti çështjen e fenomenit të martesave të hershme të vajzave të mitura, duke shtuar se kjo dukur është shumë e shprehur në Rahovec. Vajzat e reja nuk mund të krijojnë familje të shëndoshë, sepse konsiderohen në moshë të vogël, duke ju ekspozuar edhe sëmundjeve të ndryshme. Kërkohet ndërmarrja e fushatave vetëdijesimi për vajzat në shkollat fillore dhe të mesme të komunë, në mënyrë që të informohen të rinjtë e të rejat për pasojat e këtij fenomeni.

Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, tha se numri i vajzave, grave dhe fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në entet e komunës së Rahovecit është shqetësues. Por, për fat të keq ne nuk kemi mundësi më të mëdha për të organizuar një mbrojtje më efikase, ndonëse edhe Qendra për Punë Sociale është mjaft e angazhuar në këtë drejtim.

Lufta kundër abuzimit seksual dhe fizik ndaj garave duhet të jetë permanente dhe e koordinuar mirë ndërmjet të gjithë aktorëve shoqëror. Nëse nuk ndërmerren masa të tilla, atëherë ne vazhdimisht do të merremi me pasojat.

Zyrtarja nga policia e Kosovës rreshter Shemsije Jonuzaj, hetuese e policisë për rastet e abuzimeve dhe keqpërdorimeve të grave, tha se Policia e Kosovës ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtyre problemeve, prandaj edhe është ngritur njësiti i veçantë për këto raste. Mbështetja më e madhe institucionale dhe sidomos e gjykatave të vendit është një mundësi më shumë për eliminimin e këtij rreziku. Ajo përmendi disa shifra që shqetësojnë zyrtarët policor, mirëpo shtoi se nuk mjaftojnë vetëm masat policore për të evituar dhunën në familje, dhunën seksuale dhe abuzimet e ndryshme.

Ndërsa, Dëshira Kryeziu, rreshter në njësitin për hetim të dhunës në familje në policinë e Rahovecit, po ashtu potencoi nevojën e njoftimit me kohë të rasteve të tilla, si dhe inkurajoi gratë që të paraqesin rastet e abuzimeve në polici, edhe pse policia nuk mund të garantojë mbrojtje të vazhdueshme për gratë e abuzuara.

Drejtoresha e qendrës “Hareja” Adelina Shabani tha se projekti për mbrojtjen e grave do të vazhdojë, ndërsa përmendi organizimin e kurseve të ndryshme profesionale për gratë, me qëllim pavarësimin e tyre material, gjë që është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë më të madhe në gruas dhe barazisë shoqërore.

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit