22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8630

EULEX-i dhe Tribunali votohen në pako

0

UCK-kallashiPresidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, është autoriteti që do të kërkojë nga Bashkimi Evropian themelimin e një gjykate të veçantë për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze që pretendohet se jenë kryer përgjatë viteve 1998 – 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty. Do ta bëjë këtë, pa pasur qëndrimin paraprak të Kuvendit.

Gjykata do të themelohet me të njëjtat instrumente që do t’i sigurojnë mandat shtesë misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Do të bëhet nëpërmjet këmbimit të letrave ndërmjet presidentes Jahjaga dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, baroneshës Catherine Ashton. Draftet janë finalizuar tashmë.

Të hënën në mëngjes, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i ka vënë në dijeni përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata të subjekteve politike me përmbajtjen e letrave. Pas shkëmbimit, ato do të votohen në Kuvend, në formë ligji për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare. Që votimi të dalë i suksesshëm, kërkon votat e dy të tretave të deputetëve./Koha ditore/

Në Malishevë vazhdon aksioni i pastrimit

0

begaj duke pastru qyettinMuaji prill shpallur si muaj i pastrimit, po vazhdon që nga data 1 prill, duke u pastruar disa nga fshatrat e Komunës së Malishevës, ku po largohen deponitë e mëdha të mbeturinave. Gjatë ditës së djeshme aksioni, i pastrimit ka vazhduar në fshatin Drenoc, ku janë larguar disa nga këto deponi, brenda dhe jashtë fshatit.

Për këtë qëllim, edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka inspektuar gjatë pasdites së djeshme, aksionin e largimit të mbeturinave në këtë vendbanim, duke u shprehur i kënaqur me punën dhe duke kërkuar që edhe banorët e fshatrave ti përgjigjen këtij aksioni dhe bashkërisht të pastrohet i tërë ambienti.

Muaji prill, është shpallur muaj i pastrimit të ambientit në Malishevë, ndërsa kryetari Begaj, në çdo takim me banorët e fshatrave të Komunës së Malishevës, dhe në të gjitha mundësitë tjera të paraqitjes publike, ka bërë thirrje për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit./PrizrenPress.com/

VV: Thaçi hapi universitete për të mbledhë vota

0

ErzenVraniqi-VVFtesën e kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar studentëve të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet dhe për ta ndërtuar Kosovën evropiane, partitë opozitare, LDK dhe VV, e kanë cilësuar si demagogji të kreut të ekzekutivit të vendit dhe liderit të PDK-së.

Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Telegrafin se shefit të ekzekutivit të Kosovës universitetet i shërbejnë vetëm për fushatë.

Sipas tij, Thaçi ka hapur universitete publike për fushatë dhe tani po i shfrytëzon prapë ato për të fituar vota.

“Mirëpo se sa në të vërtetë i ka ndihmuar arsimit të lartë në përgjithësi, kjo shihet nga buxheti i ndarë, degradimi i UP-së dhe hapja e universiteteve të reja pa kurrfarë kriteri”, ka thënë Vraniqi.

Këshilli i Ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj fushatës që po bën kryeministri i Kosovës dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë se po përpiqet të korruptojë qytetarët e të gjitha kategorive.

Ndërsa, Avdullah Hoti nga LDK, tha për Telegrafin se, kërkimi i ndihmës nga ana e studentëve për t’i fituar zgjedhjet, janë treguesi më i mirë se kryeministri Thaçi është duke e ndjerë aromën e humbjes.

Sipas Hotit, studentët duan arsim cilësor dhe mundësi për punësim pas diplomimit, të cilat kjo qeveri në ikje nuk i ka adresuar fare.

“Mbi 21 mijë të rinj dhe të reja kanë emigruar vetëm gjatë vitit 2013 në vendet e BE-së. Pas shtatë vitesh qeverisje, nuk ka asnjë të arritur që do të mbetet. Nga qershori i tutje, ‘nuk do të ketë nevojë që të rinjtë të paraqiten si francez me letra vetëm për tu regjistruar në UP’, siç ishte rasti me një zyrtarë të lartë të PDK-së”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 për qind të semestrave, konvikteve dhe mensës për të gjithë studentët e universiteteve publike.

Ai i ka ftuar studentet që ta ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë, atë siç tha të Kosovës evropiane dhe zhvillimit ekonomik.

Krasniqi: Presidente, dikush po mashtron për Tribunalin

0

JakupKrasniqi10-29Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Arbër Vllahiut, këshilltar i lartë i presidentes Jahjaga, i cili ka thënë se Presidentja ka folur për Gjykatën Speciale pas bashkërendimit me institucionet e tjera, duke pyetur se me kë është konsultuar presidentja.

“Nëse është kështu si po thotë, këshilltari i Presidentes dhe unë po dua të besoj që kështu është, atëherë dikush është duke i mashtruar si ndërkombëtaret ashtu edhe opinionin publik vendor, pasi ne dy takime që kemi pasur me ndërkombëtaret, zyrtaret e lartë të Qeverisë kanë thënë se ‘për rastin e Gjykatës Speciale po dëgjojnë për herë të parë’. Atëherë me cilin institucion vendor është konsultuar Presidentja?”, ka pyetur Krasniqi përmes një postimin në Facebook.

“E theksoj, unë nuk kam kërkuar siç u tha në TV KK, që Presidentja të jetë kundër Gjykatës Speciale, por që të bisedoi me faktorin politik vendor dhe të marrin një vendim të përbashkët, pa e cekur se cili do të ishte ai vendim. Vendimi gjithsesi që duhet të jetë në favor të shtetit tonë, Republikës se Kosovës. Nuk kam kërkuar as më shumë e as më pak”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa lidhur me themelimin e Tribualit, Krasniqi ka thënë se “Deri më tani, nuk kam pasur mundësi ta formësoj qëndrimin, për shkak të mungesës se informacionit dhe kjo nuk është hera e parë që po e them. Në politikë me gjysmë informata e aq më pak me mashtrime akrobatike të servuara nga zyrtaret qeveritarë mund të formohet qëndrimi politik i vlefshëm për vendin”.

Reagimi i kryeparlamentarit vjen pas deklaratës së këshilltarit të lartë të presidentes, Arbër Vllahiu, i cili duke komentuar një deklaratë të presidentes Jahjaga, ka thënë se “Deklarimi është bërë pas bashkërendimit të çështjeve me institucionet e tjera”.

“Qeveria e Kosovës i ka diskutuar në tërësi çështjet rreth Gjykatës, ndërkohë që Zyra e Presidentes është mbajtur në dijeni për këtë çështje. Presidentja e Kosovës, siguron bashkërendimin institucional, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe gjithsesi në raste të këtilla edhe vazhdimësinë e veprimeve në raport me bashkësinë ndërkombëtare, marrë parasysh se letrat e mëhershme për misionin e BE-së janë dërguar nga Presidenti”, ka thënë Vllahiu.

S’ka pasur FARK, Rugova qe i pa interesuar për ushtri

0

XhavitHaliti-pdkSipas Xhavit Halitit, refuzimi i votës nga deputetët në Kuvend pro amendamenteve që LDK-ja parashtroi gjatë miratimit të Ligjit për veteranët e luftës, ka qenë i duhur. Ai mohon FARK-un dhe thotë se Ibrahim Rugova s’ishte për formim të ushtrisë.

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se dëshira e hedhur poshtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga deputetët në Kuvend që, në Ligjin për veteranët e UÇK-së të futeshin edhe ata të FARK-ut, ka qenë e duhur.

Haliti në “Zona B” në KlanKosova ka thënë se nuk ka fakte për ekzistencën e FARK-ut, por bëhet fjalë për përpjekje të disave për të hyrë në UÇK.

“Unë mendoj që ata që kanë kontribuar që një ushtar t’i përmbushë nevojat të veta, ata janë kontribuues. Kuvendi ka bërë shumë mirë që s’i ka miratuar ato amendamente”, tha Haliti, citon lajmi.net

“Ne s’kemi asnjë fakt që ka pasur FARK, ka pasur përpjekje. Unë jam protagonisti i bisedave edhe me Bujarin (Bukoshin) që nga 95-ta edhe me Rugovën që nga 91-shi”.

“Këta po thonë që jemi ushtarë të Ibrahim Rugovës, mirëpo Ibrahim Rugova nuk ka qenë i interesuar të ketë ushtrinë e vet. Nuk është mirë që të themi se ai ka qenë komandant. Sikur vetë ai ta kishte thënë se ka qenë komandant dhe ta ketë krijuar FARK- un, atëherë po”.

“Ibrahim Rugova sa ka qenë gjallë nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Si strukturë ata kanë dashur të futen në UÇK. Planet tona nuk kanë qenë refuzuese. Ideja e themelimit të këtij FARK-u ka qenë ide e Ahmet Krasniqit”.

Por, pjesë e personave që do ta gëzojnë miratimin e këtij ligji është edhe vetë Haliti. Ai, duke shpjeguar arsyet personale të aplikimit, thotë se nuk ka aplikuar për pagë, por për një të ardhme të tij më ndryshe.

“Unë kam qenë udhëheqës i UÇK-së. S’kam konkurruar për pagë. Unë e kam një pagë në parlament dhe s’kam nevojë për pagën atje, por nesër njeriu mund të bëhet invalid, të sëmuret, të mos jetë deputet dhe të ketë nevojë të blejë ilaçe”, është shprehur Haliti .

“Është një satisfaksion për secilin që e ka një mburojë të shtetit”.

Shoqata e Artistëve kërkon depolitizim të Teatrove të Kosovës

0

TKKShoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit, siç i quajnë ata, “dëshpëruese” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shqetësimi i tyre primar ka të bëjë me Konkursin dhe, në kuadër të tij, me procesin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, si dhe me disa nga zhvillimet e tjera, të tanishme dhe të mëhershme, në këtë teatër dhe në teatrot e tjera në Kosovë.

Kjo shoqatë ka mbajtur një takim në Teatrin “Dodona” në Prishtinë me moton “THUAJ JO POLITIZIMIT TË TEATRIT”.

Pas këtij takimi, anëtarët e SHATK kanë lëshuar një komunikatë për media, të cilën po e botojmë të plotë:

– Teatri Kombëtar i Kosovës, para se për krijmin e artit, vazhdon të përdoret dhe të instrumentalizohet për qëllime dhe përfitime individuale, grupore, klanore dhe politike;
– Teatri Kombëtar i Kosovës në vitet e pasluftës është shndërruar në një poligon të ndërhyrjes së vazhdueshme politike nga Ministria e Kulturës, si dhe nga ndividët dhe grupet e ndryshme klanore me mbështetje, anshmëri, apo përkatësi të caktuar politike;
– Përcaktimi i përbërjes së Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës bëhet nga Ministria e Kulturës, duke u bazuar mbi preferenca politike apo klanore dhe pa konsultime paraprake me komunitetin artistik;
– Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk i përfaqëson interest e mirëillta të komunitetit artistik;
– Konkursi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka qenë një “konkurs” i manipuluar dhe në shërbim të individëve e të grupeve të ndryshme klanore me përkatësi të caktuar politike;
– Kandidati i favorizuar për Drejtor të Përgjithshëm, me punën dhe aktivitetin e tij të deritanishëm, nuk është pjesë përbërëse e komunitetit artistik, nuk është artist e as krijues i teatrit dhe, si i tillë, nuk njihet fare nga komuniteti artistik;
– Në vend se ta mbështesë punën, veprimtarinë, funksionimin dhe përpjekjet për konsolidimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministria e Kulturës në vazhdimësi, përmes favorizimit të individëve e të grupeve klanore, injorimit të artistëve të dëshmuar dhe krijimit të situatave artificiale konfliktuoze, e ka degraduar atë, nga një institucion artistik i përmasave kombëtare, në një institucion të parëndësishëm pa imazh dhe pa kredibilitet artistik;
– Ligji për Teatrot, në formën e tij ekzistuese, lë ende hapësirë për ndërhyrje politike të Ministrisë së Kulturës në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të Kryetarëve të Komunave në teatrot e qyteteve;
– Për shkak të mungesës së mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare nga Ministria e Kulturës, teatrot e qyteteve, duke u bazuar në Ligjin për Teatrot, janë lënë në mëshirën e buxheteve të vogla komunale, me çka praktikisht është paralizuar dhe bllokuar pothuaj krejtësisht veprimtaria tyre krijuese;
– Në vend se ta mbështesë dhe ta stimulojë krijimin, ekzistencën dhe veprimtarinë e tyre artistike, Ligji për Teatrot i diskriminon në rrafshin financiar teatrot e pavarura, kompanitë teatrore dhe përgjithësisht skenën krijuese teatrore të pavarur e jashtë institucionale;

KËRKOJMË

1) Depolitizimin e plotë të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të rrjetit të teatrove të qyteteve me karakter institucional;
2) Anulimin e rezultateve të Konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës;
3) Dorëheqjen apo shkarkimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës;
4) Përcaktimin e përbërjes së re të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të Këshillave Drejtues të teatrove të qyteteve në marrëveshje dhe në pajtim të plotë me komunitetin artistik;
5) Shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe, aty ku u ka skaduar mandati, edhe të drejtorëve të teatrove të qyteteve;
6) Përfshirjen e Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës në procesin e zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të Udhëheqësit Artistik dhe të drejtorëve të teatrove të qyteteve si garantim të një procesi fer e transparent.
7) Amendamentimin e Ligjit për Teatrot në të gjitha nenet e tij të diskutueshme dhe ndryshimin e tij në pajtim me kërkesat, nevojat dhe interesat e përgjithshme të komunitetit artistik.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës insiston në realizimin e menjëhershëm të kërkesave të mësipërme prioritare në pikat 2, 3, 4, 5 dhe 6, si dhe, në proces e sipër, edhe të pikave 1 dhe 7.
Mungesa e vullnetit për realizimin e këtyre kërkesave do t’i detyrojë artistët të shfaqin reagimin dhe pakënaqësinë e tyre në forma të tjera të ndryshme demokratike.

Kjo deklaratë i drejtohet:

Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës; Z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës; Z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës; Z. Memli Krasniqi, Ministër i MKRS-së; Kryetarëve të Komunave në të cilat veprojnë teatrot e qyteteve (Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren), përkatësisht: z. Shpend Ahmeti, znj. Mimoza Kusari – Lila, z. Lutfi Haziri, z. Gazmend Muhaxheri, z. Muharrem Svarqa, z. Agim Bahtiri dhe z. Ramadan Muja; Kryetarëve të partive politike parlamentare; Anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës; Anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport; Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës; Mediave të shkruara dhe elektronike vendore”.

Arifi: Kryeministër, s’ka oqean që e pastron turpin tuaj për Tribunalin

0

Avni ArifiAnëtari i kryesisë së AAK-s, Avni Arifi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Hashim Thaçi, duke e bërë përgjegjësin kryesor për krijimin e Tribunalit që do të gjykonte krimet e supozuara të luftës.
“Kryeministër i Kosovës, me u shpreh shqip ky Tribunal është FAQE E ZEZË HISTORIKE për Kosovën. Ju keni leju qysh para dy tri vitesh që kjo ide me zanafillë të padyshimtë në Beograd dhe në Moskë, të krijohet të zhvillohet dhe të merr përkrahjen e të gjitha diplomacive perëndimore”, ka shkruar Arifi në një postim të gjatë në Facebook.

Ai thotë se kryeministri nuk u këshilluar me asnjë parti dhe me asnjë njeri të Kosovës duke sjellë ata në pozitë që nëse nuk e votojnë këtë Tribunal e dëmtojnë të ardhmen e Kosovës, por nuk e ndalin Tribunalin.

“Ju keni dështu z. Kryeministër. Nuk e di pse keni dështu: sepse nuk keni ditë, nuk keni mujtë apo sepse preokupim kryesor keni të ardhmen tuaj personale dhe sigurimin e imunitetit për të gjitha të këqijat që ia keni bërë Kosovës në këto 16 vite. Është e qartë se këtë imunitet doni ta siguroni në kurriz të ish-shokëve tuaj luftëtar”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, më e pakta e morales dhe ndërgjegjes njerëzore është që ditën e votimit të këtij Tribunali kryeministri të jap dorëheqje.

“S’ka oqean që ju pastron prej këtij turpi dhe kësaj faqeje të zezë që ke leju me i ardh Kosovës. E di Kryeministër se kjo është një luks i madh për të kërkuar nga ju. E di që juve as që ju shkon mendja te dorëheqja. Përkundrazi, në tërë këto vite duke ju parë se si funksiononi jam i bindur se ju shpresoni se me rolin e juaj për këtë tribunal ju po i rritni shansat për të fituar Çmimin Nobel….Kryeministër po dëshmoni që përveç rritjeve të llojllojshme të pagave ju jeni edhe Jong Evropian…I lumi ai që nuk është. Të paktën do të jetoj dhe do të vdes me nder”, ka shkruar Arifi në postimin e tij në Facebook.

Libri i ri i Blushit, letërsi nga ekzili

0

Alfred LelaKur e pyetën kryetarin e Donacioneve Kombëtare për Artet në Amerikë se në ç’kuptim ishte përdorur në raportet e Alfred-Lela-reeeeee-300x283tyre termi letërsi, ai u përgjigj: ‘në kuptimin e gjerë të fjalës, dmth çdo lloj libri për leximin e të cilit njerëzve nuk është dashur t’u vihet pistoleta në zverk’.

Në këtë kuptim libri i fundit i Ben Blushit është letërsi. Ai kalohet si një kollajllëk i rrafshtë, dmth nuk të shtie në mendime, edhe pse mund të shkaktojë zhurmë në qarqe të ndryshme për shkak të disa provokimeve të gjuajtura në tekst.

Autori i librit mund të lëvdohet megjithatë për guximin. Jo për atë fizik, por për atë profetik. 100 vite largpamësi mund të jenë fare mirë një shekull shkurtpamësi. Siç mund edhe të mos kenë fare rëndësi duke qenë se autori, bashkë me bashkëkohësit, kur t’i vijë koha përmbushjes apo jo të profecive të tij, do të jenë në botën tjetër. (In the long term we are all dead after all).

Guximi i autorit Ben Blushi vjen edhe për atë se teksti duket më shumë si instinkt sesa si interpretim autoriteti. Që do të thotë, është më shumë përzierje e shqisave të gazetarit, politikanit dhe shkrimtarit sesa imponim pune e kredencialesh që vijnë nga katedrat.

Në shqipe, i vetmi mjet dhe masë krahasimi me librin e Blushit, zhanrin deri diku, është ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet’ i Sami Frashërit. Pa iu futur vënies në peshë të autorëve, që në pamje të parë, mes të dyve shpaloset një kontrast. Nëse Frashërjoti i famshëm zgjedh të shohë Shqipërinë e së ardhmes nëpërmjet edhe të shkuarës, (ç’ka qenë) edhe të së tashmes, (ç’është) Blushi merret shumë pak me të tashmen dhe kryesisht/plotësisht me të ardhmen. Ai nuk e interpreton të ardhmen nëpërmjet së shkuarës. Merret, pothuajse ekskluzivisht, me të ardhmen e Shqipërisë në 100 vjet. Një premisë fantastike abuzimi kjo.

‘Hëna e Shqipërisë’ e hap siparin duke prezantuar Durrësin e pas 100 viteve, i cili në fakt nuk është më. Ngrohja globale e ka marrë me vete duke e varrosur në barkun e detit Adriatik. Me të janë zhdukur edhe kodrat e buta që dikur e ndanin nga Tirana. Kryeqyteti tashmë është edhe bregdetar. Autori bazohet në këtë parashikim te një alarm i amplifikuar i së majtës internacionale, së cilës autori amerikan George Will i është përgjigjur me një koment në Washington Post: ‘ka 50 vjet që dëgjoj për apokalipsin’. Por, nuk është këtu relativiteti i kësaj teze. Njerëzimi është duke i tejkonsumuar burimet e veta, por është gjithashtu në kërkim të alternativave. Nëse, siç parashikohet, shkenca zbulon energjinë e pastër, duke i dhënë fund varësisë dhe përdorimit të lëndëve fosile, Durrësi do të jetë mbi ujë edhe për nipërit e Blushit.

Libri pushon së qeni letërsi kur flet për islamin politik, më saktë trajtat që do të marrë ai në Shqipëri gjatë dekadave të ardhshme. Kjo shkëputje nga fiction-i ndodh për atë se autori është mbështetur te lexime të së tashmes duke e projektuar të ardhmen mbi to. Por edhe nga një kontekst botëror që e gjen dhe e parasheh në ekspansion islamin politik.

Vetë libri është megjithatë një tekst politik. Jo vetëm se trajton skenarë që kanë të bëjnë kryesisht me politiken, por edhe se vjen si reagim politik. Nëse shqyrton datat kur Ben Blushi politikan vendos të bëhet Ben Blushi autor, vëren se përkojnë me muaj impasi politik të tij. Dmth ai shkruan kundër harresës. Sa herë që kryetari i partisë së tij, Rama, përpiqet ta çojë drejt saj. Edhe ‘Hëna e Shqipërisë’ një tekst i tillë është: një libër nga ekzili politik./Alfred Lela /

Kujt i shërbeu Maurizio Salustro?

0

Amer Alija--Shkruan: Amer Alija

Kjo pyetje vazhdon të diskutohet, të analizohet dhe të keqinterpretohet në opinionin kosovar. Normal që, për opinionin e Kosovës, burimi primar i informacionit janë mediat dhe shtypi.

Analistë, gazetarë, ministra, dhe gati e gjithë shoqëria e gjerë pyetet se mos ish prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro i ka shërbyer qeverisë serbe.

Dyshimet lindën pasi që ai i ngriti disa akuza për krime lufte në Kosovë kundër disa komandantëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së.
Punësimi i Salustros në Beograd e “konfirmoi dyshimin” e opinionit se ai i shërbeu Serbisë.
Shumica e fajësojnë edhe misionin e EULEX-it, pasi që Salustro gjatë mandatit të tij në EULEX shërbeu si prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

E kam parë të rrugës që këtë dyshim ta sqaroj me fakte, e jo me “imagjinatën e ekspertëve” të cilët dhanë opinione të ndryshme, ku po thuajse të gjitha mendimet e tyre ishin akuza ndaj prokurorit i cili i shërbeu shtetit të Kosovës, prokuror i cili punoi shumë, e i cili gjithë përvojën e tij shumëvjeçare si jurist e shfrytëzoi në Kosovë, për mendim timin, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Janë të njohura rastet “Kleçka”, “Grupi i Drenicës”, “Bllaca I, II, III” të gjitha këto raste u hetuan nga prokurori në fjalë. Kjo është e gjitha që i ishte shtruar në “pjatë” opinionit kosovar lidhur me punën e Salustros.

Duke e bërë një hulumtim më të gjerë do t’ju prezantoj të gjitha aktakuza që ishin ngritur nga prokurori Maurizio Salustro:

Aktakuza për krime lufte:
1. Vukmir Cvetkovi? (i dënuar, vendimi i formës së prerë) – [viktima shqiptarë];
2. Ivan Radivojevi? (i dënuar, vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë];
3. Jovica Dejanovi? & ?ordje Bojkovi? (të liruar- vendimi i shkallës së parë, rasti gjendet në rishqyrtim) – [viktima e dhunës seksuale, shqiptare], njëherit aktakuza e parë e ngritur për rastet e dhunimit seksual;
4. Sabit (Tafil) Geci dhe të tjerë (të dënuar- vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë];
5.“Kleçka” (të liruar vendimi i shkallës së parë) – [viktima shqiptarë, serbë];
6. Ejup Kabashi dhe të tjerë (të liruar me vendimin e shkallës së parë) – [viktima serbë];
7. Sabit Geci dhe të tjerë (të dënuar me vendim të formës së prerë) – [viktima shqiptarë, romë]
8. “Bllaca I” – Fahredin Gashi (i dënuar në shkallën e parë) – [viktima shqiptarë]

Rastet që pritet të fillojnë për krime lufte, me aktakuza të ngritura nga Salustro
8. Sylejman Selimi dhe të tjerë (ende s’ka filluar shqyrtimi i provave) – [viktima shqiptarë];
9. Sami Lushtaku dhe të tjerë (ende s’ka filluar shqyrtimi i provave) – [viktima shqiptarë dhe serbë]

Aktakuza me motive politike:
1. “Bllaca II” – Sadik Abazi dhe te tjerë (të dënuar me vendimin i formës së prerë) – [viktima shqiptarë]
2. “Bllaca III” – Nazim Bllaca- (i dënuar në shkallën e parë) – [viktima shqiptar]

Aktakuza për terrorizëm:
1. Valon Jashari dhe të tjerë i njohur ndryshe si “rasti i Dobrosinit” (të dënuar në shkallën e parë)

Nga të gjitha këto rastet e lartë përmendura, ku aktakuzat u ngritën nga prokurori Salustro shihet qartë se në 95% të rasteve viktimat janë shqiptarë. Qëllimi i tij dhe i çdo prokurori tjetër duhet me qenë zbardhja e fatit të viktimave, zbardhja e drejtësisë dhe dënimi i kriminelëve.

Atëherë shtrohet edhe një herë pyetja kujt i shërbeu Maurizio Salustro përderisa ishte prokuror në Kosovë?

Prokurori Salustro meriton të falënderohet, në emër të Kosovës dhe në emër të familjarëve të viktimave.

Politika dhe drejtësia
Dikush mendon se akuzat e tija e njollosën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu edhe shoqëria e gjerë e cila i ka mbijetuar luftës e ndanë opinionin e njëjtë me politikanë duke e parë UÇK-në si shpëtimtare nga agresori, Serbia.
Sipas mendimit tim, askush nuk po e mohon luftën e UÇK-së, madje edhe në disa aktgjykime theksohet se ‘UÇK, duke vepruar në emër të shtetasve të Kosovës, zhvilloi një luftë me synimin për të siguruar lirinë dhe pavarsinë për të ardhmen e tyre, një luftë për të cilën shumë janë krenarë me të drejtë. Asgjë që thotë ose bën ky Trup Gjykues në lidhje me këtë lëndë, nuk mund të shihet si kritikë ose kundërshtim I asaj krenarie”, andaj nuk mund të pretendojmë që të dënuarit të jenë vetëm serbë, duke thënë se ata provokuan konfliktin.

Shoqëria jonë duhet të tregohet falënderuese ndaj të gjithë atyre që u dolën në mbrojtje popullatës civile dhe respektuan ligjet e luftës. Ndoshta dikush mund të thotë se jo të gjithë i kanë ditur këto ligje, mirëpo, askush nuk mund të thotë se nuk e di së çfarë është vepër e keqe dhe e ndaluar, e maltretimi i civilëve, vrasja e tyre është pikërisht ajo vepra e keqe për të cilën keqbërësit duhet të dënohen. Madje, dënimi i tyre do të pastronte edhe shumë gra e burra të tjerë që luftuan për të mbrojtur vendin me qëllimin e tyre më të mirë, rrjedhimisht në rastet kur dënohet një ish pjesëtarë i UÇK-së, nuk dënohet i tërë institucioni apo organizata të cilës i ka takuar, por dënohet individi për veprimet e tija, bazuar në provat e pakontestueshme.

Për fund, shoqëria kosovare, si shoqëri e dalur nga lufta dhe me shumë viktima, duhet të stimuloj bashkë ndjesinë jo vetëm ndaj viktimave që i njohim por edhe ndaj atyre që deri tani nuk i kemi njohur apo pranuar si viktima. Kjo më së miri arrihet përmes luftimit të mos ndëshkueshmërisë.

 

 

U shkojnë dëm 3 vite studime

0

UP-rektoratiMosakreditimi i disa programeve në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina, i ka lënë në një situatë të vështirë studentët që janë regjistruar në vitet 2011/2012 dhe 2012/2013.Studentët e këtyre programeve: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA); Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA); Fizikë – Kimi (BA); Biologii – Kimi (BA); Matematikë – Informatikë (BA); Teknologji- Informatikë (BA); Histori – Edukatë Qytetare (BA); Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë ata që nuk janë akredituar.

Për këtë, Unioni i Studentëve Pro Evropian, ka kërkuar nga organet përgjegjëse për akreditimin e këtyre programeve duke u shkruar se studentët janë në situatë të vështirë, duke mos e ditur se çfarë do të bëhet me fatin e tyre të studimeve dhe punën që kanë realizuar tashmë që dy vite përkatësisht tri vite.

“Në bazë të gjendjes aktuale, diplomat e studentëve të regjistruar në këtë periudhë, nuk mund të jenë valide, për shkak të mos akreditimit të këtyre drejtimeve, dhe e tërë kjo ka ndodhur pa dijeninë e studentëve të cilët mendojmë se nuk duhet të pësojnë tash k ur kanë kaluar 2 vite të studimeve përkatësisht 3, por të bëhet akreditimi i këtyre drejtimeve dhe të rregullohet statusi i këtyre studentëve të cilët më së paku janë fajtorë për këto manipulime që kanë ndodhur”, thuhet në kërkesën e USP-së.

Ata këtë kërkesë u kanë dërguar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Dekanatit të Fakultetit të Edukimit të UP-së.

“Ne si Union i Studentëve Pro Evropian (USPE) kërkojmë nga ju si institucione përgjegjëse që të shqyrtoni dhe të zgjidhni këtë çështje shumë të rëndësishme, dhe të rregullohet gjendje e cila është krijuar në Fakultetin e Edukimit, veçanërisht për studentët e këtyre programeve”, shkruan në kërkesën e USPE-së.