22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8629

Në Tiranë mbahet konferenca rajonale muzeore

0

Tirana0E organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe nga Rrjeti Ballkanik i Muzeve, Konferenca e Dytë Vjetore e Muzeve “Meet See Do”, do të mbahet prej sot deri më 10 prill në Muzeun Historik Kombëtar.

Mbi 60 profesionistë të muzeve nga rajoni janë mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë për të diskutuar mundësitë për përmirësimin e statusit të këtyre institucioneve si gjetjen e formave për financim të projektpropozimeve të ndryshme për përmirësimin e kushteve të vështira me të cilat përballen muzetë.

Konferenca me titull “Meet See Do” (Njihuni, Shihni, Veproni), ka filluar në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa në të po marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Gjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime dhe të marrin pjesë në seminare të drejtuara prej asistentëve të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, Britaninë e Madhe dhe Suedi.

Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe shpallja e Rrjetit Ballkanik të Muzeve të saporegjistruar, një platfomë jozyrtare e mbi 20 muzeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që ekziston që prej vitit 2006.

Konferenca do të konkludojë me krijimin e partneriteteve të reja dhe me ide për projekte, që mund të paraqiten për financim. Ka disa grante në dispozicion të muzeve deri në 4 mijë euro si dhe një çmim të veçantë për projekte ndërkufitare, deri në 7 mijë euro.

Rrjeti i Muzeve Ballkanikë dhe Konferenca “Meet See Do” mbështeten nga Qeveria Suedeze dhe Fondacioni “Stavros Niarchos”./KultPlus.com

Begaj: Së shpejti nis spërkatja në Malishevë

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesShumë shpejtë do të fillohet me spërkatjen e hapësirave të gjelbra në Komunën e Malishevës, thotë kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, duke bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Është një çështje që nëse jemi të kujdesshëm nuk do të kemi pasoja, kryesorja është që çdo qytetarë i Malishevës me kontrollua vetën, fëmijët e tyre, dhe se Qendra e Mjekësisë Familjare të Malishevës është e gatshme të ju ofrojë ndihmën”, shprehet Begaj.

Në një intervistë për RTK 1, ai ka folur për sfidat dhe zhvillimet e deri tanishme në Malishevë që nga marrja e mandatit për të udhëhequr me këtë komunë, duke thënë se ka trend të rritjes të hyrave në Komunë.

Begaj përmendi edhe investime në 20 fshatra për instalim të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, trotuaret, rrugët, investime në bujqësi, mbështetje të sporteve të ndryshme.

Brenga e tij më e madhe mbetet papunësia, dhe tregon që brenda ditës deri në 50 qytetarë e vizitojnë në zyrë për këtë problem, prandaj si prioritet thotë se do të jenë investimet në bujqësi.

Liderët politik i rikthehen Prizrenit

0

lideret1Liderët e partive politike iu kanë rikthyer Prizrenit. Nuk ka ditë që ndonjëri prej tyre nuk vjen në këtë qytet për t’u takuar me qyetarët.

Kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, është lideri që më së shumti ka shpeshtuar vizitat në qytetin e Prizrenit. Ai në tri ditët e fundit ka qëndruar rresht në këtë qytet.
Thaçi vizitat në Prizren ka filluar t’i shpeshtojë, vetëm pas dënimit 2 vjet me kusht të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish-drejtorëve të Ekzekutivit, të cilët disa prej tyre tashmë janë pjesë e PDK-së.Njëri prej të dënuarëve është edhe kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi.

Thaçi dje ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 % të semestrave, konvikteve dhe menses për të gjithë studentet e Universiteteve Publike.

Ai ka kërkuar nga studentët që t’a ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë në zgjedhjet nacionale.

Një ditë pas vizitës së fundit të Thaçit në Prizren, sot do të qëndrojë edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka paralajmëruar për mbajtjen e një debati publik.

“Sot, në orën 16:00, në Prizren, kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të mbajë debat publik për Programin Qeverisës për Shëndetësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Debati do të mbahet në Hotel “Therana”, në Prizren”, njofton LDK.

Pas zgjedhjeve lokale, edhe Isa Mustafa ka shpeshtuar vizitat e tij në qytetin e Prizrenit. Ai,madje është shprehur se fitorja e LDK-së në Kosovë, në zgjedhjet nacionale do të fillojë nga Prizreni.

Edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, të shtunën e javës së kaluar, është shprehur se NISMA, dëshiron që përmes Prizrenit të rrezatojë në çdo pjesë të Kosovës.

“Sot po i shtohet Prizrenit edhe një zë i fuqishë, ky është zëri i NISMËS”, premtoi Limaj. Ai tha se qyteti i Prizrenit, deri më tash është qeverisur me sms nga Prishtina.

“Prizreni duhet të qeveriset nga qytetarët e vet.Prizreni ka mjaft qytetarë të denjë të qeverisë vet.Nuk ka nevojë Prizreni të qeveriset me sms nga Prishtina”.

“ Prizreni nuk mund të shërbej si rezervuar për vota, dhe të qeveriset me njerëz që s’kanë lidhje me këtë qytet, madje kurrë nuk i kanë shërbyer këtij vendi”, ka thënë Limaj.

Në të njëjtën ditë në Prizren ka qëndruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti. Ai bashkë me anëtarët e Kryesisë ka mbajtë një tubim me aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Qendrës në Prizren, me ç’rast u shpalosën edhe hapat dhe synimet e Lëvizjes drejt realizimit të Alternativës Qeverisëse të saj.

Kurti ka kretikuar mënyrën e qeverisjes në Prizren dhe Kosovë. Ai tha se në alternativën e VV-së është bërë një lidhje e ngushtë dhe harmonike midis shtetit të së drejtës, shtetit zhvillimor dhe shtetit social.

“Besojmë se që të tria këto mungojnë në Kosovë dhe që të tria janë të domosdoshme”, tha Kurti./PrizrenPress.com/

Posselt: Do të përpiqemi t’i heqim vizat për Kosovën këtë vit

0

BerndPosselt-eurodeputetNdonëse ka një bllokadë nga disa vende të BE-së, eurodeputeti, Bernd Posselt, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe i Delegacionit për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën, tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën se, ai dhe disa eurodeputetë tjerë, po punojnë dhe do të përpiqen për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën këtë vit.

RADIO KOSOVA: Z. Posselt, si i shihini raportet midis BE-së dhe Kosovës, sa afër deh sa larg Bashkimit Evropian ndodhet sot Kosova?

BERND POSSELT: Fillimisht më duhet të them se Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Kosovën, i publikuar në vjeshtë, ka qenë mjaft pozitiv. Pastaj, siç e dini, në fillim të këtij viti Parlamenti Evropian ka përmbledhur një raport në përgjigje të Komisionit Evropian, i cili ka qenë shumë, shumë pozitiv. Prandaj, më duhet të them se organet e Bashkimit Evropian i vlerësojnë shumë pozitivisht zhvillimet në Kosovë.

RADIO KOSOVA: Ju, zoti Posselt, në një apel dërguar këtyre organeve të Bashkimit Evropian, keni bërë thirrje që BE-ja të mbështet në mënyrë më energjike, si deri më tani, demokracinë e re në Kosovë. Atëherë, si mund të bëhet kjo mbështetje më energjike, ashtu siç keni kërkuar ju?

BERND POSSELT: Janë katër pika: Së pari, të pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta njohin atë sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë. Shpresoj se tani, kur janë kryer zgjedhjet për president të shtetit në Sllovaki, nga Presidenti i ri do të ketë lëvizje në këtë drejtim dhe shpresoj pastaj kjo do të ndiqet edhe nga shtetet tjera. Çështja e dytë që është shumë e rëndësishme, për të cilën unë angazhohem personalisht. është që Kosova sa më shpejt që të jetë e mundur, të përmbyllë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Marrëveshjen për Tregtinë me BE-në dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, të hiqet regjimi i vizave i Bashkimit Evropian për Kosovën. Duhet të përpiqemi që mundësisht, këtë ta realizojmë brenda këtij viti.

Pika e tretë, të cilën unë e konsideroj shumë të rëndësishme, është që ne dëshirojmë që Kosova, së shpejti, të jetë përfituese e të gjitha projekteve të Bashkimit Evropian, projekteve mbështetëse për rininë, arsimin, projekte për këmbime akademike e shkencore, këmbimeve kulturore etj., dhe të gjitha atyre programe tjera mbështetëse financiare sipas Procesit të Selanikut, që shtete tjera tashmë janë duke i marrë.

Dhe pika e katërt, që është gjithashtu shumë e rëndësishme: Siç e dini nuk është vetëm Bashkimi Evropian, ka edhe një bashkësi shtetesh që është më e madhe se BE-ja, e ai është Këshilli i Evropës me 44 shtete anëtare, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Serbia, prandaj ne duam të punojmë që edhe Kosova, së shpejti, të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, sepse kjo mundëson pjesëmarrjen në shumë programeve të rëndësishme dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës, siç është rasti me Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, së cilës do të mund t’i drejtohen qytetarët e Kosovës në rast nevoje, por ka edhe shumë e shumë mundësi të tjera.

RADIO KOSOVA: Do të donim të dëgjonim diçka më shumë për procesin e liberalizimit të Vizave. Ju përmendet se do të bëni përpjekje që kjo të ndodhë brenda këtij viti. Do t’ia dilni që në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në BE?

BERND POSSELT: Shikoni, momentalisht është krijuar një klimë shumë e rëndë brenda vendeve të Bashkimit Evropian. Këtu dua të jem i sinqertë me ju: Unë jam duke luftuar për këtë qëllim, bashkë me shumë eurodeputetë në Parlamentin Evropian. Por, për të qenë i sinqertë, në disa vende anëtare të BE-së përfshirë dhe vendin tim, Gjermaninë, është krijuar një klimë dyshimi për shkak se nga shumë vende të Evropës Juglindore, para së gjithash nga Serbia Jugore dhe Maqedonia, kanë ardhur shumë azilkërkues politikë në Gjermani dhe vende tjera të BE-së edhe pse qytetarët e këtyre shteteve nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil politik, sepse janë vende demokratike apo vende me demokraci në zhvillim. Kjo është arsye që ministrat e Brendshëm të disa vendeve të BE-së po përpiqen ta frenojnë heqjen e vizave për Kosovën. Unë, personalisht, po përpiqem të ndikojë pozitivisht që vizat të hiqen për Kosovën, sepse nuk dua që Kosova të mbetet edhe më tej vend i izoluar në Evropë, por edhe Kosova të ketë të gjitha të drejtat që tashmë kanë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe vendet tjera. Do të përpiqemi, por, siç e thash, nuk është aq e lehtë për shkak të këtyre fenomeneve për të cilat fola.

RADIO KOSOVA: Saktësisht, megjithatë, nuk mund ta thoni, nëse do të ndodhë këtë vit ose jo heqja e vizave, zoti Posselt?

BERND POSSELT: Thjesht, nuk mund tua them saktë, sepse nuk e di se kur disa prej qeverive të BE-së do të heqin bllokadat që kanë vendosur për heqjen e vizave për Kosovën. Ne do të bëjmë presion të vazhdueshëm, por duhet pranuar, siç thash më lart, momentalisht është shumë e vështirë.

RADIO KOSOVA: Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë marrë vesh për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet. Por, në procesin e transformimit do të ketë ca ndryshime, pasi që kompetencat EULEX-it do të dorëzohen tek autoritete vendore. Ju, si e shihni këtë?

BERND POSSELT: Unë angazhohem që kompetencat e EULEX-it t’i dorëzohen të gjitha tek autoritetet vendore. Unë jam i mendimit se mandati i EULEX-it, duhet të kufizohet vetëm në dhënien e ndihmës dhe këshillave për institucionet e Kosovës, ndërsa autoritetet e Kosovës duhet të marrin vetë përgjegjësinë për të gjitha çështjet. Pra, mendoj se autoritetet vendore të Kosovës duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësitë e plota, kurse EULEX-i të ketë vetëm një mbikëqyrje për sa kohë që autoritet e Kosovës kanë nevojë për këtë, sepse ne duam që Kosova të jetë një vend i lirë dhe jo protektorat ndërkombëtar.

RADIO KOSOVA: Në prag të shpalljes së datës zgjedhjeve të reja në Kosova ka pasur një debat që është zhvilluar për dhjetë vendet e rezervuar për minoritete. Me Planin e Ahtiaarit vendet e rezervuar në legjislaturën e radhës do të duhej të hiqeshin. Ju si mendoni?

BERND POSSELT: Unë do ta kisha bërë ndryshe, pavarësisht si e sheh Plani i Ahtiaasrit. Unë do t’i kisha mbajtur këto 10 vende të rezervuar, ndërsa do të kisha kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pra që edhe Parlamenti i Serbisë të vendos vende të rezervuara për shqiptarët e Luginës. Parimisht, unë gjithmonë jam angazhuar dhe angazhohem për mbrojtjen e minoriteteve, dhe Kushtetutën e Kosovës e konsideroj si Kushtetutë shembull në Evropë, më të mirë në Evropë për mbrojtjen e minoriteteve. Prandaj, këtë element të vendeve të rezervuara nuk do ta kisha hequr, por do të kisha kërkuar nga të tjerët që edhe ata zbatojnë këtë element.

RADIO KOSOVA: Zoti Posselt, ju doni të thoni që Serbia të merr shembull Kushtetutën e Kosovës për t’i garantuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me të njëjtat standarde siç e bën Kosova?

BERND POSSELT: Pikërisht. Kosova është shembull për Serbinë. Serbia ka një sistem mezerie për sa i përket mbrojtjes së minoriteteve, dhe sipas mendimit tim Serbia duhet t’i marrë standardet e Kosovës për mbrojtjen e minoriteteve. Kosova ndërkaq, mund të kërkojë nga të tjerët të njëjtën gjë ballëhapur, kur vetë ka standardet më të mira në Evropë për mbrojtjen e minoriteteve.

RADIO KOSOVA: Zoti Posselt, në Serbi tashmë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato i ka fituar zoti Vuçiq, një nacionalist i përbetuar, por i transformuar plotësisht. Ju besoni se ai do ta vazhdojë procesin e dialogut me Kosovën?

BERND POSSELT: Personalisht ju them se unë më herët kam qenë shumë skeptik për sa i përket kësaj partie dhe zotit Vuçiq, por më vonë u dëshmuar e kundërta. Shpresoj që ai të vazhdojë në të njëjtin kurs dhe për këtë ka shumicën e dëshiruar në Parlamentin e Serbisë për të bërë ndryshime dhe për të zbatuar vendimet e veta qeverisëse dhe kjo më duhet të them se përmirëson mundësitë për arritjen e kompromiseve me Kosovën, apo edhe për ballafaqim me të kaluarën. Unë i bëj apel zotit Vuçiq, që ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të vendos marrëdhënie fqinjësore me Kosovën, sepse ky është kusht nëse dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian. Pa një bashkëpunim të ngushtë fqinjësor me Kosovën dhe pa përmirësimin masiv të të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës dhe pa mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, Serbia nuk ka shans.

Studentët bojkotojnë afatin e prillit

0

UP-rektoratiPërmes bojkotit ata po synojnë t’i ikin pagesës së semestrit prej 50 euro, me shpresën se pas 1 majit semestrin do ta paguajnë 50 për qind më lirë
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ulje të çmimit për studentët e Universitetit të Prishtinës, ka bërë që shumë studentë të këtij universiteti të bojkotojnë afatin e prillit. Përmes bojkotit ata po synojnë t’i ikin pagesës së semestrit prej 50 euro, me shpresën se pas 1 majit semestrin do ta paguajnë 50 për qind më lirë.

Ardita Gashi, studente e vitit të dytë në Universitetin e Prishtinës, thotë se qëllimisht nuk e ka bërë regjistrimin e semestrit me kohë. Ajo po shpreson se pas 1 majit semestrin e papaguar do ta paguajë përgjysmë më lirë.

“Për shkak të mosregjistrimit të semestrit më ka ikur edhe afati i prillit për paraqitje të provimeve. Mirëpo po shpresoj se pas 1 majit neve që nuk e kemi regjistruar semestrin do të na mundësojnë që ta regjistrojmë atë me lirë”, ka thënë studentja Gashi. Ajo ka shtuar se edhe shumë kolegë të saj kanë vepruar si ajo duke e shtyrë regjistrimin e semestrit me shpresën se pas 1 majit do ta regjistrojnë me një çmim më të lirë.

(Tribuna)

Kosova s’ka fuqi ta refuzojë tribunalin

0

Haki DemolliIsh-ministri i Drejtësisë nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë fuqi për ta refuzuar tribunalin për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

“Nuk besoj se Kosova ka fuqi për ta refuzuar këtë institucion”, ka thënë Demolli në një intervistë për “Epokën e re”, duke vlerësuar se, po sikur sistemi i drejtësisë të ishte më efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar atëherë sigurisht se bashkësia ndërkombëtare do t’i besonte Kosovës t’i gjykonte edhe krimet e pretenduara të luftës.

Demolli ka thënë se nuk e di nëse ky tribunal do ta ketë selinë në Kosovë apo jashtë saj, por ka thënë se kjo mbetet të përcaktohet pas diskutimeve që pritet të ndodhin në Kuvendin e Kosovës. “Ka raste në praktikën ndërkombëtare, siç është Sierra Leone, ku është themeluar një tribunal i tillë, i cili ka tri seli, në Freetoën, Hagë dhe Nju Jork. Prandaj mund të ketë një praktikë të tillë, që selia të jetë në tre vende apo diku jashtë Kosovës”, ka thënë Demolli.

Ai ka thënë se nuk pret që ky tribunal të funksionalizohet brenda këtij viti. “Nuk pres që ky institucion ose ky tribunal të funksionalizohet në këtë vit, por sigurisht pas një periudhe një ose dyvjeçare”, ka thënë Demolli. Edhe pse 2014-a është vit elektoral, Demolli ka thënë se ky tribunal do t’i dëmtonte individët, por jo edhe partitë politike.

“Nuk besoj se do t’i godasë partitë politike, por individët e caktuar po”, ka thënë Demolli.

Duke folur rreth pasojave për Kosovën në rast se do të themelohet ky tribunal, nëse do të dëmtohet imazhi i Kosovës, Demolli ka thënë se imazhin e Kosovës e kanë dëmtuar politikanët.

“Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar politika jonë dhe politikanët tanë të cilët janë mbi ligjin. Ata fare nuk e njohin sistemin gjyqësor, aq më pak ligjin. Një numër i tyre brenda natës janë bërë milionerë, ndonëse të ardhurat e tyre personale nuk mund ta arsyetojnë një rritje të tillë”, është shprehur Demolli.

Prokurori kërkon dënimin e katër zyrtarëve komunalë të Prizrenit

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenTë akuzuarit kanë kryer veprat penale që përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të autoritetit, pastaj shmangie nga tatimi, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrimProkurori i Shtetit, Mehdi Sefa, gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në gjykimin ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit dhe tre personave të tjerë që akuzohen në lidhje me shitjen e paligjshme të disa automjeteve, ka kërkuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit që të gjithë të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Ai ka shprehur qëndrimin se gjatë shqyrtimit kryesor dhe provave që janë administruar, si dhe nga dëshmitarët që janë dëgjuar, është vërtetuar përshkrimi ligjor dhe faktik se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe të autoritetit, pastaj shmangie nga tatimi, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

“Kërkojmë nga Gjykata që të akuzuarit Hasan Hasani, Sadik Paçarizi, Zekë Tejeci, Sokol Hadri, Gëzim Gashi, Lulzim Thaçi dhe Bujar Berisha të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të përshkruara në aktakuzë, me ndryshime sa i përket rikualifikimit të veprave penale. Me rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin kërkojmë që Gjykata të ketë parasysh rrethanat që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit, në kuptim të rregullave të përgjithshme për matjen e dënimit”, ka thënë Sefa.

Paraprakisht ai ka theksuar se mbetet në tërësi prapa aktakuzës së ngritur më 31 maj 2011 ndaj 7 të akuzuarve, me ricilësimin në disa pika të akuzës, pasi që Kodi i ri Penal është më i favorshëm për të akuzuarit.

Sefa ka konfirmuar pozicionin e Prokurorisë se Hasan Hasani në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe të akuzuarit Zekë Tejeci e Sokol Hadri, në cilësinë e inspektorëve të komunikacionit gjatë gushtit të 2010-s duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare dhe autoritetin kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, ashtu që i shkaktojnë dëm Shefki Kayserlit, ku Hasan Hasani ka nënshkruar procesverbalin për shitjen e veturës “Mercedes ML 320”, duke e ditur se është i sekuestruar përkohësisht dhe është nën hetime, derisa të akuzuarit Tejeci e Hadri kanë përgatitur dokumentacionin, duke e vlerësuar qëllimisht atë automjet nën vlerën kushtuese dhe kanë propozuar që ky automjet të shkojë në ankand publik, dhe i shitet Nysret Morinës për 520 euro.

Ai ka shtuar se Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizimit, (që muajin e kaluar është dënuar bashkë me kryetarin Ramadan Muja për shpërdorim të detyrës zyrtare), Zekë Tejeci, inspektor i komunikacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Sokol Hadri, inspektor i komunikacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe Gëzim Gashi, menaxher i auto-parkingut “Euro-AG”, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare ose autorizimet, meqë gjatë muajve nëntor-dhjetor të 2009-s dhe gusht-nëntor të 2010-s kanë mundësuar shitblerjen e disa automjeteve që kanë qenë të konfiskuara dhe nën hetime, me ç’rast me veprimet e tyre kanë mundësuar përfitim të paligjshëm pasuror për të afërmit e Gëzim Gashit, që i kanë blerë këto vetura me çmim më të ulët se vlera reale e tyre, ku me ankand jo të rregullt janë shitur 44 automjete, duke u shkaktuar dëm pronarëve të veturave dhe Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq i pandehuri Gëzim Gashi akuzohet edhe për shmangie nga tatimi, derisa i pandehuri Lulzim Thaçi akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. I pandehuri i fundit, Bujar Berisha, akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të dokumenteve.

Për dallim prej prokurorit, avokati publik komunal, Besim Morina, para trupit gjykues ka deklaruar se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe nuk parashtroi kërkesën pasurore-juridike, me arsyetimin se janë ndjekur të gjitha procedurat rreth shitjes së automjeteve.
“Sa u përket zyrtarëve komunalë që dyshohen për veprat penale të cituara nga prokurori i Shtetit, nuk kemi asnjë shenjë se me cilindo veprim i kanë shkaktuar dëm Komunës”, ka thënë Morina.
Në anën tjetër avokati i Hasan Hasanit, Hazër Susuri, duke folur në emër të të gjithë mbrojtësve kërkoi nga gjykata që t’i japë kohë mbrojtjes për përgatitjen e fjalës përfundimtare për shkak se ka konsideruar se prokurori kishte bërë ndryshime në aktakuzë.

“Ne e parashtrojmë kërkesën për shtyrjen e shqyrtimit kryesor, ngase prokurori në fjalën e tij gati e zgjeroi aktakuzën dhe kemi shumë gjëra të reja, të cilat kërkojnë kohë për t’u sqaruar në drejtim të parashtrimit të mbrojtjes”, është shprehur ai.
Trupi gjykues mori vendim që seanca gjyqësore të shtyhet për datën 22 prill.

/Koha Ditore

Mustafa sot mban debat publik në Prizren

0

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa do të qëndroj sot në Prizren . Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një debati publik.

“Më 8 prill, në orën 16:00, në Prizren, kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të mbajë debat publik për Programin Qeverisës për Shëndetësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, njofton LDK.Debati do të mbahet në Hotel “Theranda”./PrizrenPress.com/

Berisha: Opozita në Prizren, nuk po i kupton proceset politike

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, vlerëson se brenda 100 ditëshit të mandatit të tretë të qeverisjes së Ramadan Mujës, janë realizuar të gjitha projektet që janë paraparë me buxhet. Ai thotë se Komuna e Prizrenit është duke punuar në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Komuna është duke i realizuar të gjitha projektet e parapara në buxhetin e vitit 2014, dhe është duke ndihmuar në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Prizrenit”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se në ditët e fundit ka filluar asfaltimi i rrugës në Tranzitin e Vjetër. “Ky projekt kushton 2 milion euro”.

“ Po ashtu ka filluar ‘Java Ekologjike’ e cila rritë hapësirat e gjelbërta në qytet”.

Sipas tij, në kuadër të investimeve, Komuna e Prizrenit, ka filluar të realizojë edhe projektin në sheshin “Ismet Jashari”.

Zëdhënësi Berisha ka komentuar edhe akuzat dhe vlerësimet e opozitës që kanë bërë për 100 ditëshin e mandatit të tretë të qeverisjes së Mujës.
“Opozita politike në Prizren ka humbë kauzën e vet publike dhe organizative, prandaj është e nërvozuar dhe prononcohet pa asnjë argument”.

“Opozita po tregon se nuk ka qenë dhe nuk është ende gatëshme për t’i kuptuar proceset politike dhe rolin e saj. Po jeton në krizë, prandaj edhe po tenton të manipuloi me opinionin publik”. /PrizrenPress.com/

 

Ministria u jep pensione edhe qytetarëve të vdekur

0

Koshare-varrezet e dehsmoreveMinistria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk e di saktë nëse të gjithë shfrytëzuesit e pensionit nga Skema e Pensionit për Persona me aftësi të kufizuara janë gjallë.

Persona nga kjo kategori pensionistësh edhe nëse vdesin ka mundësi që të jenë përfitues të pensioneve. Mosverifikimi i kësaj kategorie nga ana e Ministrisë mund të zgjasë me vite.

“Koha Ditore”, posedon historikun e pagesës se dy qytetarëve të cilët kanë vdekur në vitin 2009. Në këto dokumente shihet se këta dy qytetarë edhe 5 vite pas vdekjes kanë marrë pensione.

Sabrije Gashi-Beka, nga Prishtina, ka vdekur në qershor të vitit 2009, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti familjarët e Sabrijes kanë marrë çdo muaj pensionin e saj. Shuma totale që kjo familje ka përfituar gjatë këtyre viteve është 5.340 euro.