20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kosova s’ka fuqi ta refuzojë tribunalin

Haki DemolliIsh-ministri i Drejtësisë nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë fuqi për ta refuzuar tribunalin për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

“Nuk besoj se Kosova ka fuqi për ta refuzuar këtë institucion”, ka thënë Demolli në një intervistë për “Epokën e re”, duke vlerësuar se, po sikur sistemi i drejtësisë të ishte më efikas në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar atëherë sigurisht se bashkësia ndërkombëtare do t’i besonte Kosovës t’i gjykonte edhe krimet e pretenduara të luftës.

Demolli ka thënë se nuk e di nëse ky tribunal do ta ketë selinë në Kosovë apo jashtë saj, por ka thënë se kjo mbetet të përcaktohet pas diskutimeve që pritet të ndodhin në Kuvendin e Kosovës. “Ka raste në praktikën ndërkombëtare, siç është Sierra Leone, ku është themeluar një tribunal i tillë, i cili ka tri seli, në Freetoën, Hagë dhe Nju Jork. Prandaj mund të ketë një praktikë të tillë, që selia të jetë në tre vende apo diku jashtë Kosovës”, ka thënë Demolli.

Ai ka thënë se nuk pret që ky tribunal të funksionalizohet brenda këtij viti. “Nuk pres që ky institucion ose ky tribunal të funksionalizohet në këtë vit, por sigurisht pas një periudhe një ose dyvjeçare”, ka thënë Demolli. Edhe pse 2014-a është vit elektoral, Demolli ka thënë se ky tribunal do t’i dëmtonte individët, por jo edhe partitë politike.

“Nuk besoj se do t’i godasë partitë politike, por individët e caktuar po”, ka thënë Demolli.

Duke folur rreth pasojave për Kosovën në rast se do të themelohet ky tribunal, nëse do të dëmtohet imazhi i Kosovës, Demolli ka thënë se imazhin e Kosovës e kanë dëmtuar politikanët.

“Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar politika jonë dhe politikanët tanë të cilët janë mbi ligjin. Ata fare nuk e njohin sistemin gjyqësor, aq më pak ligjin. Një numër i tyre brenda natës janë bërë milionerë, ndonëse të ardhurat e tyre personale nuk mund ta arsyetojnë një rritje të tillë”, është shprehur Demolli.

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit