10.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Liderët politik i rikthehen Prizrenit

lideret1Liderët e partive politike iu kanë rikthyer Prizrenit. Nuk ka ditë që ndonjëri prej tyre nuk vjen në këtë qytet për t’u takuar me qyetarët.

Kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, është lideri që më së shumti ka shpeshtuar vizitat në qytetin e Prizrenit. Ai në tri ditët e fundit ka qëndruar rresht në këtë qytet.
Thaçi vizitat në Prizren ka filluar t’i shpeshtojë, vetëm pas dënimit 2 vjet me kusht të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish-drejtorëve të Ekzekutivit, të cilët disa prej tyre tashmë janë pjesë e PDK-së.Njëri prej të dënuarëve është edhe kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi.

Thaçi dje ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit, të cilëve u ka rikonfirmuar vendimin e tij për përgjysmimin e pagesës prej 50 % të semestrave, konvikteve dhe menses për të gjithë studentet e Universiteteve Publike.

Ai ka kërkuar nga studentët që t’a ndihmojnë atë për të fituar edhe betejën e tretë në zgjedhjet nacionale.

Një ditë pas vizitës së fundit të Thaçit në Prizren, sot do të qëndrojë edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka paralajmëruar për mbajtjen e një debati publik.

“Sot, në orën 16:00, në Prizren, kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të mbajë debat publik për Programin Qeverisës për Shëndetësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Debati do të mbahet në Hotel “Therana”, në Prizren”, njofton LDK.

Pas zgjedhjeve lokale, edhe Isa Mustafa ka shpeshtuar vizitat e tij në qytetin e Prizrenit. Ai,madje është shprehur se fitorja e LDK-së në Kosovë, në zgjedhjet nacionale do të fillojë nga Prizreni.

Edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, të shtunën e javës së kaluar, është shprehur se NISMA, dëshiron që përmes Prizrenit të rrezatojë në çdo pjesë të Kosovës.

“Sot po i shtohet Prizrenit edhe një zë i fuqishë, ky është zëri i NISMËS”, premtoi Limaj. Ai tha se qyteti i Prizrenit, deri më tash është qeverisur me sms nga Prishtina.

“Prizreni duhet të qeveriset nga qytetarët e vet.Prizreni ka mjaft qytetarë të denjë të qeverisë vet.Nuk ka nevojë Prizreni të qeveriset me sms nga Prishtina”.

“ Prizreni nuk mund të shërbej si rezervuar për vota, dhe të qeveriset me njerëz që s’kanë lidhje me këtë qytet, madje kurrë nuk i kanë shërbyer këtij vendi”, ka thënë Limaj.

Në të njëjtën ditë në Prizren ka qëndruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti. Ai bashkë me anëtarët e Kryesisë ka mbajtë një tubim me aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Qendrës në Prizren, me ç’rast u shpalosën edhe hapat dhe synimet e Lëvizjes drejt realizimit të Alternativës Qeverisëse të saj.

Kurti ka kretikuar mënyrën e qeverisjes në Prizren dhe Kosovë. Ai tha se në alternativën e VV-së është bërë një lidhje e ngushtë dhe harmonike midis shtetit të së drejtës, shtetit zhvillimor dhe shtetit social.

“Besojmë se që të tria këto mungojnë në Kosovë dhe që të tria janë të domosdoshme”, tha Kurti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit