18.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

U shkojnë dëm 3 vite studime

UP-rektoratiMosakreditimi i disa programeve në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina, i ka lënë në një situatë të vështirë studentët që janë regjistruar në vitet 2011/2012 dhe 2012/2013.Studentët e këtyre programeve: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA); Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA); Fizikë – Kimi (BA); Biologii – Kimi (BA); Matematikë – Informatikë (BA); Teknologji- Informatikë (BA); Histori – Edukatë Qytetare (BA); Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë ata që nuk janë akredituar.

Për këtë, Unioni i Studentëve Pro Evropian, ka kërkuar nga organet përgjegjëse për akreditimin e këtyre programeve duke u shkruar se studentët janë në situatë të vështirë, duke mos e ditur se çfarë do të bëhet me fatin e tyre të studimeve dhe punën që kanë realizuar tashmë që dy vite përkatësisht tri vite.

“Në bazë të gjendjes aktuale, diplomat e studentëve të regjistruar në këtë periudhë, nuk mund të jenë valide, për shkak të mos akreditimit të këtyre drejtimeve, dhe e tërë kjo ka ndodhur pa dijeninë e studentëve të cilët mendojmë se nuk duhet të pësojnë tash k ur kanë kaluar 2 vite të studimeve përkatësisht 3, por të bëhet akreditimi i këtyre drejtimeve dhe të rregullohet statusi i këtyre studentëve të cilët më së paku janë fajtorë për këto manipulime që kanë ndodhur”, thuhet në kërkesën e USP-së.

Ata këtë kërkesë u kanë dërguar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Dekanatit të Fakultetit të Edukimit të UP-së.

“Ne si Union i Studentëve Pro Evropian (USPE) kërkojmë nga ju si institucione përgjegjëse që të shqyrtoni dhe të zgjidhni këtë çështje shumë të rëndësishme, dhe të rregullohet gjendje e cila është krijuar në Fakultetin e Edukimit, veçanërisht për studentët e këtyre programeve”, shkruan në kërkesën e USPE-së.

Më Shumë

Hapja e paligjshme e kanalit në “Shatërvan” të Prizrenit: Bie  këmbësorja

Një këmbësore ka  rënë  në  kanal në “Shatërvan” të Prizrenit. Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve  në Prizren, Islam Ukaj tha se kanali është hapur paautorizim...

Sot Ylli – Trepça, finalja e katërt e serisë finale

Sot në Therandë zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do...

Lajmet e Fundit